|
Mendoji dy njerëz. Njëri nga ata e di se do ta takojë Allahun dhe e di se çdo veprim i tij ka një kompensim. Tjetri, për dallim nga i pari, supozon se nuk do t’i jap llogari askujt. Sigurisht, ka një dallim të madh ndërmjet asaj se si sillen këta dy njerëz. Dikush, i zhveshur nga frika prej Allahut, ka gjasa të kryejë një ligësi e të injorojë të gjitha llojet e imoralitetit sa herë që ndjen se interesi i tij është në pikëpyetje. Dikush që, për shembull, me gatishmëri vret një qenje njerëzore pa ndonjë arsye të qartë ose vetëm për interes të botës, e bën këtë sepse nuk ka frikë nga Allahu. Sikur besimi i tij në Allah dhe në botën e përtejme të jetë i palëkundur, ai kurrë nuk do të marrë guxim që të bëjë diçka, për të cilën nuk do të mund të jap llogari në jetën e përtejme.
Në Kuran, rrëfimet për të bijtë e profetit Adem, paqja qoftë mbi të, janë dhënë si shembuj për të fituar vëmendjen tonë mbi dallimin e saktë ndërmjet personit që i frikësohet Allahut dhe atij që nuk i frikësohet:
Lexoju atyre (jehudive e të tjerëve) ngjarjen e vërtetë të dy djemve të Ademit, kur të dy flijuan kurbanë, nga të cilët njërit iu pranua. Ai (që nuk iu pranua) tha: "Unë do të të mbys ty" (Kabili i tha Habilit). E ai (që iu pranua) tha: "All-llahu pranon vetëm prej të sinqertëve", Dhe, nëse ti e zgjatë te unë dorën tënde për të më mbytur, unë nuk e zgjas te ti dorën time për të mbytur; unë i frikësohem All-llahut, Zotit të botërave!" (Surja -Ma'ida: 27-28)
|
Të qenit i pandërgjegjshëm është ndër dëmet madhore ndër të cilat shpjegohet mungesa e frikës nga Allahu. Njerëzit e pandërgjegjshëm madje as që orvaten ti ndihmojnë njerëzit që vuajnë. |
Ai që nuk i frikësohet Allahut guxon të vrasë vëllain e tij pa rrahur qerpikun, edhepse vëllai i tij nuk ka asnjë faj, përderisa viktima, përkundër faktit se është i kërcënuar me vdekje, thotë se madje as nuk do të orvatet që të vrasë vëllain e tij. Kjo është pasojë e frikës së këtij personi nga Allahu. Kështu, kur individët e një shoqërie të kenë frikë nga Allahu, atëherë vrasja, shtypja, padrejtësia, të cilat Allahu nuk i miraton, do të përfundojnë.
Lakmia për botën gjithashtu llogaritet si shkak për mizoritë dhe imoralitetin e njeriut. Brenga kryesore për shumë njerëz është se mos varfërohen, ose se nuk do të kenë ndonjë garancë për të ardhmen e tyre. Këto shqetësime shpjegojnë esencialisht se pse mitoja, korrupsioni, vjedhja, dëshmia e rreme e prostitucioni janë bërë mënyrë e jetesës për shumë njerëz. Për disa që kanë besim në Allahun, sidoqoftë, miratimi i Allahut është mbi të gjitha gjërat e tjera. Personi i tillë i shmanget çdo gjëje që e bën atë të humbasë miratimin e Allahut. Në zemrën e tij, ai strehon vetëm frikën nga Allahu; as vdekja, as uria, e as vuajtja nuk mund ta devijojnë atë nga rruga e drejtë.
Rrjedhimisht, personi që ka frikë nga Allahu, nuk devijon kurrë nga Kurani, pa marrë parasysh rrethanat. Në mënyrë të njëjtë, ai është i besueshëm. Ai gjithmonë vepron me ndërgjegje. Duke pasur ndjenjën e thellë se Allahu i sheh e i dëgjon të gjitha, ai nuk synon të veprojë kundër ndërgjegjes së tij madje as kur është vetëm.
