logo
HARUN YAHYA
  • 1. Ha, Mimë.
  • 2. Shpallja e librit është prej All-llahut, Fuqiplotit, Gjithdijshmit.
  • 3. I cili fal mëkatin dhe pranon pendimin, dhe që është ndëshkues i ashpër, por edhe bamirës. Nuk ka zot tjetër përveç Atij. Te Ai është e ardhmja e çdokujt.
  • 4. Rreth argumenteve të All-llahut nuk kundërshton kush, pos atyre që nuk besuan; pra ty të mos te mashtrojë lëvizja e tyre nëpër qytete.
  • 5. Populli i Nuhut dhe grupacione pas tyre patën përgënjeshtruar përpara këtyre (idhujtarëve), dhe secili popull (që përgënjeshtroi), u përpoq ta asgjësojë të dërguarin e vet dhe luftoi me çështje të kota, ashtu me ato deshi ta likuidojë të vërtetën, e Unë i ndëshkova ata, e çfarë ishte ndëshkimi Im ndaj tyre?
  • 6. Po ashtu, ka marrë fund vendimi i Zotit tënd (për dënim) kundër atyre që nuk besuan, se ata janë banues të zjarrit.
  • 7. Ndërsa ata (engjëjt) që e bartin Arshin dhe ata që janë përreth tij, lartësojnë me falënderim Zotin e tyre, i besojnë Atij dhe i luten Atij t’i falë ata që besuan (duke thënë): “Zoti yna, Ti me mëshirën dhe me diturinë Tënde ke përfshirë çdo send, andaj falu atyre që u penduan dhe ndoqën rrugën tënde, e edhe ruaj ata nga dënimi i Xhehennemit!
  • 8. Zoti ynë, shtiji në Xhennete të Adnit, të cilët ua ke premtuar, ata edhe kush ishte i mirë, prej etërve të tyre, grave të tyre dhe pasardhësve të tyre. Vërtet, Ti je ngadhnjesi, i urti!
  • 9. dhe i mbron ata prej të këqiave, pse atë që Ti e mbron atë ditë prej të këqiave, Ti e ke mëshiruar atë, e ai është shpëtimi i madh”.
  • 10. S’ka dyshim e ata që nuk besuan do të thirren (do t’u thuhet); “Hidhërimit i All-llahut pse u ftuat të besoni e ju nuk besuat (në dynja), është më i madh se urrejtja juaj ndaj vetes”.
  • 11. Ata (jobesimtarët) thonë: “Zoti ynë, na bëre të vdesim dy herë dhe na ngjalle dy herë, e ne pranuam për mëkatet tona, pra a ka ndonjë rrugëdalje?”
  • 12. ky (dënimi) është, pse kur bëhet thirrja për të besuar All-llahun Një, ju e mohuat, e nëse i përshkruhej shok Atij, ju besuat, pra i tërë sundimi është në duart e All-llahut, të lartit, të madhëruarit!
  • 13. Ai (All-llahu) është që po ua dëfton juve argumentet e veta, që ju sjell furnizim prej qiellit (shiun), por përveç atyre që janë të kthyer te Zoti, të tjerët nuk marrin mësim.
  • 14. Pra, adhuronie All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, edhe pse jobesimtarët e urrejnë atë (adhurimin).
  • 15. Ai (All-llahu) është i pozitës më të lartë, zoti i Arshit; Ai me urdhërin e vet ia sjell shpirtin (shpalljen) atij që do nga robërit e vet, për t’ua tërhequr vërejtjen ndaj ditës së takimit (të kijametit).
  • 16. Ditës kur ata do të dalin (prej varrezave) në shesh, e All-llahut nuk mund t’i fshiheet asnjë gjë e tyrre. I kujt është pushteti sot? (bëhet pyetja). I All-llahut, i Atij që është një, i fuqiplotit (është përgjigjja)!
  • 17. Sot shpërblehet secili njeri me atë që ka vepruar. Sot nuk ka padrejtësi, All-llahu llogarit shpejt.
  • 18. ti tërhiqu atyre vërejtjen për ditën e kijametit, kur zemrat, të mllefosura arrijnë në fyt. Për zullumqarët nuk ka as mik e as ndërmjetsues që i shkon fjala.
