logo
HARUN YAHYA

Zgjidhjet Për Terrorin Dhe Anarkinë, Nga Beduizzaman Said Nursi

Gjatë historisë, ka pasur kohëra kur kamxhikët e terrorit dhe anarkisë janë intensifikuar, duke paraqitur kërcënim për popullata të tëra. Zgjidhje të shumta janë propozuar. Njëri prej atyre i cili theksoi rëndësinë e një lufte gjithëpërfshirëse kundër terrorit dhe anarkisë ishte dijetari i madh Islamik nga Turqia, Bediuzzaman Said Nursi (1877-1960). Ai ka thënë se gjëja e parë që njerëzit duhet të bëjnë është ta përhapin moralin e Kuranit, për këtë qëllim, ai bëri një numër rekomandimesh.

Bediüzzaman Said Nursi
Bediüzzaman Said Nursi

Në kohën kur jetoi Bediuzzamani, bota po përjetonte ndryshime radikale. Lufta e Parë Botërore pat një ndikim të veçantë në jetën e tij. Gjatë Luftës, ai kishte udhëhequr forcat ushtarake Otomane në Frontin e Kaukazit kundër Rusëve që po invadonin për çka ishte dekoruar më vonë me Medalje Lufte. Ai ishte burgosur në Mars të vitit 1916 dhe ishte mbajtur dy vjet në Rusi. Në fillim të vitit 1918, ai iku nga burgu dhe u kthye në Stamboll përmes Varshavës, Berlinit dhe Vjenës.

Kështu ai ishte në rreshtin e parë për të qenë dëshmitar i kolapsit të Perandorisë Otomane dhe themelimit të Republikës Turke. Ai po ashtu pa se si Revolucioni Rus solli në fuqi Komunizmin, konfliktin në mes të fuqive të mëdha Evropiane dhe vështirësitë që i shkaktuan Republikës Turke të dy Luftërat Botërore. Siç mund të shihet në shkrimet e tij, ai bëri një analizë të hollësishme të gjithë këtyre ngjarjeve, duke vlerësuar të gjitha zhvillimet politike në dritën e vargjeve të Kuranit. Ai gjithmonë theksonte se si një shoqëri që ia kthen shpinën fesë do të përjetojë humbje të madhe dhe se vetëm nëse Myslimanët do t'i bashkonin forcat do të mund të arrinin sukses të madh kundër ideologjive ateiste.

Bediuzzamani e dinte se terrori dhe anarkia do të shfaqeshin në kohën e tij dhe më vonë. Prandaj, ai u mundua t'i njoftonte njerëzit për një numër të mundshëm zgjidhjesh për këto probleme të tmerrshme. Në fjalët e tij: "... Religjioni e dënon me forcë konfliktin dhe anarkinë. Anarkia nuk njeh kurrfarë të drejtash. Ajo e shëndrron moralin njerëzor dhe veprat e qytetërimit në moral kafshësh, "51 Kjo ishte shprehja më e mirë e mundshme e pikëpamjeve Islamike për terrorin dhe dhunën, të cilën Bediuzzamani e kaloi tërë jetën e tij duke e shpjeguar. Siç ka thënë njëherë: "Durimi dhe qëndresa për t'i dhënë fund anarkisë dhe për të mbajtur rendin publik janë të domosdoshme, me sinqeritet të plotë në shërbim të besimit. Prandaj unë jam plotësisht i kënaqur të flijoj reputacionin tim për këtë qëllim." 52 Ai theksoi se në luftën kundër anarkisë dhe terrorit – luftë që kërkoi durim dhe qëndresë – besimtarët bartën një përgjegjësi të madhe.

Përvoja dhe fjalët e tij udhëzuese kanë vlerë të madhe sot. Duhet të marrim parasysh me kujdes çdo thënie të këtij individi të admirueshëm, i cili kaloi jetën e tij duke u përpjekur të ndërtoj një botë me dashurisë dhe mençuri, të bazuar në parimet morale të Kuranit.