Mungesa e religjionit e nxit humbjen e ndërgjegjes. Për ta bërë këtë më të qartë, mendoni për dikë që nuk heziton të ikë nga vendi i ngjarjes, pasi ta ketë goditur dikë me makinë në rrugë. Ka indikacione të dukshme se ai person është i distancuar nga religjioni. Ky njeri, që pa kurrfarë ndërgjegje e lë një qenje njerëzore të vetëm në agoni në mes të rrugës, i cili, përndryshe do të kishte gjasa të mbijetonte, mendon se mund t’ju shmanget njerëzve duke ikur prej tyre. Sidoqoftë, ai kurrë nuk mendon se Allahu e rrethon atë, duke e parë e dëgjuar në çdo sekondë. Askush nuk mund të ikë kurrë nga dhënja llogari dhe nga dita e dhënjes së llogarisë. Allahu do t’ia kthejë të gjithëve për të gjitha padrejtësitë, mizoritë, dhe veprat e pandërgjegjshme në ditën e dhënjes së llogarisë:
…Kush bën hile, ai në ditën e kijametit vjen i ngarkuar me atë që ka bërë, pastaj secilit njeri i jepet ajo që e ka fituar, duke mos iu bërë e padrejtë.A është i njëjtë ai që iu bind All-llahut dhe kërkoi kënaqësinë e Tij, si ai që tërhoqi kundër vetes hidhërim të madh nga All-llahu dhe e ardhmja e tij është xhehennemi, që është përfundim shumë i keq? (Surah Ali 'Imran: 161-162)
Kur njerëzit përkujtohen në ajetet e Allahut dhe udhëzohen për këtë të vërtetë të rëndësishme, veprat e këtilla të paskurpullta do të parandalohen.
Një shembull i njerëzve me qëndrim të paskurpullt, të distancuar nga religjioni, janë njerëzit të cilët ofrojnë kujdes mjekësor kinse janë mjekë, edhepse nuk kanë asnjë shkollim përkatës. Megjithëse plotësisht injorantë në secilën fushë të mjekësisë, njerëzit e tillë me gatishmëri mashtrojnë pacientët dhe marrin guximin t’i mjekojnë ata, pa u merakosur për kërcënimet serioze që mund të paraqesin për shëndetin e tyre. Veprat e tilla të paskrupullta mund të përfundojnë madje edhe me vdekjen e pacientit. Duke injoruar plotësisht këto jopërparësi ata mendojnë vetëm për sigurimin e përfitimeve dhe fitimin e parave. Sidoqoftë, në një nga ajetet e Tij, Allahu i urdhëron besimtarët që të : "T’ua lthejnë besimin atyre ndaj të cilëve kanë obligim”. (Surja Nisa': 58) Shëndeti i personit, poashtu, është i çmuar. Prandaj, në pajtim me ajetin e lartëpërmendur, njerëzit duhet t’i shmangen praktikimit të profesionit për të cilin nuk janë të shkolluar, që të mos jenë në pozitë për të lënduar njerëzit e tjerë.
