Kur t’i fryhet surit për herë të parë, qiejt dhe toka do të shkatërrohen dhe e gjitha bota materiale do të merr fund. S’do të mbetet as edhe një shpirt i gjallë. Në fjalët e Kuranit“Ditën kur toka ndryshohet në tjetër tokë, e edhe qiejt (në tjerë qiej), e ata (njerëzit) të gjithë dalin sheshazi para Allahut, Një, MbiAllahërues. (Sure Ibrahim: 48) Ky mjedis i ri i përgatitur për Gjykimin e Fundit përshkruhet si vijon:
Ty të pyesin edhe për kodrat. Thuaj: "Allahu im mund t'i bëjë thërrime të shpërndara". Dhe vendin e tyre ta bëjë rrafsh pa farë bime e ndërtese. E nuk do të shohësh në të as ultësirë e as lartësirë. (Sure Ta Ha: 105-107)
Ky është momenti në të cilin njerëzit do të ringjallen prej të vdekurve, do të mblidhen dhe do të presin për të dhënë llogari për veprat e tyre. Ky është po ashtu vendi ku do të mësojnë për ku janë duke shkuar. Ka ardhur koha që njerëzit të ringjallen prej të vdekurve dhe t’i dorëzohen Allahut, el-Kaharit (Nënshtruesit). Dhe atëherë do t’i fryhet surit për herë të dytë. Ata të cilët mohuan ahiretin dhe ringjalljen në këtë dynja do të ringjallen prej varreve të tyre. Kjo do të jetë diçka që ata kurrë nuk e kishin pritur. Kurani rrëfen për këto ngjarje si vijon:
Dhe i fryhet Surit dhe bie i vdekur çka ka në qiej dhe në tokë, përveç atyre që do Allahu (të mos vdesin), pastaj i fryhet atij herën tjetër, kur qe, të gjithë ata të ngritur e presin (urdhrin e Allahut). Toka është ndriçuar me dritën e Allahut të vet, libri (shënimet mbi veprat) është vënë pranë dhe sillen pejgamberët e dëshmitarët, e kryhet mes tyre gjykimi me drejtësi, e atyre nuk u bëhet padrejtë. (Sure Zumer: 68-69)
Allahu rrëfen në hollësi për ato që do të ndodhin kur të vdekurit të ringjallen me vullnetin e Tij. Siç rrëfehet në Kuran, kjo ngjarje e madhe do të ndodhë në këtë mënyrë:
Dalin prej varreve, e si karkaleca të shpërndarë e me shikim ë përulur. (Sure Kamer: 7)
Atëherë kur t’i fryhet surit për herë të dytë, të vdekurit do të thirren nga toka. Ata do t’i përgjigjen kësaj thirrjeje dhe me shpejtësi do të “dalin prej varreve si karkaleca të shpërndarë e me shikim të përulur.” (Sure Kamer: 7)
(…mandej kur) Ai ju thërret juve me një të thirrme prej tokës, ju menjëherë dilni. (Sure Rum: 25)
Ditën kur me ata hapet toka e ata nguten (për vendtubim), e ai është një tubim i lehtë për Ne. (Sure Kaf: 44)
Sikur duke u ngutur për një qëllim, ata do ta pasojnë thirrësin i cili do t’i thërret me qafat e shtrira kah ai. Kjo thirrje nuk do t’i ngjasojë asnjë thirrje të dëgjuar deri atëherë:
…Ditën kur thirrësi (Israfili) kumton një send të tmerrshëm. (Sure Kamer: 6)
Atë ditë, ata do të shkojnë pas Thirrësit. E nuk do t’i largohen atij, e para të Gjithmëshirshmit ulen zërat e nuk dëgjohet tjetër pos një zë I ulët. (Sure Ta Ha: 108)
…Ditën kur duke u ngutur dalin prej varreve, sikur nguteshin te idhujt. (Sure Me’arixh: 43)
Ata që bënë gjynahe duke i tejkaluar kufijtë e caktuar nga Allahu, të cilët nuk iu bindën Allahut, insistuan në mënyrën e tyre të jetës, mohuan Allahun dhe qëndruan kryelartë, papritmas do të bëhen të bindur dhe do t’i nënshtrohen Atij posa të ringjallen prej të vdekurve. Pa dyshim, ata do t’i përgjigjen kësaj thirrjeje. Pasi që të përfundojë kjo provë në këtë dynja, ata nuk do të kenë zgjidhje tjetër veçse të pajtohen. Madje edhe nëse kanë dëshiruar ashtu, s’do të mund të vepronin ndryshe. Ata madje s’do të mund të ushqenin një dëshirë të tillë në mendjet e tyre. Ata s’do të kenë fuqi t’i rezistojnë/bëjnë ballë kësaj thirrjeje. Kjo është arsyeja pse, ata thellë në veten e tyre do të ndiejnë se kjo është një “ditë e pamëshirë”:
