Thirrja Për Paqe, Tolerancë Dhe Moral Të Duhur/Të Vërtetë Në Dhiatën E Vjetër Dhe Dhiatën E Re
Pjesa e mëparshme u mor me thirrjet që Kurani u bën njerëzve për të jetuar në dashuri dhe siguri, që e vë theksin në faktin se Islami është fe e paqes. Sikurse fetë tjera hyjnore, Islami sugjeron një model të shoqërisë së njerëzve të mëshirshëm, të pjekur, të matur, të butë, fisnik, të mirë, dashamirës, besnik, të kuptueshëm, falës dhe tolerant të cilët i shmangen luftimit dhe konfliktit. Ai po ashtu i urdhëron besimtarët të përpiqen që ta vënë në jetë një shoqëri të tillë.
Librat hyjnor të shpallur para Kuranit mund t'u jenë nënshtruar një numri shtrembërimesh, por ato ende përmbajnë pjesë që përputhen me të. Këta libra janë Tevrati dhe Ungjijtë. Sot, edhe pse të përziera me fjalët e njerëzve dhe kështu të shtrembëruara, ato përbëjnë bërthamën e asaj që quhet Bibël. Dy pjesët themelore të Biblës, Dhiata e vjetër dhe Dhiata e re e , bazohen në Tevrat dhe Ungjijtë në mënyrë relative, duke përfshirë shumë libra të tjerë dhe letra. Si Dhiata e vjetër ashtu edhe ajo e re mbështesin dashurinë, paqen dhe tolerancën, dhe po ashtu e ndalojnë terrorin dhe shtypjen/tiraninë. Në këtë pjesë, do të flasim për atë se si Çifutët dhe të Krishterët nga mbarë bota duhet të ndërmarrin veprime në dritën e këtyre urdhrave për t'iu kundërvënë terrorizmit.
Dhiata e vjetër përbëhet nga pesë libra që përfshijnë Tevratin që i është dhënë Profetit Musa (paqja qoftë mbi të), Librin e Psalmeve dhe shkrime tjera nga profetët Çifut dhe tregimet për jetët e tyre. Çifutët besojnë në Dhiatën e vjetër. Të krishterët besojnë po ashtu në Dhiatën e re, përveç Dhiatës së vjetër, e cila përbëhet prej katër ungjijve, Veprat e Apostujve pas vdekjes së Jezuit (Isait, as), dhe një numër letrash. Mirëpo, sipas Kuranit, librat hyjnor të Biblës u shtrembëruan pasi që iu shpallën njerëzimit. Kjo nënkupton se të dyja Dhiata e vjetër dhe Dhiata e re nuk janë më fjalë e paprishur e Zotit. Ne duhet t'i konsiderojmë ato si libra që përmbajnë elemente hyjnore që përputhen me Kuranin, por gjithashtu edhe gabime të ndryshme njerëzore. Prandaj, kur i shfrytëzojmë/i fusim në përdorim Dhiatën e vjetër dhe Dhiatën e re, duhet ta kemi parasysh nëse përmbajtjet e tyre janë në harmoni me Kuranin.
Thëniet Nga Dhiata E Vjetër Që E Gjykojnë Terrorin Dhe Përkrahin Dashurinë Dhe Paqen
Kërkoni të mirën dhe jo të keqen, që të rroni, dhe kështu Zoti, Perëndia i ushtrive, do të jetë me ju, ashtu si thoni ju.Urreni të keqen, dashuroni të mirën ...
(Amos 5: 14-15)
Siç u theksua/vu në pah më herët, librat hyjnor të zbritur nga Zoti për të udhëzuar robërit e Tij përshkruajnë një shoqëri ideale përplot dashuri, paqe, tolerancë dhe drejtësi. Në Kuran, për shembull, Zoti përshkruan Tevratin që iu shpalli Çifutëve si udhëzim:
Ne e zbritëm Tevratin, në të cilin është udhëzimi i drejtë dhe drita. Sipas tij gjykuan ndaj atyre që ishin jehudi, pejgamberët që ishin të bindur, gjykuan edhe dijetarët e devotshëm e paria fetare, ngase ishin të obliguar ta ruanin librin e Allahut dhe ishin mbrojtës të tij... (5:44)
Sot, mund të gjejmë pjesë të urdhrave hyjnor të Tevratit në Dhiatën e vjetër, që i udhëzojnë njerëzit t'i shmangen të keqes, tiranisë, vjedhjes, korrupsionit, të pavërtetës dhe mizorisë dhe të shfaqin moral të vërtetë. Në fakt, Zoti thotë në Kuran se:
Ai (All-llahu) tha: "O Musa, Unë të gradova ty mbi njerëzit me shpalljen Time dhe me të folurit tim. Merr atë që të dhashë dhe bëhu mirënjohës. Dhe i përshkruan atij në pllaka çdo gjë (që i nevojitej), si këshillim dhe sqarim për secilin send. "Merri këto me seriozitet dhe urdhëroje popullin tënd që t'i përvetësojë më të mirat e tyre (dispozitat me shpërblim më të madh). Unë do t'ua tregoj vendbanimin mëkatarëve. (7:144-145)
Të Gjitha Format E Dhunës Dhe Tiranisë Janë Të Ndaluara
