logo
HARUN YAHYA

Morali Fisnik I Profetit Muhammed (savs)

Kapitujt tonë të mëhershëm u përqendruan në dëmin fizik dhe shpirtëror që terrorizmi shkakton dhe cituam se si komunikimi i moralit të fesë në nivelin e ideve është hapi më i rëndësishëm në luftën kulturore kundër terrorizmit. Shpjegimi i moralit të vërtetë të fesë të përshkruar në Dhiatën e vjetër dhe të re dhe në Kuran – dashuria, dhembshuria, toleranca dhe maturia – janë rruga e vetme të zhduket gjakderdhja e pafund e terrorizmit. Në veçanti, zgjidhja për terrorizëm në emër të fesë qëndron posaçërisht në shpjegimin e saktë të fesë – me fjalë tjera në kuptimin e shembullit të moralit që diskutuam më herët. Cilido shembull që njerëzit e marrin për vete duhet të jetë një burim që ata mund ta konsiderojnë si udhëzues. Ai burim është Kurani, shembulli është jeta e Profetit tonë (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). Ky kapitull merret me shqyrtimin e jetës së tij në dritën e ajeteve të Kuranit dhe të haditheve – mësimeve dhe thënieve të tij.

Në çdo moment, Profeti ynë (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) shfaqi një moral me të cilin Zoti ishte i kënaqur dhe jetoi në mënyrën më të përkryer. Çdo shoqëri që rregullohet sipas të dërguarve shembullor të Zotit do të paraqet pengesë shumë të rëndësishme ndaj të këqijave shoqërore si terrorizmi, i cili nuk do të jetë në gjendje të mbijetoj në një mjedis të tillë. Terroristëve ju mungon çfarëdo koncepti i dashurisë njerëzore. Agresiv, të paepur, jo tolerant, të paaftë të bëjnë dialog me ata të cilët mendojnë ndryshe, duke mos parë asnjë vlerë në idetë e të tjerëve, ata përpiqen të zgjedhin çdo argument përmes dhunës. Në çdo moral shoqëror të ndërtuar mbi dashuri dhe tolerancë, ata kurrë nuk mund t'i arrijnë qëllimet e tyre.

Profeti Ynë (Paqja Dhe Mëshira E Allahut Qofshin Mbi Të) Ishte Një Njeri I Tolerancës Dhe Dashurisë

love, compassion
 

O Prophet! We have sent you as a witness, and a bringer of good news and a warner, and a caller to Allah by His permission and a light-giving lamp.
(Surat al-Ahzab: 45-46)

Në kohën e Profetit Muhammed (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), Arabia ishte vendbanim i bashkësive të feve, kulturave dhe ideve të ndryshme. Çifutët, të Krishterët, Sabianët, Zoroastrianët dhe adhuruesit e idhujve të gjithë jetuan pranë njëri tjetrit, së bashku me shumë fise të ndryshme të armiqësuara me njëra tjetrën. Megjithatë, pa marrë parasysh fisin apo besimet e tyre, Profeti ynë (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) i thërriste njerëzit në fe me dhembshuri, durim, tolerancë dhe dashuri. Kurani (3:19) përshkruan sjelljen e tij të bukur/të këndshme ndaj atyre përreth tij:

Ti ishe i butë ndaj atyre, ngase All-llahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta...

Siç u theksua më herët, Kurani shpall se nuk duhet bërë presion në askënd për ta përqafuar Islamin. Myslimanët janë të obliguar që vetëm ta shpjegojnë fenë e Zotit. Askush nuk mund ta shtrëngoj askënd tjetër të besojë apo të adhurojë. Vetëm me vullnetin e Zotit një njeri tjetër mund të udhëzohet në rrugën e drejtë dhe të besoj. Profeti ynë (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) gjithnjë me përpikëri iu përmbajt kësaj ndalese dhe shpesh deklaroi se një njeri mund të jetoj sipas fesë/në pajtim me fenë vetëm kur, në zemrën e tij, ai me të vërtetë e dëshiron këtë. Zoti i tha Profetit tonë (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) në një ajet të shenjtë (50:45) se si ai duhet të sillet ndaj atyre përreth tij:

Ne dimë më së miri çka thonë ata, e ti ndaj tyre nuk je ndonjë dhunues, ti këshillo me këtë Kuran atë që i ka frikë kërcënimit Tim.

