• 1. Pasha të rradhiturit (melaiket), që në rreshta (safa) qëndrojnë.

  • 2. Dhe nxituesit, që me nxitim shtyjnë.

  • 3. Dhe pasha lexuesit, që lexojnë përkujtimin.

  • 4. Është e vërtetë se Zoti juaj është vetëm Një.

  • 5. Zot i qiejve dhe i tokës e çka ka mes tyre dhe Zot i lindjeve (të yjeve).

  • 6. Vërtetë, Ne kemi stolisur qiellin më të afërt (të dynjasë) me bukurinë e yjeve.

  • 7. Dhe me mbrojtje prej çdo djalli të prishur.

  • 8. Ashtu që nuk mund të përgjojnë parinë më të lartë (engjëjt më të zgjedhur), pse gjuhen me shkëndija nga të gjitha anët.

  • 9. Ata janë të përzënë dhe do të kenë një dënim të përhershëm.

  • 10. Përveç atij që rrëmben vrullshëm, po atë e ndjek ylli që e djeg.

  • 11. Ti pra, pyeti ata (idhujtarët): a janë ata krijesë më e fortë, apo çka Ne krijuam. Ne i krijuam ata prej një balte që ngjitet.

  • 12. Por ti je i habitur, e ata tallen.

  • 13. E kur këshillohen, ata nuk marrin parasysh këshillën.

  • 14. E kur shohin ndonjë mrekulli, ata nxitin në përqeshje.

  • 15. Dhe thanë: “Ky (Kur’ani) nuk është tjetër vetëmn se magji e kulluar.

  • 16. A, pasi të vdesim ne, të bëhemi dhe e eshtra të kalbur a do të ringjallemi?

  • 17. A edhe të parët tanë të herëshëm?

  • 18. thuaj: “Po, bile ju do të jeni të nënçmuar!”

  • 19. Ajo do të jetë vetëm një britmë, kur që, ata të ngritur shikojnë.

  • 20. E thonë: “O, të mjerët ne, kjo është dita e gjykimit!”

  • 21. Kjo është dita e ndasisë që ju e konsideruat rrenë.

  • 22. Tuboni ata që ishin zullumqarë, shoqërinë e tyre dhe ata që i adhuruan.

  • 23. (adhuruan) Pos All-llahut, orientoni rrugës së xhehimit!

  • 24. Ndalni ata, sepse do të merren në përgjegjësi.

  • 25. Çka keni që nuk ndihmoni njëri-tjetrin?

  • 26. E, ata sot janë dorëzuar në tërësi.

  • 27. E kthehen e ia hedhin përgjegjësinë njëri-tjetrit.

  • 28. (Të shtypurit) u thonë (atyre të parëve): “Ju ishit që na vinit neve nga ana e djathtë (na pengonit pre së vërtetës).

  • 29. Ata (paria) u thonë: “Jo, ju vetë nuk ishit besimtarë.

  • 30. Ne nuk kemi pasur ndonjë pushtet ndaj jush, por ju vetë ishit që nuk respektuat (porositë e Zotit).

  • 31. E, ajo thënia (premtimi) e Zotit tonë u vërtetua kundër nesh, e s’ka dyshim se ne po e shijojmë (dënimin).

  • 32. Ne u ofruam juve rrugën e humbjes, ashtu sikurse edhe vetë ishim të humbur.

  • 33. Dhe atë ditë ata do të jenë në dënim të përbashkët.

  • 34. Kështu Ne veprojmë me kriminelët.

  • 35. Për arsye se kur u thuhej atyre: “Nuk ka Zottjetër përveç All-llahut, ata e mbanin veten lart.

  • 36. Dhe thoshin: “A do t’i braktisim ne zotat tanë për një poet të çmendur?”

  • 37. Jo, (nuk është çka thonë ata) por ai u solli të vërtetën dhe vërtetoi të dërguarit e parë.

  • 38. Ju, pa tjetër do të përjetoni dënimin më të ashpër.

  • 39. Dhe nuk ndëshkoheni për tjetër, përveç për atë që vepruat.

