• 1. Juve u preokupoi përpjekja për shumimin (e pasurirë, të fëmijve, të pozitës)!

  • 2. Derisa të mos vizitoni varrezat (të bëheni banues të tyre - të vdisni).

  • 3. Jo, nuk është ashtu! Gjithsesi këtë do ta kuptoni më vonë!

  • 4. Përsëri jo, jeni gabim! Më vonë do ta kuptoni!

  • 5. Jo, pse, sikur ta dinit me një dije të sigurt (nuk do të bënit ashtu).

  • 6. Ju pa tjetër do ta shihni Xhehennemin.

  • 7. Madje atë do ta shihni të bindur plotësisht.

  • 8. Pastaj në atë ditë do të pyeteni për të mirat (e dynjas).