Profeti ynë (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) njëherë iu tha besimtarëve: "Jam dërguar për të shfaqur/treguar mëshirë/për të qenë i mëshirshëm.25 Çelësi i moralit të tij fisnik po ashtu përshkruhet me këto fjalë:

Ata që janë të mëshirshëm do të mëshirohen nga i Gjithëmëshirshmi. 26

Një numër i madh i haditheve flasin për dhembshurinë, dashurinë dhe tolerancën e Profetit tonë (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). Për shembull, ai njëherë ka thënë: "Ata të cilët nuk janë të mëshirshëm nuk do të mëshirohen."27 Fjalët tjera të tij përmbajnë:

Furnizuesi im m'i ka urdhëruar nëntë gjëra: Ta nderoj Atë, fizikisht dhe shpirtërisht, të flas të vërtetën dhe të jem i njerëzishëm, në mbarësi dhe fatkeqësi...28

Pasha Atë në dorën e të cilit është shpirti im, nuk do të hyni në Xhenet përderisa nuk besoni dhe nuk do të besoni përderisa nuk do ta duani njëri tjetrin. A doni që t'ju këshilloj për diçka që nëse e praktikoni, do ta duani njëri tjetrin? Përhapni përshëndetjen me selam (paqe) mes jush. 29

fishes
 

So that you might all believe in Allah and His Messenger and honor Him and respect Him and glorify Him in the morning and the evening.
(Surat al-Fath: 9)

Në përmbledhjen e tij të informacionit prej botës së haditheve, dijetari i madh Islamik Imam Ghazali bën një përmbledhje të sjelljes së Profetit tonë (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ndaj atyre përreth tij me këto fjalë:

... Çdokush mendonte se Profeti ynë (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) e nderonte atë më shumë. Kushdo që vinte te ai mund ta shihte atë.

... Ai e kishte zakon t'i thërriste shoqëruesit e tij me mbiemër me respekt dhe e kishte zakon që t'ia vente një mbiemër atij që nuk kishte mbiemër.

... Ai kishte një sjellje shumë të dashur dhe të butë ndaj njerëzve.

... Askush s'mund të fliste me zë të lartë në tubimin e tij.30

Dashuria e Profetit tonë (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ndaj shoqëruesve të tij, nderimi dhe dashuria e tij i lidhi ata rreth tij dhe i inkurajoi ata të besojnë. Shembulli i tij i lartë i moralit është një shembull tek i cili të gjithë Myslimanët duhet të ndalojnë. Një ajet (9:128) përshkruan vetitë e Profetit tonë (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) që u bë shembull për tërë njerëzimin:

Juve ju erdhi i dërguar nga lloji juaj, atij i vjen rëndë për vuajtjet tuaja, sepse është lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i ndjeshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët.

Dashuria dhe dhembshuria, toleranca dhe keqardhja janë veti të përbashkëta të të dërguarve të cilët Zoti i dërgoi si udhëzues për në rrugën e drejtë. Kurani thotë se profetët tjerë kanë qenë të nderuar me një "ndjeshmëri të përzemërt" dhe i jap Profetit Gjon (paqja qoftë mbi të), të cilit Ai i dha urtësi/mençuri, si një shembull në këtë aspekt për tërë njerëzimin. Ajeti 19:13 përshkruan atë personalitet të shenjtë me këto fjalë:

Dhe nga ana jonë i mundësuam të jetë i butë, i pastër dhe respektues (i dëgjueshëm).

Nderimi Fisnik I Profetit Tonë (Paqja Dhe Mëshira E Allahut Qofshin Mbi Të)N

Quran

Profeti ynë (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ishte në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha shtresat e shoqërisë dhe fliste me çdokënd, prej atyre në kulmin e fuqisë deri te robërit e luftës, fëmijët dhe jetimët. Me njerëz të gjitha pozitave të ndryshme në shoqëri, që jetonin mënyra të ndryshme të jetës, me karaktere dhe zakone të ndryshme, ai vendosi dialogje pozitive, duke fituar dashurinë e tyre dhe duke u sjellë me të gjithë ata me plot durim dhe mirëkuptim.