Dhiata e vjetër përshkruan në mënyrë të konsiderueshme fatin që i pret ata të cilët bëjnë mëkate dhe duan ta përhapin të keqen dhe i paralajmëron njerëzit që të mos pasojnë atë rrugë. Xhindosja dhe dëmtimi i tjerëve, duke u përpjekur që t'i largojnë ata nga rruga e drejtë, gjakderdhja dhe grindja të gjitha përshkruhen si mënyra të sjelljes me të cilat Zoti nuk është i kënaqur, të cilat Ai i ka ndaluar. Ai i dënon të gjithë ata që ndjekin rrugën e së keqes dhe shtypjes, duke shpallur se të tillët kurrë nduk do të jenë të shpëtuar. Disa tregime të Dhiatës së vjetër e vënë këtë në pah:
Simeoni dhe Levi janë vëllezër; shpatat e tyre janë vegla dhune. Mos hyftë shpirti im në mendjen e tyre, lavdia ime mos u bashkoftë me kuvendin e tyre! Sepse në mërinë e tyre kanë vrarë njerëz, në kryeneçësinë e tyre u kanë prerë leqet e këmbëve demave. Mallkuar qoftë mëria e tyre, sepse ka qenë e egër, dhe tërbimi i tyre sepse ka qenë mizor! Unë do t`i ndaj te Jakobi dhe do t`i shpërndaj te Izraeli. (Genesis 49, 5-7)
Por të pabesët janë si deti i trazuar, që nuk mund të qetësohet dhe ujërat e të cilit vjellin llucë dhe baltë. "Nuk ka paqe për të pabesët", thotë Perëndia im. (Isaia 57: 20-21)
Dëgjoni fjalën e Zotit, o bij të Izraelit, sepse Zoti ka një konflikt me banorët e vendit: "Nuk ka në fakt as sinqeritet, as mëshirë dhe as njohje të Perëndisë në vend. Nuk bëhet tjetër përveç shpërbetimeve, gënjeshtrave, vrasjeve, vjedhjeve, shkeljeve të kurorës, shkeljeve të çdo kufizimi dhe derdhet gjak mbi gjak. Për këtë shkak vendi do të jetë në zi dhe tërë banorët e tij do të vuajnë, bashkë me kafshët e fushës dhe me shpendët e qiellit; madje edhe peshqit e detit do të eliminohen. Megjithatë askush të mos kundërshtojë, askush të mos qortojë tjetrin, sepse populli yt është si ai që grindet me priftin. (Osea 4: 1-4)
Galaadi është një qytet keqbërësish dhe i përlyer me gjak. Ashtu si bandat e cubave rrinë në pritë për një njeri, kështu një turmë priftërinjsh masakron në rrugën e Sikemit, kryen gjëra të kobshme. (Osea 6: 8-9)
Njeriu i mëshirshëm i bën të mirë vetes, kurse njeriu mizor mundon mishin e tij. I pabesi realizon një fitim të rremë, por ai që mbjell drejtësi do të ketë një shpërblim të sigurt Ashtu si drejtësia të çon në jetë, kështu ai që shkon pas të keqes gjen vdekjen Të çoroditurit nga zemra janë të neveritur për Zotin, por ata që janë të ndershëm në sjelljen e tyre pëlqehen nga Edhe kur i shtrëngon dorën një tjetri për një besëlidhje, njeriu i keq nuk do të mbetet i pandëshkuar, por pasardhësit e të drejtëve do të shpëtojnë. (Fjalët e urta 11: 17-21)
He has sent down the Book to you with truth, confirming what was there before it. And He sent down the Torah and the Gospel, previously, as guidance for mankind, and He has sent down the Furqan. Those who reject Allah's Signs will have a terrible punishment. Allah is Almighty, Exactor of Revenge. (Surah Al'Imran: 3-4) |
Njeriu i keq kurdis të keqen dhe mbi buzët e tij ka si një zjarr të ndezur. Njeriu i çoroditur mbjell grindje dhe ai që shpif përçan miqtë më të mirë. Njeriu i dhunës e josh shokun e vet dhe e çon nëpër një rrugë jo të mirë. Kush mbyll sytë për të kurdisur gjëra të këqija, kafshon buzët kur shkakton të keqen. Flokët e bardha janë një kurorë lavdie; atë e gjejmë në rrugën e drejtësisë. Kush nuk zemërohet shpejt vlen më tepër se një luftëtar i fortë, dhe ai që e urdhëron frymën e tij vlen më tepër se ai që mposht një qytet. (Fjalët e urta 16: 27-32)
Zoti u rri larg të pabesëve, por dëgjon lutjet e të drejtëve. (Fjalët e urta 15: 29)
Dhiata e vjetër përshkruan në mënyrë të konsiderueshme veprat e njerëzve të cilët bën keq dhe u sollën me tirani, duke e bërë të qartë se të ligët do të fitojnë atë që meritojnë. Por ajo po ashtu thotë se ata të cilët pendohen do të pranohen si të mirë, nëse veprojnë në përputhje me fenë e Zotit:
Në rast se i pabesi largohet nga të gjitha mëkatet që kryente, në rast se respekton të gjitha statutet e mija dhe zbaton barazinë dhe drejtësinë, ai me siguri ka për të jetuar; nuk ka për të vdekur. Asnjë nga shkelje që ka kryer nuk do t`i kujtohet atij; ai do të jetojë për shkak të drejtësisë që zbaton. A ndjej vallë gëzim nga vdekja e të pabesit?", thotë Zoti, Zoti, "apo përkundrazi që ai të kthehet nga rrugët e tij dhe të jetojë? Por në rast se i drejti largohet nga drejtësia e tij dhe kryen paudhësinë dhe imiton tërë gjërat e neveritshme që kryen i pabesi, a do të jetojë vallë ai? Në rast se tërë drejtësia që ka bërë nuk do të kujtohet më; për shkeljen që ka kryer dhe mëkatin që ka bërë, ai ka për të vdekur, për shkak të tyre. Megjithatë ju thoni: "Rruga e Zotit nuk është e drejtë". Dëgjoni tani, o shtëpi e Izraelit: është pikërisht rruga ime që nuk është e drejtë ose janë më tepër rrugët tuaja që nuk janë të drejta? Në rast se i drejti largohet nga drejtësia e tij dhe kryen paudhësi dhe për këtë shkak vdes, ai vdes nga paudhësia që ka kryer. Përkundrazi, në se i pabesi largohet nga pabesia që ndiqte dhe zbaton barazinë dhe drejtësinë, ai do ta shpëtojë shpirtin e tij. Duke qenë se ka marrë parasysh të largohet nga të gjitha shkeljet që kryente, ai ka për të jetuar me siguri; nuk ka për të vdekur. Megjithatë shtëpia e Izraelit thotë: "Rruga e Zotit nuk është e drejtë". A janë pikërisht rrugët e mia që nuk janë të drejta, o shtëpi e Izraelit, janë më tepër rrugët tuaja që nuk janë të drejta? Prandaj do ta gjykoj secilin prej jush sipas rrugëve të tij, o shtëpi e Izraelit", thotë Zoti, Zoti. "Pendohuni dhe braktisni tërë shkeljet tuaja, kështu paudhësia nuk do të jetë më për ju shkak shkatërrimi. Flakni larg jush tërë shkeljet tuaja që keni kryer dhe bëjini vetes një zemër të re dhe një shpirt të ri. Pse vallë doni të vdisni, o shtëpi e Izraelit? Unë në fakt nuk ndjej asnjë kënaqësi me vdekjen e atij që vdes" thotë Zoti, Zoti. "Ndërroni rrugë, pra, dhe do të jetoni". (Ezekieli 18: 21-32)
... Kështu thotë Zoti: "Ja, unë kam përgatitur kundër jush të keqen dhe një plan kundër jush. Tani le të heqë dorë secili nga e keqja." Por ata thonë: "Është e kotë; ne duam të ecim duke ndjekur mendimet tona dhe dëshirojmë të veprojmë sipas kryeneçësisë së zemrës sonë të keqe. " (Jeremia 18: 11-12)
"Mos u bëni si etërit tuaj, të cilëve profetët e së kaluarës u kanë shpallur, duke thënë: "Kështu thotë Zoti i ushtrive: Konvertojuni nga rrugët tuaja të këqija dhe nga veprat tuaja të këqija". Por ata nuk dëgjuan dhe nuk më kushtuan vëmendje", thotë Zoti. (Zakaria 1: 4)
Është E Ndaluar Të Dëmtohen Të Tjerët
Shumë urdhra të Dhiatës së vjetër ndalojnë që të tjerëve tu shkaktohet dëm, vrasjen, sundimin pa drejtësi apo sjelljen e padrejtë. Nuk do të vrasësh. Nuk do të shkelësh besnikërinë bashkëshortore. Nuk do të vjedhësh. Nuk do të bësh dëshmi të rreme kundër të afërmit tënd. Nuk do të dëshirosh shtëpinë e të afërmit tënd..." (Eksodi 20: 13-17)
Nuk do të bësh padrejtësi gjatë gjykimit ... as do të nderosh personat e fuqishëm; por do të gjykosh të afërmin tënd me drejtësi. Nuk do të shkosh e të sillesh duke shpifur nëpër popullin tënd, as do të mbash qëndrim kundër jetës të të afërmit tënd. Unë jam Zoti. Nuk do të urresh vëllanë tënd në zemrën tënde; qorto gjithashtu fqinjin tënd, por mos u ngarko me asnjë mëkat për shkak të tij. Nuk do të hakmerresh dhe nuk do të mbash mëri kundër bijve të popullit tënd, por do ta duash të afërmin tënd si veten tënde. Unë jam Zoti. (Levitiku 19: 15-18)
Me qëllim që të mos derdhet gjak i pafajshëm në mes të vendit që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi dhe ti të mos bëhesh fajtor për vrasje. (Ligji i Përtërirë 19: 10)
Çliro ata që i tërheqin drejt vdekjes dhe mbaji ata që po i çojnë në thertore. Po të thuash: "Ja, ne nuk e dinim", ai që peshon zemrat a nuk e shikon? Ai që ruan shpirtin tënd nuk e di vallë? Ai do t`i japë secilit sipas veprave të tij. (Fjalët e urta 24: 11-12)
Të Jesh I Mirë Ndaj Të Tjerëve
Just like Christians and Muslims, Jews have a duty to behave well towards others and to do good.