Me qafat e zgjatura, sy të shtanguar, duke shpejtuar drejt Thirrësit, jobesimtarët do të thonë:“Kjo është ditë e vështirë!”(Sure Kamer: 8)
Pra jobesimtarët do të vrapojnë përpara. Çdokush do të shfaqë një bindje absolute. Atë ditë, gjëja e vetme e rëndësishme që njerëzit posedojnë është besimi. Mirëpo, jobesimtarët janë të privuar prej tij. Kjo është arsyeja pse zemrat e tyre janë “të zbrazëta” tek nguten me kokat e tyre lartë dhe sy të shtanguar.” (Sure Ibrahim: 43)
Ata do të shkojnë në drejtim të një pike të caktuar grupe-grupe:
Është dita që i fryhet surit, e ju vini grupe-grupe. (Sure Nebe’: 18)
E nuk do të mund të lënë as porosi, as të kthehen në familjet e tyre. Dhe i fryhet Surit, kur qe, duke u ngutur prej varrezave paraqiten te Allahu i tyre. (Sure Ja Sin: 51-52)
Do t’i fryhet surit dhe përnjëherë ata do të dalin prej varreve të tyre dhe i paraqiten Allahut të tyre. E thonë: “Të mjerët ne! Po kush na ngriti prej ku ishim të shtrirë në varre?" E, kjo është ajo që premtoi Allahu dhe vërtetuan të dërguarit.” (Sure Ja Sin: 51-52)
Thirrja “Të mjerët ne!” është shprehje e një paniku dhe zhgënjimi të madh. Jobesimtari i cili e përjeton ringjalljen e tij e kupton se i dërguari i Allahut i cili e komunikoi këtë porosi gjatë jetës së tij e kishte thënë të vërtetën. Ai atëherë e kupton se do t’i nënshtrohet “vuajtjes së përjetshme” me të cilën ishin kërcënuar jobesimtarët. Në atë moment, ai heq të gjitha dyshimet lidhur me këtë dhe pajtohet me faktin se nuk ekziston diçka e tillë si “gjumi i përjetshëm”. Zhgënjimi i tij forcohet me anë të shpresave të pakësuara për shpëtim nga vuajtja që i afrohet.
Jobesimtarët ndiejnë frikë, tmerr dhe janë të dëshpëruar. Pamja e tyre e përgjithshme është e frikshme; fytyrat e tyre janë të nxira dhe të mbuluara me pluhur. Për më tepër, ata do të jenë të poshtëruar:
Atë ditë sheh fytyra të përulura, (Sure Gashije: 2)
Atë ditë do të ketë edhe fytyra të pluhuruara, Që i ka mbuluar errësira e zezë, E të tillët janë ata mohuesit, mëkatarët. (Sure Abese: 40-42)
E ata që bënë gënjeshtër ndaj Allahut, do t'i shohësh në ditën e kiametit, fytyrat e tyre të nxira. A nuk është në Xhehenem vendi i Kryelartëve? (Sure Zumer: 60)
Allahu do t’i ringjallë jobesimtarët në Ditën e Ringjalljes, të verbër.
E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kiametit do ta ringjall të verbër. Ai (që nuk besoi) do të thotë: "Allahu im, përse më ngrite të verbër, kur unë isha me sy?" Ai (Allahu) thotë: "Ashtu si harrove ti argumentet Tona që t'i ofruam, ashtu je ti i harruar sot". (Sure Ta Ha: 124-126)
Atë që Allahu e drejton në rrugë të drejtë, ai është udhëzuar, e atë që e le të humbur, për ata nuk do të gjesh ndihmëtarë përveç Atij. Në ditën e kiametit Ne i tubojmë ata duke i tërhequr rrëshqanas me fytyra për dhe, të verbër, memecë të shurdhët. Vendi ti tyre është xhehenemi, sa herë që të pushojë flaka Ne u shtojmë flakën e zjarrit. (Sure Isra: 97)
E bardha e syrit do të mavijoset. Kjo ngjyrë e syrit do ta rris pamjen e frikshme dhe të neveritshme të jobesimtarëve.
Ditën kur i fryhet surit (bririt), atë ditë Ne i tubojmë mëkatarët sy mavijosur (të verbër, të shëmtuar). (Sure Ta Ha: 102)
Me këtë pamje të tmerrshme dhe të degjeneruar jobesimtarët do të dallojnë prej besimtarëve në shikim të parë. Ky është fillimi i fundit i këtij grupi të njerëzve të cilët zhvilluan luftë kundër vargjeve të Allahut dhe mbetën mendjemëdhenj.