  • 40. Me përjashtim të robëve të All-llahut që ishin të sinqertë,

  • 41. Të tillët janë ata që kanë furnizim të dalluar,

  • 42. Pemë të llojllojshme, ata janë të nderuar,

  • 43. Në Xhennete të begatshme,

  • 44. Të mbështetur në kolltukë me fytyrë nga njëri-tjetri,

  • 45. Atyre u bëhrt shërbim me gota (me verë) nga burmi,

  • 46. E barshë (vera), që ka shije për ata që e pinë,

  • 47. Prej asaj nuk ka dhembje koke, e as që ata do të dehen nga ajo,

  • 48. E pranë tyre janë (hyritë) symëdhatë me shikim të pëulur,

  • 49. Sikur ato të jenë inxhi e paprekur (ve e ruajtur).

  • 50. I qasen njëri-tjetrit e bisedojnë,

  • 51. Prej tyre njëri flet e thotë: “Unë kam pasur njëfarë miku,

  • 52. thoshte: “A je ti pre atyre që besojnë se

  • 53. Kur të jemi të vdekur, të jemi bërë dhe e eshtra të kalbur, do të jemi të shpërblyer për vepra?”

  • 54. Ai (besimtari në Xhennet) thotë: “A vini ju të shikojmë?”

  • 55. Ai shikon dhe e vëren atë (mikun) në mes të Xhehennemit.

  • 56. Ai thotë: “Pasha All-llahun, për pak më rrëzove (në Xhehennem) edhe mua.

  • 57. Dhe sikur të mos ishte dhuntia e Zotit tim, unë do të isha bashkë me ty në zjarr,

  • 58. Dhe ne nuk do të vdesim më,

  • 59. Përveç asaj vdekjes sonë të parë dhe ne nuk do të dënohemi më!”

  • 60. Vërtet, ky është ai suksesi i madh,

  • 61. Për një shpërblim të këtillë le të veprojnë vepruesit!

  • 62. A kjo pritje (me shpërbllim të All-llahut) është më e mirë, apo pema e “Zekumë-it”?

  • 63. Ne atë e kemi bërë sprovë për zullumqarët.

  • 64. Ajo është një pemë që mbin në fund të Xhehennemit.

  • 65. Pema (fruti) e saj është sikurse kok a dreqërish.

  • 66. E ata do të hanë nga ajo dhe do të mbushin barqet prej saj.

  • 67. Pastaj, ata do të kenë kundrejt atij ushqimi edhe ujë të valë.

  • 68. Mandej kthimi i tyre është në Xhehennem.

  • 69. Ata i gjetën dhe shkuan pas prindërve të tyre të humbur.

  • 70. Ata u ngutën dhe shkelën hapave të tyre (pa menduar).

  • 71. Po, edhe para këtyre (popullit tënd) shunica e popujve të kaluar ishin të humbur.

  • 72. Ne atyre u patëm dërguar pejgamberë.

  • 73. E shif se si ishte përfundimi i atyre, të cilëve u qe tërhequr vërejtja.

  • 74. Me përjashtim të robëve të All-llahut që ishin të sinqertë.

  • 75. Për Zotin Neve na pat thirr në ndihmë Nuhu, Ne jemi përgjegjës të mirë.

  • 76. Dhe Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij prej asaj të keqe të madhe.

  • 77. E pasardhësit e tij i bëmë ata që vazhduan jetën.

  • 78. Dhe Ne ua lamë atë kujtim për njrëzit e ardhshëm.

  • 79. Selam i qoftë Nuhut (prej All-llahut e prej krijesave) në mbarë botën (si kujtim ndaj tij).

  • 80. Ne kështu i shpërblejmë të mirët.

  • 81. Vërtet, ai ishte prej robëve tanë që janë besimtarë.

  • 82. E pastaj i përmbytëm në një ujë të tjerët (që nuk besuan).

  • 83. Edhe Ibrahimi ishte i grupit të tij.

  • 84. Kur Zotit të vet iu bind me zemër të pastër.

  • 85. Kur babait të vet dhe popullit të vet i tha: “çka është ajo që ju adhuroni?”

  • 86. A në vend të All-llahut doni zota të trilluar?

  • 87. çka është mendimi juaj ndaj Zotit të botëce?

  • 88. Dhe atëherë u lëshoi një shikim yjeve,

  • 89. E tha: “Unë jam i sëmurë!”

  • 90. Ata u kthyen dhe u larguan prek tij.

  • 91. Ai u drejtua kah zotat e tyre dhe u tha: “A nuk po hani ju?”

  • 92. çka keni pra, që nuk po flitni?

  • 93. Iu afrua atyre ngadalë, duke u mëshuar me të djathtën (me fuqi).

