Që një person i sëmurë të mjekohet si duhet, është jetike një diagnozë e saktë. Çfarëdo mjekimi që pason atë diagnozë duhet të zbatohet me përpikëri dhe vendosmëri, derisa sëmurja të largohet përfundimisht nga trupi. Në të kundërtën, sëmundja do të përsëritet në mënyrë të pashmangshme. E njëjta gjë vlen për njërën prej sëmundjeve më serioze që prek shoqërinë. Njëra prej arsyeve kryesore pse nuk mund të gjejmë zgjidhje efikase për problemet shoqërore të këtij shekulli është sepse shkaktarët e tyre nuk janë identifikuar në mënyrë të duhur. Kur merremi me ndonjë problem shoqëror, gjëja e parë që duhet të bëjmë është të përcaktojmë se cilët janë shkaktarët që e nxitin atë. Përndryshe, çfarëdo hapa që të ndërmerren mund të jenë vetëm të përkohshëm.
Rrënjët e terrorizmit shpeshherë kërkohen në gjëra konkrete; dhe kështu lufta kundër tij, që janë të drejtuara ndaj këtyre caqeve sipërfaqësore, nuk mund të jap rezultate të qëndrueshme. Për ta çliruar botën nga terrorizmi, faktorët parësor që qëndrojnë pas tij duhet të identifikohen dhe të asgjësohen.
Terrorists believe they can achieve their aims only by violence. Through violence they spread fear in society, which they hope to add to their power.
Nuk është e mundshme që terrorizmi të mposhtet me anë të masave të sigurisë. Vetvetiu, forca ushtarake nuk ka mundësi të përballet me dhunën në rritje, duke krijuar një qark të lig në të cilin gjakderdhjes vazhdohet t'i përgjigjet me më shumë gjakderdhje. Kur të filloj lufta kundër terroristëve, duhet ta kuptojmë – dhe pastaj ta luftojmë – mënyrën e të menduarit të tyre, mënyrën se si e shohin ata jetën dhe qeniet tjera njerëzore dhe si e arsyetojnë ata përdorimin e dhunës nga ana e tyre.
Një terrorist beson se mund të arrij sukses vetëm me anë të përdorimit të dhunës. Ai ka dëshirë që njerëzit përreth t'ia kenë frikën atij dhe e mbulon veten me mizori, vrazhdësi dhe agresivitet për ta ngjallur atë frikë. Kushdo që i kundërshton idetë e tij është një armik, të cilin ai e konsideron si objekt që duhet asgjësuar. Në artikullin e tij, "Terroristët na konsiderojnë ne si Caqe, jo si Njerëz", psikoterapeuti dhe autori i revistës Journal Sentinel analizon mënyrën e të menduarit të terroristit dhe mënyrën se si ata arsyetojnë sulmet e dhunshme që janë të drejtuara ndaj njerëzve të pambrojtur:
"Hulumtuesit i kanë hedhur një vështrim aspekteve të psikes së [terroristëve]. Ajo që më së shumti u ka rënë atyre në sy është aftësia e tyre për t'i konsideruar viktimat e tyre si gjëra, si objekte, si statistikë që, ata shpresojnë, do të shfaqet në një listë të vdekurish. "
"Ata nuk duan t'i përjetojnë viktimat e tyre si qenie njerëzore, ashtu si do ta konsideronin një shok apo të dashur të tyre. Ata përpiqen që t'i shohin ata më tepër si figura në një tabelë politike të shahut. Si pasojë e kësaj, nga këndvështrimi i tyre, terroristët nuk e shohin veten si 'vrasës.' Për të vrarë me lehtësi dhe indiferencë të pashpirt, ata na çnjerëzojnë në 'caqe' në mendjet e tyre" ... 'Kauza e tyre, çfarëdo qoftë ajo, është mjaft e shenjtë, fisnike apo e pashpresë sa që arsyeton masakrën që ata shkaktojnë... Për shumicën e terroristëve, interesi kryesor i tyre qëndron në rezultate, jo në individë ... Atyre ju intereson ... efekti i masakrës, jo vet përjetimi i masakrës. Terroristët duan ta vrasin shpresën, apo një mënyrë jete, apo shpirtin e një grupi njerëzish apo të një kombi të tërë. Ata asgjësojnë qeniet njerëzore sepse besojnë se të veprosh kështu është rruga më e shpejtë dhe më e drejtë për ta arritur atë qëllim." 11
Filip Çard tërheq vëmendjen ndaj një çështje më se të rëndësishme: se terroristët nuk ndjejnë as brejtjen më të vogël të ndërgjegjes për vdekjen e të tjerëve. Përkundrazi, sa më shumë njerëz që vrasin, aq më të suksesshëm e konsiderojnë veten dhe i gëzohen këtij fakti. Mendje të tilla fare lehtë mund të vrasin njerëz të pafajshëm dhe të hedhin bomba në fëmijë të vegjël. Për ta, gjakderdhja shndërrohet në burim kënaqësie. Ata pushojnë së qeni njerëz dhe shëndrrohen në përbindësha të egër. Nëse njëri prej tyre shfaq keqardhjen më të vogël , ai menjëherë damkoset si tradhtar nga shokët e tij më radikal. Të qenit më radikal dhe më i përgjakshëm konsiderohet si devotshmëri më e madhe ndaj kauzës, kështu që zelli për të vrarë rritet vazhdimisht. Pasi që çdo debat mund të përkufizohet si tradhti, terroristët pa dallim përdorin armët kundër njëri tjetrit dhe kryejnë sulme ndaj grupeve të përçara brenda radhëve të tyre.