Dhiata e vjetër përmban një numër thëniesh që urdhërojnë vëllazërinë dhe dashurinë, flijimin dhe përuljen. Mu sikurse Myslimanët, Çifutët dhe të Krishterët janë urdhëruar të sillen mirë me të tjerët, të bëjnë vepra të mira, kurrë të mos devijojnë nga rruga e drejtësisë dhe të kenë sjellje të butë, të jenë tolerant dhe falës. Disa shembuj përfshijnë:
Mbillni për vete sipas drejtësisë, korrni sipas dhembshurisë, lëroni arën tuaj të lënë djerrë, sepse është koha për të kërkuar Zotin, derisa ai të vijë dhe përhapë mbi ju drejtësinë. Ju keni lëruar ligësinë, keni korrur paudhësinë, keni ngrënë frytin e gënjeshtrës. Duke qenë se ti u ke besuar rrugëve të tua, në turmën e trimave të tu, (Osea 10: 12-13)
Ata e urrejnë atë që i qorton te porta dhe kanë neveri për ata që flasin me ndershmëri. Pastaj, duke qenë se keni shtypur të varfrin dhe kërkoni prej tij taksa në grurë, megjithëse keni ndërtuar shtëpi prej guri të palatuar, nuk do të banoni në to; keni mbjellë vreshta të mrekullueshme, por nuk do ta pini verën e tyre. Unë, pra, njoh sa të shumta janë shkeljet tuaja dhe sa të rënda janë mëkatet tuaja; ju shtypni të drejtin, pranoni dhurata dhe u bëni padrejtësi të varfërve në gjyq. Prandaj njeriu i matur në këtë kohë do të heshtë, sepse koha është e keqe. Kërkoni të mirën dhe jo të keqen, që të rroni, dhe kështu Zoti, Perëndia i ushtrive, do të jetë me ju, ashtu si thoni ju. Urreni të keqen, dashuroni të mirën dhe vendosni mirë drejtësinë në gjyq... (Amosi 5: 10-15)
Njerëzit Thirren Të Kenë Sjellje Të Mirë
O njeri, ai të ka bërë të njohur atë që është e mirë; dhe çfarë tjetër kërkon Zoti nga ti, përveç se të zbatosh drejtësinë, të duash mëshirën dhe të ecësh përulësisht me Perëndinë tënd? (Mikea 6: 8)
Deri kur do të gjykoni padrejtësisht dhe do të mbani anët e të pabesëve? (Sela) Mbroni të dobëtin dhe jetimin, sigurojini drejtësi të vuajturit dhe të varfrit. Çlironi të mjerin dhe nevojtarin; shpëtojeni nga dora e të pabesit. (Psalmet 82: 2-4)
Njerëzit e drejtë udhëhiqen nga ndershmëria, por ligësia e të pabesëve do t`i shkatërrojë këta. Pasuritë nuk sjellin dobi ditën e zemërimit, por drejtësia të shpëton nga vdekja. Drejtësia e njeriut të ndershëm i hap rrugën, por i pabesi bie për shkak të paudhësisë së tij. Drejtësia e njerëzve të drejtë i çliron këta, por njerëzit e pabesë do të kapen nga vetë ligësia e tyre. (Fjalët e urta 11: 3-6)
Dëshira e të drejtëve është vetëm e mira, por shpresa e të pabesëve është zemërimi. (Fjalët e urta 11: 23)
Kush kërkon me zell të mirën fiton dashamirësinë, por ai që kërkon të keqen, kjo do t`i bjerë mbi të. (Fjalët e urta 11: 27)
Rruga e të pabesit është një neveri për Zotin, por ai do atë që ndjek drejtësinë. (Fjalët e urta 15: 9)
Me mirësinë dhe me të vërtetën padrejtësia shlyhet, dhe me frikën e Zotit njeriu largohet nga e keqja. Kur Zotit i pëlqejnë rrugët e një njeriu, ai bën që edhe armiqtë e tij të bëjnë paqe me të. Më mirë të kesh pak me drejtësi, se sa të ardhura të mëdha pa drejtësi. (Fjalët e urta 16: 6-8)
Rruga kryesore e njerëzve të drejtë është të evitojnë të keqen... (Fjalët e urta 16: 17)
Mos i ki zili njerëzit e këqij dhe mos dëshiro të rrish me ta, sepse zemra e tyre mendon për grabitje dhe buzët e tyre thonë se do të bëjnë të keqen. (Fjalët e urta 24: 1-2)
O i pabesë, mos ngre kurthe kundër banesës së njeriut të drejtë, mos shkatërro vendin ku ai pushon, sepse i drejti bie shtatë herë dhe ngrihet, kurse të pabesët përmbysen në fatkeqësi. Kur armiku yt bie, mos u gëzo; kur është shtrirë për tokë, zemra jote të mos gëzohet, me qëllim që Zoti të mos shikojë dhe të mos i vijë keq, dhe të mos largojë prej tij zemërimin e vet. Mos u zemëro për shkak të atyre që bëjnë të keqen dhe mos i ki smirë të pabesët, sepse nuk do të ketë të ardhme për të keqin... (Fjalët e urta 24: 15-20)
Njeriu Urdhërohet Të Jetë Në Anën E Paqes
Mu sikurse Myslimanët, Çifutët dhe të Krishterët urdhërohen t'i shmangen luftës dhe në veçanti, të vendosin paqen. Libri Hristiyan Ahlaki (Morali i Krishterë) përshkruan sjelljen që duhet ta shfaq një i Krishterë, në pajtim me Dhiatën e vjetër dhe të re dhe përmbledh këtë pozitë me këto fjalë: "Konfliktet e përmendura në Librin e Shenjtë janë për qëllime vetëmbrojtëse."23 Është e ndaluar t'u shkaktohet dëm atyre që nuk luftojnë, si fëmijëve në rast lufte.
