logo
HARUN YAHYA

Hyrje

Ç'keni që nuk luftoni për Zotin dhe për (t'i shpëtuar) të paaftit: burrat, gratë e fëmijët, të cilët luten: "Zoti ynë! nxirrna nga ky fshat (Meka), banorët e të cilit janë mizorë. Jepna nga ana Jote shpëtim e ndihmë!"? (Surja Nisa': 75)

Zavallı insanlar

What reason could you have for not fighting in the Way of Allah-for those men, women and children who are oppressed and say, 'Our Lord, take us out of this city whose inhabitants are wrongdoers! Give us a protector from You! Give us a helper from You!'?
(Surat an-Nisa': 75)

Gjithandej globit, shumica e njerëzve janë në mesin e të shtypurve. Ata torturohen, theren, dhe jetojnë në varfëri të skajshme, janë të pastrehë, të detyruar të jetojnë të pambrojtur, dhe ballafaqohen me sëmundje, pa pasur ndonjë kujdes adekuat mjekësor. Ka edhe të tillë që nuk janë në gjendje të kenë as edhe një copë bukë. Ka të moshuar, që ballafaqohen me pakujdesi, braktisje ose mohim të kujdesit mjekësor. Pastaj, vijnë ata që përballen me diskriminim, dëbim nga shtëpitë dhe tokat e tyre, thjeshtë vetëm për shkak të përkatësisë së tyre etnike, gjuhës, racës ose fisit e madje ka edhe të atillë që përballen edhe me masakra. Fëmijë të pafajshëm, të pandihmë, të paushqyer, e të pambrojtur, detyrohen që të punojnë për pak para ose që të kërkojnë lëmoshë.

Një numër i madh i njerëzve jetojnë me frikë për jetën e tyre, shqetësohen për ekzistencën e tyre, ndërkohë që në botën e cila lulëzon mes varfërisë e shtypjes ka ekstravagancë, privilegje e pasuri të pafund. Ata që janë bekuar me “jetë të mirë” kalojnë afër të të pastrehëve, shohin këto pamje, dhe shikojnë në televizion skenat e atyre që janë me më pak fat se ata vetë. Nganjëherë për një moment të shkurtër ndjejnë keqardhje, por pastaj ndërrojnë kanalin, largohen nga imazhi, dhe për një kohë të shkurtër fshijnë tërësisht dhimbjen që u ngacmon vetëdijen.

Shumë nga ata që gëzojnë këtë dhuratë dhe komfor me të cilin janë bekuar, nuk mendojnë kurrë që të zgjerojnë përpjekjet e tyre për të shpëtuar ata me më pak fat. Ata besojnë se shpëtimi i këtyre njerëzve nuk varet nga ta, meqë ka shumë të tjerë që janë më të pasur e më të fuqishëm dhe në pozitë më të mirë për t’u ndihmuar atyre që kanë më pak fat.

Sidoqoftë, nuk mjafton vetëm prosperiteti dhe fuqia për të shpëtuar këta njerëz dhe për të bërë këtë botë vend të mirëqenies në të cilën do të mbizotëronin drejtësia, paqja, besueshmëria dhe mirëqenia. Pavarësisht ekzistimit të vendeve të zhvilluara anekënd botës, ka ende shumë vende, siç është Etiopia, ku njerzit për çdo ditë vdesin nga uria. Është e qartë se pasuria dhe fuqia e disa kombeve nuk është e mjaftueshme që në vetvehte të zgjidhë vuajtjet e thatësirës, varfërisë e të luftës civile.

Vetëm të qenit i ndërgjegjshëm mund të kanalizojë burimet dhe fuqinë drejt mirëqenies së të varfërve dhe të të dëshpëruarve. E vetmja mënyrë për të qenë i ndërgjegjshëm është të besuarit. Janë vetëm besimtarët ata që në mënyrë konstante jetojnë me ndërgjegjen e tyre.

Përfundimisht, ka një zgjidhje për padrejtësinë, kaosin, terrorin, masakrat, urinë, varfërinë dhe shtypjen në botë e ato janë: vlerat e Kuranit.

Kushtet e pafavorshme në rend të parë janë krijuar nga urrejtja, mëria, interesi vetjak, indiferenca dhe mizoritë, prandaj ato duhen zëvendësuar me dashuri, dhembshuri, mëshirë, zemërgjerësi, bujari, ndjeshmëri, tolerancë, dhe urëtsi. Tiparet e kësaj mëshire gjenden vetëm te ata që jetojnë krejtësisht sipas vlerave që na mëson Kurani fisnik, i cili është udhëzues i drejtpërdrejtë nga Krijuesi ynë. Në një ajet, Allahu (xh.sh.) i referon Kuranit veçorinë e udhëheqjes së njerëzimit nga errësira në dritë.