Vetëm Me Anë Të Dashurisë, Bediuzzamani Gjithnjë Thoshte, Mund T'i Shkaktohet Disfatë Terrorizmit

Aspekti i thënieve të tij që vlen të përmendet më së tepërmi është rëndësia që ai i jap dashurisë dhe jetës njerëzore, i frymëzuar nga morali i Kuranit. Siç ka thënë njëherë:

Mësimi i vërtetë nga Kurani është ky: Nëse në një shtëpi janë dhjetë njerëz të pafajshëm dhe një përbindësh... a është e lejueshme të digjet ajo shtëpi... edhe pse parimet morale të Kuranit e ndalojnë një gjë të tillë... (të) shkatërrosh dhjetë njerëz të pafajshëm për shkak të një përbindëshi? A nuk do të ishte djegia e asaj shtëpie pabesia dhe mizoria më e madhe e mundshme? ... morali i Kuranit ndalon rrezikimin e jetëve apo dëmtimin e 90 përqind të njerëzve të pafajshëm për shkak të 10 përqindëshit të përbindëshave që e kërcënojnë sigurinë. Duhet të jemi të vetëdijshëm se feja na obligon që të ruajmë sigurinë dhe të veprojnë në përputhje me këtë mësim nga Kurani... 53

Me këto fjalë, Bediuzzamani zbuloi rëndësinë e madhe të jetës njerëzore, se çdo sakrificë e mundshme duhet bërë për të shpëtuar jetën e një individi të vetëm, se veprimi i të kundërtës do të thotë mizori e vërtetë. Myslimanët duhet të punojnë për të vendosur paqen dhe sigurinë. Pasi që kjo përgjegjësi është urdhër prej Zotit, besimtarët përdorin të gjitha mjetet që kanë në disponim për të ndihmuar përhapjen e moralit të fesë. Aty ku terrori dhe anarkia bëhen kamxhikë të llahtarshëm, një mjedis ku jetohet sipas moralit Islamik i ngjason parajsës. Bediuzzamani ka thënë po këtë në një numër deklaratash:

Nëse një Mysliman largohet nga një shoqëri Myslimane, largohet nga feja dhe bëhet anarkist dhe ka ndikim helmues në shoqëri. Sepse anarkia nuk njeh të drejta dhe e shëndrron natyrën e vërtetë të njerëzimit në moralin e kafshëve të egra. 54

Një Mysliman i vërtetë, një besimtar i sinqertë, kurrë nuk përkrah anarkinë dhe të keqen... feja ashpër e dënon konfliktin dhe anarkinë. Pasi që anarkia nuk njeh kurrfarë të drejta dhe e shëndrron natyrën e vërtetë të njerëzimit dhe veprat e qytetërimit në moralin e kafshëve të egra. 55

Ai e bëri të qartë se komunikimi i moralit të fesë do të hapte një dialog madhështor, madje edhe në zemrat e njerëzve jo tolerant, të pakompromis dhe agresiv. Dashuria e Zotit do të largonte njerëzit prej të gjitha formave të tiranisë. Ai theksoi se detyra e çdo Myslimani është që të rrëfejë bukuritë e fesë dhe të vërtetat e Kuranit, në mënyrë që të mbjellë atë dashuri në zemrat e njerëzve. Bediuzzamani në një rast theksoi se Risale-i Nur i tij ("Letrat e Dritës", një përmbledhje e të gjitha shkrimeve të tij) plotësuan këtë funksion:

Po, Risale-i Nur dhe besimi i mbështetur në të vërtetën dhe në fakte dhe të vërtetat e Kuranit, shpjegon dhe sqaron çështjet në mënyrë të përshtatshme për kohërat dhe në atë mënyrë që shoqëria të mund t'i pranoj ato, ka bërë që me miliona njerëz të ekzaminojnë besimin dhe fenë, ka zgjuar dashurinë Islamike dhe dialogun në shpirtrat e tyre dhe ka ndërtuar një mur kundër ateizmit dhe amoralitetit, shenjave të anarkisë. Po, bashkimi i idealit dhe qëllimit të shenjtë e formojnë një forcë të pathyeshme, një mur të pakalueshëm, një fuqi shpirtërore në shpirtrat, zemrat dhe mendjet e njerëzve. 56

Rëndësia E Moralit Të Kuranit Në Rastin Kundër Terrorit

golden age

Në çdo rast, Bediuzzamani ua përkujtoi njerëzve se në luftën kundër terrorit dhe anarkisë, arma më e rëndësishme ishte përhapja e moralit fetar. Siç komentoi ai:

Qytetet janë po ashtu shtëpi për banorët e tyre. Nëse besimi në ahiret nuk i udhëheq pjesëtarët e asaj familjeje të madhe, veset si keqdashja, interesi personal, pretendimet e rrejshme, egoizmi, shtirja, hipokrizia, mitoja dhe mashtrimi do të mbisundojnë – duke ia zënë vendin sinqeritetit, përzemërsisë, mirësisë, përkushtimit, vetëflijimit, kërkimit të kënaqësisë së Zotit dhe shpërblimit të ahiretit, të cilat janë bazat e sjelljes dhe moralit të mirë. Anarkia dhe egërsia do të sundojnë me një rregull dhe njerëzi të cekët, duke e helmuar jetën e qytetit. Fëmijët do të bëhen ngatërrestar, rinia do të jepet pas pijeve alkoolike, të fuqishmit do të fillojnë tiraninë dhe të moshuarit do të fillojnë të qajnë. 57

Në shoqëritë të cilat ia kthejnë shpinën fesë, shfaqen mashtrimi, tirania, anarkia, dhuna dhe terrori. Virtytet si bashkëpunimi, flijimi dhe ndershmëria lihen anash. Njerëzit mendojnë vetëm për interesat e tyre personale, duke dëshiruar vetëm rehatinë e tyre dhe duke punuar vetëm për veten e tyre. Mirëpo, kur një shoqëri jeton në pajtim me fenë, atëherë bashkëpunimi, miqësia dhe vëllazëria mbisundojnë. Më vonë në po të njëjtën deklaratë, Bediuzzamani jap shembuj të përparësive që morali fetar mund t'ju sjell familjes dhe jetës shoqërore:

Ngjashëm, vendi është po ashtu një familje dhe atdheu, shtëpia e familjes kombëtare. Nëse mbisundon besimi në ahiret, atëherë respekti i vërtetë, dhembshuria e sinqertë, dashuria pa interes, ndihma reciproke, shërbimi i sinqertë dhe raportet shoqërore, bamirësia e sinqertë, mirësia, madhështia modeste dhe përsosmëria, të gjitha do të fillojnë të formohen. Ai u thotë fëmijëve të vet: "Mos u merrni me gjëra të kota; ekziston Xheneti (Parajsa) që duhet të fitohet!" dhe u mëson atyre vetëpërmbajtjen përmes udhëzimit në Kuran. Ai u thotë të rinjve: "Ekziston zjarri i Xhehenemit (Ferrit), hiqni dorë nga dehja juaj!" dhe ua kthjellon mendjet. Tiranëve u thotë: "Ekziston një vuajtje e tmerrshme, do ta pësoni keq!" dhe i bën ata që t'i përkulen drejtësisë. Të moshuarve, u thotë: "Në ahiret ju pret një lumturi e përjetshme, shumë më e madhe se lumturia që keni humbur këtu, dhe rinia e pavdekshme, përpiquni t'i fitoni ato!" Lotët e tyre i shëndrron në të qeshura. Në çdo grup i shfaq efektet e mbara, të veçanta dhe universale, dhe i ndriçon ata. Sociologët dhe moralistët, të cilëve ju intereson jeta shoqërore e njerëzimit, duhet t'i kushtojnë vëmendje të posaçme kësaj. Në qoftë se krahasohen me mijëra dobi dhe përparësi tjera të besimit me pesë apo gjashtë të cilat i kemi përmendur tërthorazi, do të kuptohet se vetëm besimi është mënyra për të arritur lumturinë në këtë botë dhe në botën tjetër dhe në jetët e të dy botëve. 58