Sa filloi të ushtrojë një kontroll të rreptë mbi mbretërinë, ai i vrau shërbëtorët e tij që kishin vrarë të atin, mbretin; por nuk vrau bijtë e vrasësve, sipas asaj që është shkruar në librin e ligjit të Moisiut, në të cilin Zoti ka urdhëruar duke thënë: "Etërit nuk do të dënohen me vdekje për bijtë e tyre, as bijtë nuk do të vriten për etërit e tyre; secili do të dënohet me vdekje për mëkatin e vet". (2 i Mbretërve 14: 5-6)
Kur Të Mbisundojë Morali I Fesë, Sipas Dhiatës Së Vjetër
Whether you reveal a good act or keep it hidden, or pardon an evil act, Allah is Ever-Pardoning, All-Powerful. (Surat an-Nisa: 149) |
Në të njëjtën mënyrë sikurse Islami, Judaizmi dhe Krishterimi sugjerojnë një model shembullor për shoqërinë. Me besimin e tyre të fortë, moralin e drejtë dhe besnikërinë e përpiktë ndaj vargjeve të Tij, të dërguarit të cilët Zoti i dërgoi si udhërrëfyes për Njeriun janë shembujt më të mirë. Për këtë arsye, është më se e rëndësishme për besimtarët të përpiqen të përvetësojnë moralin e profetëve si të tyre dhe të jetojnë ngjashëm me ta. Po të mund të përhapet morali i vërtetë i fesë në mbarë njerëzimin, ambienti që do të rezultojë nga kjo do të jetë shumë i përafërt me parajsën. Në një shoqëri të tillë, ankthet e anarkisë dhe terrorit do të zhduken. Besnikëria e përpiktë ndaj urdhrave të Zotit, ata të cilët ia kanë frikën dhe besojnë në Të do t'ju shmangen energjikisht të gjitha formave të ligësisë dhe keqbërjes. Bota do të fillojë të mbushet me paqe dhe tolerancë, me njerëz të matur dhe të kuptueshëm. Dhiata e vjetër pasqyron me një numër shembujsh mënyrën e jetës, kur morali i fesë të mbisundojë:
Atëherë i drejti do të banojë në shkretëtirë dhe drejtësia do të banojë në pemishte. Pasojë e drejtësisë do të jetë paqja, rezultat i drejtësisë qetësia dhe siguria përjetë. Populli im do të banojë në një vend paqeje, në banesa të sigurta dhe në vende të qeta pushimi, (Isaia 32: 16-18)
Shkretëtira dhe toka e thatë do të gëzohen, vetmia do të gëzohet dhe do të lulëzojë si trëndafili; do të lulëzojë shumë dhe do të ngazëllojë me hare dhe britma gëzimi. Do t`u jepet lavdia e Libanit, madhështia e Karmelit dhe e Sharonit. Ata do të shohin lavdinë e Zotit, madhështinë e Perëndisë tonë. Forconi duart e dobësuara, bëjini të qëndrueshëm gjunjët e pasigurt! U thoni atyre që e kanë humbur zemrën: "Bëhuni të fortë, mos kini frikë!"... Atëherë do të hapen sytë e të verbërve dhe veshët e të shurdhëve; atëherë çalamani do të kërcejë si një dre dhe gjuha e memecit do të bërtasë nga gëzimi, sepse do të dalin ujëra në shkretëtirë dhe përrenj në vendin e vetmuar. (Isaia 35: 1-6)
Ai që ecën me drejtësi dhe flet drejt, ai që i përçmon fitimet e shtrembra, që lëviz duart për të mos pranuar dhurata, që i mbyll veshët për të mos dëgjuar të flitet për gjak dhe sytë për të mos parë të keqen, ai do të banojë në vende të larta, shkëmbinjtë e fortifikuar do të jenë streha e tij, buka e tij do t`i jepet, uji i tij do t`i sigurohet. (Isaia 33: 15-16)
... Të thyesh zinxhirët e ligësisë, të zgjidhësh verigat e zgjedhës, t`i lësh të lirë të shtypurit, të dërmosh çdo zgjedhë? A nuk konsiston vallë në ndarjen e bukës sate me atë që ka uri, në sjelljen në shtëpinë tënde të të varfrit pa strehë, në të veshurit e atij që është lakuriq, pa lënë pas dore ata që janë nga gjaku yt? Atëherë drita jote do të shpërthejë si agimi dhe shërimi yt do të mbijë menjëherë, drejtësia jote do të të pararendë dhe lavdia e Zotit do të jetë praparoja jote. Atëherë do të thërrasësh dhe Zoti do të të përgjigjet, do të bërtasësh dhe ai do të thotë: "Ja ku jam!". Në rast se ti heq dorë nga zgjedha, tregimi me gisht dhe të folurit mbrapsht, në rast se plotëson nevojat e të uriturit dhe ngop shpirtin e pikëlluar, atëherë drita jote do të lindë nga terri dhe terri yt do të jetë si mesdita. (Isaia 58: 6-10)
Këshillat E Dhiatës Së Re Për Një Botë Me Dashuri Dhe
"...Duaje Zotin, Perëndinë tënde me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde". Ky është urdhërimi i parë dhe i madhi. Dhe i dyti, i ngjashëm me këtë, është: "Duaje të afërmin tënd porsi vetveten".
(Mateu 22: 37-39)
Dhiata e re e krishterë po ashtu përmban shumë pjesë që e ndalojnë të keqen dhe shtypjen/tiraninë. Njerëzit thirren të jenë falës, paqësor, tolerant dhe që lëshojnë pe gjithmonë. Për këto arsye, Krishterimi pret prej njerëzve që të kenë mirëkuptim dhe të jenë të lumtur dhe të përmbahen nga konflikti. Të Krishterët të cilët veprojnë në përputhje me urdhrat e shpallura nga Profeti Jezus (paqja qoftë mbi të) dhe të cilët e pranojnë moralin e tij si të vetin përshkruhen me këto fjalë në Kuran (57:27):
Pastaj vazhduam pas tyre me të dërguarit Tonë, e pas tyre dërguam Isain të birin e Merjemes dhe atij i dhamë Inxhillin, e në zemrat e ithtarëve të tij dhuruam butësi e mëshirë... (57:27)
Në një ajet tjetër (5:82), Zoti thotë: Gjithqysh ti do të vëresh se jehuditë dhe ata që i përshkruan Zotit shok (idhujtarët) janë njerëzit me armiqësi të fortë kundër besimtarëve (kundër myslimanëve). Ndërsa do të vëresh se më të afërmit si miq për besimtarët thanë: "Ne jemi nesara-të krishterë". Këtë ngase prej tyre (të krishterëve) ka dijetarë (ulema) dhe të devotshëm, dhe se ata nuk janë kryeneçë, dhe i lavdëron të Krishterët të cilët i drejtohen Zotit me zemër të sinqertë.