Kjo lidhje e zjarrtë me dhunën shkon përtej ideologjive politike dhe në të vërtetë buron nga një ide e gabuar për natyrën njerëzore. Mënyra e të menduarit terrorist është e frymëzuar nga filozofia materialiste dhe mendimi Darvinist. Darvinizmi i konsideron qeniet njerëzore si shtazë dhe pohon se gjallesat evoluojnë përmes një lufte për mbijetesë në natyrë. Eliminimi i të dobëtëve, në mënyrë që të fuqishmit të dalin fitimtar, formon thelbin e çdo mendimi të shtrembëruar terrorist.
The savagery of terrorism is felt in almost every country in the world. According to U.S. State Department figures, the year 2000 saw an 8 percent increase in terrorist incidents over 1999.
Sipas teorisë së evolucionit të Çarlls Darvinit, ekziston një luftë e vazhdueshme në natyrë dhe një garë e pamëshirshme për mbijetesë. Të fuqishmit gjithmonë i mundin të dobëtit, duke mundësuar kështu përparimin. Nga ky koncept erdh ideja e "luftës për mbijetesë" dhe terme të tilla si "racat e favorizuara" (të bardhët Evropian) dhe ato "inferiore" (racat Aziatike apo Afrikane). Kjo logjikë raciste vendosi bazën e urrejtjes dhe konflikteve në mbarë botën. Pastaj, ideja e Darvinit e "mbijetesës së më të aftëve" arsyetoi një numër shumë të madh të lëvizjeve që çuan njerëzimin në urrejtje, armiqësi, konflikt dhe luftë.
Darvinizmi akoma indoktrinon njerëzit me mashtrimin se njerëzit nuk janë asgjë më shumë veçse një specie tejet e zhvilluar e kafshës, rezultat i rastësisë së verbër dhe që nuk ka Krijues. Kjo teori pohon se bota një kohë nuk përmbante asgjë tjetër përveç gurëve, dheut dhe gazrave të pajetë. Jeta u shfaq përmes një rastësie të plotë si rezultat i ndikimit të forcave natyrore si era dhe shiu dhe vetëtima në molekulat organike. Teoria vazhdon të shpjegoj gjithë jetën në tokë, duke përfshirë qeniet njerëzore, si produkt i forcave të verbra të natyrës dhe rastësisë së thjeshtë. Mirëpo kjo teori e evolucionit është një mashtrim shumë i madh që dhunon ligjet më themelore të kimisë dhe biologjisë dhe kundërshton haptas gjithë arsyen dhe logjikën. (Për më shumë informacion lidhur me këtë temë, shih Kapitullin 7, Mashtrimi i Evolucionit). Mirëpo, kjo teori i imponohet shoqërisë moderne me një propagandë të jashtëzakonshme dhe njerëzit e indoktrinuar me këtë ide besojnë se janë produkte të rastësive kimike dhe biologjike – pa kurrfarë përgjegjësie ndaj Krijuesit dhe kodit të Tij moral. Veç kësaj, ata që janë të magjepsur nga logjika Darviniste – që e shohin jetën si një fushëbetejë dhe që për këtë arsye e arsyetojnë çdo lloj ligësie në luftën për mbijetesë – u është shpërlarë truri me idenë e tmerrshme se është normale që njerëzit tjerë të trajtohen si kafshë, madje edhe të asgjësohen.