Atë ditë, njeriu do të jetë tepër i brengosur për vetveten për t’u brengosur për të tjerët. Ai do të braktis madje nënën, babanë, bashkëshorten dhe fëmijët e tij. Forca dhe llahtari i papërfytyrueshëm i Ditës së Ringjalljes do të bëjë që secili të shqetësohet për punën e vet. Allahu e përshkruan Ditën e Ringjalljes si vijon:
E ç'të mësoi ty se ç'është dita e gjykimit? Përsëri, ç'të mësoi ty se ç'është dita e gjykimit? Është dita kur askush, askujt nuk do të mund t'i ndihmojë asgjë; atë ditë e tërë çështja i takon vetëm Allahut! (Sure Infitar: 17-19)
E kur të vijë ushtima (krisma e kiametit); Atë ditë njeriu ikën prej vëllait të vet, Prej nënës dhe prej babait të vet, Prej gruas dhe prej fëmijëve të vet. Atë ditë secilit njeri i mjafton çështja e vet. (Sure Abese: 33-37)
Dhe për këtë arsye lidhjet më të çmueshme në këtë jetë do të kenë një përfundim të hidhur. Tmerri i asaj dite do t’i bëjë të gjitha lidhjet e afërta dhe ato familjare të pakuptim. E vetmja gjë e çmueshme që do të mbetet do të jetë besimi:
E kur i fryhet surit (herën e dytë), atëherë, në atë ditë nuk do të ketë lidhje familjare mes tyre e as që do të pyes kush për njëri-tjetrin. E kujt i peshojnë më rëndë peshojat (veprat e mira), ata janë të shpëtuarit. Ndërsa, atyre që u peshojnë lehtë, peshojat (veprat e mira), ata janë që humben vetveten dhe janë në Xhehenem përgjithmonë. (Sure Mu’minun: 101-103)
Lidhjet miqësore dhe familjare shkëputen në atë mënyrë sa që njerëzit do të jepnin fëmijët, bashkëshortet, vëllezërit e tyre të dashur dhe madje të gjithë të afërmit e tyre si shpagim për të shpëtuar veten e tyre:
Dhe asnjë mik nuk pyet për mikun. Edhe pse ata shihen ndërmjet vete (edhe njihen, por ikin prej njëri-tjetrit). Krimineli dëshiron sikur të kishte paguar dënimin e asaj dite me bijtë e vet. Dhe me gruan e vet dhe me vëllain e vet. Edhe me të afërmit e tij që ai te ata mbështetej. Edhe me krejt çka ka në tokë, e vetëm të kishte shpëtuar! Jo, kurrsesi, ajo (para) është Ledhdha - flaka (emër i Xhehenemit). (Sure Me’arixh: 10-15)
Kjo “përpjekje” është në të vërtetë tregues i natyrës mizore dhe jo falënderuese të jobesimtarëve e cila shfaqet kur janë në pyetje përfitimet e tyre. Kjo përpjekje po ashtu paralajmëron për kotësinë e kësaj jete. Shpesh njeriu vrapon pas qëllimeve të parëndësishme; pas një pune të admirueshme , një shtëpie të bukur, apo një femre dhe pas të hollave për të cilat do të punojë gjithë jetën e tij. Mirëpo, siç na bën me dije Kurani, në përpjekjet e tij dëshpëruese për të shpëtuar, njeriu do të jetë i gatshëm të jap jo vetëm një femër, por të gjitha femrat e botës apo gjithë pasurinë e mundshme si shpagim për shpëtimin e tij personal. Megjithatë, të gjitha këto janë përpjekje të kota. Në thelb Allahu është Allahëruesi i gjithë pasurisë në botë. Shpëtimi, në anën tjetër, ka mbetur prapa, në jetën tokësore. Tani është tepër vonë dhe, siç është premtuar, zjarri i xhehenemit tashmë ka filluar të digjet.
Kurani shpall kuptimin e vërtetë të jetës:
O ti njeri, vërtet ti përpiqesh me një përpjekje të madhe që çon te Allahu yt, e atë (përpjekje) do ta gjesh. (Sure Inshikak: 6)
Pa marrë parasysh se ç’bëjmë gjatë jetës sonë, ne në fund do të dalim përpara Allahut. Qëllimi përfundimtar i kësaj jete është të jesh rob i Tij. Koha më e rëndësishme, në anën tjetër, është Dita e Ringjalljes, kur ne do të japim llogari për jetët tona.
Çdo ditë që kalon na sjellë më pranë këtij momenti në kohë. Çdo orë, minutë apo madje sekondë që kalon është një hap i ndërmarrë drejt vdekjes, ringjalljes dhe momentit të llogarisë. Jeta si një orë me rërë rrjedhë vazhdimisht në këtë drejtim. Nuk ka mënyrë për ta ndaluar apo për ta kthyer kohën prapa. Të gjithë njerëzit do ta pasojnë këtë rrugë.
Vetëm te Ne kthimin e kanë. Dhe vetëm detyrë Jona është llogaria e tyre. (Sure Gashije: 25-26)
Sot në tokë ka rreth 6 miliardë njerëz. Duke ia shtuar këtë numër numrit të përgjithshëm të njerëzve të cilët kanë jetuar ndonjëherë në të kaluarën do ta kemi idenë e masës që do të grumbullohet në Ditën e Ringjalljes. Të gjithë, që nga Profeti Adem, njeriu i parë në tokë, deri të jobesimtari i fundit i cili do të jetojë në dynja do të jenë atje. Kjo masë e qenieve njerëzore do të paraqet një pamje mahnitëse. Sidoqoftë, në të njëjtën kohë, është e sigurt se do të jetë e frikshme. Gjendja e njerëzve në praninë e Allahut përshkruhet në Kuran si vijon:
Atë ditë ata do ta pasojnë Thirrësin i cili nuk ka kurrfarë të pavërtete në vetvete. Zërat do të pushojnë para të Gjithëmëshirshmit dhe Ju do të dëgjoni vetëm zërin e këmbëve që marshojnë.
