Sulmet e 11 Shtatorit (9/11) në Qendrën Tregtare Botërore dhe në Pentagon shënojnë një pikë kthese dhe fillimin e rendit të ri botëror. Disa ekspertë parashikuan që ky sulm do të çojë drejt një konflikti dhe dhune më të madhe, ndërsa shumica e zërave theksuan se përgjigja e Amerikës dhe politikat e ardhme duhet të jenë të matura dhe të drejta.
|
The 9/11 attacks that targeted innocent people were denounced by Muslims, like the rest of the world. |
Si pasojë e sulmeve, Amerika filloi një ofensivë të gjerë kundër terrorizmit. Shumica e vendeve dhe organizatave ndërkombëtare e përkrahën këtë përpjekje, e cila, në thelb, është një veprim ushtarak i drejtuar kundër terrorizmit dhe të gjitha organeve që e përkrahin atë. Aktualisht, përveç disa sukseseve të pjesshme, kjo luftë nuk i ka arritur objektivat e saj ose nuk ka arritur një fitore bindëse.
Njëra prej arsyeve kryesore për këtë dështim është se strategjia Amerikane bazohet kryesisht në veprimet ushtarake deri në përjashtim të çfarëdo mase edukative dhe kulturore. Masat ushtarake, siç është largimi i regjimeve që përkrahin terrorizmin, nuk mund ta mposhtin terrorizmin, sepse terrorizmi është një problem socio-psikologjik dhe ideologjik. Një strategji e tillë vetëm ushtarake krijon tragjedi në të cilat shumë njerëz të pafajshëm humbin jetën, si edhe radikalizmin që, si pasojë, bëhet edhe një faktor tjetër që ushqen terrorizmin. Vetëm një luftë intelektuale mund ta shpërbëjë propagandën terroriste dhe ta çrrënjosë terrorizmin në mënyrë efikase. Veprimet ushtarake duhet të përdoren vetëm kur kjo është e përshtatshme.
Për këtë arsye, lufta kundër terrorizmit duhet të zhvillohet brenda rregullave të ligjit ndërkombëtar dhe me përdorimin e masave paqësore por efikase. Çdo aktivitet që shpërfill ligjin dhe të drejtat njerëzore, në veçanti kur shkakton vdekjen e civilëve, do të hedh një hije mbi këtë luftë, madje edhe pse ajo filloi si një kauzë e drejtë. Për udhëheqjen Amerikane është me rëndësi të kujtojnë këto fakte kur përcaktojnë strategjinë e saj, sepse është psikologjia dhe ideologjia e terrorizmit që duhet të shkatërrohet. I ashtuquajturi “terrorizëm Islamik; që mendohet se qëndron pas 9/11 ushqen grupet radikale që interpretojnë Kur’anin në mënyrë të gabueshme. Morali i vërtetë i Islamit duhet t’i zëvendësojë interpretimet e tilla të shtrembëruara të fesë dhe njerëzit duhet ta mësojnë këtë moral që bazohet në Kur’an në vend të keqinterpretimeve që shpijnë drejt terrorizmit.
|
Përpjekjet e Amerikës për ta zgjidhur këtë problem nga jashtë nuk do të kenë sukses. Pasi që problemi buron nga një pikëpamje e gabueshme e moralit Islamik, zgjidhja e tij duhet të vjen nga brendia e botës Islamike. Muslimanët duhet të ndihmojnë në zëvendësimin e këtyre pikëpamjeve me të kuptuarit e drejtë të parimeve Islamike dhe t’i ndalojnë ata të cilët e keqkuptojnë Islamin për të mos vepruar nga zemërimi. Pra, politika Amerikane duhet ta përkrah një zgjidhje që buron nga bota Islamike. Siç kemi pohuar gjatë tërë kohës, e vetmja zgjidhje realiste është krijimi i Unionit Islamik.
Është në interesin më të mirë të Amerikës ta përvetësojë këtë qasje, pa përmendur se është në interesin më të mirë të botës Islamike dhe të botës në përgjithësi. Ata të cilët mendojnë ndryshe duhet ta rishikojnë këtë qëndrim, pasi që ata lehtë mund ta tërheqin botën në gjakderdhje. Udhëheqja Amerikane duhet të jetë gjithashtu e kujdesshme të mos hutohet nga keqinterpretimet e tilla që e shtyjnë atë ta identifikojë Islamin si një fe dhe kulturë armiqësore. Njerëzit që qëndrojnë pas shtrembërimeve të tilla janë strategët dhe ideologët të cilët duan të ndodhë një luftë e përgjakshme midis Perëndimit dhe botës Islamike. Ata po bëjnë çmos që t’i paraqesin politikat antiterroriste Amerikane si luftë ndaj Islamit. Disa paraqitje të arsyeshme të udhëheqjes Amerikane, të cilat hedhin poshtë idenë e një lufte midis Perëndimit dhe Islamit, kanë pasur efekte pozitive; mirëpo, komuniteti botëror ka nevojë t’i shoh ato si politika Amerikane që kanë ndikim.
Pas 9/11, administrata e Bushit shpalli një strategji të ri kombëtare për sigurinë dhe politikën e jashtme. Një javë pas sulmeve terroriste, Presidenti Bush shpalli kornizën e kësaj strategjie në fjalimin e tij drejtuar kombit. E njohur si “Doktrina e Bushit;, ajo shpallte, në fakt, se Amerika do të angazhohej në sulme parandaluese për ta mbrojtur vetveten. Përderisa sulmet e tilla ndonjëherë mund të arsyetohen, në realitet ajo nënkuptoi fillimin e një epoke të re. Kjo strategji është krijuar nën psikologjinë e përhapur menjëherë pas këtyre sulmeve, duke nxitur tej mase ndjenjat patriotike të Presidentit Bush. Disa qarqe agresive në vend sakaq sugjeruan se kjo strategji e re duhet të ketë në shënjestër gati tërë Lindjen e Mesme dhe se kombi duhet të jetë i gatshëm ta përballojë një luftë 20 vjeçare në këtë rajon. Qarqet më pak nxitëse theksuan të metat e një qasjeje të tillë dhe pohuan se ajo rrezikonte përshkallëzimin e terrorizmit. Para se të ekzaminohen rreziqet e mundshme, është e nevojshme të qartësohet kuptimi i “sulmit parandalues;
|
Paul Wolfowitz, the former American Deputy Secretary of Defense, was one of the theoreticians of the "Bush Doctrine" developed after 9/11. |
Amerika, superfuqia e vetme botërore, në mënyrë krejt të natyrshme duhet të ketë interes politik, si edhe një strategji, në pjesë të ndryshme të botës. Veç kësaj, intervenimi ushtarak Amerikan ka pasur disa rezultate pozitive. Për shembull, në vitet e 1990-ta, intervenimi diplomatik dhe ushtarak Amerikan që ka pasur në shënjestër Serbinë, e cila së pari sulmoi Bosnjën e Hercegovinën e pastaj Kosovën, luajti një rol të rëndësishëm në ndalimin e agresionit Serb. Me rëndësi këtu është se a janë apo nuk janë politikat e tilla Amerikane në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe nëse janë apo nuk janë ato të drejta dhe pajtuese, në pajtim me të drejtat e njeriut dhe a i mbrojnë ato në mënyrë të drejtë të drejtat e secilit grup.