Ky moral pozitiv i të Krishterëve bazohet në urdhrat në Bibël. Ata këshillohen që të keqen ta kthejnë me të mirë, t'i duan të afërmit e tyre në mënyrë të pakushtëzuar dhe t'ju ndihmojnë atyre që kanë nevojë në mënyrë të njëjtë. Në fakt, Dhiata e re përdor një fjalë të posaçme për "dashurinë e pakushtëzuar" që besimtarët e ndiejnë për Zotin tonë dhe për besimtarët. Një vepër që merret me Krishterimin pasqyron këtë gjendje me këto fjalë:
Fjala agape është përdorur 116 herë në 105 vargje të Dhiatës së re. Ajo është një formë shumë e lartë e dashurisë. Ndërmarrjet agape nënkuptojnë thjeshtë "Ndërmarrjet e dashurisë." Shërbesa jonë arrin tek ata të cilët kanë nevojë, dhe s'kanë mundësi për ta kthyer borxhin. 24 24
Një numër i fragmenteve nga Dhiata e re urdhëron njerëzit t'i shmangen të keqes dhe gjakderdhjes dhe i inkurajon ata të shfaqin moral të vërtetë.
Dashuria Dhe Dhembshuria E Pakushtëzuar
Jews, Christians and Muslims who live by the morality commanded by Allah can live together in peace and security. |
Po ju jap një urdhërim të ri: ta doni njëri-tjetrin; sikurse unë ju kam dashur, ashtu edhe ju ta doni njëri-tjetrin. (Gjon 13: 34)
Dashuria le të mos jetë me hipokrizi; urreni të keqen dhe ngjituni pas së mirës. Duani njeri tjetrin me dashuri vëllazërore; në nderim tregoni kujdes njeri me tjetrin. Mos u tregoni të përtuar në zell; jini të zjarrtë në frymë, shërbeni Perëndisë, të gëzuar në shpresë, të qëndrueshëm në shtrëngime, këmbëngulës në lutje; ndihmoni për nevojat e shenjtorëve, jini mikpritës. Bekoni ata që ju përndjekin, bekoni dhe mos mallkoni. (Romakët 12: 9-14)
Mos i kini asnjë detyrim askujt, përveç se ta doni njëri-tjetrin, sepse ai që e do tjetrin e tij e ka përmbushur ligjin. Sepse urdhërimet: "Mos shkel kurorë, mos vrajë, mos vidh, mos thua dëshmi të rreme, mos lakmo", dhe në pastë ndonjë urdhërim tjetër, përmblidhen në këtë fjalë: "Duaje të afërmin tënd porsi vetveten! ". Dashuria nuk i bën keq të afërmit; dashuria, pra, është përmbushja e ligjit. (Romakët 13: 8-10)
Dhe Zoti shtoftë dhe teproftë në dashurinë për njeri tjetrin dhe për të gjithë, ashtu si edhe ne ndaj jush, (1 e Thesalonikasve 3: 12)
Atëherë një nga skribët që e kishte dëgjuar diskutimin e tyre, duke kuptuar se ai u ishte përgjigjur mirë, iu afrua dhe e pyeti: "Cili është i pari i të gjithë urdhërimeve? ". Dhe Jezusi u përgjigj: ``Urdhërimi i parë i të gjithëve është: "Dëgjo, o Izrael: Zoti, Perëndia ynë, është i vetmi Zot", dhe: "Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë mendjen tënde e me gjithë forcën tënde!". Ky është i pari urdhërim. Dhe i dyti i ngjan këtij: "Duaje të afërmin tënd porsi vetveten". Nuk ka urdhërim tjetër më të madh se këta.