  • 94. Ata (populli) iu afruan atij me të shpejtë (sigurisht e qortuan).

  • 95. Ai (Ibrahimi) tha: “A adhuroni atë që vetë e keni gdhendur?”

  • 96. E All-llahu ju krijoi juve edhe atë që e punoni.

  • 97. Ata thanë: “Ndërtonja atij një vend dhe hudhne atë në zjarr!

  • 98. Ata i menduan atij një kurth, kurse Ne i mposhtëm ata të nënçmuar”.

  • 99. Ai tha: “Unë po shkoj aty ku më urdhëroi Zoti im, e Ai më udhëzon!”

  • 100. Zoti im, më dhuro mua (një fëmijë) prej të mirëve!

  • 101. Ne e gëzuam atë me një djalë që do të jetë i butë (i sjëllshëm).

  • 102. Dhe kur arriti ai (djalli) që së bashku me të (me Ibrahimin) të angazhohet në punë, ai (Ibrahimi) tha: “O djalli im, unë kam parë (jam urdhëruar) në ëndërr të pres ty. Shiko pra, çka mendon ti?” Ai tha: “O babai im, punoje atë që urdhërohesh, e ti do të më gjesh mua, nëse do All-llahu, prej të durueshmëve!”

  • 103. E kur ata të dy iu dorëzuan urdhërit të Zotit dhe përmbysi atë në fytyrë (në ballë).

  • 104. Ne e thirrëm atë: “O Ibrahim!”

  • 105. Ti tashmë e zbatove ëndrrën! Ne kështu i shpërblejmë të mirët!

  • 106. Vërtet, kjo ishte sprovë e qartë.

  • 107. Ne e shpaguam atë me një të therrur (kurban) të rëndësishëm.

  • 108. Dhe ndaj tij Ne lamë përkujtim të mirë ndër popujt e ardhshëm.

  • 109. Selam (shpëtim e paqe) pastë Ibrahimi!

  • 110. Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit.

  • 111. Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë besimtarë.

  • 112. Dhe Ne e gëzuam atë me (një djalë tjetër) Is-hakun, pejgamber prej të mirëve.

  • 113. Dhe Ne i dhuruan bekim atij dhe Is-hakut e prej pasardhësve të atyre dyve do të kenë punëmirë e të ndershëm, e edhe dëmtues t hapët të vetvetes.

  • 114. Pasha madhërinë Tonë, Ne u dhamë të mira Musait e Harunit.

  • 115. I shpëtuam ata dhe popullin e tyre prej një mjerimi të madh.

  • 116. Ne u ndihmuam atyre dhe ata ngadhënjyen.

  • 117. Atyre dyve u hamë librin e përsosur e të qartë.

  • 118. Dhe të dy ata i udhëzuam rrugës së drejtë.

  • 119. Përkujtim të këndshëm ndaj të dyve kem lënë në popujt e më vonshëm.

  • 120. (Përkujtimin) “Selamun” - qofshin të mëshiruar Musai dhe Haruni.

  • 121. Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit.

  • 122. Vërtet, ata të dy ishin besimtarë nga robërit Tanë.

  • 123. Edhe Iljasi ishte prej të dërguarve Tanë.

  • 124. Kur ai, popullit të vet i tha: “A nuk jeni kah frikësoheni?”

  • 125. A e adhuroni “Ba’ël-in” (emër i një statuje) e braktisni adhurimin ndaj ë mirit që është Krijues?

  • 126. All-llahun, Zotin tuaj e të prindërve tuaj të hershëm!!”

  • 127. Ata e përgënjeshtruan, andaj ata medoemos janë të sjellë në Xhehennem.

  • 128. Me përjashtim të robërve besnikë ndaj All-llahut.

  • 129. Edhe ndaj tij kemi lënë përkujtim të mirë në të ardhshmit.

  • 130. “Selamun” - qoftë i mëshiruar Iljasi (ose edhe besimtarët e Iljasit).

  • 131. Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit.

  • 132. S’ka dyshim, ai ishte besimtar nga robërit Tanë.

  • 133. Edhe Luti, pa mëdyshje ishte prej të dërguarve Tanë.

  • 134. Kur Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij bashkë.

  • 135. Përveç një plake (grua e tij) që mbeti me të dënuarit.

  • 136. Pastaj të tjerët i rrënuam.

  • 137. E ju (mekas) me siguri kaloni atypari mëngjes (ditën)

  • 138. e mbrëmje (natën). Pra, a nuk mbildhni mend?