Në të gjitha rrugët e jetës, njeriu ka gjasa të ndeshë akte të paskrupullta, të kryera nga njerëz që nuk i frikësohen Allahut. Duke dështuar që të njohë afërsinë e Allahut dhe duke dështuar që të mendojë mbi këtë, njeriu me gatishmëri përgojon një njeri të ndershëm. Ndërkohë, ai mendon vetëm se si t’i bindë njerëzit për pafajësinë e tij dhe t’i bëjë ata që t ‘i besojnë fjalëve të tij. Personi i tillë është plotësisht i zbrazur nga të kuptuarit se Allahu është dëshmitar i të gjitha gjërave, dhe se pa asnjë përjashtim, gjithçka do të paguhet në jetën e përtejme. Në këtë kuptim, fakti që të pafajshmit i nënshtrohen provave të hidhura, se ndjehen fatkeqë ose se janë dërguar në burg, nuk e shqetëson ndërgjegjen e tij. Allahu, në Kuran shpall dënimin që do ta marrë shpifësi, si në vijim:
Kush bën ndonjë gabim ose mëkat, e pastaj atë ia hudh një të pafajshmit, ai ngarkohet me një shpifje e me një mëkat të hapët. (Surja Nisa': 112)
S'ka dyshim se ata që trilluan shpifjen, janë një grup prej jush. Ju mos e merrni atë si ndonjë dëm për ju, përkundrazi, ajo do të jetë në dobinë tuaj. Secilit prej tyre do t'i takojë dënimi sipas pjesëmarrjes në mëkat, e atij prej tyre që e barti pjesën e madhe (të shpifjes) i takon dënim i madh. (Surja Nur: 11)
Personi që nuk i frikësohet Allahut, nuk i respekton dhe nuk i vlerëson njerëzit e tjerë. Mungesa e kësaj frike shpjegon pse pronarët e shumë restoraneve nuk e zhvillojnë biznesin e tyre në higjienë ose pse shumica e të rinjve nuk i respektojnë më të vjetrit. Ngjashëm, duke mos pasur frikë nga llogaritë që do t’i jepen Allahut, njerëzit në dhomat e emergjencës vdesin për shkak të pakujdesit, kurse njerëzit e përbuzur e të varfër dhe miliona të tjerë të pafajshëm masakrohen nga dora e hekurt etj.
Sabah Gazetesi, 23/3/99 |
Sabah Gazetesi, 11/1/98 |
Sabah Gazetesi, 11/5/99 |
Të mashtruar verbërisht nga ambicjet e tyre për përfitime materiale, disa njerëz ushtrojnë pushtet mbi shëndetin e njerëzve dhe kështu rrezikojnë jetën njerëzore. Këta janë saktësisht njerëzit që nuk frikësohen nga Allahu dhe prandaj nuk e konsiderojnë jetën njerëzore të vlefshme. |
Në shoqëritë me pjesëtarë që frikësohen nga Allahu, asnjë nuk angazhohet në gjëra të këtilla, sepse ata janë të vetëdijshëm se çdo prapësi që kryen njeriu në këtë jetë, do ta takojë në botën tjetër. Me individë që kanë ndërgjegje të shëndoshë, një shoqëri është e caktuar për të gëzuar paqen dhe ndjenjën e drejtësisë. Shmangja e rreptë nga pangopësia, prostitucioni dhe format e tjera të imoralitetit, bashkë me të treguarit e vlerave si respekti, dhembshuria e mëshira, sigurojnë lidhje të pathyeshme familjare të cilat, pamohueshëm, janë esenciale për një shoqëri të fortë. Shoqëria gëzon baza të qëndrueshme kryesisht për shkakun se njerëzit shfaqin besnikëri ndaj njeri tjetrit.
Personi që i frikësohet Allahut është gjithashtu dikush që e dëgjon ndërgjegjen e vet dhe që gjithmonë vepron sipas Kuranit. Në Kuran, Allahu urdhëron njerëzit që të angazhohen për punë të mira, që t’u ofrojnë njerëzve ndihmë dhe të orvaten t’u japin një jetë të mirë, pa pritur ndonjë shpërblim në këtë botë. Në ajetin "Mos jep gjë me qëllim që të kesh më shumë” (Surja Muddaththir: 6), Ndalesa pohon se njerëzit nuk duhet të kërkojnë fitim për shërbimet që i kryejnë për të fituar kënaqësinë e Allahut. Personi që zbaton urdhërat e Allahut dhe nuk prêt asnjë përfitim në këtë botë e bën këtë për një qëllim të vetëm; që të fitojë miratimin e Allahut dhe që Ai ta pranojë atë si skllav që e meriton Parajsën.