Siç njoftohemi prej shokëve të cilët ishin të afërt me të, Profeti ynë (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ishte "shumë i mirë, moralisht mbi çdo kritikë, i këndshëm, miqësor dhe i kujdesshëm." Fjalët e tij: "Jam dërguar të përsos cilësitë e mira të karakterit"31 janë shprehje e natyrës së tij të lartë. Aisha, e cila e njihte atë shumë mirë, e ka përshkruar moralin e tij të bukur me fjalët në vazhdim: "Natyra e Profetit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ishte Kurani."32

Anasi, i cili ishte rritur në shtëpinë e Profetit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe që i ka shërbyer atij me vite e përshkruan mirësjelljen e tij me këto fjalë:

I Dërguar i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), kur i jepte dorën dikujt, nuk e largonte dorën e tij derisa tjetri të mos e largonte dorën e tij. Ngjashëm, nuk e largonte shikimin nga askush përderisa tjetri njeri të mos e kthente fytyrën e tij në anën tjetër. Dhe asnjëherë nuk është parë të vinte gjunjët e tij përpara atij me të cilin ishte ulur. 33

Kurdo që dikush i fliste atij ai rrinte i heshtur dhe e dëgjonte derisa të mbaronte. 34

Anas bin Malik ("Allahu qoftë i gëzuar me të") thotë: "Unë mbeta në shërbim të Resulullahut (sasa) për dhjetë vite. Ai as edhe njëherë nuk më tha një fjalë përbuzëse. Kur bëra diç ai kurrë nuk më pyeti: "Pse veprove ashtu?". Kur nuk kryeja një punë të caktuar, ai kurrë nuk më pyeti se pse nuk e bëra atë." 35

Gjatë jetës së tij, Profeti ynë (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) edukoi me mijëra njerëz. Përmes ndikimit të tij, njerëzit të cilët nuk kishin kurrfarë dijenie për fenë u bën të vëmendshëm, të gatshëm të flijohen, kanë sjellje të pëlqyeshme dhe posedojnë moral të lartë. Madje edhe sot, sa e sa shekuj pas vdekjes së tij, Profeti ynë (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) mbetet udhërrëfyesi dhe mësuesi më i mirë, fjalët dhe morali i të cilit vazhdojnë të frymëzojnë miliarda njerëz.

Profeti Ynë (Paqja Dhe Mëshira E Allahut Qofshin Mbi Të) I Ka Këshilluar Besimtarët Të Jenë Të Dashur

Profeti ynë (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë se është veçanërisht e rëndësishme që besimtarët ta duan njëri tjetrin me një dashuri të sinqertë, duke mos marrë parasysh interesat personale dhe kur të mos ushqejnë ndjenja negative si urrejtja, zemërimi apo xhelozia.

Në Kuran (42:23), Zoti urdhëron Profetin e Tij (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) të thotë si vijon:

"Ajo (dhunti) konsiston në atë që All-llahu u jep myzhde robërve të vet, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira. Thuaj: "Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për thirrjen time vetëm se respektin e dashurisë për hir të farefisnisë (akraballëkut)". Kush bën ndonjë të mirë, Ne ia shumëfishojmë të mirat; vërtet, All-llahu falë mëkatet, është mirënjohës."

Disa hadithe lidhur me dashurinë, miqësinë dhe vëllazërinë e Profetit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thonë:

Një besimtar dëshiron për të tjerët atë që dëshiron për veten e tij. 36

I Dërguari i Allahut (saas) e kishte zakon të pranonte dhurata dhe të dhuronte diçka nga ana e tij. 37

Atij të cilit i dhurohet një lule e borzilokut nuk duhet ta refuzojë atë, sepse është e lehtë në peshë dhe ka aromë të këndshme. 38