  • 19. Ai di për shikimin me cep të syve, e edhe për atë që e fshehin në zemra.
  • 20. All-llahu gjykon me drejtësi, ndërsa ata që adhuronin tjetër po Atij, ata nuk kanë në dorë të gjykojnë asgjë. All-llahu është Ai që dëgjon dhe sheh.
  • 21. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë të shohin se si ishte përfundimi i atyre që patën qenë para tyre? Ata ishin edhe më fuqishëm se këta e edhe lanë më shumë gjurmë më tokë, po All-llahu i dënoi për shkak të mëkateve të tyre dhe nuk patë ndonjë që t’i mbrojë prej dënimit të All-llahut.
  • 22. E ai (dënimi ishte) për arsye se ata i mohuan argumentet e qarta, të cilat ua sillnin të dërguarit e tyre, andaj All-llahu i shkatërroi. AI vërtetë është i fuqishëm, ndëshkues i ashpër.
  • 23. Ne e kemi pas dërguar Musain me argumente e fakte të qarta,
  • 24. te faraoni dhe te Hamanit e Karuni, e ata i thanë: “Magjistar e gënjshtar!”
  • 25. Kur ua solli ia të vërtetën nga ana Jonë, ata thanë: “Mbytni djemtë e atyre që i besuan atij, e lini të jetojnë gratë e tyre, por dredhitë e tyre nuk qenë tjetër pos dështim”.
  • 26. Faraoni tha: “më lini mua ta mbys Musain, e ia le të thërrasë Zotin e vet, pse unë kam frikë se po ua ndryshon fenë tuaj, ose po nxit trazira në vend!”
  • 27. Musai tha: “Unë iu kam mbështëtur Zotit tim dhe Zotit tuaj që të më mbrojë prej çdo kryeneçi, që nuk i beson ditës së përgjrgjësisë!”
  • 28. Një njeri besimtar nga familja e faraonit që e fshehte besimin e vet, tha: “A doni ta mbytni një njeri vetëm pse thotë Zoti im është All-llahu, derisa prej Zotit tuaj u ka sjellë argmente? Nëse ai është rrenës, për vete e ka rrenën, e nëse është i drejtë, juve do t’ju godit diçka nga ajo që ai ju premton. S’ka dyshim se All-llahu nuk udhëzon në rrugë atë që e tejkalon dhe është rrenës.
  • 29. O populli im, sot pushteti është juaji në vend, po kush do të na mbrojë prej dënimit të All-llahut nëse ia na përfshin? “Faraoni tha: “Unë nuk kam mendim tjetër t’ju japë pos atij që ju thashë dhe nuk jam duke ju udhëzuar tjetër pos në rrugën e drejtë!”
  • 30. Ndërkaq, ai që kishte besuar tha: “O populli im, unë kam frikë për ju se po u gjen si i gjeti popujt e mëparshëm (grupet e mëparshme)!”
  • 31. Si rasti i popullit të Nuhut, të Adit, të Themudit dhe të atyre që ishin pas. All-llahu nuk bën pdrejtë ndaj rbërve.
  • 32. O populli im, unë kam frikë për ju ditën e britmës (të mjerimit),
  • 33. Ditën, kur nga frika ktheheni të ikni, e nuk ka kush që të prapësojë prej jush dënimin e All-llahut, Atë që All-llahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë që e drejton.
  • 34. Edhe Jusufi, qush herët ju pat ardhur me argumente të qarta e ju gjithnjë ishit në dyshim ndaj asaj që ju pat sjellë, derisa edhe kur vdiq ai, ju patët thënë: “All-llahu nuk do të dërgojë pas tij pejgamber!” Ashtu All-llahu e bën të humbur atë që është i shfrennuar, i dyshimtë.
  • 35. Ata që duke mos pasur kurrfarë fakti pranë vetes, polemizojmë rreth argumenteve të All-llahut. Kjo (polemikë) shton urrejtje të madhe te All-llahu dhe te ata që kanë besuar. Po kështu All-llahu vulos çdo zemër të arrogantit, të zullumqarit.
  • 36. E faraoni tha: “O Haman, ndërtoma një pyrg, e ndoshta do t’i gjejë rrugët.