Në marrëdhëniet ndërkombëtare, masat parandaluese mbrojtëse nga ana e vendeve individuale zakonisht pranohen me një shkallë tolerance. Natyrisht, çdo vend dëshiron ta mbrojë ekzistencën dhe të ardhmen e vet dhe prandaj zhvillon strategji për këtë qëllim. Mirëpo, kjo qasje mbrojtëse nuk duhet të lejojë intervenim të pajustifikueshëm në punët e një kombi tjetër. Strategjia më e suksesshme dhe më e sigurt që një vend duhet ta përvetësojë është ajo që përpiqet ta ruaj paqen dhe lumturinë. Strategjitë paqësore i shpijnë njerëzit drejt përparimit dhe sigurisë dhe çdo përpjekje për ta çrregulluar paqen dhe rendin ekzistues është shumë e rrezikshme.
Ata të cilët mbështetin sulmet parandaluese, brenda udhëheqësisë Amerikane, propozojnë strategji shumë të rrezikshme që tejkalojnë të drejtat legjitime të një shteti për vetëmbrojtje. Sipas kësaj mendësie me të meta, e cila bën përpjekje për të përgatitur terrenin për të gjitha llojet e sulmeve, pohimi se “ata mund të përbëjnë një kërcënim në të ardhmen; është justifikimi i përkryer. Mirëpo, orientimi vetëm nga mjetet ushtarake për të zgjidhur konfliktet nuk mund të ketë sukses, siç e ka dëshmuar historia sa e sa herë.
|
American intervention in Bosnia-Herzegovina and Kosova played a major role in restraining Serbian violence. |
Sipas kësaj logjike të mangët, marrëdhëniet ndërkombëtare nuk varen nga ligji, por nga forca. Këta njerëz do të dëshironin të shihnin se si Amerika tregon forcën e saj dhe u demonstron qartë kundërshtarëve të saj se kombi është ende i fortë. Fajkonjtë e administratës së Bushit besojnë gabimisht, se Amerika mund ta mbajë fuqinë e saj superiore ushtarake vetëm nëpërmjet luftës dhe se për këtë arsye duhet gjithmonë ajo të jetë e para që sulmon. Megjithatë, jo të gjithë pjesëtarët e administratës së Bushit ndajnë këtë qëndrim të rrezikshëm. Kohë pas kohe, fajkonjtë fitojnë përparësi në politikën Amerikane. Mirëpo, shumë burokratë si edhe këshilltarë përkrahin një politikë të matur dhe paqësore.
Të gjitha vendet, në veçanti Amerika, duhet të përpiqen për paqe dhe duhet ta mbrojnë dhe ta përkrahin atë me çdo kusht. Qarqet që mbështesin idetë se “fuqia është e drejtë; apo “përdorimi i forcës do t’i zgjidh problemet në masë të njëjtë me përdorimin e saj; janë, në realitet, duke e çuar vendin e tyre drejt një situate pa rrugëdalje. Një aspekt i kësaj është rreziku i përshkallëzimit të terrorizmit. Shumë strategë theksojnë se Amerika ka filluar ta humbas fuqinë e saj ekonomike si edhe politike. Fuqia e ushtrisë Amerikane fare mirë mund të ketë përparësitë e saj, por kërcënimi i vazhdueshëm i luftës, si edhe gjendja e vazhdueshme e alarmit dhe gatishmërisë për luftë e trumbetuar prej fajkonjve, do t’i jap një goditje të rëndë ekonomisë së saj.
|
The twentieth century was full of wars that killed millions of people and caused heavy material losses. In this new century, humanity must seek peaceful solutions to all such problems. |
Veç kësaj, nëse ky shtet është gjithmonë në luftë diku në botë, njerëzit më nuk do ta konsiderojnë atë si mbrojtës të të drejtave njerëzore, demokracisë dhe lirisë. Si pasojë e politikave të saj prej agresive, Amerika do të shndërrohet në një komb që ngjallë frikë, në vend të respektit nga bashkësia botërore. Edhe nëse janë arritur disa objektiva ushtarake, Amerika do të vuaj ekonomikisht dhe do ta dëmtojë imazhin e saj ndërkombëtar. Pra, ky do të jetë vetëm një sukses i kufizuar për vendin. Në realitet, qeveria Amerikane po ashtu nuk dëshiron të përfundojë në një situatë të tillë dhe për këtë arsye duhet të jetë e kujdesshme dhe e matur kur merr parasysh pikëpamjet e mangëta të fajkonjve dhe të bëj gjithë çka është e mundur të ndjekë politika të arsyeshme.
Për më tepër, këto qarqe duhet të marrin në konsideratë shembullin që po e krijojnë për kombet tjera dhe të llogaritin kostot e mundshme të vendeve tjera që sillen në të njëjtën mënyrë për t’i mbrojtur interesat e tyre. Është mjaftë e qartë se çfarë rrëmuje dhe konflikti do të përjetonte bota po ta përvetësonin strategjinë e sulmit parandalues vendet e tilla me armatim bërthamor si Rusia, Kina, India apo Izraeli. Madje vetëm mundësia e një skenari të tillë paraqet një kërcënim të madh.
