• 1. Pasha vrapuesit e shpejtë (kuajt) që hingëllojnë!

  • 2. E që me thundrat e tyre nxjerrin xixëllima zjarri nga gurët,

  • 3. Dhe të cilët vërsulen herët në agim.

  • 4. E me të (vërsulje) atëherë çojnë pluhur.

  • 5. Dhe ashtu hidhen në mesin e grumbullit (të armikut).

  • 6. Vërtet, njeriu është përbuzës ndaj Zotit të vet.

  • 7. Edhe vetë është dëshmues i asaj (përbuzje).

  • 8. Dhe ai është që shumë e do pasurinë.

  • 9. A nuk e di ai se kur të nxirret çka ëstë në varreza?

  • 10. Dhe të tubohet (të dalë në shesh) ajo që ishte në gjoksa.

  • 11. E atë ditë, pa dyshim Zoti i tyre është i njohur për punën e tyre.