  • 139. Edhe Junusi ishte një nga të dërguarit Tanë.

  • 140. kur iku te anija që ishte e mbushur plot (udhëtarë).

  • 141. E ai mori pjesë në short, po humbi (i ra sorti atij).

  • 142. Dhe atë e kafshoi (e gëlltit) peshku, zatën ai ishte që e meritoi qortimin.

  • 143. E sikur të mos ishte ajo që ai kishte qenë prej atyre që shumë e përmendin Zotin.

  • 144. Ai do të mbetej në barkun e tij deri në ditën e ringjalljes.

  • 145. E Ne e hodhëm në një tokë pa bimë (shkretëtirë), ndërsa ai ishte i sëmurë.

  • 146. Dhe Ne bëmë që për të të mbijë një bimë (t’i bëjë hije) nga kungulli.

  • 147. Ne (pastaj) e dërguam atë te njëqindmijë e më shumë.

  • 148. E ata i besuan, e Ne ua vazhduam atyre të përjetojnë për deri në një kohë.

  • 149. E ti (Muhammed) pyeti ata (idhujtarët): “A të Zotit tënd janë vajzat, kurse të tyre djemtë?”

  • 150. Apo, Ne i krijuam endjëjt femra, e ata ishin dëshmitarë (kur Ne i krijuam engjëjt femra)?!

  • 151. Vini re se si ata nga trillimet e tyre thonë:

  • 152. “All-llahu ka lindë!” S’ka dyshim se ata janë gënjeshtarë (kur thonë se engjëjt janë bijat e Zotit).

  • 153. A thua vajzat Ai i ka bërë më të zgjedhura se djemt?

  • 154. Po ç’keni ju kështu, si po gjykoni ashtu?

  • 155. A nuk jeni duke menduar?

  • 156. A mos keni ju ndonjë argument të sigurt?

  • 157. Sillnie pra, librin tuaj, nëse është si thoni ju!

  • 158. Ata (idhujtarët) pohuan mes Tij e mes engjëjve (xhinëve) lidhmëri farefisnore, po xhinët e dinë se ata (idhujtarët) janë të hedhur në zjarr.

  • 159. All-llahu është i pastër nga ajo çka i përshkruanë.

  • 160. Ata (engjëjt) janë vetëm robër të sinqertë të Zotit (ata nuk i përshkruajnë gjë).

  • 161. E, as ju dhe as ata që i adhuroni,

  • 162. Nuk mund ta vini në sprovë askë ndaj Atij (besimit në Zotin),

  • 163. Përveç atij që është i gjykuar për Xhehennem.

  • 164. E, nuk ka prej nesh (grupit të engjëjve) që nuk e ka vendin (detyrë, pozitën) e vet të njohur.

  • 165. Edhe ne (engjëjt) jemi të rreshtuar (në adhurim),

  • 166. Dhe ne jemi që i bëjmë tesbih (mohojmë se ai ka të meta).

  • 167. Po edhe pse ata ishin që thoshin:

  • 168. Sikur të gjendej te ne ndonjë libër nga të parët,

  • 169. Ne do të ishim robër të All-llahut, të sinqertë.

  • 170. Po (kur u erdhi libri), ata e mohuan atë (Kur’anin), e më vonë do të kuptojnë.

  • 171. E tashmë fjala (premtimi) e jonë u është dhënë më parë robërve tanë të dërguar,

  • 172. se ata, pa dyshim do të jenë të ndihmuar.

  • 173. dhe se ushtria jonë do të jenë ata ngadhënjyesit.

  • 174. Prandaj, për një kohë, ti (Muhammed) hiqu tyre.

  • 175. E ti vështroji ata se edhe ata do ta shohin (ndihmën tonë ndaj juve besimtarëve).

  • 176. A mos po kërkojnë shpejtimin e ndëshkimit tonë?

  • 177. E kur të vjen ai (dënimi) në territorin e tyre, mëngjes i shëmtuar do të jetë për ata që u ishte tërhrqur vërejtja.

  • 178. E ti largohu për një kohë prej tyre,

  • 179. Dhe ti vështroi se edhe ata më vonë do të shohin.

  • 180. I Lartësuar është Zoti yt, Zot i fuqisë nga ajo që ia përshkruajnë.

  • 181. Qoftë paqja mbi të dërguarit.

  • 182. Dhe falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botërave!