Terrorizmi është njëri prej kërcënimeve më të rënda me të cilin përballet bota e shekullit tonë të 21-të sepse aktet e dhunës i sheh si mënyrën e vetme për t'i arritur qëllimet politike. Qëllimi apo problemi varet në veçanti nga botëkuptimi individual terrorist. Në sytë e një terroristi, dilemat dhe konfliktet politike të shkaktuara nga dallimet etnike dhe kulturore mund të zgjidhen vetëm me anë të dhunës. Asnjë grupim nuk mund të marr atë që dëshiron, përveç se me anë të "gjakut dhe hekurit".
Terroristi beson se qëllimet e tij – imponimi i kërkesave të tij, përhapja e propagandës së organizatës së tij – mund të arrihet vetëm me dëmtimin e përbërjes së shoqërisë; kur ankthi, frika dhe konflikti të dominojnë jetën e përditshme. Disa grupime kanë për qëllim të përfitojnë nga atmosfera e rrëmujës që shkaktojnë veprimet e tyre. Ata mendojnë se do të jetë më lehtë të arrijnë qëllimet e tyre aty ku stabiliteti shoqëror është rrënuar, e individët janë të tendosur nga frika dhe pasiguria. Ata pretendojnë se nga ky shkatërrimi do të lind ajo që ata quajnë "ndershmëri dhe drejtësi." Por të shpresosh që aktet e terrorizmit mund të vendosin ndershmëri dhe drejtësi ose që problemet mund të zgjidhen me anë të dhunës, është një gabim i tmerrshëm. Dhuna është kundër produktive: Të gjithë ata që jetojnë me shpatë do të vdesin nga shpata.
Në Kuran (13:25), Zoti i përshkruan të tillët si "ata (të cilët) bëjnë shkatërrime në tokë." Deri më tani ata kanë arritur vetëm të rrisin numrin e të vdekurve nga mesi i të pafajshmëve – si edhe nga mesi i vet përkrahësve të tyre. Çdo vit, sulmet terroriste bëjnë që me mijëra njerëz të jetojnë në frikë dhe ankth dhe të vuajnë dëme ekonomike, e të mos i përmendim ata të cilët plagosen apo vriten. Terrorizmi kërcënon tërë njerëzimin, taksa e tij është aq e tmerrshme sa që luftimi i tij është bërë urgjentisht i nevojshëm.
Bhagwan Shee Rajneesh, leader of a perverted cult that poisoned 750 people in Oregon, here seen with his followers.
Vlerësohet se ekzistojnë rreth 500 grupe terroriste në botë. Këtu përfshihen kartelët ndërkombëtar që kontrollojnë tregtinë me drogë, armë dhe prostitucion, si edhe organizatat e fshehta, lëvizjet e vogla, grupe të ndryshme radikale ideologjike dhe kulte të devijuara që ndërmarrin aksione gjoja në emër të fesë. Shumë organizata terroriste veprojnë brenda kufijve të vendeve të tyre, por një numër i tyre sulmojnë ato vende që i kanë identifikuar si vende "armike", përmes sulmeve në vendet dhe individët e mirënjohur që, llogarisin, se do të nxitin reagim të madh të publikut. Nga ky reagim, ata përpiqen të arrijnë famë, në fakt famë për të keq, e cila shpresojnë se do ta rritë fuqinë e tyre.
Edhe pse terrorizmi ka ekzistuar që nga kohërat më të hershme, përmes organizatave të fshehta sikurse Sikari apo Vrasësit dhe lulëzuan në kohërat moderne përmes kuadrove revolucionare sikurse "sans-cullotes" të Revolucionit Francez apo Nihilizmi Rus i shekullit 19-të, kërcënimi i tij i vërtetë arriti kulmin në shekullin e 20-të, që pa një shpërthim të akteve të terrorit dhe të numrit të terroristëve që i kryen ato. Armët për shkatërrim në masë dhe përparimi i shpejtë i teknologjisë i bëri sulmet terroriste shumë më të lehta dhe rriti shumë aftësinë e tyre shkatërruese.
The Oregon attack was an important sign of the threat posed by terrorist groups who possess biological weapons.