Atë Ditë ndërmjetësimi nuk do të ketë dobi vetëm për atë të cilin ka dhënë leje i Gjithëmëshirshmi dhe me fjalën e të cilit Ai është i kënaqur.
Ai i di ato që ishin para tyre dhe ato që vijnë pas. Por dija e tyre nuk mund ta përfshij Atë.
E fytyrat (e mëkatarëve) e turpëruara, i përulen të Përjetshmit, të Gjithëfuqishmit, sepse ka dështuar ai që barti padrejtësinë. (Sure Ta Ha: 108-111)
Momenti i dhënies së llogarisë, të cilin jobesimtarët e shpërfillën gjithë jetën, derisa besimtarët u përgatitën për këtë me zell, ka ardhur. Një vend i shkëlqyer është krijuar për këtë gjyq madhështor. Sipas Kuranit, atë ditë:
“E qielli çahet, pse ai atë ditë është i rraskapitur. Dhe engjëjt qëndrojnë në skajet (anët) e tij, e atë ditë, tetë (engjëj) e bartin mbi vete Arshin e Allahut tënd.” (Sure Hakka: 16-17)
Atë ditë Xhibrili dhe engjëjt qëndrojnë të rreshtuar, askush nuk flet pos atij që e lejon Mëshiruesi, dhe i cili e thotë të vërtetën. (Sure Nebe’: 38)
Allahu i qiejve dhe tokës do të kërkojë llogari prej robërve të Tij për veprat e tyre. Një lloj mundimi, që i përshtatet fuqisë dhe madhështisë së Tij, do të jetë i pranishëm. Një flakë gjëmuese do të digjet në xhehenem. Allahu, i Cili krijon gjithçka në një mënyrë unike, ka përgatitur një mundim të përkryer për jobesimtarët. Askush s’mund të shkaktojë dhimbjen që Allahu do ta jap atë ditë. Në Kuran Allahu thotë:
Jo, mosni ashtu! Kur të dridhet toka njëpasnjëshëm! Dhe kur të vijë Allahu yt dhe engjëjt qëndrojnë radhë-radhë! Dhe atë ditë sillet Xhehenemi, e atëherë njeriut i bie në mend, e prej nga atij përkujtimi? E thotë: "Ah, i gjori unë, sikur të isha parapërgatitur për jetën time!" Atë ditë askush nuk mund të dënojë sikur Ai. Dhe askush si Ai nuk mund të lidhë me pranga. (Sure Fexhr: 21-26)
Nëse njeriu dështon t’i shërbej Krijuesit të Tij në këtë dynja dhe të përgatitet për këtë ditë të madhe, atëherë ai do ta përjetojë një keqardhje të madhe. Ai atëherë më me dëshirë do të donte të shndërrohej në dhe se sa të ringjallej. Megjithatë, ky pendim s’do të ketë asnjë dobi. Përkundrazi, do të shndërrohet në një burim të ri dhimbjeje dhe do t’i shtohet vuajtjes të cilës do t’i nënshtrohet në xhehenem.
Para se të ketë mundësi që ta tejkaloj hutimin e shkaktuar nga ringjallja, njeriu goditet nga frika dhe pikëllimi. Kjo për shkak se ai do të jap llogari për veprat e tij në praninë e Allahut. Të gjitha veprat që bëri gjatë jetës së tij dhe të gjitha mendimet e tij do të shpalosen. As edhe një hollësi më e vogël nuk harrohet. Ajeti në vazhdim e shpjegon këtë në mënyrë të qartë:
“… madje edhe ajo (vepra) që peshon sa kokrra e lirit, e të jetë e fshehur në rrasë guri, ose në qiej apo në tokë, Allahu do ta sjellë atë, se Allahu është i butë dhe hollësisht i informuar. (Sure Lukman: 16)
Ky është momenti më i afërt me xhenetin dhe xhehenemin. Njerëzit do të shohin se çfarë kishin përgatitur për jetën e tyre të përjetshme. Kjo rrëfehet në Kuran si vijon:
Atë ditë njerëzit shfaqen të ndarë në grupe që të shpërblehen për veprat e tyre. E kush punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë. (Sure Zilzal: 6-8)
Siç përmendet në Kuran, jobesimtarët do të marrin librat e tyre nga ana e tyre e majtë, derisa besimtarët do të marrin librat e tyre nga e ana e tyre e djathtë. Përvoja e njerëzve të “së djathtës” përshkruhet si vijon:
Atë ditë ju do të ekspozoheni (para Allahut), duke mos mbetur fshehtë asnjë sekret juaji. Kujt t'i jepet libri i vet nga e djathta e tij, ai do të thotë: "O ju, ja, lexoni librin tim!" Unë kam qenë i bindur se do të jap llogarinë time. Dhe ai atëherë është në një jetë të kënaqshme. Në një Xhenet të lartë. Pemët e tij i ka krejt afër. (E thuhet) Hani e pini shijshëm, ngase në ditët e kaluara ju e përgatitët këtë. (Sure Hakka: 18-24)
Për dallim nga lumturia dhe gëzimi i besimtarëve, jobesimtarët do të kenë një ndjenjë të thekshme të pafuqisë. Ata do të dëshironin të vdisnin, madje edhe të zhdukeshin. Ndjenja e tyre e dëshpërimit shprehet si vijon:
Ndërkaq, kujt i jepen librat e veta nga e majta, ai thotë: "O i mjeri unë, të mos më jepej fare libri im. Dhe të mos ditsha fare se çka është llogaria ime. Ah, sikur të kishte qenë ajo (vdekja e parë) mbarim i amshueshëm për mua. Pasuria ime nuk më bëri fare dobi. U hoq prej meje çdo kompetencë imja. (Sure Hakka: 25-29)
E sa i përket atij që libri i vet i jepet pas shpinës, Ai do t'i ndjellë vetës shkatërrim, Dhe do të hyjë në zjarr të ndezur fort. Ai ka qenë i gëzuar në familjen e vet, Dhe ka menduar se nuk ka për t'u kthyer. Po, se, vërtet Allahu i tij gjithnjë e ka parë atë. (Sure Inshikak: 10-15)
Veprat e regjistruara në këta Libra maten me peshore të drejta. Sot, në praninë e drejtësisë së Allahut, askujt nuk i bëhet asnjë padrejtësi:
Në ditën e gjykimit Ne do të vëmë peshoja të drejta, e askujt nuk i bëhet e padrejtë asgjë, edhe nëse është (vepra) sa pesha e një kokrre të melit Ne do ta sjellim atë. E mjafton që Ne jemi llogaritës. (Sure Enbija: 47)
Çdo vepër e bërë në këtë jetë, madje edhe një e një rëndësie të vogël, vendoset në këtë peshojë. Treguesi i kësaj peshoje përcakton nëse njeriu do të ndëshkohet me vuajtje të përjetshme apo do të shpërblehet me lumturi dhe shpëtim të amshueshëm. Nëse peshoja rëndon më shumë kah veprat e mira, njeriu që gjykohet dërgohet në xhenet. Nëse jo, ai është i paracaktuar për xhehenem. Askush, nuk ekziston fuqi që mund t’i ndihmoj atij:
E sa i përket atij që i rëndohet peshoja e veprave të tij, Ai është në një jetë të këndshme. Ndërsa, atij që ka peshojën e lehtë të veprave të tij, Vendi i tij do të jetë në Havije. E ç'është ajo që të njoftoi se ç'është ai (Havije)? Është zjarri me nxehtësi shumë të lartë. (Sure Kari’a: 6-11)
Pastaj, të gjithë njerëzit e krijuar që nga krijimi i tokës japin llogari një nga një. Këtu, pozitat dhe gradat e dynjasë humbin kuptimin e tyre. Një kryetar i një vendi apo një person i thjeshtë janë të njëjtë; ata kanë trajtim të njëjtë në praninë e Allahut. Këtu, ata i nënshtrohen një marrjeje të lodhshme në pyetje për atë se a i kanë shërbyer Krijuesit të tyre dhe a i janë bindur urdhrave të Tij. Të gjitha gjynahet, veprat e liga dhe mendimet intime të një jobesimtari shpalosen:
…Ditën kur do të gjurmohen të fshehtat, e ai (njeriu) nuk ka as forcë as ndihmëtarë. (Sure Tarik: 9-10)
Ky proces është rraskapitës për ata të cilët nuk kanë jetuar në pajtim me ligjet e Allahut por në pajtim me dëshirat apo vlerat e shtrembëruara të tyre, në pajtim me besimet dhe parimet e shoqërisë së tyre. Në ajetin në vazhdim, Allahu jap një shpjegim për këtë ditë të madhe:
Dhe kur të pyeten ato vajza të varrosura të gjalla, Për çfarë mëkati ato janë mbytur, Dhe kur fletushkat të jenë shpaluar, Dhe kur qielli të jetë hequr, Dhe kur Xhehenemi të jetë ndezur fort, Dhe kur Xheneti të jetë afruar, Atëbotë njeriu do ta dijë se çka ka ofruar (të mirë ose të keqe). (Sure Tekvir: 8-14)
Robi nuk ka gjasa të mohoj atë që ka bërë në praninë e Allahut. Të gjitha veprat e tij, të mira dhe të këqija, shpalosen. Edhe nëse ai mohon diçka, do të ketë dëshmitarë që do ta thonë të vërtetën. Njerëzit të cilët ishin dëshmitarë të tij gjatë jetës së tij sillen gjithashtu në ballë për të dëshmuar:
Toka është ndriçuar me dritën e Allahut të vet, libri (shënimet mbi veprat) është vënë pranë dhe sillen pejgamberët e dëshmitarët, e kryhet mes tyre gjykimi me drejtësi, e atyre nuk u bëhet padrejtë. (Sure Zumer: 69)
Gjatë dhënies së llogarisë, ekzistojnë edhe dëshmitarë tjerë të papritur që i presin jobesimtarët. Shqisat e dëgjimit dhe të parët si edhe lëkura njerëzore janë të pajisura me aftësinë e të folurit me Vullnetin e Allahut dhe dëshmojnë kundër tyre. Tradhtia e madje njërit prej organeve, të cilat njeriu supozoi se i takojnë atij për tërë jetën, përforcon dëshpërimin që njeriu do ta përjetojë atë ditë. Allahu përshkruan këtë të vërtetë si vijon:
E ditën kur armiqtë e Allahut tubohen për në zjarr dhe ata janë të rrethuar. E derisa afrohen atij, kundër tyre dëshmojnë: të dëgjuarit e tyre, të parit e tyre dhe lëkurat e tyre për çdo gjë që ata kanë punuar. Ata lëkurave të tyre u thonë: "Përse dëshmuat kundër nesh?" Ato thonë: "Allahu që çdo sendi ia ka dhënë të folur na dha edhe neve, e Ai është që u krijoi juve herën e parë dhe vetëm te Ai do të ktheheni". Ju nuk fshiheshit (kur bënit mëkate) se do të dëshmojnë kundër jush të dëgjuarit tuaj, të parit tuaj dhe lëkurat tuaja, bile ju menduat se Allahu nuk di shumë gjëra që ju bënit. mendimi juaj i gabuar, të cilin e patët ndaj Allahut tuaj, është ai që ju shkatërroi dhe tani jeni më të dëshpëruarit. Nëse bëjnë durim, zjarri është vend i tyre, e nëse kërkojnë të kthehen në atë që e dëshiron (në kënaqësinë e Allahut), atë nuk do të arrijnë. (Sure Fussilet: 19-24)