Është e qartë se Amerika ka të drejtë t’i mbrojë interesat e saj kombëtare dhe ta mbrojë veten nga kërcënimet e mundshme. Bashkësia ndërkombëtare e respekton këtë, posaçërisht pas tragjedisë së 9/11. Mirëpo, kjo e drejtë mund të përdoret që Amerika dhe bota në tërësi të përfitojnë prej kësaj nëse përdorimi i saj është në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Mekanizmat më të rëndësishëm për ta parandaluar që kjo strategji të mos zbres në nivelin e një lufte personale janë ligji ndërkombëtar dhe konsensusi i gjerë i bashkësisë ndërkombëtare i arritur brenda strukturës së saj. Nëse shpërfillen këto organizma, ithtarët e kësaj strategjie do ta shpijnë Amerikën në krizë dhe do të paraqesin kërcënim për paqen botërore.
|
The fact that war is not a solution has been ex a solution has been ex- - pressed pressed many times by many times by American citizens and American citizens and civil society, such as civil society, such as the the American National American National Council of Churches. Council of Churches. Many religious leaders Many religious leaders have stated that pious have stated that pious Americans are in Americans are in favor of peace. |
Amerika duhet ta rishikojë strategjinë e saj nën dritën e të gjitha shqetësimeve të mësipërme. Rruga drejt paqes dhe stabilitetit botëror nuk mund të jetë agresioni dhe dhuna, por arsyeja e shëndoshë, drejtësia dhe maturia. Strategjia parësore për luftën e saj kundër terrorizmit duhet të jetë përkrahja e aktiviteteve kulturore. Për të mposhtur çdo ideologji që konsideron se dhuna është zgjidhje, që i konsideron raportet ndër-njerëzore si burim të përfitimit personal dhe agresionin si të ligjshëm, duhen luftuar rrethanat që nxisin terrorizmin. Pranimi i gjerë i moralit fetar, i cili kërkon tolerancë, ndërgjegje, dashuri dhe dhembshuri në vend të së keqes të nxitur prej ideologjive anti-fetare, do të sigurojë zgjidhje të qëndrueshme për terrorizmin dhe shumë të këqija tjera shoqërore.
Programet e përshtatshme kulturore mund të realizohen nëpërmjet bashkëpunimit Amerikan me organizatat joqeveritare, shumica e të cilave tani janë duke punuar në këto çështje. Kjo është një shenjë inkurajuese, pa dyshim, por zgjidhjet e qëndrueshme kërkojnë mbështetjen e shtetit dhe zgjerimin e shtrirjes së këtyre përpjekjeve.
Veç kësaj, qeveria Amerikane nuk duhet të harroj se parimet qendrore të Krishterimit kundërshtojnë luftën dhe armiqësinë. Zoti iu ndalon njerëzve të nxitin rrëmujë apo të rrezikojnë paqen dhe sigurinë. Po t’i respektoj Amerika besimet fetare, ajo duhet të bëhet një shembull për të gjithë njerëzit duke u përpjekur që të sjellë paqe dhe siguri, jo shqetësim dhe frikë. Ata pjesëtarë të administratës së Bushit të cilët shpesh ndiejnë nevojën ta përmendin besimin e tyre të Krishterë nuk duhet të harrojnë se Jezusi i urdhëron ata të jenë ambasadorë të paqes “Të bekuar janë pajtuesit.; (Mateu 5:9).
Udhëheqësit fetar Amerikan e kanë përkujtuar administratën e Bushit lidhur me këtë. Në një letër (me 50 nënshkrues) drejtuar Presidentit Bush në ditët para pushtimit Amerikan të Irakut, Këshilli Kombëtar i Kishave (NCC) dha porosi të rëndësishme:
Ne po ju shkruajmë të shqetësuar se ato dhurata të njëjta të çmuara (të Zotit) mund të dëmtohen përmes veprimeve të parashikuara nga kombi ynë.
Ne, udhëheqësit e kishave Amerikane dhe të organizatave që kanë lidhje me kishat, jemi të alarmuar nga deklaratat e kohës së fundit nga ana juaj dhe e të tjerëve në Administratë për aksionin parandalues ushtarak kundër Irakut me qëllimin e shprehur të përmbysjes së regjimit të Sadam Huseinit. Duke e pasur të qartë se Z. Huseini paraqet kërcënim për fqinjët e tij dhe për popullin e tij, ne megjithatë besojmë se ndërmarrja e këtij aksioni është gjë e gabueshme, si edhe e dëmshme për interesat e SHBA-ve.
Ne kundërshtojmë që SHBA-të të ndërmarrin veprime të mëtejshme ushtarake kundër Irakut tani në baza morale... Aksioni ushtarak kundër qeverisë së Sadam Huseinit dhe periudha pas saj mund të rezultojë me një numër të madh të civilëve të vrarë apo të plagosur, si edhe do të shtohet vuajtja e një numri të madh njerëzish të pafajshëm.
... Si udhëheqës fetar të Krishterë përgjegjës për miliona qytetarë të SHBA-ve ne presim që qeveria jonë të reflektoj për parimet morale dhe vlerat që ne i konsiderojmë të shtrenjta – kërkimin e paqes, jo të luftës, bashkëpunimin me bashkësinë e kombeve, mospërmbysjen e qeverive me forcë; respektimin e ligjit dhe të marrëveshjeve ndërkombëtare duke e vlerësuar lartë jetën njerëzore.25
|
Lufta është një e ligë që gjithnjë iu sjellë dhimbje dhe lot palëve në luftë dhe që shkakton humbje të tmerrshme. Morali fetar kërkon që njerëzit t’i zgjedhin konfliktet e tyre në mënyrë paqësore dhe në mënyrë pajtuese. Ata të cilët jetojnë sipas moralit fetar përmbahen nga pozicione të tilla të dëmshme si urrejtja, hakmarrja dhe zemërimi. Në vend të kësaj, ata përvetësojnë një qëndrim tolerant dhe falës. Kur njerëzit janë të larguar nga morali fetar, zhvillohet një mjedis i favorshëm për konflikt të brendshëm dhe të ndërsjellë shoqëror. Prandaj, dy luftërat botërore ishin të këqija që u shkaktuan nga ideologjitë jofetare. Lufta e Parë Botërore shkaktoi rrënim nga Evropa deri në Lindjen e Mesme dhe mbyti më shumë se 10 milionë njerëz, ndërsa Lufta e Dytë Botërore, e cila, si edhe e para, nuk kishte arsyetim të vlefshëm, përfundoi me një gjakderdhje të tmerrshme që kushtoi me 55 milionë jetë. Të mbijetuarit ishin dëshmitarë të mizorive që rrallëherë janë parë në histori dhe miliona njerëz të pafajshëm vdiqën në kampet e përqendrimit.