Siç sugjerojnë këta shembuj, me të jetuar të njerëzve sipas moralit fetar, është gjë e lehtë që ata të këshillohen, t'ju ndalohet atyre që të bëjnë gjëra të liga dhe të kthehen në rrugën e drejtë. Bediuzzamani shpeshherë thoshte se terrori dhe anarkia do të mund të shkatërroheshin vetëm nëse njerëzit jetojnë sipas parimeve morale të Kuranit – duke porositur dashurinë, tolerancën, paqen, faljen, dhembshurinë dhe mëshirën, duke iu kundërvënë të gjitha formave të së keqes dhe ligësisë. Këto fjalë të thirrjes së tij drejtuar Myslimanëve për të përqafuar të vërtetat e Kuranit, duke theksuar përsëri se vetëm mbisundimi i fesë mund t'i jap fund anarkisë në botë.

Zgjidhja e vetme ndaj rrënimit dhe shkatërrimit të shkaktuar nga anarkia, që kërcënon dhe që ka sjellë fatkeqësi të tmerrshme mbi njerëzimin, janë të vërtetat e amshueshme dhe të pafund të një feje të shenjtë dhe hyjnore. 59

Bediuzzamani shpeshherë theksonte se morali i Kuranit dhe interpretimi i tij në Risale-i Nur dhanë një kontribut të madh në eliminimin e terrorit dhe anarkisë dhe do të vazhdojnë të kontribuojnë edhe në të ardhmen. Çdo përpjekje për të shpjeguar moralin e Kuranit dhe për t'i ftuar njerëzit në rrugën e drejtë të Islamit ndihmon në përmbushjen e kësaj detyre dhe luan një rol të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit. Bediuzzamani tërhoqi vëmendjen ndaj rëndësisë që ka kjo: Risale-i Nur pa dyshim nuk ka kurrfarë lidhje me politikë. Por pasi që ka rrënuar mosbesimin e plotë, ai asgjëson dhe refuzon anarkinë, e cila mbështet mosbesimin e plotë dhe despotizmin absolut që i zë frymën. 60

Në një deklaratë tjetër, ai shpreh disa elemente të domosdoshme për të hequr qafe anarkinë: "Respekti, dhembshuria, ndalimi nga mëkatet, siguria, heqja dorë nga shkelja e ligjeve dhe bindja ndaj autoritetit."61 Më vonë në të njëjtën deklaratë, ai përshkruan mënyrën se si Risale-i Nur përmbush detyrat që ata kanë marr përsipër:

Kur Risale-i Nur vështron jetën e shoqërisë, vendos dhe forcon këto pesë parime në një mënyrë të fuqishme dhe të shenjtë dhe ruan gur themelin e rendit publik... Gjatë njëzet viteve të fundit, "Risale-i Nur" ka shëndrruar njëqind mijë njerëz në pjesëtar të padëmshëm, të dobishëm të këtij kombi dhe vendi. 62

Arti, Mençuria Dhe Njëzëshmëria E Qëllimit

Në veprat e tij, Bediuzzaman Said Nursi ofron një përshkrim të hollësishëm të formës që duhet të marr lufta kundër terrorit, ateizmit, anarkisë dhe problemeve të Botës Islamike. "Armiqtë tonë janë mosdija, varfëria dhe konflikti i brendshëm. Ne do t'i luftojmë këta tre armiq me armët e dijes, aftësisë dhe njëzëshmërisë së qëllimit."63 Këto fjalë jetike tërheqin vëmendjen ndaj tri rreziqeve më kërcënuese: mosdija, varfëria dhe konflikti.

