Vendi, ku do të banojnë përjetësisht jobesimtarët, është krijuar veçanërisht për t’i shkaktuar dhimbje trupit dhe shpirtit njerëzor.
Kjo ndodhë për të vetmen arsye se jobesimtarët janë fajtor për padrejtësi të madhe dhe drejtësia e Allahut përmban ndëshkimin e tyre. Të qenit jo mirënjohës dhe kryengritës ndaj Krijuesit, Atij që i jap shpirt njeriut, është padrejtësia më e madhe që mund të bëhet në tërë gjithësinë. Prandaj, në ahiret ekziston një ndëshkim i rëndë për një gjynah të tillë të tmerrshëm. Për këtë qëllim shërben xhehenemi. Njeriu është i krijuar për të qenë rob i Allahut. Nëse ai e mohon qëllimin kryesor të krijimit të tij, atëherë ai padyshim se merr atë që meriton. Allahu thotë si vijon në njërin prej ajeteve:
Allahu juaj ka thënë: "Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem, e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në Xhehenem". (Sure Gafir: 60)
Pasi që shumica e njerëzve do të dërgohen në xhehenem në fund dhe ndëshkimi në të është i pafund dhe i amshueshëm, synimi kryesor, qëllimi themelor i njerëzve duhet të jetë t’i shpëtojnë xhehenemit. Kërcënimi më i madh për njeriun është xhehenemi dhe asgjë nuk mund të jetë më e rëndësishme se shpëtimi i shpirtit të njeriut prej tij.
Përkundër kësaj, gadi gjithë njerëzit në tokë jetojnë në një gjendje të pavetëdijes/të pavetëdijshme. Ata brengosen me telashe tjera në jetën e tyre të përditshme. Ata punojnë me muaj, vite, madje edhe dekada për çështje të parëndësishme, e kurrë nuk mendojnë për kërcënimin më të madh, rreziku më serioz për ekzistencën e tyre të amshueshme. Xhehenemi është fare pranë tyre; e megjithatë, ata janë tej mase të verbuar për ta parë këtë:
Njerëzve u është afruar koha e llogarisë së tyre, e ata të hutuar në pakujdesi nuk përgatiten fare për të. Atyre nuk u vjen asnjë këshillë e re (në Kuran) nga Allahu i tyre, e që ata të mos tallen me të duke e dëgjuar. Të shmangura nga e vërteta janë zemrat e tyre. (Sure Enbija: 1-3)
Këta njerëz bëjnë përpjekje të kota. Ata kalojnë gjithë jetën e tyre duke vrapuar pas qëllimeve iluzore. Të shumtën e kohës, qëllimet e tyre janë që të ngriten në pozitë në kompani, të martohen, të kenë “një jetë të lumtur familjare”, të fitojnë shumë para apo të jenë mbrojtës të një ideologjie të pavlerë. Derisa i bëjnë këto gjëra, këta njerëz janë të pavetëdijshëm për kërcënimin e madh që i pret në të ardhmen. Njeriu zbulon qëndrimin e tyre të pandjeshëm që ata kanë ndaj xhehenemit madje edhe nga mënyra se si i referohen kësaj çështjeje. “Shoqëria e padijshme” e përbërë prej individëve të tillë shpesh shqipton fjalën “xhehenemi” pa e njohur në hollësi kuptimin e saj. Herë pas here, kjo fjalë bëhet subjekt i talljes. Megjithatë, askush nuk i kushton aq vëmendje kësaj teme si e meriton. Për këta njerëz, xhehenemi është trillim imagjinar.
Në të vërtetë, xhehenemi është më real se kjo dynja. Bota do të pushojë së ekzistuari pas një kohe, por xhehenemi do të mbetet përjetësisht. Allahu, Krijuesi i gjithësisë dhe dynjasë dhe baraspeshave të brishta në natyrë, ka krijuar gjithashtu ahiretin, xhenetin dhe xhehenemin. Një ndëshkim i rëndë u premtohet gjithë jobesimtarëve dhe hipokritëve.
Xhehenemi, vendi më i keq që mund të imagjinohet, është burim i mundimit më të madh. Ky mundim dhe kjo dhimbje nuk i ngjason asnjë lloj dhimbjeje në këtë dynja. Është shumë më e fuqishme se çfarëdo lloj dhimbjeje apo vuajtjeje me të cilën njeriu mund të përballet në këtë dynja. Kjo është padyshim vepër e Allahut, më të Lartësuarit në Dije.