Ajo që është për të ardhur keq është fakti se këto dy luftëra botërore dhe shkretimi që rezultoi prej tyre ende nuk i kanë bindur shumë njerëz se çfarë fatkeqësie e tmerrshme është në të vërtetë lufta. Lufta e Dytë Botërore nuk i dha fund konfliktit dhe luftës, në vend të kësaj, luftëra të reja shpërthyen në mbarë botën, vrasjet vazhduan dhe ambiciet politike të disa njerëzve mbytën me miliona njerëz, gjymtuan me mijëra e mijëra njerëz, shkatërruan qytete të tëra dhe shkretuan vende të tëra. Luftërat kanë shkaktuar po ashtu dëmtim serioz psikologjik për të mbijetuarit dhe dëmtuan mirëqenien shpirtërore të një gjenerate të tërë. Luftërat krijuan njerëz të cilët përjetojnë sulme ankthi, dridhen pa kontroll dhe përjetojnë frikë të madhe vetëm me të dëgjuar të fjalës “bombë; apo me të parë një uniformë. Disa prej tyre kanë mbetur skizofrenik për vite të tëra për shkak të terrorit që e kanë përjetuar dhe të tjerët kanë dështuar të ri-përshtaten në shoqëri.
Ata të cilët besojnë se lufta mund t’i zgjidhë problemet kanë besim vetëm në zgjidhjet ushtarake. Ata të cilët planifikojnë luftëra të reja, në veçanti në Lindjen e Mesme, duhet të kujtojnë tragjeditë e mëparshme njerëzore dhe të braktisin planet e tyre të rrezikshme. Kostoja e pushtimit të Irakut zbulon një dimension tjetër të këtyre çështjeve.
Darwinism's encouragement of conflict, barbarity and war is in fact far more serious in scale than what is superficially touched on above. It is evident that Darwinist philosophy has brought humanity nothing but blood, suffering and tears. People educated in the Darwinist mindset have been brainwashed with ruthless ideas to treat one another as if they were animals and even regard killing one another as perfectly normal. Ideologies that favor violence and inflicted terrible disasters on mankind in the 20th century supported, on the basis of Darwinism, "conflict or war against those who are not of us" and even adopted this as their most important operational technique. Horrifying acts of terror in the present day show how particularly influential the false idea of "man as a fighting animal," which is inculcated by Darwinism in people's subconscious minds, is.
What supposedly justifies terror and violence for these people is such dangerous slogans, based on Darwinism, as "only the strong survive," "big fish eat little fish," "war is a virtue" and "man advances by waging war." Actually, once Darwinism is done away with there will be no more philosophies of "conflict."
The three Divine religions that most people in the world believe in, Islam, Christianity and Judaism, all oppose violence. As we shallbe seeing in the sections that follow, all three religions wish to bring çpeace and harmony to the world, and oppose innocent people being killed and suffering cruelty and torture. Conflict and violence violate the morality that Allah has set out for man, and are abnormal and unwanted concepts. However, Darwinism sees and portrays conflict and violence as natural, justified and correct concepts that have to exist. For this reason, the root of the terrorism that plagues our planet is not any of the Divine religions, but in irreligion, and its expression in our times: "Darwinism" and "materialism." Since Darwinism is taught in just about all schools in almost every country in the world, as if it were a scientific fact, it is inevitable that new generations of terrorists will emerge. That is why it is a matter of the greatest urgency for young people taught that their ancestors were animals that came into being by so-called chance, that they have no responsibility toward Allah and that they can only survive by being victorious in war and conflict should be kept away from such dangerous ideas. Young people brought up in the light of such corrupt ideas can become ruthless enough to slaughter innocent children and perpetrate all kinds of actions that violate reason and good conscience.
Indeed, the communist, fascist and racist terror groups that have plagued the world in the last century have all been the product of this education system.
In conclusion, the solution lies in a powerful cultural campaign against Darwinism, the true root of terrorism, and teaching young people fear of Allah and to behave rationally and virtuously. The result will be societies that produce people full of peace, feeling of safety, forgiveness and compassion, as Allah reveals in the Qur'an.
|
Mos bëni çrregullime në tokë pas rregullimit të saj (me të ardhur të pejgamberëve) dhe luteni Atë duke pasur frikë (dënimin) dhe duke shpresuar (mëshirën). S'ka dyshim se mëshira e All-llahut është pranë atyre të mirëve. |
|
Not a trace will remain of these painful sights once Darwinism has been intellectually eradicated and the Turkish-Islamic Union has been built. The warmth, affection, compassion and love brought with them by the moral values of the Qur'an will enfold all people, and all will, no matter what their faiths or beliefs, live together as brothers. |
Shumë studime statistike të ndërmarra në Amerikë lidhur me kostot e pushtimit të Irakut zbulojnë se përveç shpenzimeve të drejtpërdrejta, ekzistojnë implikime tjera serioze që duhet të merren parasysh. Për shembull, studimi i bërë nga ana e Xhozef Bajdenit, kryesues i Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme të SHBA., e vendos këtë shpenzim në nivelin e $ 100 miliardë. Bajden po ashtu pohoi se $ 50 miliardë të tjerë do të nevojiteshin për ta rindërtuar Irakun dhe se kostoja e përgjithshme do të ishte diku rreth $ 150 miliardë. Aktualisht, duket se ky pushtim ishte i suksesshëm dhe se çdo gjë është përmbajtur brenda kufijve të llogaritur. Mirëpo, kjo nuk do të ndikojë që tragjeditë që përjetohen gjatë luftës të harrohen dhe nuk justifikon përdorimin e këtyre resurseve për këtë luftë në vend se ato të përdoren për prosperitetin e popullit Amerikan.
|
The cost of invading Iraq became a major topic of discussion before and after the war. |
Kostoja prej $ 100 miliardëve nuk konsiderohet një shumë domethënëse nga fajkonjtë e administratës së Bushit. Megjithatë, kjo shumë është tri herë shuma e buxhetit për edukim për fëmijët e moshës prej 0 deri në 12 vjeç, katër herë shuma e buxhetit për marrëdhënie me jashtë të shtetit dhe e mjaftueshme për t’i mbuluar shpenzimet e shëndetësisë për gjithë fëmijët Amerikan për 5 vite. Ky është me të vërtetë një fakt që të nxitë të mendosh: Se kjo shumë e të hollave shpenzohet në një pushtim që kushton me jetën e mijëra njerëzve në vend se të përdoret për të ngritur standardin e jetesës të Amerikanëve. Mirëpo, duke e ditur se këto shpenzime janë llogaritur duke u bazuar në kushtet ideale, shumë ekspertë të pensionuar ushtarak dhe të mbrojtjes thonë se shpenzimet do të ngriten, duke marr parasysh rreziqet potenciale të periudhës pas pushtimit.
