September 11 resulted in the deaths of thousands of people, and in injuries to many more.
Në vitin 2001, aeroplanët reaktiv u përplasën në Qendrën Botërore të Tregtisë dhe në Pentagon, duke lënduar dhe vrarë me mijëra njerëz. Në ditët që pasuan këto sulme – plotësisht të papritura për nga koha dhe mënyra, të drejtuara kundër superfuqisë së vetme botërore – bota filloi të diskutoj për konceptin e terrorizmit që lanë pas.
U krijua një atmosferë frike dhe panik, posaçërisht në Shtetet e Bashkuara. Por kjo nuk zgjati shumë: Së shpejti e tërë bota filloi të pyetet se cila ishte mënyra më e mirë për ta luftuar terrorizmin. Asnjë vend më nuk mund të qëndronte mënjanë nga lufta kundër terrorizmit dhe të deklaronte: "Ato sulme nuk ishin të drejtuara nga ne." Qytetarët e secilit komb kuptuan se do të mund të mund të ballafaqoheshin në çdo kohë me fytyrën e errët të terrorizmit, qoftë kur janë duke fjetur, duke shikuar televizion, duke i dërguar fëmijët në park apo duke punuar në zyre. Ata kuptuan se qëllimi i terrorizmit ishte të paralizonte shoqërinë, duke bërë që qytetarët të ngurrojnë të dalin në rrugë, të përdorin sa më pak transportin publik apo të shkojnë të blejnë – thënë shkurt, të krijoj një atmosferë të përhershme frike. Posa Amerika rimori veten nga shoku i 9/11, u bashkua me një numër të madh të vendeve tjera për të nisur një luftë botërore kundër terrorizmit. Mirëpo, që nga fillimi zyrtarët e këtij koalicioni të fuqishëm deklaruan haptas se nuk do të mjaftonte të luftohej vetëm në fushën ushtarake.
Si duhet të vazhdohet lufta kundër terrorizmit? Për të dhënë përgjigjen në këtë pyetje, duhet t'i identifikojmë rrënjët e terrorizmit. Për ta bërë këtë, duhet ta analizojmë rrjedhën e shekullit të kaluar, gjatë të cilit terrorizmi u shfaq për herë të parë si kërcënim serioz.
Dy Luftërat Botërore të shekullit 20, bashkë me shumë konflikte regjionale dhe akte të ndryshme të dhunës vendore, e shndërruan atë në shekullin më të përgjakshëm. Veç kësaj, drejt fundit të mijëvjeçarit, përparimet e vazhdueshme teknologjike vetëm sa ndihmuan terroristët që të zgjerojnë shtrirjen e tyre. Sot, vetëm një prekje e një butoni do të mund të vriste me qindra njerëz të pafajshëm. Terrorizmi i teknologjisë së lartë do të mund t'i shkaktonte dëme prej miliarda dollarësh cilësdo ekonomi kombëtare dhe të modelonte politikën botërore pa u shfaqur kurrë haptas. Është e qartë se pas sulmeve në Nju Jork dhe Uashington D.C. në Shtetet e Bashkuara – fuqinë më të madhe teknologjike në botë – asnjë vend tjetër nuk mund ta konsideroj veten të sigurt nga terrorizmi apo larg shtrëngimit të tij vdekjeprurës. Ç'është më e keqja, nëse nuk ndërmerren kundërmasat e nevojshme, terrorizmi i shekullit 21 do të bëhet edhe më i fuqishëm, derisa një sulm i vetëm kimik, biologjik apo madje bërthamor mund të vras dhjetëra mijëra njerëz.
Me terrorizmin që dominon rendin e ditës në botë, definicionet e terrorit, terroristit dhe të terrorizmit marrin një domethënie krejtësisht tjetër. Shumë vende e definojnë terrorizmin, hartojnë profilet terroriste dhe i publikojnë listat e organizatave terroriste në dritën e interesave të tyre kombëtare. "Organizatat që konsiderohen terroriste" prej disa vendeve për vendet tjerat janë luftëtarë të lirisë. Kombet që një vend i konsideron "terroriste," tjetri vend i pranon si "aleat besnik." Prandaj, kush e definon terrorizmin? Kush e përcakton – dhe në çfarë mënyre e përcakton – se ç'është një terrorist? Për të vendosur një kriter, njeriu mund të nxjerr në pah dy karakteristika të veçanta të terrorizmit:
Time, 05.08.96
Time, 17.08.98
Time, 21.08.2000
Time, 29.04.96
Newsweek, 04.02.2002
Terrorism is currently costing lives in many countries across the world. In the fight against it, terrorism's ideological foundations must be torn down. To this end, everyone who believes in peace must pull together.