  • 37. Rrugët e qiejve, e ta shoh Zotin e Musait, pse unë mendoj se ai është rrenës”. Dhe ashtu, faraonit iu dukë e mirë vepra etij e keqe dhe u shmang prej rrugës së drejtë, kështu që parashikimet e faraonit ishin të asgjësuara.
  • 38. Ai që kishte besuar tha: “O populli im, ejani pas meje, e unë t’ju udhëzoj në rrugë të drejtë!
  • 39. O populli im, kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se një përjetim i përkohshëm, ndërsa bota tjetër është ajo e përhershmja.
  • 40. Kush bën ndonjë vepër të keqe, ndëshkohet vetëm për aq sa është ajo, e kush bën ndonjë vepër të mirë, qoftë mashkull a femër, por duke qenë besimtar, të tillët hyjnë në Xhennet dhe aty shpërblehen pa masë.
  • 41. Dhe, o populli im, ç’është që unë ju thërras në shpëtim, e ju më thirrni për në zjarm?
  • 42. Më thirrni ta mohoj All-llahun dh adhuroj atë që nuk di asgjë për të i gjithfuqishmi, më katfalësi!
  • 43. Është e vërtetë se atij te icili më thirrni ju mua, nuk i takon adhurimi as në dynja as në botën tjetër dhe se e ardhmja jonë është te All-llahu, s’ka dyshim se të larguarit prej rrugës së drejtë, ata janë banus të zjarrit.
  • 44. Juve do t’ju bjerë ndërmend çka po u them, e çështjen tme ia besoj All-llahut; vërtet, All-llahu mbikëqyr robërit!”
  • 45. Dhe All-llahu e shpëtoi atë (besimtarin) prej të këqijavë që i kurdisën, ndërsa ithtarët e faraonit i përfshiu dënimi më i keq.
  • 46. Ata i nënshtroi zjarrit mëngjes e mbrëmje, ditën e kijametit (u thuhet engjëjve): “Ithtarët e faraonit futni në dënimin më të rëndë!”
  • 47. Dhe (përkujto) ur duke qenë në zjarr, ata grinden në mes vete, e të dobëtit u thonë atyre të mëdhenjve: “Ne kemi qenë ithtarë tuaj (në dynja), a mund të na largoni ndonjë pjesë të dënimit me zjarr?”
  • 48. Ata që kishin qenë pari thonë: “Ne të gjithë jëmi në të!” All-llahu ka vendosr në mënyrë të prerë në mes njerëzve”.
  • 49. Dhe ata, që janë në në zjarr, rojës së Xhehennemit i thonë: “Lutnie Zotin tuaj të na e lehtësoj dënimin, bile një ditë!”
  • 50. Ata u thonë: “A nuk u patën arritur juve të dërguar tuaj me argumente të qarta? Ata përgjigjen: “Po (na kanë ardhur)!” E pra, (u thotë roja) lutnu ju vetë, po lutja e jobesimtarëve është asgjë!”
  • 51. Ne patjetër do të ndihmojmë të dërguarit tanë në jetën e kësaj bote, edhe ata që besuan, e edhe në ditën e prezentimit të dëshmive.
  • 52. Në ditën kur zullumqarëve nuk u bën dobi arsyetimi i tyre, ata janë të mallkuar dhe ata e kanë vendin e keq.
  • 53. Për Zotin, Ne Musait i dhamë udhëzimin, e beni israilëve u lamë në trashëgim librin.
  • 54. Ua lamë (librin) udhërrëfyes e përkujtues për të zotët e mendjes.
  • 55. Ti bën durim, se premtimi i All-llahut është vërtetë, kërko falje për mëkatin tënd, lartëso me falënderim Zotin tënd mbrëmje e mëngjes.
  • 56. Ata që kundërshtojnë shpalljen e All-llahut pa pasur argument, nuk kanë tjetër në zemrat e tyre vetëm se një mendjemadhësi, me të cilën nuk do t’ia arrijnë qëllimit, e ti kërko mbrojtje te All-llahu, se Ai të gjitha i dëgjon dhe isheh.
  • 57. S’ka dyshim se krijimi i qiejve dhe tokës është më i madh se krijimi i njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
  • 58. Nuk është e barabartë i verbëri dhe ai që sheh, e as ata që besuan dhe bënë vepra të mira, nuk janë të barabartë me të këqijtë, por pak jeni duke marrë mësim.
