logo
HARUN YAHYA

1. Vdekja - Hyrje

Vdekja mund t’ju vjen në çdo moment. Kushedi, ndoshta ky është ai moment. Ose, mund të jetë shumë më afër se që keni menduar ndonjëherë.

Këta rreshta mund të jenë mundësia e fundit, përkujtuesi i fundit, paralajmërimi i fundit para se t’ju vjen vdekja. Derisa jeni duke lexuar këta rreshta, kurrë s’mund ta dini nëse do të jeni gjallë në orën që pason. Qoftë edhe nëse vërtetohet se është ashtu, asgjë s’mund t’ju garantoj se do të jetoni edhe një orë tjetër. A është e sigurt se do të jeni gjallë pas edhe një çasti të vetëm e lëre më një orë. Nuk ka asnjë garancë se do të arrini ta përfundoni këtë libër. Vdekja do t’ju vjen, me siguri, në një kohë kur, vetëm një çast më herët, as që ju ka shkuar mendja për vdekjen.

Padyshim se do të vdisni, sikurse që do të vdesin të gjithë ata që i doni. Para ose pas jush, ata padyshim do të vdesin. Njëqind vjet nga ky moment, nuk do të ketë as edhe një njeri të vetëm që do ta njihni në këtë botë.

Aspirata të pafund që kanë të bëjnë me jetën preokupojnë mendjet e njerëzve; të kryejnë shkollën e lartë, të regjistrohen në universitet, të diplomojnë, të kenë një profesion të respektuar, të martohen, të rrisin fëmijë, të bëjnë një jetë të qetë…këto janë ndër planet më të përgjithshme dhe më të zakonshme të njeriut. Përveç këtyre, ekzistojnë me mijëra plane tjera të sajuara për t’ju përgjigjur kushteve personale të njeriut.

Vdekja është njëra prej pak gjërave në jetë që është e sigurt se do të ndodhë. Ajo është një gjë njëqind për qind e sigurt.

Pas shumë vitesh të punës së mundimshme, një student ia arrin qëllimit të regjistrohet në universitet, megjithatë vdes në rrugë për në orën e mësimit. Dikush që është punësuar së voni në punë e humb jetën në udhëtimin e tij të parë për në punë. Një aksident trafiku iu jap fund jetëve të një qifti të sapomartuar në ditën e tyre të martesës. Një biznesmen i suksesshëm parapëlqen të udhëtoj me aeroplan për të kursyer kohën, duke mos ditur se pikërisht ai fluturim do të jetë një fund i tmerrshëm i jetës së tij.

Në një periudhë të tillë, planet nuk kanë më vlerë. Duke lënë prapa vetes planet që kanë fatin të mbesin të papërfunduara përjetësisht, ata shkojnë drejt një momenti pa kthim – edhe pse është një destinacion që ata nuk e kishin planifikuar asnjëherë. Çuditërisht, me vite të tëra, ata kaluan shumë kohë duke bërë plane që kurrë nuk do të hyjnë në punë, e megjithatë asnjëherë nuk iu shkoj ndër mend një gjë e padyshimtë që do të ndodhte.

Si duhet pra një njeri i mençur dhe i vetëdijshëm të përcaktoj prioritetet e veta? A duhet ai të planifikoj për një gjë që do të ndodhë me siguri apo për diçka që vështirë se do të ndodhë? Shumica e njerëzve, është e qartë, u japin prioritet qëllimeve për të cilat kurrë s’mund të jenë të sigurt se do të arrijnë t’i përfundojnë. Pa marr parasysh se nëpër cilën periudhë të jetës janë duke kaluar, ata me vendosmëri planifikojnë për një të ardhme më të mirë dhe më të kënaqshme.

Kjo prirje do të ishte plotësisht e arsyeshme, po të ishte njeriu i pavdekshëm. Megjithatë është fakt se të gjitha planet i nënshtrohen këtij fundi absolut të quajtur vdekje. Prandaj është e paarsyeshme të mos përfillet vdekja, e cila padyshim se do të ndodhë, dhe t’i kushtojnë vëmendje gjithë atyre gjërave që munden apo mund të mos realizohen.

Mirëpo, në sajë të një joshjeje të pakuptimtë që robëron mendjet e tyre, qeniet njerëzore nuk arrijnë ta vërejnë këtë të vërtetë të qartë.

Duke qenë kështu, ata kurrë nuk mund të njohin jetën e tyre të vërtetë, e cila është e caktuar të fillojë me vdekje. Ata thjeshtë nuk përgatiten për të. Pasi të jenë ringjallur, ata nuk shkojnë askund tjetër pos xhehenemit, një vend i krijuar posaçërisht për ta. Shkrimi i këtij libri ka për qëllim ta shtyjë njeriun të mendojë për një çështje për të cilën ai nuk dëshiron të mendojë dhe për ta paralajmëruar atë për një ngjarje të afërt dhe të pashmangshme… Shmangja prej të menduarit për të nuk është assesi një zgjidhje.

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • 1. Vdekja - Hyrje
  • 1. Vdekja - Paragjykimet dhe faktet
  • 1. Vdekja - Perdja e pakujdesisë
  • 1. Vdekja - Vdekja e vërtetë dhe ajo që vëzhgohet lidhur me vdekjen
  • 1. Vdekja - jeta e përkohshme e kësaj bote
  • 1. Vdekja - Gjendja e atyre që nuk nxjerrin mësime nga vdekja në këtë botë dhe në ahiret
  • 2. Ringjallja - Parathënie
  • 2. Ringjallja - Vdekja e gjithësisë
  • 2. Ringjallja - Fryrja e dytë e surit dhe ringjallja e të VDekurve
  • 3. Xhehenemi - Parathënie
  • 3. Xhehenemi - Vuajtja e xhehenemit dërgimi në xhehenem
  • 3. Xhehenemi - Vuajtja shpirtërore në xhehenem