1) Marrja në shenjë e civilëve: Secili vend i okupuar ka të drejtë t'i kundërvihet një ushtrie e cila e okupon territorin e tij. Por nëse kjo rezistencë përfshin sulme në caqe civile, çdo arsyetim bëhet i pavlefshëm. Siç do ta shohim më vonë në këtë libër, ky definicion është në harmoni të plotë me rregullat Islamike mbi luftën. Profeti Muhammed (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) i ka urdhëruar pasuesit e tij të luftojnë kundër atyre që u kanë shpallur luftë atyre. Por ai po ashtu ju urdhëroi atyre që kurrë të mos i konsiderojnë civilët si objekte sulmi. Përkundrazi, secili Mysliman u urdhërua – dhe ende është i obliguar – të jetë shumë i kujdesshëm për të siguruar sigurinë e atyre që nuk luftojnë.
2) Shkatërrimi i paqes: Nëse nuk ka gjendje lufte, atëherë terrorizmi mundet të përfshijë gjithashtu sulmet në caqe ushtarake apo zyrtare. Sulmet që kanë për qëllim të prishin marrëdhëniet paqësore në mes të shteteve apo shoqërive janë akte të terrorizmit, madje edhe kur të jenë të drejtuara ndaj caqeve ushtarake.
Të gjitha sulmet që kërcënojnë paqen apo që janë të drejtuara ndaj caqeve civile, madje edhe në gjendje lufte, janë terrorizëm. Nuk mund të bëhet fjalë për mbrojtjen, miratimin apo arsyetimin e sulmeve të tilla. Megjithatë, një dhunë e tillë është shumë e përhapur në botën moderne. Për këtë arsye çfarëdo lufte ndaj terrorizmit duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Secila fazë e saj duhet të planifikohet me kujdes, me qëllimin përfundimtar të çrrënjosjes totale të tërë këtij koncepti. Kjo, pastaj, kërkon që individët në secilin komb të distancohen plotësisht nga terrorizmi. Çdo formë e terrorizmit duhet të dënohet qartë – pavarësisht prej arsyeve apo qëllimeve të saj, pavarësisht prej caqeve të saj, ku lind ajo, apo si bëhet ajo. Ngjashëm, çdokush që kundërshton terrorizmin në mënyrë të sinqertë do të duhej të tregonte ndjeshmëri të njëjtë për mijëra viktima të pafajshme që ai ka vrarë – jo vetëm në Qendrën Botërore të Tregtisë, por edhe në sulmet në Japoni dhe Spanjë, në Turkestanin Lindor dhe Indonezi, në masakrën e më shumë se gjysmë milion pjesëtarësh të fisit Hutu në Ruanda, në vrasjen e popullsisë së pambrojtur në Palestinë, Izrael dhe në mbarë globin.
Kur të dënohet me forcë çdo formë e terrorizmit, atëherë kryesit e krimeve më s'do të kenë mbështetje nga asnjë vend apo të lejohen të kërkojnë strehim brenda kufijve të tij. Thënë fjalë për fjalë, terroristët s'do të kenë ku të fshihen.
Para se lufta kundër terrorizmit të mund të vij deri në një mbarim definitiv, pikë së pari duhet të identifikohet filozofia që përbën bazën e tij, bashkë me mjetet që duhet të përdoren. Prandaj, ky libër merret me pikënisjen themelore të terrorizmit, si edhe me fatkeqësitë në të cilat shpie ai. Pikënisja e tij është supozimi se dhuna është një virtyt në vetvete dhe një mjet i fuqishëm për të zgjidhur problemet sociale dhe politike. Ndërsa vrasja e të pafajshmëve, prishja e rendit publik dhe shkatërrimi i paqes, çdo akt terrorist nën ndikimin e ideve që i janë imponuar, duke ia mbushur atij mendjen për të besuar se është i përfshirë në një luftë të arsyeshme. Terrorizmi mund të shërohet vetëm kur njerëz të tillë të kuptojnë logjikën e gabueshme të çdo ideologjie që frymëzon terrorizmin dhe nxitë dhunën – dhe kur të kuptojnë që shoqërimi me të kurrë nuk mund t'i shpie askund. Derisa të zbulohen gabimet dhe kundërshtimet e atyre ideologjive, të gjitha masat e ndërmarra kundër terrorizmit mund të jenë vetëm afat-shkurta. Shpejt terrorizmi do të rishfaqet, në vende të ndryshme dhe nën rrethana të ndryshme, prapa një maske tjetër.