Luftërat e kaluara Amerikane kanë treguar se shpenzimet e këtyre luftërave tejkalojnë tej mase shumën e planifikuar. Për shembull, Sekretari i Thesarit në kabinetin e Linkolnit vlerësoi se kostoja e Luftës Civile për Veriun do të ishte $240 milionë; në të vërtetë, kostoja e vërtetë ishte 13 herë më e lartë ($3.2 miliardë). Në buxhetin e vitit 1966, $10 miliardë ishin rezervuar për luftën në Vietnam, e cila pritej të mbaronte në verën e vitit 1967. Por lufta vazhdoi deri në vitin 1973 me një kosto të drejtpërdrejt prej ndërmjet $110 dhe $150 miliardë.26 Veç kësaj, 47,000 ushtarë Amerikan vdiqën në vijën e frontit, 11,000 ushtarë tjerë vdiqën në rrethana të ndryshme dhe 303,000 ushtarë në total u plagosën. Më shumë se 1 milion civil Vietnamez humbën jetën, 225,000 ushtarë Vietnamez u vranë në luftë dhe 570,000 u plagosën.27
|
The Turkish Islamic Union will be a giant step toward world peace. Thanks to this unity, various problems will be resolved peacefully, justly and quickly. |
|
Lindja e Mesme mbështetet në baraspesha të pasigurta. Historia vërteton se është fare pak e mundshme që fuqitë e huaja t’i mbajnë këto baraspesha në mënyrë të drejtë dhe të mirë apo të arrijnë një rend që është i pranueshëm për popullatën shumë të ndryshme të këtij rajoni. Vetëm një fuqi që ndanë tipare dominuese kulturore dhe civilizuese të këtij rajoni mund ta arrijë këtë. Ky duhet të jetë një autoritet qendror që bashkon të gjitha kombet Muslimane, një autoritet që pasqyron dhe përfaqëson këtë vullnet. Ky autoritet është Unioni Islamik, i cili jo vetëm se do t’i zgjidhë problemet në Lindjen e Mesme, por gjithashtu të gjitha problemet ndërmjet Perëndimit dhe botës Islamike. Prandaj, Perëndimi, e në veçanti Amerika, duhet ta përkrahin formimin e Unionit Islamik, i cili do t’i bashkojë të gjitha kombet Muslimane nën një ombrellë paqeruajtëse, tolerante dhe konstruktive dhe të bashkëpunojë me të. Në këtë mënyrë, Amerika do të gjejë një union të besueshëm politik me të cilin do të mbajë gjallë dialogun dhe bashkëpunimin, një union që do të shtrihet nga Maroku deri në Indonezi.
Shumë strategë dhe mendimtarë Amerikan kanë theksuar këtë fakt dhe Uilliam Nordhaus, një ekonomist dhe profesor me famë i Universitetit Jeil, pohon në pjesën e “përfundimeve dhe sugjerimeve; të këtij raporti të titulluar: “Pasojat ekonomike të një lufte me Irakun; si vijon:
Nga një këndvështrim politik, veprimet e njëanshme, posaçërisht ato të ndërmarra pa përkrahjen e botës Islamike, rrezikojnë irritimin e të moderuarve, trimërimin e radikalëve ... në ato vende. 28
Është me interes të parashtrohet pyetja pse Amerika pushtoi Irakun përkundër dëmit dhe ndikimit negativ qartë të dukshëm që do të shkaktonte një akt i tillë. Shumë strategë mendojnë se ky pushtim ishte planifikuar mjaft kohë përpara 9/11 dhe filluan të dëgjohen dyshimet lidhur me pohimin e administratës së Bushit se Iraku kishte armët për shkatërrim në masë dhe me sa duket kishte për qëllim t’i përdorte ato.
Ky aksion ushtarak është pjesë e strategjisë së re Amerikane për Lindjen e Mesme. Ata të cilët e zhvilluan këtë strategji kishin vendosur tashmë në vitin 1997 që Amerika duhej ta godiste Sadamin dhe ta largonte atë nga pushteti. Shenjat e para të kësaj u shfaqën në vitin 1997, kur një grup strategësh në Uashington, nën ndikimin e lobit Izraelit, formuan Projektin për Shekullin e Ri Amerikan (PSRA) qendër hulumtuese për të avokuar për pushtimin e Irakut. Emrat më të shquar të PSRA-it, që më vonë u bënë njerëzit më me ndikim në administratën e Xhorxh U. Bushit ishin Sekretari i Mbrojtjes Donald Ramsfeld dhe Zëvendës Kryetari Dik Çejni. Madje edhe nëse ata fillimisht kishin për qëllim të krijojnë një rend stabil botëror nën udhëheqjen Amerikane, ata, të ndihmuar nga lobi Izraelit, përvetësuan besimin se një luftë në Lindjen e Mesme ishte e domosdoshme. Po të kishin bërë një vlerësim të plotë, shumë shpejt do ta kishin kuptuar se një besim i tillë ishte i gabueshëm. Nëse qëllimi ka qenë të krijohet stabilitet, është e qartë se lufta kurrë nuk sjellë stabilitet dhe rregull. Përkundrazi, ajo shkatërron rendin ekzistues dhe nuk sjellë asgjë tjetër përveç humbjes. Është një e vërtetë historike se stabiliteti mund të arrihet vetëm përmes ruajtjes së paqes.
AMERICAN CASUALTIES FROM MAJOR WARS |
The tables above reveal the losses inflicted on America by the great wars in which she participated. |
|
Një artikull i titulluar “Pushtimi i Irakut nuk është një ide e re për klikën e Bushit: plani ishte vendosur 4 vjet para 9/11;, i publikuar në gazetën Philadelphia Daily News nën emrin e Uilliam Banç, thuhej si vijon:
Por në të vërtetë, Ramsfeld, Zëvendës-kryetari Dik Çejni dhe një grup i vogël ideologësh konservativ kishin filluar të bënin kornizën për një pushtim të Irakut nga Amerika qysh në vitin 1997 – gati 4 vjet para sulmeve të 9/11 dhe tre vjet para se Presidenti Bush të bëhej president.
Një grup i panjohur politik i krahut të djathtë, me një emërtim kërcënues i quajtur Projekti për Shekullin e Ri Amerikan ose PSRA – i bashkuar me Çejnin, Ramsfeldin, zëvendësin e lartë të Ramsfeldit Pol Uolfovicin dhe vëllanë e Bushit Xhebin – madje nxitën Kryetarin e atëhershëm Klinton qysh në Janar të vitit 1998 që ta pushtonte Irakun.