  • 59. Kijameti gjithsesi do të vijë, aty nuk ka dyshim, por shumca e njerëzve nuk besojnë.
  • 60. Zoti juaj ka thënë: “Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem, e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit i shmangeb adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në Xhehennem”.
  • 61. All-llahu është Ai, që juve ua bëri natën të pushoni në të, e ditën të ndritëshme. All-llahu ëhtë dhurues ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk falënderojnë.
  • 62. Ky është All-llahu, Zoti, Krijuesi i çdo sendi, nuk ka zot pos Tij, e si prapësoheni?
  • 63. Kështu prapësohen ata që argumentet e All-llahut i mohojnë.
  • 64. All-llahu është Ai që ua bëri tokën vendbanim e qiellin kulm, dhe ju formësoi, e formën tuaj e bëri më të mirë dhe ju pajisi me të mira. Ky është All-llahu, Zoti juaj, i lartë, pra është All-llahu, Zot i botëve!
  • 65. Ai është i përjetshmi, s’ka zot, vetëm Ai, pra adhuronie Atë me adhurim të sinqertë ndaj Tij, falënderimi i qoftë vetëm All-llahut, Zotit të gjithësisë.
  • 66. Thuaj: “Unë jam ndaluar të adhuroj ata që ju i adhuroni pos All-llahut, pasi mua më kanë ardhur argumente të qarta nga Zoti im, dhe jam urdhëruar t’i dorëzohem Zotit të çdo krijese”.
  • 67. Ai (All-llahu) është që ju krijoi juve (të parin tuaj) prej dheu, pastaj prej një pike uji, pastaj prej gjakut të ngjizur, mandej ju bën të lindeni si foshnjë e më vonë të arrini pjekurinë, e pastaj të plakeni, e ka prej jush që vdes më herët, e që të gjithë të arrini afatin e caktuar dhe ashtu të kuptoni realitetin.
  • 68. Ai është që jep jetë dhe sjellë vdekje, e kur dëshiron një gjë, Ai vetëm thotë: “bëhu”, e ajo menjëherë bëhet.
  • 69. A nuk i sheh ata që kundërshtojën argumentet e All-llahut se si largohen nga e vërteta?
  • 70. Ata janë që përgënjeshtruan librin (Kur’anin) dhe atë me çka Ne i dërguam të dërguarit tanë, e më vonë ata do të kuptojnë.
  • 71. Ata janë që përgënjeshtruan librin (Kur’anin) dhe atë me çka Ne i dërguam të dërguarit tanë, e më vonë ata do të kuptojnë.
  • 72. Atyre do t’u vihen prangat dhe zingjirët në qafat e tyre e do të zhyten.
  • 73. Mandej atyre u thuhet: “Ku janë ata që i adhuronit,
  • 74. pos All-llahut?” Ata thonë: “Na kanë humbur sysh, por jo ne nuk kemi qenë që kemi adhuruar më parë ndonjë send!” Ja, kështu All-llahu i humb jobesimtarët.
  • 75. Këtë (dënim) e keni për shkak se gëzoheshit padrejt në dynja (duke bërë mëkate etj.) edhe për shkakse krenoheshit (me mendjemadhësi).
  • 76. Hyni në dyert e Xhehennemit (nëpër shtatë dyer); aty do të jeni përgjithmonë. E, sa vend i shëmtuar është ai i kryeneçëve!
  • 77. Ti pra, bëhu i durueshëm; premtimi i All-llahut është i vërtetë. E Neose do të bëjmë të shohishdiçka nga ajo që u premtojmë atyre, ose do ta marrim jetën (pa parë asgjë), e ata vetëm te Ne do të kthehen.
  • 78. Ne kemi dërguar pejgamberë para teje, për disa tyre të kemi njohtuar me rrëfimet e tyre, e për disa sish nuk të kemi njoftuar, e asnjë pejgamberi nuk i takoi të sjellë ndonjë argument, vetëm se me urdhërin e All-llahut. E kru të vijë koha e caktuar nga All-llahu, zbatohet gjykimi me drejtësi dhe aty atëherë dështojnë ata të kotit.