Sidoqoftë, numri më i madh i të mirave që bëhen në ditët tona bazohet në përfitimin e shpërblimit që do të merret në këtë botë. Për shembull, një biznesmen që me të ashtuquajturin qëllim bamirësie ndërmerr përsipër ndërtimin e një shtëpie për të varfërit, qartazi nuk përfiton dobi materiale nga ndërmarrja e tillë. Por, e vërteta është ndryshe, me këtë ai kryesisht promovon emrin e tij, duke u paraqitur në faqet e para të gazetave e në programet televizive, gjë që e shndërron këtë bamirësi në një formë të publicitetit. Ndërkohë, meqë shpenzimet për këtë bamirësi hiqen nga taksat e tij, kompania e tij kursen para. Veç kësaj, shpesh puna e ngjashme humanitare është shumë larg të qenit në harmoni me nevojat e marrësve. Për shembull, një kamion i ngarkuar me ushqime që dërgohet në një provincë të goditur nga tërmeti ndodh të dështojë në plotësimin e nevojave, ose sepse tashmë malli është prishur ose sepse ai është në kontradiktë me nevojat aktuale të viktimave.
Qëndrimet e politikanëve do të shërbejnë që kjo çështje të qartësohet. Gjatë gjithë fushatave të tyre të gjata, politikanët në mënyrë retorike përsërisin parulla duke shprehur përkushtimin e thellë për t’i shërbyer vendit të tyre. Kur njëherë të mos emërohen ministra, duke lënë anash shoqërimin me partinë dhe “qëllimin” e vënë në agjendën e tyre, ata zbulojnë motivet themelore që kishin për t u inkuadruar në politikë dhe shfaqin se vrapojnë për “zyrë” e status. Është e jashtëzakonshme se sa pak dobi i sjell komunitetit një mentalitet i tillë.
Shkurt, veprat e kota të sinqeritetit paraqesin shërbime të pafrytshme në jetën tjetër. Allahu e shpall këtë në ajetin vijues:
O ju që besuat, mos i prishni lëmoshat tuaja me të krenuar e me ofendim siç bën ai që e jep pasurinë e vet sa par sy e faqe të njerëzve, e nuk e beson All-llahun dhe as botën tjetër. Shembulli i tij është si një gur i madh e i lëmuar që mbi të ka pak dhe, e kur e godet atë një shi i madh e lë të zhveshur (lakuriq). Ata (formalistët) nuk arrijnë asgjë nga ajo që punuan. All-llahu nuk udhëzon popullin jobesimtar. (Surja Bekare: 264)
Në anën tjetër, përkrahja e sinqertë për të ndihmuar njerëzit dhe për të fituar pëlqimin e Allahut, është dëshmuar të jetë e dobishme e përfituese, siç shpallet në shumë ajete të Allahut. Si shpërblim për qëllimet e sinqerta, Allahu i udhëzon njerëzit drejt suksesit në të gjitha veprat në të cilat ata janë të involvuar dhe i siguron rezultate të begatshme për ndërmarjet e tyre. Kjo është treguar në ajet:
E shembulli i atyre që pasurinë e vet e japin nga bindja e tyre e duke kërkuar kënaqësinë e All-llahut, i përngjan një kopshti në një rrafshnaltë që i bie shi i madh, e ai jep fruta të dyfishtë. Po edhe nëse nuk i bie shi i madh, i bie një rigë (që i mjafton). All-llahu sheh atë që veproni. (Surja Bekare: 265)
Dikush që synon vetëm pëlqimin e Allahut, nuk e kufizon vetveten për t’u angazhuar në fusha të caktuara të veprimtarisë dhe për të bërë sakrifica. Në shoqërinë e larguar nga religjioni, njerëzit shpesh janë të prirur për të besuar në ekzistencën e ndonjë interesi të fshehur sa I përket sakrificës, gjë që është thjeshtë shpjegim i arsyeshëm se mosbesimi është i rrënjosur në njerëz. Në shoqëritë ku nuk ndiqet besimi në Allah, njerëzit e vënë interesin vetjak mbi të gjitha gjërat e tjera. Besimtarët, në anën tjetër, synojnë pëlqimin e Allahut dhe asgjë tjetër:
Ata janë që zbatojnë premtimet e tyre dhe i frikësohen një dite dëmi i së cilës ka përmasa të mëdha. Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër.Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim.Ne i frikësohemi (dënimit) Zotit tonë në një ditë që fytyrat i bën të zymta dhe është shumë vështirë.Po All-llahu i ruajti ata prej sherrit të asaj dite dhe u dhuroi shkëlqim në fytyra e gëzim të madh. (Insan 7-11)
Kapitujt vijues të këtij libri ofrojnë trajtim të gjerë të zgjedhjeve që ofrohen nga ajetet e Allahut lidhur me problemet që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme. Kur lexoni këto zgjidhje, mbajeni në mend se vetëm të jetuarit sipas Kuranit do të krijojë zgjidhje afatgjata për të gjitha problemet. Në ditët tona, adresimi i çështjes së të varfërve, ofrimi i kujdesit kualitativ për të moshuarit, rrënjosja e vlerave të mira te fëmijtë, çlirimi i të rinjve nga qëndrimet degjeneruese, ofrimi i ndihmës urgjente për vendet e goditura nga fatkeqësitë, hedhja e ideologjive mizore që janë përgjegjëse për arsyet e futjes së vendeve në luftë dhe për vrasjen e mijëra njerëzve të pafajshëm, konfrontimi i atyre që rebelohen kundër shetit të tyre e shumë çështje të tjera shpesh dërgojnë në rrugë pa krye. Në këtë kuptim, vetëm pajtueshmëria me Kuranin, të vetmin udhëzues të ndriçuar që Allahu ia ka dhënë njerëzimit në epokën tonë, do të sigurojë zgjedhje unike për problemet e ndryshme që i ndeshim në jetë. Duke jetuar sipas parimeve të Allahut do të largojmë çdo lloj të lige nga toka. Nëse ndodh që situata të jetë e kundërt, njerëzit me qëllim i përkushtohen sistemit mizor. Në Kuran, Allahu tërheq vërejtjen për lëndimet që njerëzit i bëjnë vetvetes:
Për shkak të veprave (të këqia) të njerëzve, janë shaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar ata një pjesë të asaj të keqeje që e bënë, ashtu tërhiqen (nga të këqijat). . (Surja Rum: 41)
Të poseduarit e veçorisë së urtësisë, mendjehollësisë (fushëpamje e shquar, fuqia e të kuptuarit të esencës së gjërave), dhe zgjuarësisë janë esenciale në gjetjen e zgjidhjeve për problemet që ndotin tokën, dhe sjellin të mirë njerëzimit në të gjitha sferat e jetës. Përvetësimi i këtyre veçorive është i mundshëm vetëm duke ndjekur Kuranin. Në një ajet, Allahu thekson urtinë që i garanton besimi njeriut:
O ju që besuat, nëse keni frikë All-llahun, Ai do të vërë udhëzim (në zemrat tuaja) për ju, do t'ua mbulojë të këqiat, do t'ua falë mëkatet. All-llahu është dhurues i madh. (Surja Anfal: 29)
Nganjëherë, njerëzit mund të ndjehen sikur janë nisur në kërkim të zgjidhjeve për problemet që hasin. Sidoqoftë, ata dështojnë që të gjejnë konkluzionet e dëshiruara sepse nuk posedojnë zgjidhje dhe janë të pa intuitë, zgjuarësi e mendjehollësi, kualitete këto që janë të gjitha rezultat i besimit. Të zbrazur nga zelli i inspiruar nga besimi, kur vjen puna te shkalla e implementimit, vendimet e tyre shpesh përfundojnë me vonesa. Ndryshe, dështimi për të parë ose ikja nga detajet e rëndësishme, i bën ata të ballafaqohen me stagnacione në shkallë të ndryshme.