Ne mund t'i japim fund terrorizmit vetëm duke e shkatërruar infrastrukturën e tij ideologjike. Në kapitujt pasues, do të shihni se themeli ideologjik i terrorizmit modern në fakt shkon prapa në kohë te Darvinizmi Social dhe prirjet materialiste që burojnë prej tij. Njerëzit që i ekspozohen këtij mësimi besojnë se jeta është një arenë lufte dhe se vetëm të fortit mbijetojnë. Të dobëtit janë të dënuar të eliminohen. Njeriu dhe, në fakt, e tërë gjithësia, janë të dyja produkte të rastësisë. Prandaj, askush nuk është përgjegjës ndaj askujt për veprimet e tij. Këto ide dhe të ngjashme me to pashmangshmërisht u mbushin njerëzve mendjen që të jetojnë një mënyrë shtazarake të jetës, ku vrazhdësia, agresiviteti dhe dhuna konsiderohen si të pranueshme apo madje edhe të drejta.
Kushdo që mbështetet në terrorizëm, duke menduar se dhuna është e vetmja mënyrë për të arritur qëllimet e tij, është në të vërtetë nën ndikimin e Darvinizmit Social dhe të mendimit materialist, pa marr parasysh fenë apo racën e tij, apo cilit grupin i takon ai. Grupet bashkëkohore terroriste që pohojnë të veprojnë në emër të fesë janë po ashtu nën ndikimin e Darvinizmit dhe materializmit, edhe pse ato pohojnë se kryejnë veprat e tyre terroriste në emër të fesë. Kjo për arsye se kushdo që jeton në pajtim me parimet morale të shpallura nga Zoti, është e pamundur të miratoj dhunën e çfarëdo forme qoftë ajo, dhe aq më pak të arrijë një qëllim "më të lartë" duke vrarë të tjerët. Prandaj, ata të cilët mbështeten në metoda të tilla ndjekin pikërisht të kundërtën e vlerave morale që përkrahen nga feja, duke kryer veprimet e tyre nën ndikimin e ideologjive materialiste.
Në librin Islami dënon terrorizmin, u bë e qartë se Islami hedh poshtë me forcë të gjitha format e terrorizmit, pa marr parasysh se ndaj kujt mund të jenë të drejtuara ato. Në dritën e vargjeve të Kuranit, u shpjegua se si parimet morale të fesë u bëjnë thirrje njerëzve për paqe, tolerancë dhe lehtësi. Po ashtu u theksua pandershmëria e atyre që dënojnë vetëm ato akte terrorizmi që janë të drejtuara kundër tyre: Një qëndrim i tillë vetëm se dobëson luftën kundër terrorizmit; dhe çdonjëri që jeton në pajtim me parimet morale të Islamit duhet ta luftoj terrorin në të gjitha format e tij. Baza e kësaj lufte intelektuale mbështetet në zbulimin e parimeve të vërteta morale të fesë.
Politikanët e sotëm, komentuesit politik dhe akademikët pajtohen se fuqia ushtarake, e vetme, nuk mjafton për ta çrrënjosur terrorizmin. Ky libër përqendrohet në mënyrën e vetme që mund ta çrrënjos atë: me anë të paqes, tolerancës dhe dashurisë. Të gjitha fetë e frymëzuara nga Zoti, të cila Zoti i zbriti me anë të dërguarve të Tij janë udhërrëfyes të dobishëm. Ky libër ofron shembuj nga Kurani si edhe nga Bibla (edhe pse kjo e fundit është shtrembëruar pjesërisht) për të treguar se si secila nga fetë hyjnore ndalon përdorimin e padrejtë të dhunës. Ai po ashtu jap shembuj për të treguar se e vetmja mënyrë për të luftuar terrorizmin është të shërohen arsyet që e shkaktuan atë përmes dashurisë, dhembshurisë, mëshirës, nënshtrimit, faljes, tolerancës dhe parimeve të drejtësisë që morali fetar rrënjos në njerëz – të cilët, pasojnë ajetin Kuranor (10:25): "Allahu thërret për në Xhenet (Banesën e Paqes)…" Ata fatlumë do të bëjnë gjithçka munden për të ndërtuar një botë përplot paqe dhe dashuri.