Një e vërtetë tjetër për xhehenemin është se, për secilin, kjo vuajtje është e pafund dhe e amshueshme. Shumica e njerëzve në këtë shoqëri të padijshme kanë një ide të përbashkët të gabuar për xhehenemin: ata mendojnë se do të “shërbejnë dënimin e tyre” për një kohë të caktuar dhe pastaj do të falen. Kjo është vetëm një mënyrë e të dëshiruarit të diçkaje. Kjo mënyrë e besimit është po ashtu e përhapur në veçanti në mesin e atyre të cilët mendojnë se janë besimtarë mirëpo i lënë pas dore detyrat e tyre ndaj Allahut. Ata pandehin se nuk ekziston ndonjë kufi deri në ç’masë ata mund të zhyten në kënaqësitë e kësaj bote. Mirëpo, fundi që i pret ata është më i dhimbshëm se që presin ata. Xhehenemi është padyshim një vendbanim i vuajtjes së përjetshme. Në Kuran, shpeshherë theksohet se ndëshkimi për jobesimtarët është i vazhdueshëm dhe i përjetshëm. Ajeti në vazhdim e bën të qartë këtë të vërtetë:“Aty do të mbesin për tërë kohën (pa mbarim). (Sure Nebe’: 23)
Mënyra e të menduarit: “Do ta shërbej dënimin tim për një kohë dhe pastaj do të falem” është mendim fanatik me të cilin kënaqen disa për ta ngushëlluar veten e tyre. Me të vërtetë, Allahu tërheq vëmendjen për këtë në Kuran, duke qenë se edhe Çifutët janë shprehur në mënyrë të njëjtë:
Ata edhe thanë: "Neve nuk do të na kapë zjarri vetëm për disa ditë të numëruara!" Thuaj: "A mos keni marrë prej Allahut ndonjë premtim, e Allahu nuk e thyen premtimin e vet, ose jeni duke thënë për Allahun atë që nuk e dini? Po, (do të ju kapë zjarri) ai që bën keq dhe që e vërshojnë gabimet e tij, ata janë banues të zjarrit, aty janë përgjithmonë. (Sure Bekare: 80-81)
Të qenit jo mirënjohës dhe kryengritës ndaj Krijuesit i cili “ju pajisi me (shqisa për) të dëgjuar, me të parë dhe me zemër” (Sure Nahl: 78)padyshim se meriton vuajtje të pandërprerë. Shfajësimet që paraqet njeriu nuk do ta shpëtojnë atë nga xhehenemi. Dënimi i dhënë për ata të cilët shfaqin mospërfillje – apo edhe më keq, armiqësi – ndaj fesë së Krijuesit të tij është i sigurt dhe i pandryshueshëm:
E kur u lexohen atyre ajetet tona të qarta, në fytyrat e atyre që nuk besuan u vëren urrejtje. Gati u vërsulen atyre që ua lexojnë ajetet tona. Thuaj: "A t'u tregoj për një më të keqe se kjo?" Zjarri, të cilin Allahu e caktoi për ata që nuk besuan". Sa i keq është ai vend ku do të shkojnë. (Sure Haxhxh: 72)
Ata të cilët ishin mendjemëdhenj ndaj Allahut dhe ushqyen armiqësi ndaj besimtarëve do të dëgjojnë këto fjalë në Ditën e Gjykimit:
Andaj, hyni në dyert e xhehenemit, aty do të jeni përjetë: sa vend i keq është ai i kryelartëve!" (Sure Nahl: 29)
Veçoria më e frikshme e xhehenemit është natyra e tij e përjetshme. Me të hyrë në xhehenem, nuk do të ketë më kthim prapa. Realiteti i vetëm është xhehenemi bashkë me shumë lloje tjera të mundimit. Me të takuar një vuajtje të tillë të përjetshme, njeriu bie në gjendje të dëshpërimit të plotë. Ai më nuk ka kurrfarë shpresa. Kjo gjendje përshkruhet si vijon në Kuran:
E ata që nuk respektuan Allahun, skutë e tyre është zjarri. Sa herë që të tentojnë të dalin nga ai, kthehen në të dhe atyre u thuhet: "Shijoni dënimin e zjarrit që ju e konsideronit rrenë. (Sure Sexhde: 20)
Ata përpiqen të dalin nga zjarri, por s'kanë të dalë nga ai, ata kanë dënim të përhershëm. (Sure Maide: 37)