Është me rëndësi të madhe të paralajmërohen njerëzit për të parën prej këtyre, mosdijen. Në botën e sotme Islamike, shumica e madhe ka njëfarë dijenie për fenë dhe besimin në Zot. Mirëpo rrallëherë kjo e njëjta shumicë e ekzaminon fenë dhe vlerat shpirtërore. Pasi që dijenia e tyre është përgjithësisht sipërfaqësore dhe e fituar nga dora e dytë, është e pamundur ta bartin moralin e vërtetë të fesë, në kuptimin e tij të vërtetë, në jetë. Prandaj është thelbësore, të hiqet kjo mungesë e dijes.

mosque

Skamja e botës Myslimane është rreziku i dytë që përmend Bediuzzamani. Skamja ua ndalon njerëzve që të kenë shkollim të duhur dhe kështu ushqen mosdijen. Ajo po ashtu bën që Myslimanët të ndihen të dobët dhe në këtë mënyrë ushqen zhgënjimin dhe radikalizmin. Rreziku i tretë është konflikti i brendshëm për aq shumë çështje në botën Myslimane. Kur palët nuk mund të arrijnë kurrfarë marrëveshje lidhur me vlerat themelore, debati i tyre për idetë zakonisht degjeneron në armiqësi, konflikte dhe madje edhe luftëra qytetare. Toleranca dhe respekti i dyanshëm nuk janë vetëm domosdoshmëri ndër-qytetëruese por po ashtu domosdoshmëri brenda-qytetëruese.

Por e vërteta është se një qëndrim dobiprurës mund të zgjidhë këto probleme dhe konflikte. Udhët e arsyes dhe ndërgjegjes janë një dhe të njëjta. Për atë arsye, e vërteta duhet të deklarohet botërisht, përballë kaosit dhe mosmarrëveshjes që konflikti sjellë me vete. Bediuzzamani gjithashtu theksoi masat që duhet ndërmarr kundër këtyre tri rreziqeve.

E para prej këtyre, arti, zë një vend të rëndësishëm dhe nënkupton shumë gjëra: Së pari, që njerëzit duhet të mësohen ta kuptojnë bukurinë dhe estetikën. Këto mirësi prej Zotit do t'i largojnë shpirtrat njerëzor nga dhuna shtazarake. Dija se arti është një mirësi e dhuruar nga Zoti dhe falënderimi për këtë rrit forcën shpirtërore të njerëzve. Për këtë arsye, është më se e rëndësishme të shfaqet gjithë bukuria e artit të Zotit gjithandej rreth nesh. Artistët duhet të veprojnë në pajtim me këtë dijeni, dhe të devotshmit duhet t'i drejtohen artit me këtë vetëdije të njëjtë. Çdo shpjegim i moralit të fesë duhet të bart në mendje vlera artistike. Është tejet e rëndësishme që të demonstrohet kuptimi i lartë artistik i të devotshmëve në të gjitha veprat e shkruara, me piktura me ngjyra, gjuhë të thjeshtë dhe të qartë dhe botim të kualitetit të lartë.

Urtësia e mishëruar në fjalën e shkruar është po ashtu një formë arti. Fjalët e përdorura, shembujt e përdorur dhe mënyrat e mrekullueshme, efikase të shprehjes të gjitha përbëjnë përshtypje shumë të rëndësishme në lexuesin. Kur është fjala për shpjegimin e bukurive të fesë, mënyrat e thjeshta të shprehjes – në kundërshtim me metodat e paqarta, konfuze dhe të errëta – e bëjnë shumë më të lehtë që të perceptohet e vërteta dhe të kuptohet ajo.