Jobesimtarët bartin fajin e madh të rebelimit kundër Krijuesit, i Cili i krijoi ata dhe e bëri të mundshme jetesën për ta. Kjo është arsyeja pse, në Ditën e Ringjalljes, atyre nuk ju lejohet madje as të mbrojnë vetveten. Atyre nuk u jepet asnjë mundësi për t’u mbrojtur, përkundër faktit se madje edhe kriminelit më të ulët i jepet kjo e drejtë në këtë botë. Të poshtëruar dhe të dëshpëruar, ata duhet të presin që tu shqiptohet dënimi:
Atë ditë është shkatërrim për mohuesit. Kjo është një ditë që ata nuk flasin. Atyre as nuk u lejohet që të arsyetohen. Atë ditë, mjerë ata që përgënjeshtruan! Kjo është dita e gjykimit, u kemi tubuar juve dhe të mëparshmit. Dhe nëse keni ndonjë dredhi, atëherë bëni dredhi! Atë ditë është shkatërrim për ata që nuk besuan. (Sure Murselat: 34-40)
Atë ditë, jobesimtari ndien një neveri të brendshme për veprat e tij dhe për veten e tij. Mirëpo, ndjenja e neverisë së Allahut është edhe më e fuqishme.
S’ka dyshim e ata që nuk besuan do të thirren (do t’u thuhet); “Hidhërimit i Allahut pse u ftuat të besoni e ju nuk besuat (në dynja), është më i madh se urrejtja juaj ndaj vetes”. (Sure Gafir: 10)
Duke u përballur me zemërimin e Allahut, jobesimtari bie në gjendje të një dëshpërimi dhe pikëllimi të thellë. Ai turpërohet dhe dëshiron t’mos ishte ringjallur kurrë. Dëshiron që vdekja t’i kishte dhënë fund jetës përjetësisht. Ai atëherë kupton se vdekja nuk është një fund, por vetëm një fillim. Dhe nuk ekziston vdekje tjetër përveç kësaj. Gjendja e tyre mentale shprehet si vijon:
Ata që nuk besuan shpeshherë do të kishin dëshiruar të kishin qenë myslimanë. (Sure Hixhr: 2)
Për dallim nga kjo, mënyra se si besimtarët do të japin llogari do të jetë shumë e lehtë. Pas dhënies së llogarisë, besimtari do të jetojë një lumturi të përjetshme. Para së gjithash, ai jetoi sipas parimeve të përcaktuara nga Krijuesi i tij dhe Allahu, i Gjithëmëshirshmi, ia ka falur gjynahet e tij. Ai pra fiton parajsën, një vend të begatë me të mirat e pafund të Allahut dhe mbahet larg prej zjarrit të xhehenemit.
O ti njeri, vërtet ti përpiqesh me një përpjekje të madhe që çon te Allahu yt, e atë (përpjekje) do ta gjesh. E sa i përket atij që libri i vet i jepet nga e djathta, Ai do të llogaritet me një llogari të lehtë, Do të kthehet te familja e vet i gëzuar. (Sure Inshikak: 6-9)
Atë ditë, jobesimtari dëshiron t’ju bindet të gjithë urdhrave, mirëpo, nuk ia arrin kësaj. Kjo për arsye se ai nuk ka më energji të bëj çfarëdo qoftë. Kur thirret të bëjë sexhde, ai dëshiron ta bëjë këtë. Mirëpo, ai madje as këtë nuk arrin ta bëj. Sikur një person që është duke parë një ëndërr të keqe, dëshiron të bërtas por nuk mundet. Ai s’mund të lëvizë as këmbët dhe as duart e tij. Frika, tmerri dhe dëshpërimi e lënë atë gadi të paralizuar:
(Përkujto) Ditën kur ashpërsohet çështja deri në kulm (në kiamet), e ata do të ftohen për të bërë sexhde, po nuk mundën. Shikimet e tyre janë të përulura dhe ata i kaplon poshtërimi, kur dihet se ata kanë qenë të ftuar të bëjnë sexhde sa ishin të shëndoshë (e ata - talleshin). (Sure Kalem: 42-43)
Thirrja që i bëhet jobesimtarit për të bërë sexhde i shërben një qëllimi: për ta shtuar pendimin dhe pikëllimin që ai ndjen për atë se nuk i është bindur thirrjes që i është bërë gjersa ishte në këtë dynja dhe për t’ia përkujtuar atij këtë mosbindje, e cila vështirë se do të kompensohet, do të jetë burim i pikëllimit dhe dëshpërimit të përjetshëm. Allahu tashmë e din se jobesimtari nuk është në gjendje të bëjë sexhde. Është e pamundshme për të bërë sexhde, për ta adhuruar dhe për të qenë rob i Tij, përveç nëse Allahu dëshiron. Po kështu, besimtarët janë të nderuar me besim vetëm duke iu falënderuar vullnetit dhe mirësisë së Allahut.