... Juve ju erdhi nga All-llahu dritë dhe libër i qartë. All-llahu e vë me atë (me Kur'anin) në rrugët e shpëtimit atë që ndjek kënaqësinë e tij dhe me ndihmën e Tij i nxjerr ata prej errësirave në dritë dhe i udhëzon në një rrugë që është e drejtë. (Surja Ma'ida: 15-16)

Në një ajet tjetër, Allahu thotë se, sikur e vërteta të bëhej sipas dëshirave njerëzore, çdo gjë do të ishte e zhytyr në korrupsion e konfuzion :

E sikur të përputhej e vërteta me dëshirat e tyre, do të shkatërroheshin qiejt e toka dhe çdo gjë që gjendet në to. E megjithëse Ne atyre u sollëm (me këtë Kur'an) famën e tyre, ata u zbrapsën ndaj përkujtimit të vet. (Surja Muminun: 71)

Derisa e lexoni këtë fragment, miliona njerëz janë duke vuajtur, mërdhijnë, janë të uritur, ose përballen me dëbim nga atdheu i tyre. Për këtë arsye, njerëzit që kanë ndërgjegje duhet të mendojnë për këtë, dhe të veprojnë për të zgjidhur këto mundime, sikur ato të përjetoheshin nga vetë ata ose nga të dashurit e tyre. Ne duhet të veprojmë, si shpirtërisht ashtu edhe materialisht, për të lehtësuar vuajtjet dhe tiranitë. Në një ajet, Allahu urdhëron njerëzit e ndërgjegjshëm dhe besimtarët që të pranojnë këtë përgjegjësi:

Ç'keni që nuk luftoni për Zotin dhe për (t'i shpëtuar) të paaftit: burrat, gratë e fëmijët, të cilët luten: "Zoti ynë! nxirrna nga ky fshat (Meka), banorët e të cilit janë mizorë. Jepna nga ana Jote shpëtim e ndihmë!"!'? (Surja Nisa': 75)

Kur ne marrim parasysh urdhërat e Kuranit, na bëhet e qartë se cilat janë obligimet tona. Gjëja e parë më e rëndësishme për muslimanët është që të luftojnë në fushën intelektuale ashtu që vlerat e Kuranit e të Sunetit të triumfojnë ndaj mosbesimit. Shpëtimi i vetëm për të dobëtit, të pandihmët, të pastrehët dhe të varfërit është praktikimi i udhëzimeve të Kuranit, i cili i drejtohet gjithë njerëzimit. Sëkëndejmi, është detyrë e jona që të përhapim fjalën dhe të komunikojmë porosinë, dhe kjo është një komponentë vitale e adhurimit për të gjithë muslimanët.

Ata që nuk e ndjekin ndërgjegjen e vet, që janë indiferentë ndaj vuajtjeve të të tjerëve, ata që shpenzojnë pasurinë e tyre në gjëra të pavlera e të kota, ata që nuk tregojnë interesim për jetimët, ata që shikojnë ftohtë gruan, fëmijtë ose pleqtë të cilët shtypen, dhe të cilët gëzohen vetëm kur ka imoralitet dhe shëmti në botë, sigurisht që do të japin llogari në jetën e përtejme:

A e sheh atë, që përgënjeshtron përgjegjësinë dhe llogarinë në botën tjetër? Po, ai është që e përzë në mënyrë të vrazhdë bonjakun. Dhe që nuk nxit për të ushqyer të varfërin. Pra, shkatërrim është për ata që fallen por të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm. Ata vetëm shtiren (sa për sy e faqe). Dhe nuk japin as sendin më të vogël (as hua). (Surja al-Ma'un: 1-7)

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Hyrje
  • Pavendosmëria E Njerëzve Jobesimtarë
  • Çka Ndodh Kur Nuk Ekziston Frika Nga Allahu?
  • Të Jetuarit Sipas Kuranit Sjell Drejtësine E Vërtetë
  • Cila Është Përvoja Në Jetën Politike
  • Ndikimi I Pabesimit Në Ekonomi
  • Vlerat E Religjionit Na Urdhërojnë Që Të Mbrojmë Ata Që Kanë Nevojë Dhe Jetimët
  • Degjenerimi Moral Në Shoqëritë Jobesimtare
  • Vrasjet E Shkaktuara Nga Mosbesimi
  • Luftërat Në Botë
  • "Zemërimi Fanatik": Racizmi
  • Mizoritë E Çrregullimet Në Shoqëritë Jobesimtare
  • Konkluzion