Mos e urreni njëri tjetrin, mos i keni zili njëri tjetrit, mos shitni mbi shitjen e tjetrit, mos u grindni me njëri tjetrin dhe mos përgojoni njëri tjetrin. Robërit e Zotit janë vëllezër me njëri tjetrin. 39

Ju kanë sulmuar veset e gjeneratave më të hershme– zilia dhe urrejtja. Urrejtja është e .... Nuk do të hyni në Xhenet derisa të mos besoni. Nuk do të besoni derisa nuk do ta duani njëri tjetrin. A t'mos ju bëj me dije se cila gjë do t'ju shpie në të? Përhapni paqen midis jush. 40

Nuk është njeri i fortë ai i cili është i fuqishëm në mundje, por ai i cili e kontrollon veten e tij në zemërim. 41

Ruajuni nga zilia, sepse zilia e asgjëson të mirën (veprat) sikurse flaka që gëlltit drurin. 42

Myslimanët janë vëllezër me njëri tjetrin. Ata nuk duhet as ta mashtrojnë, gënjejnë dhe as ta poshtërojnë njëri tjetrin. 43

Profeti Ynë (Paqja Dhe Mëshira E Allahut Qofshin Mbi Të) Ka Urdhëruar Drejtësinë

landscape

Me rregullat që ai ju dha Myslimanëve, me sjelljen e tij të drejtë dhe tolerante ndaj feve, gjuhëve, racave dhe fiseve tjera; dhe me sjelljen e tij të njëjtë ndaj gjithkujt, të pasur dhe të varfër, Profeti ynë Muhammed (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) është një shembull i shkëlqyeshëm për tërë njerëzimin. Në një ajet (5:42), Zoti i thotë atij: "Po nëse gjykon mes tyre, gjyko drejtë; All-llahu i do të drejtit." Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) kurrë nuk e bëri as lëshimin më të vogël ndaj kësaj drejtësie, madje as në rrethanat më të vështira.

Shumë ngjarje nga jeta e tij dëshmojnë për sjelljen shembullore të Profetit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). Në vendin ku ai jetoi, bashkëjetonin një shumëllojshmëri e feve, racave dhe fiseve. Këto bashkësi e kishin shumë vështirë të jetonin në paqe dhe siguri, dhe edhe më të vështirë që t'i përmbajnë ata të cilët dëshironin të mbjellin përçarje. Megjithatë, drejtësia e Profetit tonë (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ishte burim i paqes dhe sigurisë, në të njëjtën masë për jobesimtarët sikurse që ishte për Myslimanët. Gjatë jetës së tij, çdokush në Gadishullin Arabik – i Krishterë, Çifut apo pagan – trajtohej me drejtësi, pa diskriminim.

Sjellja e bukur e Profetit tonë (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), në pajtim me Kuranin, paraqet shembull për pjesëtarët e feve të ndryshme dhe tregon se si ata duhet të sillen ndaj njëri tjetrit. Drejtësia e tij solli kompromis mes njerëzve të racave të ndryshme. Në shumë prej fjalimeve të tij, madje edhe në Predikimin (Hutben) Lamtumirëse, ai e bëri të ditur se raca apo klasa e askujt nuk e pajisi askënd me superioritet. Ajo qëndron vetëm në besim, siç shpallet nga Zoti në Kuran (49:13). Hadithet tjera lidhur me këtë temë thonë:

Ju jeni bijtë e Ademit dhe Ademi u krijua prej dheut. Le të pushojnë së krenuari njerëzit për paraardhësit e tyre. 44

Prejardhjet tuaja nuk janë arsye për ta fyer dikend. Ju të gjithë jeni bijtë e Ademit. Asnjëri nuk ka kurrfarë epërsie mbi tjetrin, përveç se në fe dhe takva (besim). 45

Profeti Ynë (Paqja Dhe Mëshira E Allahut Qofshin Mbi Të) Ka Përkrahur Paqen Gjithmonë

Profeti ynë (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) kurrë nuk ka dëshiruar luftën por me vite të tëra, ka bërë përpjekje të mëdha për të përhapur Islamin në mënyrë paqësore. Ai ishte i durueshëm përballë sulmeve të ashpra dhe presionit, përveç kur marrja me një presion të tillë bëhej imperativ, ai jepte leje për luftë, në dritën e shpalljes prej Zotit. Ai kurrë nuk shpallte luftë përderisa ekzistonte edhe mundësia më e vogël për paqe, dhe përderisa sulmet dhe presioni i armikut nuk paraqisnin rrezik për vdekje.