Njerëzit e edukuar me ide të tilla e shëndrruan shekullin e 20-të në një shekull egërsish, përkrahën konfliktin si pjesë të Darvinizmit dhe madje e konsideruan luftën si mjetin më të rëndësishëm për shtyrjen përpara të qëllimeve të tyre. "Konflikti dialektik" u shëndrrua në të ashtuquajturin arsyetim për masakrat e kryera nga ideologët komunist. Gjatë këtij shekulli, terrori komunist kushtoi me jetën e rreth 120 milion njerëzve. "Lufta absurde e Darvinit për mbijetesë në mes të racave" dhe "seleksionimi natyror" u bënë baza e Nazizmit. Adolf Hitleri pohonte se vetëm racat superiore mund – apo duhet – të mbijetojnë. Terrori fashist që shkaktoi ai nxiti një valë të masakrës në mbarë botën. Rreth 55 milion njerëz vdiqën në Luftën e Dytë Botërore, e cila filloi si rezultat i politikave të luftës dhe okupimit të Nazistëve. Ata njerëz në shekullin 21 të cilët u qëndrojnë ende besnik atyre ideve, e konsiderojnë dhunën si rrugën e vetme dhe duan që ky shekull të shënohet në histori si shekull i terrorit.
Teoria e Darvinizmit se njeriu është një kafshë luftarake, me të cilën aq shumë njerëz janë të indoktrinuar në mënyrë të nënvetëdijshme, i ka shkaktuar dëm të tmerrshëm njerëzimit. Sulmet terroriste janë jehona të saj. Sloganet Darviniste që pohojnë se vetëm më të fuqishmit mund të mbijetojnë, që lëvdojnë dhunën, mbështesin konfliktin dhe luftën e konsiderojnë virtyt duhet të hidhen, njëherë e përgjithmonë, në shportën e historisë. Përmbysja e Darvinizmit mund t'i minoj të gjitha ato ideologji që mbështesin konfliktin dhe dhunën.
Në anën tjetër, definimi i natyrës njerëzore nga ana e besimeve monoteiste dallon shumë. Krishterimi, Judaizmi dhe Islami – të tri fetë të cilave u besojnë shumica e njerëzve në botë– të gjitha e kundërshtojnë vlerën Social Darviniste të quajtur konflikt. Siç do të shohim më në hollësi në pjesët në vazhdim, secila prej këtyre feve ka për qëllim të sjell paqe dhe siguri në botë, ndërsa e kundërshtojnë tiraninë, torturën dhe vrasjen e të pafajshmëve. Ato pajtohen se konflikti dhe dhuna janë koncepte jonormale dhe të padëshiruara, që i përdhunojnë parimet morale që Zoti ka përcaktuar për Njeriun. Darvinizmi, në anën tjetër, e konsideron dhunën dhe konfliktin si thelbësore dhe prandaj të arsyeshme. Thënë shkurt, burimi i ankthit të terrorist në botë qëndron në ateizëm dhe në ekuivalentët bashkëkohor të tij: Darvinizmin dhe materializmin.
Pasi që shkollat në shumë vende e mësojnë Darvinizmin si fakt të qartë shkencor, gjenerata të reja të terroristëve janë të pashmangshme. Nga ai këndvështrim, është e ngutshme që të ndalohet që të rinjtë të mësohen në shkolla se janë rezultat i rastësisë, që kanë prejardhje prej kafshëve, plotësisht të lirë dhe pa kurrfarë obligimesh ndaj Zotit dhe se mund të mbijetojnë vetëm duke dalë fitimtar në luftën për mbijetesë. Çdo njeri i edukuar të besoj në koncepte të tilla do të jetë në mënyrë të pashmangshme vetjak, agresiv, i pamëshirë dhe i prirur ndaj dhunës. Këta të rinj lehtë bëhen pre e indoktrinimit anarkik dhe terrorist. Duke i pasuar ideologjitë e tilla, ata mund të bëhen aq mizor sa të vrasin fëmijët dhe të vrasin vëllezërit dhe motrat e tyre pa rrahur qerpik. Grupet terroriste komuniste, raciste dhe fashiste që kanë pllakosur botën për njëqind vitet e fundit janë produkte pikërisht të një sistemi të tillë të edukimit.