Kërkojmë me ngulm nga ju që të ... shpallni një strategji të re e cila do t’i siguronte interesat e SHBA-ve dhe miqve dhe aleatëve tonë në mbarë botën,; shkruante në letrën drejtuar Klintonit, të nënshkruar nga Ramsfeldi, Uolfovici dhe të tjerët. “Ajo strategji duhet të ketë për qëllim, mbi të gjitha, largimin e regjimit të Sadam Huseinit nga pushteti.; 29
Por cila ishte arsyeja e anëtarëve të PSRA të jenë kaq këmbëngulës për rrëzimin e Sadamit? Po ky artikull vazhdon:
Ndërsa nafta është në sfond të deklarimeve politike të PSRA-së mbi Irakun, ajo nuk duket të jetë forca lëvizëse. [Ian] Lustik, [një profesor i shkencave politike të Universitetit të Pensilvanisë dhe ekspert për Lindjen e Mesme], megjithëse një kritik i politikës së Bushit, thotë se nafta konsiderohet nga ana e ithtarëve të luftës në radhë të parë si mënyrë për të paguar operacionin e kushtueshëm ushtarak.
“Unë jam nga Teksasi dhe çdo njeri që merret me naftë që unë e njoh është kundër aksionit ushtarak në Irak,; thotë Shmit i PSRA. “Tregut të naftës nuk i nevojitet çrregullimi.
|
Although oil seems to be the real reason for the war against Iraq, researchers say that very different reasons lie behind the scenes. |
Lustik beson se një nxitës i fshehtë më i fuqishëm (për luftë) mund të jetë Izraeli. Ai thotë se fajkonjtë e administratës së Bushit besojnë se shfaqja e forcës në Irak to t’i bindte Palestinezët që ta pranojnë një plan paqësor me kushte të favorshme për Izraelin.30
Shkurt, arkitektët e vërtetë prapa pushtimit janë Izraeli dhe aleatët e tij Amerikan. Në këtë pikë, përsëri bëhet e qartë se politika Amerikane për Lindjen e Mesme është tejet e ndikuar nga Izraeli. Një numër i Sionistëve radikal që veprojnë në interes të Izraelit ushtrojnë ndikim të madh mbi mekanizmat vendim-marrës të Amerikës dhe bindin Uashingtonin të veprojë në pajtim me strategjinë e Izraelit për Lindjen e Mesme. Për më tepër, ata veprojnë kështu ndërsa pohojnë se interesat Amerikane dhe Izraelite janë identike, përkundër faktit se interesat Amerikane në Lindjen e Mesme nuk përputhen me përkrahjen e Sionistëve radikal në Izrael. Duke vepruar kështu, SHBA-të arrijnë ta fyejnë tërë botën Arabe. Interesave të Amerikës do tu shërbehej më mirë duke bindur Izraelin të zbuste politikat e tij dhe të bënte paqe me Arabët, duke shërbyer vet si ndërmjetës i drejtë.
|
The relation of the pro-war group to Israel caused serious arguments in America. Patrick Buchanan's article, "Whose War?" deals with information America. Patrick Buchanan's article, "Whose War?" deals with information that appeared in the media about this subject. "Is It Good for Jews?" that appeared in the media about this subject. "Is It Good for Jews?" an article that appeared in the New York Times, discusses the benefits an article that appeared in the New York Times, discusses the benefits Israel will get from the invasion of Iraq. The two articles in the National Israel will get from the invasion of Iraq. The two articles in the National Review called attention to the error of presenting all Jews as being Review called attention to the error of presenting all Jews as being prowar. |
Ky ndikim i njëjtë Izraelit mund të vërehet në fazën e planifikimit të pushtimit. Lobi Izraelit çorientojë strategët të cilët kishin pozita me ndikim në administratën e Bushit në mënyrë që ata të kuptojnë “nevojën; për të pushtuar Irakun. Mirëpo, kjo ka shkaktuar tensione të reja në rajon dhe gradualisht ka hapur rrugën për një aksion ushtarak që ka shkaktuar vdekjen e shumë civilëve të pafajshëm Irakian.
Pavarësisht nga fakti se sa shumë flasin këta strategë për interesat Amerikane, ata në të vërtetë mbrojnë interesat e Izraelit, sepse nuk është në interes të Amerikës të luftojë me tërë Lindjen e Mesme dhe t’i ofendojë dhe armiqësojë popujt e saj. Amerika nuk ka një ideologji dhe strategji anti-islamike, siç pohojnë disa qarqe. Siç kemi cekur më parë, Amerika ishte një prej aleatëve më të mëdhenj të Muslimanëve të Ballkanit (si të Bosnjës, Kosovës dhe Maqedonisë), të cilët ishin pre e barbarizmave Serbe gjatë viteve të 1990-ta. E vetmja “vijë e frontit; që ka efekt negativ tek masat Muslimane është në Lindjen e Mesme, për shkak të disa zyrtarëve të cilët, nën ndikimin e lobit Izraelit që është jashtëzakonisht i fuqishëm, marrin qëndrim pro-izraelit në politikën e jashtme. Posa të lirohen këta zyrtarë nga një manipulim i tillë dhe në këtë mënyrë të kenë mundësinë që ta vlerësojnë Lindjen e Mesme pa qenë të anshëm, do të zhvillohen politika më të drejta.
Kjo është arsyeja që qëndron pas strategjisë Amerikane për ri-rregullimin e Lindjes së Mesme, të cilën e miratoi administrata e Bushit pas 9/11. Radikalët Izraelit, duke luajtur mbi frikën e vjetër të zhdukjes së Izraelit, kanë kërkuar qe një kohë të gjatë të ri-rregullojnë Lindjen e Mesme për ta bërë atë rajon lehtë të kontrollueshëm dhe më të sigurt për Izraelin. Me këtë synim në mendje, ata e kanë shtrirë ndikimin e tyre mbi Amerikë dhe kanë manipuluar me politikën e saj të Lindjes së Mesme me dekada.