Kaaba

Gjatë jetës së Profetit tonë (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), ekspedita Mu'tah ishte më e përgjakshmja dhe më e vështira e zhvilluar nga ana e Myslimanëve. Ai e emëroi Zejd ibn Harithah si udhëheqës të ushtrisë dhe i paralajmëroi trupat:

Luftoni në emër të Zotit, në rrugën e Zotit, kundër atyre që e mohojnë Zotin. Mos u bëni pjesë e kurrfarë tradhtie. Mos preni veshë e hunda dhe pjesë të tjera të trupit. Mos i vritni gratë dhe fëmijët, të moshuarit dhe besimtarët në vendet e tyre të adhurimit. Mos i preni hurmat dhe pemët tjera dhe mos i rrëzoni ndërtesat. 46

Bazuar në urdhrat profetike për luftën, parimet vijuese, të cilat mund të quhen "Parimet Islamike të Luftës", janë nënvizuar nga dijetarët Myslimanë:

alain lesieutre, dikilitaş

1. Lufta duhet të zhvillohet vetëm me ata të cilët e nxisin atë dhe përfshihen në të.
2. Priftërinjtë në kisha, fëmijët, gratë dhe të moshuarit nuk duhet të dëmtohen kurrë.
3. Fushat e mbjellura nuk duhet të dëmtohen.
4. Marrëveshjet dhe ujditë nuk duhet të thyhen.
5. Kafshët nuk duhet të dëmtohen.
6. Nuk duhet të ketë mizori dhe torturë.
7. Qytetet nuk duhet të shkatërrohen. 47

Marrëveshja e Medinës, e nënshkruar nga Profeti ynë (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe bashkësitë Çifute dhe politeiste në këtë qytet, ishte gjithashtu një shembull i drejtësisë dhe respektit të ndërsjellë në mes të bashkësive të ndryshme. Marrëveshja e hartuar për të themeluar një lloj kushtetute në mes të bashkësive të besimeve të ndryshme dhe që lejon secilin t'i zbatoj parimet e tij, solli paqe për ata të cilët me vite të tëra kishin qenë armiq ndaj njëri tjetrit. Njëra prej tipareve më mahnitëse të saj ishte mënyra se si ajo ruajti lirinë e besimit. Neni lidhur me këtë çështje shënon:

Çifutët Banu 'Avf janë një komb me Myslimanët, Çifutët kanë fenë e tyre dhe Myslimanët të tyren... 48

Neni 16 i Marrëveshjes së Medinës lexon: "Çifuti i cili na bindet sigurisht se ka të drejtë për përkrahjen tonë dhe të drejta të barabarta sikur secili prej nesh. Atij nuk do t'i bëhet e padrejtë dhe as që do t'i ndihmohet armikut të tij."49 Pasardhësit e Profetit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) i qëndruan besnik kësaj rregulle me të cilën ai u pajtua, duke e shtrirë atë madje te Berberët, Budistët, Brahmanët Hindu dhe te njerëzit e besimeve tjera

Njëra arsye pse koha e Profetit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ishte e bekuar me paqe dhe siguri ishte pikëpamja e tij për drejtësinë, pra në pajtim me moralin e Kuranit. Shkrimtarët e huaj, gjithashtu, kanë qenë të impresionuar me karakterin e lartë të tij dhe lëvdojnë moralin e Profetit tonë (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) në veprat e tyre. Në Islamin e vërtetë, Xhon Berndard Sho përshkruan këto tipare të larta:

Gjithmonë e kam vlerësuar lartë fenë e Muhammedit për shkak të gjallërisë së mrekullueshme të saj. Ajo është feja e vetme e cila më duket se posedon atë aftësinë e përvetësimit për fazën e ndryshimit të jetës që mund ta bëj veten joshëse për secilën kohë. Unë e kam studiuar atë ... ai duhet të quhet Shpëtimtari i Njerëzimit. Besoj se nëse një njeri sikur ai do të merrte pushtetin mbi botën moderne, ai do të arrinte t'i zgjidhte problemet e saj në një mënyrë që do të sillte paqen dhe lumturinë aq shumë të nevojshme... 50

Në kohën tonë po ashtu, veprimi në përputhje me moralin e Kuranit është e vetmja përgjigje ndaj të gjitha konflikteve, luftimeve dhe paqëndrueshmërisë në botë. Sikurse Profeti ynë (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), ne kurrë nuk duhet të largohemi nga rruga e drejtësisë dhe duhet gjithmonë t'i respektojmë të drejtat e bashkësive dhe individëve të ndryshëm, çfarëdo qofshin besimet dhe identitetet e tyre.

 

Footnotes

25. http://www.therevival.co.uk/articles/hadith_nonviolence.htm
26. Tirmidhi Hadith
27. Sahih Bukhari, Number 91
28. http://www.dartmouth.edu/~alnur/ISLAM/PROPHET/sayings.htm
29. Sahih Bukhari, Book 8, Number 40
30. Imam Ghazzali's Ihya Ulum-Id-Din, The Book of Religious Learnings, Islamic Book Service, New Delhi, 2001, Volume II, p.240
31. Miskhat Shareef
32. Sahih Muslim Hadith
33. Maulana Muhammad Manzoor No'mani, Ma'ariful Hadith, (Meaning and Message of the Traditions), Darul – Ishaat Publications, Karachi, Volume 4, p.334
34. Shamaa-il Tirmidhi Contents, (334) Hadith Number 9
35. Shamaa-il Tirmidhi, Islamic Book Service Publications, New Delhi, 2000, Islamic Book Service, New Delhi, 2000, p. 362
36. Imam Ghazzali's Ihya Ulum-Id-Din (The Book of Religious Learnings), Islamic Book Service, New Delhi, 2001,VolumeIII, p.68
37. Sahih Bukhari, Islamic Book Service Publications, New Delhi, 2002,Volume 3, p. 597
38. Riyad-us-Saliheen, Volume 2, Compiled by Al-Imam Abu Zakariya Yahya bin Sharaf An-Nawawi Ad-Dimashqi, p. 1330
39. Imam Ghazzali's Ihya Ulum-Id-Din (The Book of Religious Learnings), Islamic Book Service, New Delhi, 2001,Volume III, p.124
40. Imam Ghazzali's Ihya Ulum-Id-Din (The Book of Religious Learnings), Islamic Book Service, New Delhi, 2001,Volume III, p.167
41. Sahih Bukhari Hadith
42. Abu Dawud Hadith
43. Tirmidhi Hadith
44. Sunan Abu Dawud, Book 41, Number 5097
45. Ahmad, 158/4
46. Bukhari
47. Ahmet Hamdi Akseki, Abdurrahman Azzam Pasa'nin "Allah'in Peygamberlerine emanet ettigi ebedi risalet", Diyanet Isleri Baskanligi Nesriyat, Ankara, 1948, önsöz
48. The Constitution of Madina, http://www.islamic-study.org/jews-prophet-p.-2.htm
49. The Constitution of Madina, http://www.islamic-study.org/jews-prophet-p.-2.htm
50. Sir George Bernard Shaw in 'The Genuine Islam,' 1936., http://www.geocities.com/Athens/Forum/9192/mainquote2.html#shaw

 

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Hyrje
  • Taksa E Përgjakshme E Terrorit
  • Ideologjitë Ateiste Dhe Ngritja E Terrorizmit
  • Vetëm Dashuria Mund T'i Shkaktojë Disfatë Terrorizmit
  • Thirrja Për Paqe, Tolerancë Dhe Moral Të Duhur/Të Vërtetë Në Dhiatën E Vjetër Dhe Dhiatën E Re
  • Morali Fisnik I Profetit Muhammed (savs)
  • Zgjidhjet Për Terrorin Dhe Anarkinë, Nga Beduizzaman Said Nursi
  • Përfundim