Duke qenë kështu, duhet ta demaskojmë kalbësinë e vërtetë të logjikës terroriste. Njerëzit duhet të vetëdijesohen për këtë fakt, sa më mirë që të jetë e mundshme, se gjithë ata që e mbështesin dhe që besojnë në Darvinizëm gabohen. Njeriu nuk është i lirë të veproj sipas dëshirës së vet dhe nuk është pa përgjegjësi. Kemi Krijuesin i Cili na vëzhgon në çdo kohë, i Cili i din madje edhe mendimet tona më intime dhe i Cili, në jetën e përtejme (në ahiret), do të kërkojë prej nesh që të japim llogari për të gjitha veprat tona. Zoti ynë e ka krijuar Njeriun të ndryshëm prej kafshëve, sepse ne posedojmë shpirt, arsye, vullnet të lirë, gjykim dhe aftësi për të bërë dallim. Nëse një person me vullnet të dobët, që zemërohet lehtë, e konsideron veten dhe të tjerët thjeshtë si kafshë, ai mund të sillet pa kurrfarë mëshire dhe tu shkaktoj dëm atyre me lehtësi. Nuk paraqet kurrfarë dallimi nëse ata janë fëmijë plotësisht të pafajshëm. Por kushdo që posedon arsye dhe vetëdije dhe e din se në vetvete ka shpirt, të cilin Zoti ia ka dhuruar, e përmban zemërimin e tij – pa marr parasysh pasojat. Gjykimi dhe vetëdija e tij do të mbisundojë gjithmonë. Ai s'do të bëj kurrë as gjënë më të vogël për të cilën Zoti një ditë do të kërkojë të jap llogari.
Modern schools teach Darwinism as if it were a scientific fact. This dissemination of Darwinist philosophy helps the rise of social violence, including terrorism. Indoctrinated with the idea that conflict and struggle are a part of life, young people slowly begin to regard violence as perfectly normal and even take pleasure in it.
Në Kuran (01: 7-10), Zoti shpall se Njeriu është i frymëzuar me të dyja të keqen dhe vullnetin për ta shmangur atë. Prandaj, nuk qëndron ndonjë proces i imagjinuar evolutiv në themel të degjenerimit moral dhe të kryerjes së krimeve. Amoraliteti dhe krimi burojnë prej anës së ligë të natyrës njerëzore, e cila mund të mposhtet vetëm me anë të devotshmërisë personale ndaj vlerave morale të cilat Zoti ia ka mësuar njerëzimit përmes fesë. Nëse njerëzit nuk besojnë në Zotin dhe nuk besojnë që kurdoherë duhet t'i japin Atij llogari për veprimet e tyre, ata nuk kanë arsye të shmangin kryerjen e veprave të liga në formë të lakmisë personale dhe veprimeve të pandershme apo të këqijave shoqërore si luftërat, vrasjet në baza raciste, luftërat e bandave kriminale apo sulmet e pamëshirë të kokërruarve. Në nivel më pak dramatik, kjo shpjegon arsyen pse njerëzit lihen të vdesin nga uria dhe moskeqardhjen dhe padrejtësinë e shfrenuar sot në botë. Mizoritë e atyre të cilët e konsiderojnë Njeriun vetëm si një specie kafshësh, që besojnë se ata, sikurse kafshët, janë të përfshirë në një luftë për mbijetesë nuk kanë mbarim. Duke mos besuar në Zotin dhe në jetën e përtejme, ata i nxisin edhe të tjerët që po ashtu t'i harrojnë ato.
Çdo qenie njerëzore bart në vete një shpirt të frymëzuar në të nga Zoti dhe është përgjegjëse ndaj Krijuesit i Cili e krijoi atë nga asgjëja. Në Kuran (75: 36-40), Zoti i përkujton ata të cilët mendojnë për vetveten si krejtësisht të lirë të veprojnë si të duan se ata u krijuan dhe do të ringjallen pas vdekjes: "A mos mendon njeriu se do të lihet duke mos zënë asgjë (pa kurrfarë përgjegjësie). A nuk ka qenë ai një pikë ujë që derdhet, e pastaj u bë gjak i trashë, që Ai e krijoi dhe e përsosi? Dhe prej tij Ai i bëri dy lloje: mashkullin dhe femrën. A nuk është Ai (Zot) i fuqishëm që t'i ngjall të vdekurit?"
Deri më tani, ne jemi përqendruar në mënyrën se si Social Darvinizmi, duke besuar se dhuna është zgjidhje për çdo problem, nxitë dhunën dhe është baza e terrorizmit. Për këtë arsye rrëzimi i teorisë Darviniste – e cila mëson se njeriu është kafshë, se vetëm ata që janë fizikisht të fuqishëm mund të mbijetojnë dhe se jeta njerëzore është një fushëbetejë – do të rrëzojë po ashtu njërën prej shtyllave të terrorizmit. Mënyra më efikase për të mbrojtur njerëzit nga ankthi i terrorizmit është edukimi shpirtëror. Shoqëritë mund të arrijnë paqe të përhershme vetëm kur individët e tyre të mësojnë të jetojnë sipas normave të duhura morale. Jashtë kësaj, masat tjera, normat dhe masat parandaluese për të rregulluar jetën e shoqërisë mund të arrijnë vetëm deri në një pikë të caktuar, por kurrë nuk mund ta çrrënjosin kamxhikun e terrorizmit.