Në të vërtetë, nuk është as në interes të Izraelit të jetë në konflikt me botën Islamike. Çifutët, të Krishterët dhe Muslimanët kanë të drejtë të bëjnë ibadet siç kanë dëshirë në këto troje, por politikat e udhëheqjes Izraelite shtypin Muslimanët dhe brengosin të Krishterët dhe madje edhe Çifutët. Do të ishte shumë më mirë për Izraelitët, si edhe për banorët e Lindjes së Mesme, po të tërhiqej Izraeli nga Territoret e Okupuara dhe të bënte paqe të vërtetë në vend se të jetë në gjendje të vazhdueshme lufte me tërë Lindjen e Mesme. Kjo atmosferë e vazhdueshme e luftës dëmton Izraelin në mënyrë të pashmangshme, sepse ai pastaj bëhet cak i radikalizmit që pikërisht politikat e tij e kanë krijuar vet. Dhe pastaj, civilët e pafajshëm Izraelit u ekspozohen sulmeve dhe jetojnë në frikë të vazhdueshme. Prandaj është e domosdoshme, po ashtu për sigurinë e 4.5 milionë qytetarëve Izraelit, për të luftuar në mënyrë intelektuale filozofinë radikale Sioniste që përpiqet të bëjë luftë në Lindjen e Mesme si edhe të nxitë një përplasje të qytetërimeve.
|
Palestine must be a land where Jews, Christians and Muslims can live together in peace. It is possible to re-establish the security that once prevailed in Palestine under Muslim rule. |
Sionizmi radikal, një ideologji raciste, shoviniste dhe shtypëse, përpiqet t’i largojë banorët Çifutë nga Palestina apo madje t’i vras ata për hir të shtetit Izraelit. Mirëpo, mungesa e vazhdueshme e njohurisë dhe keqinformimi bashkohen për të ndaluar si Çifutët ashtu edhe të Krishterët nga të kuptuarit e të vërtetës për Sionizmin radikal. Është përgjegjësi e secilit person që punon për paqen botërore të dëshmojë rrezikun që paraqesin pikëpamjet radikale ndaj tërë njerëzimit. Çifutët vërtet religjioz, bashkë me të Krishterët dhe Muslimanët e ndërgjegjshëm, duhet të bashkohen t’i thërrasin të gjithë në rrugën e drejtë. Kur njerëzit të arrijnë të kuptojnë të vërtetën për ideologjinë fashiste, social darviniste dhe shtypëse të njohur si Sionizmi radikal, kjo pengesë e madhe për paqen botërore do të largohet dhe njerëzit të cilët tani mbështesin dhunën do të bëhen mbrojtës të paqes
|
Both in Israel and America, many Jews advocate peaceful coexistence with Muslims and that both sides make sacrifices in order to establish this peace. Jews who advocate peace severely criticize the Israeli policy of violence against the Palestinians as well as the Iraqi war. In its website, Tikkun, a Jewish organization in America, reveals the blunders of pre-emptive military action. News about the anti-war demonstrations in Tel-Aviv in which both Jews and Arabs participated (above left). An article by Rabbi Arthur Waskow, "Why Jews Should Oppose War on Iraq," stresses that Judaism is against all kinds of violence and belligerence. |
Që prej fillimit të krizës së Irakut, udhëheqësit fetarë nga mbarë bota kanë bërë përpjekje të sinqerta për paqe. Një përpjekje e tillë është bërë nga Rabini Vaskov, një udhëheqës i organizatës për paqe Shalom, e cila u bën thirrje njerëzve të agjërojnë për paqe. Shumë udhëheqës fetar të besimeve të ndryshme u bashkuan dhe edhe njëherë demonstruan se Judaizmi, Krishterimi dhe Islami janë të gjitha kundër luftës:
Ne u bëjmë thirrje Amerikanëve të agjërojnë:
Të reflektojnë, të kërkojnë një paqe të vërtetë, të luten
Në emër të Zotit të mëshirës, i Cili na urdhëron të kërkojmë paqen dhe drejtësinë...
Zoti na bën thirrje të gjithë ne që ta kërkojmë paqen dhe ta aspirojmë atë
Megjithatë ne me keqardhje të thellë shohim rrezikun se as qeveria e Irakut dhe as qeveria e SHBA-ve nuk po e merr këtë thirrje si synimin e saj parësor...
Zoti na bën thirrje t’i duam fqinjët tonë si vetveten, ta duam të panjohurin dhe të huajin, të mos u bëjmë të tjerëve asgjë që për ne është e urrejtur...
Zoti na bën thirrje t’i ushqejmë të uriturit, t’iu ofrojmë strehë të pastrehëve, t’i veshim të zhveshurit, ta shërojmë tokën, ta lirojmë mendjen dhe shpirtin...
|
This advertisement, prepared by the Shalom group, explains why sincerely religious Jews have to oppose war. Below is the text of the call, "Fast for Peace." |
Zoti na bën thirrje që të reflektojmë – të mendojmë, të ndiejmë dhe të lutemi para se të veprojmë.
E megjithatë ne shohim se pa asnjë dëshmi të një rreziku të afërt dhe urgjent, qeveria jonë po vërsulet në një luftë që kërcënon të sjellë vdekje në shumë familje – në “familjet tona; si edhe tek ato të cilat jetojnë në një vend tjetër. Një luftë që mund ta gllabëroj në zemërim dhe shkatërrim një rajon të tërë të botës, që të gjitha traditat tona e konsiderojnë veçanërisht të shtrenjtë...
Në këtë moment të rrezikut të madh, ne i drejtohemi Zotit...31
|
Saddam Hussein was one of the many Arabs misled by the "Arab socialism" that pervaded the Arab world in 1960s. |
Sadam Huseini është vetëm njëri prej shumë njerëzve të cilët, në vitet e 1960-ta, kishin devijuar nga socializmi Arab, i cili po pushtonte botën Arabe në atë kohë. Socializmi Arab bashkonte fashizmin ekstrem me një program fanatik majtist të botës së tretë të mbështetur nga Sovjetët. Stalinizmi, versioni Sovjetik i komunizmit, vulosi shenjën e tij mbi botëkuptimin e socialistëve Arab, të cilët zhvilluan politika agresive, shtypëse dhe nxitëse. Sadami ishte një militant prijës i Partisë Ba’th, mishërim i kësaj ideologjie të gabuar në Irak. Në rininë e tij, ai organizoi dhe ndërmori sulme në organizatat dhe individët politik që kundërshtonin lëvizjen Ba’th përmes organizatës terroriste Xhihaz Hanin (Mjeti i Dëshirave). Pas puçit të parë Ba’thist, nën komandën e Sadamit u formua një njësi për marrjen në pyetje dhe viktimat e tij iu nënshtruan një torturimi të llahtarshëm. Është e njohur se Sadami madje shpiku teknika të reja të torturimit.
|
The radical Ba'th ideology made Saddam adopt a cruel policy even toward his own citizens. However, in order to totally eliminate the detrimental effects of this ideology, a cultural struggle must be carried out against the ide- ologies in question. |
E gjithë kjo qartë dëshmon se Sadami nuk ishte i përshtatshëm për të sunduar Irakun. Njerëzit shpresojnë që udhëheqësi i tyre t’iu sjellë paqe, siguri, lumturi dhe përparim, si edhe paqe dhe qëndrueshmëri si për fqinjët e tyre në veçanti ashtu edhe për botën në përgjithësi.