"Mençuria" për të cilën bën fjalë Bediuzzamani nënkupton zotërimin e dijes. Myslimanët duhet të jenë zotërues të dijenisë në kohën në të cilën ata jetojnë. Kjo, natyrisht përfshin shkencën dhe shkencat shoqërore. Pasi që një Mysliman është përfaqësues tokësor i fesë që Zoti ka zgjedhur për Njeriun, ai duhet të jetë i përgatitur mirë në shkenca, kultura, mendimin dhe teknologjinë e kohës së tij, si edhe të jetë i aftë ta përdor atë dijeni në mënyrë efikase.

Metoda e fundit që rekomandon Bediuzzamani, njëzëshmëria e qëllimit, duhet të shkaktohet nga secili Mysliman i cili dëshiron të arrij sigurinë dhe mirëqenien dhe të shoh botën Islamike duke përparuar përsëri. Historia dëshmon se bashkimi dhe harmonia në botën Islamike gjithmonë kanë sjellë sukses. Epoka e artë e Profetit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe e kalifëve të parë, perandoria e Abasidit, perandoria e Saladinit apo Perandoria Otomane, të gjithë këta shembuj tregojnë se bashkimi midis vet Myslimanëve krijoi shtete të fuqishme dhe fitimtare, mirëpo të drejta dhe tolerante. Në kohë trazirash, si Myslimanët ashtu edhe jo Myslimanët kanë pësuar.

Pra, një ringjallje e botës Islamike varet nga bashkimi i Myslimanëve në mbarë globin, që i kalon konfliktet etnike, sektariane apo shoqërore. Me t'u arritur kjo, formimi i një uniteti politik – në lidhje me një Union Islamik – do të jetë pranë/afër po ashtu. Një Union i tillë do të zgjidhë konfliktet si në mesin e vet Myslimanëve ashtu edhe midis Myslimanëve dhe jo-Myslimanëve, do të shërojë elementet radikale në botën Islamike me anë të edukimit dhe bindjes dhe do të vendos raporte të mira midis qytetërimit Islamik dhe qytetërimeve tjera.

 

Footnotes

51. Bediuzzaman Said Nursi, Tarihce-i Hayat, Isparta Hayati,p.2216
52. Bediuzzaman Said Nursi, Emirdag Lahikasi, 2 cilt, p. 200
53. Bediuzzaman Said Nursi, Tarihce-i Hayat, Isparta Hayati, p.2216
54. Bediuzzaman Said Nursi, Emirdag Lahikasi 2, p. 159
55. Bediuzzaman Said Nursi, Tarihce-i Hayat, Isparta Hayati, p.2216
56. Bediuzzaman Said Nursi, Bediuzzaman Cevap Veriyor, pp. 9-10
57. Beduizzaman Said Nursi, Risale-i Nur Collections, Rays, 11.rays
58. Beduizzaman, Said Nursi, Risale-i Nur Collections, Rays, 11. Rays
59. Bediuzzaman Said Nursi, Barla Lâhikasi - Takdim, p.1412
60. Beduizzaman Said Nursi, Risale-i Nur Collections, Rays, 12. Rays
61. Beduizzaman Said Nursi, Risale-i Nur Collections, Rays, 14. Rays
62. Beduizzaman, Said Nursi, Risale-i Nur Collections, Rays, 14. Rays
63. Bediuzzaman Said Nursi, Risale-i Nur Kulliyati II, Divan-i Harbi Orfi, Nesil Yayinlari, p. 1921

 

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Hyrje
  • Taksa E Përgjakshme E Terrorit
  • Ideologjitë Ateiste Dhe Ngritja E Terrorizmit
  • Vetëm Dashuria Mund T'i Shkaktojë Disfatë Terrorizmit
  • Thirrja Për Paqe, Tolerancë Dhe Moral Të Duhur/Të Vërtetë Në Dhiatën E Vjetër Dhe Dhiatën E Re
  • Morali Fisnik I Profetit Muhammed (savs)
  • Zgjidhjet Për Terrorin Dhe Anarkinë, Nga Beduizzaman Said Nursi
  • Përfundim