Për shembull, një problem i madh sot në tërë botën, të cilit nuk i është gjetur një zgjidhje finale, janë jetimët dhe fëmijtë e pastrehë që janë lënë të jetojnë nëpër rrugë. Misionet e ndihmave dhe masat përmes të cilave adresohen shumë probleme lidhur me pastrehimin, veçanërisht ato të dizajnuara për të parandaluar shndërrimin e fëmijëve të pastrehë në individë të prirur për krime ose të varur nga droga, shpesh dëshmohen si të dobëta, duke hedhur këta fëmijë në një spirale të jostrehimit, pastaj në rrugë dhe në shtëpi korrektuese ose duke i pjekur kushtet për vetvrasjen ose vdekjen e tyre nga kujdesi joadekuat. Sidoqoftë, situata do të ishte definitivisht tjetër, sikur këta fëmijë të merrnin trajnime të bazuara në Kuran dhe të shoqëruara me shërbime përkatëse. Duke ia pasur frikën Allahut, ata nuk do të priren drejt aktiviteteve kriminale. Përkundrazi, ata do të rriten duke u orvatur që të kryejnë shërbimet më të mira për komunitetin e tyre dhe njerëzit.
Sot, mijëra fëmijë të pastrehë merren me drogë dhe janë të prirur për krime, një pasojë e thjeshtë kjo e ambientit të ndotur në të cilin janë lënë. Sipas të gjitha gjasave, këta fëmijë do të rriten në individë të hendikepuar socialë, të paaftë për të kryer çfarëdo shërbimi të dobishëm për shoqërinë në të cilën jetojnë. |
Të sëmurët që kërkojnë tretman të shtrenjtë gjithashtu e bëjnë më të qartë këtë pikë. Të pasurit, duke mos pasur probleme për të paguar faturat e tyre, zakonisht kanë mjete për të jetuar. Në anën tjetër, të varfërit, pa ndonjë mbulesë shëndetësore, lihen për të vdekur. Rrallë që kjo situatë e vë dikë në lëvizje, çka vërtetohet me faktin se askush nuk mendon për të inicuar farë masash.
Sërish, mungesa e frikës nga Allahu dhe pasojat e kësaj, mungesa e urtësisë, janë arsye për këtë indiferencë. Ata që dështojnë së diskriminuari ndërmjet së drejtës e së gabuarës dështojnë që të gjejnë një zgjidhje edhe për problemet që hasin. Mungesa e diskriminimit është një tipar i veçantë për jobesimtarët. Allahu e definon se si sillen këta njerëz:
Shembulli i (i thirrësit të) atyre që nuk besuan është sikurse i atij (bariut) që u lëshon britmë atyre (bagëtive) që nuk dëgjojnë tjetër vetëm se britmë e zë (e nuk kuptojnë). Ata janë të shurdhër, memecë e të verbër, ata nuk kuptojnë. (Surja Bekare: 171)
Në saje të meritës së urtësisë që posedojnë, njerëzit që jetojnë sipas Kuranit e Sunetit, kanë zotësi të zhvilluara mirë për gjetjen e zgjidhjeve, zhvillimin e burimeve dhe organizatës. Organizatat e drejtuara nga këta njerëz dhe nga kontributet e njerëzve bamirës mund të ndihmojnë shumë në krijimin e jetës për këta të pafat. Së pari, njerëzit mund të jenë vigjilentë për problemet ekzistuese dhe në sajë të kësaj të këshillohen për zgjidhjet. Disa biznesmenë, fjala vjen, mund të ndërmarrin përsipër ndërtimin ose renovimin e strehës për fëmijtë e pastrehë dhe edukimin e tyre. Kjo me të vërtetë kërkon një organizim të thjeshtë. Për shkak të këtyre zgjidhjeve praktike, në shoqëritë që jetojnë sipas Kuranit e Sunetit, ky problem do të pushonte së ekzistuari përgjithmonë. Fjala vjen, secila familje që ka mjete adekuate, mund të marrë përsipër kujdesin për një fëmijë të vetëm, për edukimin e tij ose të saj. Përmes zgjidhjeve të këtilla funksionale njerëzit e pajisur me vlera e urti të Kuranit mund t’ia dalin në krye me të gjitha llojet e problemeve. Ngjashëm, pacientët pa kujdes shëndetësor mund të identifikohen kurse shpenzimet e tyre të mjekimit mund të mbulohen nga një fond i ndarë. Në çështje të këtilla, ajo që është esenciale është që burimet botërore të orientohen në zonat e duhura, në mënyrën më produktive, pa lejuar madje as ekstravagancën më të vogël. Allahu, në Kuran, kërkon këtë lloj sjellje nga njeriu.