Kurani na informon po ashtu për mënyrën se si besimtarët dhe jobesimtarët do të duken atë ditë. Gëzimi i brendshëm i besimtarëve shihet në fytyrat e tyre; sytë e tyre shkëlqejnë. Jobesimtarët, në anën tjetër, kuptojnë se kanë pasur një sjellje aq jo mirënjohëse dhe të pamatur dhe fillojnë të presin vuajtjen të cilës do t’i nënshtrohen. Për dallim nga shprehjet e lumtura në fytyrat e besimtarëve, fytyrat e jobesimtarëve janë të mërzitura dhe të zymta:
Jo, nuk është ashtu! Por ju jeni që e doni të ngutshmen (dynjanë). Dhe e lini pas shpine atë të ardhmen (ahiretin). Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera (të gëzuara). Që Allahun e tyre e shikojnë. Atë ditë ka fytyra edhe të vrazhda. Që presin t'u thyhet kurrizi (të shkatërrohen). (Sure Kijame: 20-25)
Përgjithësisht besohet se vetëm jobesimtarët mund ta shohin xhehenemin. Mirëpo, kjo është vetëm pjesërisht e vërtetë. Allahu na bën me dije në Suren Merjem se të gjithë njerëzit, si besimtarët ashtu edhe jobesimtarët, do të mblidhen rreth xhehenemit të gjunjëzuar:
E njeriu thotë: "A njëmend pasi të vdes do të nxirrem i gjallë (do të ringjallem)?" Po, a nuk po mendon njeriu se Ne e krijuam atë më parë kur ai nuk ishte asgjë? Pasha Allahun tënd, Ne do t'i tubojmë (pas ringjalljes) ata bashkë më djajtë dhe do t'i afrojmë ata rreth Xhehenemit të gjunjëzuar. Pastaj, nga secili grup do t'i kapim ata që kishin qenë më jo respektues ndaj të Gjithmëshirshmit. E Ne e dimë më së miri se cili prej tyre ka më meritë të hidhet në të. Dhe nuk ka asnjë prej jush që nuk do t'i afrohet atij. Ky (kontaktim i Xhehenemit) është vendim i kryer i Allahut tënd. Pastaj, (pas kalimit pranë tij) do t'i shpëtojmë ata që ishin ruajtur prej mëkateve, e zullumqarët do t'i lëmë aty të gjunjëzuar.(Sure Merjem: 66-72)
Siç shohim nga vargjet e mësipërme, në Ditën e Ringjalljes, njerëzit do të grumbullohen rreth xhehenemit të gjunjëzuar. Njëjtë si jobesimtarët edhe besimtarët do të dëgjojnë zhurmën dhe gjëmimin e llahtarshëm të zjarrit bashkë dhe do të jenë dëshmitarë të pamjeve tronditëse. Mirëpo, besimtarët shpëtojnë pas një kohe dhe jobesimtarët lihen të qëndrojnë të gjunjëzuar. Pastaj, ata hidhen në zjarrin e xhehenemit.
Të kuptuarit më të mirë të zemërimit të Allahut dhe të qenit mirënjohës ndaj Tij mund të konsiderohet si një prej qëllimeve të pranisë së besimtarëve në turmën e tubuar rreth xhehenemit. Besimtari që është dëshmitar i pamjes së xhehenemit kupton se çfarë mirësie të madhe i ka dhuruar atij besimi. Pasi që xhehenemi është një vend i tmerrshëm, edhe të qenit i shpëtuar nga vuajta do të thotë lumturi për qenien njerëzore.
Duke qenë dëshmitar i xhehenemit, besimtari mund të bëjë krahasime dhe kështu të çmoj më shumë xhenetin, vendin e mirësive ku do të banojë përjetësisht. Madje edhe në këtë dynja, mirësia më e madhe është me qenë i shpëtuar nga dhimbja. Për shembull, dikush që përballet me rrezikun e ngrirjes në bjeshkë ngazëllehet kur gjen një kasolle të vjetër me një oxhak. Ai ndien sikur kjo kasolle të ishte një dhomë luksoze e hotelit. Për dikën që nuk ka ngrënë asgjë për ditë të tëra një copë bukë është aheng. Fundi i dhimbjes është një arsye e patejkalueshme për gëzim, lumturi, qetësi dhe mirënjohje.