Atëherë skribi i tha: "Mirë, Mësues. The, sipas së vërtetës, se ka vetëm një Perëndi dhe s`ka asnjë tjetër përveç tij; dhe ta duash me gjithë zemër, me gjithë mendje, me gjithë shpirt dhe me gjithë forcë, dhe ta duash të afërmin porsi vetvetja vlen më tepër se sa gjithë holokaustet dhe flijimet". (Marku 12: 28-33)
Mbasi të pastroni shpirtrat tuaj me bindjen ndaj së vërtetës me anë të Frymës, për të pasur një dashuri vëllazërore pa hipokrizi, të doni fort njeri tjetrin me zemër të pastër, (1 e Pjetrit 1: 22)
Dhe më në fund jini të gjithë të një mendjeje, të dhembshur, plot dashuri vëllazërore, të mëshirshëm dhe dashamirës, pa e kthyer të keqen me të keqe ose fyerjen me fyerje, po, përkundrazi, bekoni, duke e ditur se për këtë u thirrët, që të trashëgoni bekimin. Sepse "kush don ta dojë jetën dhe të shohë ditë të mira, le ta ruajë gojën e tij nga e keqja dhe buzët e tij nga të folurit me mashtrim; (1 e Pjetrit 3: 8-10)
Dhe të keni para së gjithash një dashuri të madhe për njeri tjetrin, sepse "dashuria do të mbulojë një shumicë mëkatesh". Jini mikpritës njëri për tjetrin, pa murmuritje. Gjithsecili le ta vërë në shërbim të tjetrit dhuntinë që ka marrë, si kujdestarë të mirë të hirit të shumëfarshëm të Perëndisë. (1 e Pjetrit 4: 8-10)
Ta Duash Armikun Tënd
Ju keni dëgjuar se qe thënë: "Duaje të afërmin tënd dhe urreje armikun tënd". Por unë po ju them: "Duani armiqtë tuaj, bekoni ata që ju mallkojnë, u bëni të mirë atyre që ju urrejnë, dhe lutuni për ata që ju keqtrajtojnë dhe ju përndjekin, (Mateu 5: 43-44)
Por unë po ju them juve që më dëgjoni: ``T`i doni armiqtë tuaj; u bëni të mirë atyre që ju urrejnë. Bekoni ata që ju mallkojnë dhe lutuni për ata që ju keqtrajtojnë. Nëse dikush të bie në njërën faqe, ktheja edhe tjetrën; dhe atij që të merr mantelin, mos e pengo të të marrë edhe tunikën Jepi kujtdo që kërkon prej teje; dhe në se dikush merr gjënë tënde, mos kërko të ta kthejë. Por, ashtu siç dëshironi që t`ju bëjnë juve njerëzit, po ashtu bëni me ta. Por po t`i doni ata që ju duan, ç`meritë do të keni nga kjo? Sepse edhe mëkatarët i duan ata që i duan. Dhe në se u bëni të mirë atyre që ju bëjnë të mirë, çfarë merite do të keni nga kjo? Të njëjtën gjë bëjnë edhe mëkatarët. Dhe nëse u jepni hua atyre që shpresoni t`jua kthejnë, çfarë merite do të keni nga kjo? Edhe mëkatarët u japin hua mëkatarëve, që t`u kthehet aq sa dhanë. Por ju t`i doni armiqtë tuaj, bëni të mirë dhe jepni hua pa pasur shpresë për asgjë, dhe shpërblimi juaj do të jetë i madh... " (Luka 6: 27-35)
Një Moral I Vërtetë
The people of the Gospel should judge by what Allah sent down in it. Those who do not judge by what Allah has sent down, such people are deviators. (Surat al-Ma'ida: 47) |
"Lum ata që janë të mëshirshëm, sepse ata do të gjejnë mëshirë. Lum ata që janë të pastër në zemër, sepse ata do ta shohin Perëndinë. Lum ata që përpiqen për paqen... " (Mateu 5: 7-9)
"Mos gjykoni dhe nuk do të gjykoheni; mos dënoni dhe nuk do të dënoheni; falni dhe do të jeni të falur. Jepni dhe do t`ju jepet: një masë e mirë, e ngjeshur, e tundur, gufuese do t`ju derdhet në gji, sepse me atë masë që do të matni, do t`ju matet edhe juve gjithashtu. " (Luka 6: 37-38)
Po pse ti e shikon lëmishten në sy të vëllait tënd dhe nuk e sheh traun në syrin tënd? Ose, si mund t`i thuash vëllait tënd: "Vëlla, më lër të të heq lëmishten që ke në syrin tënd", kur ti vetë nuk e sheh traun në syrin tënd? O hipokrit, nxirre më parë traun nga syri yt dhe atëherë do të mund të shohësh mirë për të nxjerrë lëmishten nga syri i vëllait tënd. (Luka 6: 41-42)
Pra, si të zgjedhur të Perëndisë, shenjtorë dhe të dashur, me dhembshuri të brendshme, mirësinë, përulësinë, zemërbutësinë dhe me durimin, duke duruar njeri tjetrin dhe duke falur njeri tjetrin, në qoftë se dikush ankohet kundër një tjetri; dhe sikundër Krishti ju ka falur, ashtu bëni edhe ju. Dhe, përmbi të gjitha këto gjëra, vishni dashurinë, që është lidhja e përsosmërisë. (Kolosianët 3: 12-14)
Së fundi, vëllezër, të gjitha gjërat që janë të vërteta, të gjitha gjërat që janë të ndershme, të gjitha gjërat që janë të drejta, të gjitha gjërat që janë të pastra, të gjitha gjërat që janë të dashura, të gjitha gjërat që janë me famë të mirë, nëse ka ndonjë virtyt dhe nëse ka ndonjë lëvdim, këto mendoni. (Filipianët 4: 8)