Gjatë viteve të 1960-ta njerëzit filluan të mendojnë seriozisht se ç'do të mund të ndodhte po qe se një grup terrorist do të arrinte të siguronte ndonjë lloj të armës bërthamore që do të mund të rezultonte me vdekjen e dhjetëra mijëra njerëzve. Një sulm biologjik apo kimik do të mund të zhdukte popullsi të tëra nga faqja e dheut. Fatmirësisht, nuk ndodhi asnjë sulm i tillë. Mirëpo, gjasat për sulme të këtilla u rritën gjatë viteve të 1990-ta. Këto shqetësime vetëm sa u shtuan me rrëzimin e Bashkimit Sovjetik dhe dobësimin e kontrollit mbi arsenalin e tij bërthamor. Shtrirja e Internetit dhe lehtësimi për marrjen e çdo forme të informacionit shtuan shqetësimet edhe më tepër. 1 Frika nga terrorizmi u bë objekt i qindra filmave dhe librave. U shkruan raporte për pasojat e mundshme; u bënë hulumtime. Tani, është tejet e qartë që terroristët do të mund të shkonin përtej veprimeve të njohura dhe të kufizuara sikurse vënia e bombave, plaçkitjet e armatosura, marrjet dhe kidnapimet e aeroplanëve, për të sulmuar komunitete të tëra. Sulme të tilla do të mund të bëheshin me anë të tele-dirigjuesve apo kompjuterit, pa kurrfarë ndërhyrje të drejtpërdrejtë njerëzore.
Frika që u shfaq në ShBA së voni lidhur me armët biologjike sikurse bakteria e antraksit zbuloi shkallën e kërcënimit që paraqet bio-terrorizmi dhe armët biologjike. Me ndihmën e një kimisti me përvojë në një laborator të thjeshtë, terroristët tani mund të kërcënojnë jetët e mijëra njerëzve. Njëri prej shembujve të parë për këtë ndodhi në vitin 1984, kur 750 njerëz u helmuan në katër restorante në një qytet të vogël në Oregon.2 Më vonë, u zbulua se një kult i Kohës së Re i frymëzuar nga religjioni Hindu nën udhëheqjen e Baghuan Shree Rajneesh ishte përgjegjës për këtë. Nxënësit kishin rritur bakterie të salmonelës në fermat e tyre dhe i kishin vendosur në baret për sallata në restorantet e zonës. Në vitin 1995, kulti Aum Shinrikyo ("E vërteta më e lartë") liroi gazin helmues sarin në sistemin hekurudhor nëntokësor të Tokios, që çoi në vdekjen e 12 njerëzve dhe lëndimin e 5,500 të tjerëve. Hetimet e pastajme zbuluan se ky kult ishte përpjekur të ndërtoj armë biologjike në laboratorët e vet – duke zbuluar kështu se çfarë rreziku të madh paraqet terrorizmi për publikun.3
Aum Shinrikyo
Në shekullin e 21-të, teknologjia kompjuterike pritet të luaj një rol të rëndësishëm për sulmet terroriste. Ndërkohë, mënyra më "konvencionale" e terrorizmit, si vënia e bombave, zjarrvëniet e qëllimshme, marrjet dhe kidnapimet e aeroplanëve ende po ndodhin në mbarë botën, nga Evropa në Amerikë, nga Azia në Afrikë. Që nga viti 1962, për shembull, pjesëtarët e organizatës terroriste të ETA-s (Euskadi Ta Askatasuna), që luftojnë për pavarësinë e regjionit Bask, kanë kryer shumë sulme terroriste në Spanjë, që rezultuan me vdekjen e më shumë se 800 njerëzve.4 Me vite të tëra, Armata Republikane Irlandeze ka pushtuar titujt kryesor botëror me sulmet e saj të përgjakshme për të fituar pavarësinë për Irlandën Veriore. Qëllimi qendror i IRA-s është t'i jap fund kontrollit Britanik mbi Irlandën Veriore dhe të arrij ribashkimin e ishullit të Irlandës. Përgjithësisht ajo ka vepruar në Irlandën Veriore dhe në Londër, por gjithashtu ka qenë e përfshirë në vendosjen e bombave në vende të ndryshme evropiane si Gjermania. Që nga viti 1969, sulmet terroriste të IRA-s dhe metodat Britanike "kundër-terroriste", kanë shkaktuar vdekjen e më shumë se 3,200 njerëzve në të dyja anët e konfliktit.5Bombat e vendosura nga IRA në aeroporte dhe stacione të metrosë, prapë të drejtuara ndaj civilëve, kanë shkaktuar dëm në vlerë prej miliona dollarësh. Gjatë një takimi futbolli të Kampionatit Evropian të Futbollit më 15 Qershor 1996, shpërthimi i një veture bombë të IRA-s në qendrën tregtare të Mançesterit rezultoi me rreth 200 të lënduar.
Tani, asnjë vend s'mund të ndihet i sigurt nga ky lloj kërcënimi. Këta pak shembuj që sapo i përmendëm tregojnë se sa shumë ka arritur terrorizmi të ndikojë në jetët e njerëzve. Nuk është më problem i vetëm disa kombeve veçanta, është një kërcënim me të cilin përballet tërë njerëzimi. Pasi që askush s'mund të thotë kur, ku dhe si do të sulmojnë terroristët, lufta kundër tyre më nuk mund të konsiderohet detyrë e vetëm një numri të vogël të vendeve apo organizatave. Terrorizmi, që kërcënon mbarë botën, mund të zgjidhet nëse njerëzit qëllimmirë mbështesin njëri tjetrin në kërkim të paqes, miqësisë dhe vëllazërisë.