Një besimtar që sheh xhehenemin së afërmi dhe shpëton prej tij arrin këtë lloj lumturie. Veç kësaj, të qenit i shpërblyer me xhenet i bën besimtarët të arrijnë “suksesin” e përmendur në Kuran. Pasi ta ketë parë vuajtjen më të madhe në xhehenem, besimtari kupton shumë mirë vlerën e parajsës përplot me mirësi. Gjatë gjithë jetës së tij të amshueshme, ai kurrë nuk harron se si duket xhehenemi dhe prandaj i gëzohet më shumë xhenetit.
Në Ditën e Gjykimit, njerëzit dëgjojnë këto fjalë të atyre të cilët i dallojnë besimtarët prej jobesimtarëve nga fytyrat e tyre:
E mes atyre dyve (dy grupeve) është një perde (mur), e mbi A'raf (lart mbi mur) janë burra që i njohin secilin (të Xhenetit dhe të Xhehenemit) me shenjat e tyre. Ata i thërrasin banuesit e Xhenetit: "Paqja (shpëtimi) qoftë mbi ju!" Ata (të A'rafit) nuk kanë hyrë në të, po shpresojnë. E kur u shkon shikimi i tyre nga ata të Xhehenemit, Thonë: "Allahu ynë mos na bë neve me mizorët!"
Ata të Arafit i thërrasin do burra që i njohin me shenjat e tyre dhe u thonë: "Çka ju vlejti ai grumbullimi juaj (në pasuri e numër) dhe ajo që bënit kryelartësi?" (e tash jeni në Xhehenem). A këta janë ata (besimtarët), për të cilët betoheshit se nuk ka për t'i përfshirë mëshira e Allahut?" (në mënyrë ironike i përqeshin jobesimtarët, mandej u thonë besimtarëve): "Vazhdoni në Xhenet, as nuk ka frikë për ju, as nuk keni për t'u brengosur!" (Sure A’raf: 46-49)
Kjo është koha kur besimtarët “krijesat më të dobishme”,(Sure Bejjine: 7) dhe jobesimtarët “krijesat më të dëmshme”, (Sure Bejjine: 6) ndahen njëri prej tjetrit. Kjo ditë përshkruhet në Kuran si vijon:
Dhe kur të dërguarve u është caktuar koha? E për cilën ditë atyre u është caktuar koha? Për ditën e gjykimit (kur drejtësia e Allahut ndan të mirën nga e keqja). E ku e di ti se çka është dita e gjykimit? Atë ditë është shkatërrim për ata që përgënjeshtruan. A nuk i kemi shkatërruar Ne popujt më të hershëm? Dhe pastaj pas tyre ua shoqëruam të tjerë më të vonshëm. Ne ashtu bëjmë me kriminelët. Atë ditë është mjerim i madh për ata që përgënjeshtruan. (Sure Murselat: 11-19)
Kjo Ditë e Vendimit fillon me vdekje dhe vazhdon me ringjallje dhe dhënie të llogarisë dhe përfundon kur njerëzit dërgohen në banesat e tyre të amshueshme. Në Suren Kaf, udhëtimi që ndërmarrin besimtarët dhe jobesimtarët për në banesat e tyre të vërteta rrëfehet si vijon:
Agonia e vdekjes i vjen me atë të vërtetën (i zbulohet çështja e ahiretit); kjo është ajo prej së cilës ke ikur. Dhe i fryhet surit, e ajo është dita e premtuar (për dënim). E do të vijë secili njeri bashkë me të dhe grahësi edhe dëshmitari. (I thuhet) Ti ishe në një huti nga kjo (ditë) e Ne ta tërhoqëm perden tënde dhe tash ti sheh shumë mprehtë. E shoku (përcjellësi) i tij do të thotë: "Kjo që është te unë (regjistri i veprave) është gati. Ju të dy (engjëjt) hidhini në Xhehenem secilin mohues kryeneç. Secilin pengues të veprave, mizor e të dyshimtë në fe. I cili Allahut i shoqëroi Allah tjetër, pra hidheni atë në vuajtjet më të rënda". E shoku i tij (djalli) thotë: "Allahu ynë, unë nuk u shmanga prej rrugës së drejtë, por ai vetë ka qenë i humbur larg". Ai (Allahu) thotë: "Mos u grindni tash para Meje, se Unë më parë ju tërhoqa vërejtjen. Tek Unë nuk ndryshon fjala (vendimi) dhe Unë nuk jam zullumqar për robërit". (Përkujto) Ditën kur Ne Xhehenemit i themi: "A je mbushur?" E, ai thotë: "A ka ende?" Ndërsa besimtarëve të ruajtur Xheneti u afrohet krejt afër. Kjo është ajo që u premtohet për secilin që pendohet dhe që e ruan besën e dhënë. Për secilin që i është frikësuar Allahut pa e parë dhe ka qenë i kthyer te Ai me zemër të sinqertë. (U thuhet) Hyni në te, të shpëtuar, se kjo është dita e përjetshme. (Sure Kaf: 19-34)