"... Perëndia u kundërvihet mendjemëdhenjve dhe u jep hir të përulurve``. Nënshtrojuni, pra, Perëndisë, kundërshtoni djallin dhe ai do të largohet nga ju!Afrohuni te Perëndia dhe ai do t`ju afrohet juve; pastroni duart tuaja, o mëkatarë; dhe pastroni zemrat o njerëz me dy mendje! Pikëllohuni, mbani zi dhe qani; të qeshurit tuaj le të kthehet në zi, dhe gëzimi në trishtim. Përuluni përpara Zotit, dhe ai do t`ju lartësojë! Mos flisni keq për njeri tjetrin, vëllezër; ai që flet kundër vëllait dhe e gjykon vëllanë e vet, flet kundër ligjit dhe gjykon ligjin; dhe, po të gjykosh ligjin, ti nuk je zbatues i ligjit, por gjykatës. Ka vetëm një Ligjdhënës, që mund të të shpëtojë ose të të çojë në humbje; por ti kush je që gjykon një tjetër? (Jakobi 4: 6-12)
T'i Ndihmosh Ata Që Kanë Nevojë Dhe Të Bësh Vepra Të Mira
"Sepse nuk ka pemë të mirë që të japë fryt të keq, as pemë të keqe që të japë fryt të mirë. Çdo pemë, pra, njihet nga fryti i vet, sepse nuk mblidhen fiq nga gjembat dhe nuk vilet rrush nga ferra. Njeriu i mirë e nxjerr të mirën nga thesari i mirë i zemrës së vet; dhe njeriu i mbrapshtë e nxjerr të mbrapshta nga thesari i keq i zemrës së vet, sepse goja e njërit flet nga mbushullia e zemrës. " (Luka 6: 43-45)
Dhe sa për ju, o vëllezër, mos u lodhni së bëri të mirën. Dhe në qoftë se dikush nuk i bindet fjalës sonë në këtë letër, shënojeni atë dhe mos u shoqëroni me të, që ai të turpërohet. Por mos e mbani atë si një armik, po këshillojeni si vëlla. (2 e Thesalonikasve 3: 13-15)
Dhe turmat e pyesnin, duke thënë: ``Dhe ne, pra, ç`të bëjmë?``. Atëherë ai, duke përgjigjur, u tha atyre: ``Ai që ka dy tunika le t`i ndajë me atë që s`ka, dhe ai që ka të hajë le të veprojë po kështu``. Tani erdhën edhe disa tagrambledhës që të pagëzohen dhe e pyetën: ``Mësues, ç`duhet të bëjmë?``. Dhe ai u tha atyre: ``Mos vilni asgjë më tepër nga sa ju është urdhëruar``. Edhe ushtarët e pyetën duke thënë: ``Dhe ne, ç`duhet të bëjmë?``. Dhe ai u tha atyre: ``Mos i bëni shantazh asnjeriu, mos i bëni akuza të rreme kurrkujt dhe jini të kënaqur me pagën tuaj!``. (Luka 3: 10-14)
Dhe në çdo gjë ju kam treguar se, duke u munduar në këtë mënyrë, duhet të ndihmohen të lëngatët dhe të kujtohen fjalët e Zotit Jezus, i cili tha: "Ka më shumë lumturi të japësh sesa të marrësh!"``. (Veprat e Apostujve 20: 35)
Nëse kemi shërbim, le t`i kushtohemi shërbimit; po kështu mësuesi të jepet pas mësimit; dhe ai që nxit, le t`i kushtohet nxitjes; ai që ndan, le ta bëjë me thjeshtësi; ai që kryeson le të kryesojë me zell; ai që bën vepra mëshirë, le t`i bëjë me gëzim. (Romakët 12: 7-8)
Sepse ky është vullneti i Perëndisë, që ju, duke bërë mirë, t`ia mbyllni gojën paditurisë së njerëzve të pamend. Silluni si njerëz të lirë, por jo duke përdorur lirinë si një pretekst për të mbuluar ligësinë, por si shërbëtorë të Perëndisë. Nderoni të gjithë, doni vëllazërinë, druani Perëndinë, nderoni mbretin. (1 e Pjetrit 2: 15-17)
Sepse "kush don ta dojë jetën dhe të shohë ditë të mira, le ta ruajë gojën e tij nga e keqja dhe buzët e tij nga të folurit me mashtrim; të largohet nga e keqja dhe të bëjë të mirën, të kërkojë paqen dhe të ndjekë atë, sepse sytë e Zotit janë mbi të drejtët dhe veshët e tij janë në lutjen e tyre; por fytyra e Zotit është kundër atyre që bëjnë të keqen." (1 e Pjetrit 3: 10-12)
Të Shmangesh Nga E Keqja Dhe Ta Përkrahësh Paqen
Nga vijnë luftërat dhe grindjet te ju?. A nuk vijnë, nga pasionet që luftojnë ndër gjymtyrët tuaja? Ju lakmoni dhe nuk keni, ju vrisni dhe keni smirë dhe nuk fitoni gjë; ju ziheni dhe luftoni, por nuk keni, sepse nuk kërkoni. Ju kërkoni dhe nuk merrni, sepse kërkoni keqas që të shpenzoni për kënaqësitë tuaja. O shkelës dhe shkelëse të kurorës, a nuk e dini se miqësia me botën është armiqësi me Perëndinë? Ai, pra, që don të jetë mik i botës bëhet armik i Perëndisë. (Jakobi 4: 1-4)
Le të flaket larg jush çdo hidhërim, zemërim, inat, trazirë dhe shpifje me çdo ligësi. Por jini të mirë dhe të mëshirshëm njeri me tjetrin, duke e falur njëri-tjetrin, sikurse edhe Perëndia ju ka falur në Krishtin. (Efesianët 4: 31-32)
Lum ata që përpiqen për paqen, sepse ata do të quhen bij të Perëndisë. (Mateu 5: 9)
Po të jetë e mundur dhe aq sa varet prej jush, jetoni në paqe me gjithë njerëzit. Mos u hakmerrni për veten tuaj, o të dashur, por i jepni vend zemërimit të Perëndisë, sepse është shkruar: ``Mua më përket hakmarrja, unë kam për të shpaguar, thotë Zoti``. ``Në qoftë se armiku yt, pra, ka uri, jepi të hajë; në pastë etje, jepi të pijë; sepse, duke bërë këtë, do të grumbullosh mbi krye të tij thëngjij të ndezur``. (Romakët 12: 18-20)
Kini kujdes veten tuaj! Në se yt vëlla mëkaton kundër teje, qortoje; dhe në se pendohet, fale. (Luka 17: 3)