Sot, mijëra fëmijë të pastrehë merren me drogë dhe janë të prirur për krime, një pasojë e thjeshtë kjo e ambientit të ndotur në të cilin janë lënë. Sipas të gjitha gjasave, këta fëmijë do të rriten në individë të hendikepuar socialë, të paaftë për të kryer çfarëdo shërbimi të dobishëm për shoqërinë në të cilën jetojnë. |
Newsweek, 9 korrik 2001 The Independent, 26 shtator 2000 Newsweek, 12 korrik 1999 |
Hürriyet Gazetesi, 14/5/94 |
Yeni Yüzyıl Gazetesi, 18/12/96 |
Yeni Yüzyıl Gazetesi, 18/7/95 |
Edhepse të gjitha burimet e nevojshme janë në dispozicion, dështimi për të pasur një organizim të mire dhe shpërndarje racionale të burimeve shpjegon kujdesin e kualitetit të varfër që shumë njerëz e kanë në spitale. Disa, për shkak të varfërisë, nuk kanë kurrfarë kujdesi mjekësor.Kapitulli "S'ka para, s'ka barëra", për ironi, shërben si një frazë e qëlluar lidhur me situatën. |
Duke ndjekur ndërgjegjen e tyre dhe duke përdorur intelektin e tyre, njerëzit që i kanë ngjarjet nën kontroll, mund të identifikojnë shumë shpejt stagnacionet e nevojat, dhe në saje të kësaj mund të gjejnë zgjidhje. Shpesh njerëzit dështojnë që të lokalizojnë se ku ka dështuar sistemi ose thjeshtë bëhen sikur nuk i shohin këto gjëra. Edhe kur ndjejnë dhembje në ndërgjegjen e tyre, ata dështojnë që të dijnë se çfarë duhet bërë ose ndjehen shumë dembelë për të filluar misionin. Jo të gatshëm për të trazuar paqen e tyre, ata i shmangen kalimit të kohës dhe energjisë në çështje të tilla. Sidoqoftë, orvatjet e njerëzve të ndërgjegjshëm dhe të urtë që të organizojnë njerëzit sipas fuqisë e aftësive të tyre do të rezultojnë në zgjidhje të shpejta ndaj shumë problemeve të qëndrueshme. Inkurajimi i njerëzve për një qëllim të mirë është një tipar që lavdërohet shumë në Kuran:
Kush ofron ndihmë të mirë, do të ketë pjesë nga ajo, dhe kush ofron ndihmë të keqe do të ngarkohet me të. All-llahu është i plotfuqishëm ndaj çdo sendi.) (Surja Nisa': 85
Sjellja e kundërt përmendet si tipar i jobesimtarëve dhe definohet si e ligë:
Jo, nuk është ashtu! Por, ju punoni edhe më zi, ju nuk përfillnit bonjakun, Nuk cytni njëri-tjetrin për ta ushqyer të varfërin, Dhe ju e hani me të madhe trashëgimin (padrejtë). Dhe pasurinë e doni së tepërmi. (Surja Fexhr: 17-20)