  • 79. All-llahu është Ai që për ju i krijoi kafshëët që disave t’u hipni prej disave të ushqeheni.
  • 80. Ju prej tyre keni edhe dobi të tjera, dhe përmes tyre t’i plotësoni nevojat tuaja, duke hipur në to me anë të anijeve barteni (udhëtoni).
  • 81. Dhe Ai është që ju mundësoi t’i shihni argumentet e Tij; e cilin, pra prej argmenteve të All-llahut e mohoni?
  • 82. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shikojnë se si prfunduan ata që ishin më parë, të cilët ishin edhe më të fortë për nga forca e ndikimi në tokë. por ajo që fituan, nuk u ndihmoi asgjë.
  • 83. Kur u erdhën atyre të dërgiarit me argumente të qarta, ata iu gëzuan dijenisë së vet dhe atëherë i përfshiu ajo që e tallnin.
  • 84. E kur e panë dënimin tonë, thanë: “Ne i kemi besuar vetëm All-llahut dhe i kemi mohuar ata që i ia shoqëronim”.
  • 85. Por besimi i tyre, kur e vërejtën dënimin tonë, nuk u bëri dobi. Ky është ligj i All-llahut (i kheshëm) ndaj robërve të Tij dhe aty, në atë çast pësuan disfatë jobesimtarët.
SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
  • 1.Fatiha
  • 2.Bekare
  • 3.Ali Imran
  • 4.Nisa
  • 5.Maide
  • 6.En'am
  • 7.A'raf
  • 8.Enfal
  • 9.Teube
  • 10.Junus
  • 11.Hud
  • 12.Jusuf
  • 13.Rra'd
  • 14.Ibrahim
  • 15.Hixhr
  • 16.Nahl
  • 17.Isra
  • 18.Kehf
  • 19.Merjem
  • 20.Taha
  • 21.Enbija
  • 22.Haxhxh
  • 23.Mu'minun
  • 24.Nur
  • 25.Furkan
  • 26.Shuara
  • 27.Neml
  • 28.Kasas
  • 29.Ankebut
  • 30.Rum
  • 31.Lukman
  • 32.Sexhde
  • 33.Ahzab
  • 34.Sebe'
  • 35.Fatir
  • 36.Ja Sin
  • 37.Saffat
  • 38.Sad
  • 39.Zumer
  • 40.Gafir
  • 41.Fusilet
  • 42.Shura
  • 43.Zuhruf
  • 44.Duhan
  • 45.Xhathije
  • 46.Ahkaf
  • 47.Muhammed
  • 48.Fet'h
  • 49.Huxhurat
  • 50.Kaf
  • 51.Dharijat
  • 52.Tur
  • 53.Nexhm
  • 54.Kamer
  • 55.Rrahman
  • 56.Uakia
  • 57.Hadid
  • 58.Muxhadele
  • 59.Hashr
  • 60.Mumtehine
  • 61.Saff
  • 62.Xhumu'a
  • 63.Munafikun
  • 64.Tegabun
  • 65.Talak
  • 66.Tahrim
  • 67.Mulk
  • 68.Kalem
  • 69.Hakka
  • 70.El-Me'arixh
  • 71.Nuh
  • 72.Xhinn
  • 73.Muzemil
  • 74.Mudeththir
  • 75.Kijame
  • 76.Insan
  • 77.Murselat
  • 78.Nebe'
  • 79.Nazi'at
  • 80.'Abese
  • 81.Tekuir
  • 82.Infitar
  • 83.Mutafifin
  • 84.Inshikak
  • 85.Buruxh
  • 86.Tarik
  • 87.A'la
  • 88.Gashije
  • 89.Fexhr
  • 90.Beled
  • 91.Shems
  • 92.Lejl
  • 93.Duha
  • 94.Inshirah
  • 95.Tin
  • 96.'Alek
  • 97.Kadr
  • 98.Bejine
  • 99.Zilzal
  • 100.'Adijat
  • 101.Kari'a
  • 102.Tekathur
  • 103.'Asr
  • 104.Humeze
  • 105.Fil
  • 106.Kurejsh
  • 107.Maun
  • 108.Keuther
  • 109.Kafirun
  • 110.Nasr
  • 111.Mesed
  • 112.Ihlas
  • 113.Felek
  • 114.Nas