For years, the militants of the ETA and the IRA murdered many civilians and caused great physical damage in Spain and the UK.
Aktualisht terrorizmi po shkakton vuajtje dhe humbje materiale në mbarë botën, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por në shtetet Afrikane të Ugandës, Angolës dhe Nigerisë; në kombet Evropiane të Britanisë së Madhe, Francës dhe Spanjës; në shtetet Aziatike si Japonia dhe kudo në Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine. Civilët mund të përballen me një sulm terrorist në çdo moment, qoftë duke ndenjur në shtëpi apo në sallën e një kinemaje, në një qendër tregtare, në autobus apo në vendin e tyre të punës. Është e natyrshme se aftësia e terrorizmit për të hyrë në shtëpitë e njerëzve ka shkaktuar ankth dhe alarm të konsiderueshëm. Njerëzit ngurrojnë të hyjnë në vende ku ka shumë njerëz apo të përdorin transportin publik; jetët e tyre të përditshme po bëhen të padurueshme. Por kjo është pikërisht ajo që terrorizmi dëshiron të ndodhë: komunitete të tëra që jetojnë në frikë dhe të alarmuara.
Dëshmia e sulmeve të tmerrshme kudo në botë padyshim se vërteton këtë shqetësim. Në vitin 1996, ndodhën 296 incidente me 314 njerëz të vrarë dhe 2,912 të lënduar. Në vitin 1997, fushëveprimi i terrorizmit filloi të zgjerohej: Prej 439 sulmeve, 398 kishin për cak vendet e punës apo hapësirat jozyrtare, që rezultoi me humbjen e 139 jetëve të civilëve, 39 prej të cilëve ishin shërbyes civil apo personel ushtarak.6
On August 10, 2001, more than 250 died in an attack on a train by UNITA guerrillas fighting for Angolan independence.
Sipas Departamentit të Shtetit të ShBA-ve, numri i sulmeve terroriste në vitin 2000 përjetoi një ngritje prej tetëmbëdhjetë për qind në krahasim me vitin 1999, me 423 njerëz të vdekur dhe 791 të lënduar. Në mes të viteve 1981 dhe 2000, numri i përgjithshëm i të vdekurve si pasojë e sulmeve terroriste ishte 9,184.7 Këto shifra nuk përfshijnë të gjithë ata që vdiqën në të gjitha sulmet terroriste në mbarë botën. Raporti mori parasysh vetëm sulmet e bëra nga organizatat ndërkombëtare terroriste, jo ato të shkaktuara nga grupet lokale terroriste. Vetëm në Turqi kishte 21,866 sulme terroriste në mes të 15 Gushtit 1984 dhe 31 Tetorit 2001, që kushtuan me jetën e 5,605 zyrtarëve të sigurimit dhe 4,646 civilëve. 16,562 pjesëtarë tjerë të forcave të sigurimit dhe 5,091 civil u lënduan.8
Humbja materiale dhe dëmi ekonomik i shkaktuar prej aksioneve terroriste i shtojnë kësaj pamjeje edhe një tjetër dimension kthjellues. Rrëmuja dhe anarkia e nxitur nga incidente të tilla ndalon investimin në rajonet e prekura. Sulmet që kanë në shënjestër infrastrukturën ekonomike nuk zmbrapsin vetëm zhvillimin. Burimet ekzistuese shkatërrohen po ashtu, duke krijuar vështirësi ekonomike që pengojnë jetën shoqërore përgjatë një sfere të gjerë të fushave, në veçanti edukimin. Shpenzimet ushtarake të luftës kundër terrorizmit imponojnë edhe një barrë tjetër. Ky devijim i burimeve që do të duhej të shpenzohet në ngritjen e standardit të jetesës prek jo vetëm popullin në fjalë, por tërë ekonominë globale.
World-Wide Terrorism Events
| |||||||
Terrorism Events Between 1981-2000 | |||||||
Graphs prepared by the U.S. State Department. The top one shows the regional distribution of terrorist incidents between 1995 and 2000. The bottom graph gives the chronological distribution of such incidents from 1981 through 2000. |
Kjo përmbledhje zbulon tablonë e zymtë që paraqet terrorizmi – që sjell shkatërrim në mbarë botën dhe që shkakton humbje të pallogaritshme të jetëve njerëzore.
|
| ||
On October 21, 1999, a rocket attack on a crowded shopping center in the Chechen capital of Grozny resulted in 110 deaths and 400 injuries. |