Tani që Sadami dhe regjimi i tij janë larguar nga pushteti, strategjitë pas pushtimit janë më se të rëndësishme. Nuk mjafton të portretizohet Sadami si një tiran që të arrihet një paqe e qëndrueshme në Lindjen e Mesme. Ajo që nevojitet është një analizë që mund t’i korrigjojë kushtet dhe ideologjitë që e çuan atë drejt tiranisë. Ajo që e bëri Sadamin një diktator të përgjakshëm ishte ideologjia Ba’thiste dhe kultura fashiste që u përpoq t’i zgjidhte të gjitha çështjet me forcë apo edhe me gjakderdhje. Një fushatë gjithëpërfshirëse edukative dhe politika të arsyeshme nevojiten poqe se dëshirohet që bota Arabe të pastrohet nga kjo ideologji dhe kulturë, dhe ato të dyja duhet t’i lëshojnë rrugën një gjenerate të qytetëruar dhe njerëzve të cilët janë të mëshirshëm, të dashur dhe të njerëzishëm, siç e kërkon morali Islamik. Në një shoqëri që praktikon këtë moral, nuk do të hasen probleme të tilla.
Nuk duhet të harrojmë se kjo ideologji dhe kulturë nxitëse nuk ekziston vetëm në Bagdad, por gjendet gjithashtu në shumë rajone tjera – shpeshherë nën maskën e fesë. Zgjidhja e vërtetë e këtij problemi qëndron në të treguarit njerëzve për parimet e vërteta morale të fesë në mënyrë efikase.
Është plotësisht e mundshme që pushtimi i Irakut do të shkaktojë paqëndrueshmëri gjithëpërfshirëse dhe të zgjatur në Lindjen e Mesme. Duket sikur qarqet me ndikim në politikën Amerikane duan ta ri-rregullojnë tërë Lindjen e Mesme e madje edhe Kaukazin dhe Azinë Juglindore, nëse nevojitet, edhe me anë të luftës. Disa anëtarë të administratës së Bushit shfaqin pikëpamjen se “Amerika do të mund të ndërmerrte veprime ushtarake kundër ’40-50 shteteve’”, përmes së cilës ata nxjerrin në shesh plane të tilla.32 Irving Kristol, një pjesëmarrës i PSRA-së, pohonte se “është gjithmonë shenjë e mirë kur populli Amerikan është i përgatitur për të luftuar,” 33 gjë që paraqet një tjetër shembull të kësaj mendësie. E gjithë kjo nënkupton se madje edhe ata të cilët sajojnë këto plane ndoshta nuk do të jetojnë mjaft gjatë për të parë fundin e kësaj gjendje të vazhdueshme lufte.
|
Some circles in the American government seek to secure stability and order in the Middle East through war. If their and order in the Middle East through war. If their policies are followed, wars will follow one another and the policies are followed, wars will follow one another and the so-called goal of establishing security will bring the entire so-called goal of establishing security will bring the entire region closer to war. However, establishing the Turkish region closer to war. However, establishing the Turkish Islamic Union will eliminate the possibility of war and thus Islamic Union will eliminate the possibility of war and thus enable a permanent order to exist. |
Kjo gjendje lufte, e cila do ta zhys botën në dhimbje dhe shkatërrim, do ta lëkund rendin botëror dhe do të ketë ndikim të madh në popullin e këtij rajoni dhe në njerëzimin në tërësi. Siç e theksuam më herët, Amerika dhe të gjitha kombet tjera gëzojnë të drejtën t’i mbrojnë interesat e tyre kombëtare dhe të ndërmarrin masa parandaluese ndaj situatave që e rrezikojnë sigurinë e tyre. Por si të gjitha kombet, Amerika, si e vetmja superfuqi, duhet ta përdor këtë të drejtë mbi bazën e sigurimit të rendit dhe paqes botërore. Strategjitë kombëtare të sigurisë të gjitha vendeve, veçanërisht të Amerikës, duhet të jenë në pajtim me ligjin ndërkombëtar në mënyrë që të parandalohen veprimet arbitrare. Gjithashtu, kur problemet siç është terrorizmi kërcënojnë sigurinë botërore, bashkëpunimi shumëpalësh dhe aleancat ndërkombëtare rrisin mundësitë për paqe. Ulja e tensionit dhe zgjidhja e konfliktit duke mbështetur forcat e moderuara dhe demokratike duhet të bëhet mënyra e ecjes përpara në vend të tentimit që dhuna të shtypet me dhunë. Nëse duam ta bëjmë shekullin njëzet e një shekull në të cilin do të garantohen përparimi dhe siguria e njerëzve, të gjithë liderët duhet të përjashtojnë çdo ambicie për krijimin e një rendi botëror në të cilin vetëm i forti sundon dhe gëzon të drejta nëpërmjet luftës së pandërprerë.
Si Amerika ashtu edhe kombet tjera perëndimore, si edhe të gjitha kombet Muslimane, dëshirojnë që kërcënimet potenciale për paqen në botë të eliminohen, dëshirojnë stabilitet ekonomik, bëjnë thirrje për forcimin e regjimeve demokratike, kërkojnë dhënien fund abuzimeve me të drejtat njerëzore, kërkojnë që t’iu jepet fund të gjitha formave të tiranisë mbi jetët e njerëzve dhe kërkojnë cilësi më të mirë të jetës dhe një hise të barabartë në resurset e pasura natyrore të botës. Disa strategë i përshkruajnë Muslimanët si shënjestra të planifikuara, gjë e cila përveç se është fyese për tërë botën Islamike, në masë të njëjtë është strategji e rrezikshme dhe me të meta. Njerëzit të cilët e interpretojnë në mënyrë të gabueshme fenë janë të ndjeshëm ndaj miteve dhe besimeve të rrejshme dhe bëhen ekstremist duke rënë ndesh me parimet e fesë. Persona të tillë që mund të gjenden në mesin e Muslimanëve, Çifutëve dhe të Krishterëve, janë të gjithë rrezik i madh për paqen në botë. Largimi i këtij rreziku është i mundshëm vetëm nëpërmjet ndalimit të ekstremizmit dhe formimit të një aleance të gjithë njerëzve të moderuar, paqedashës, të qytetëruar dhe besimtarë të sinqertë. Vetëm një aleancë e tillë mund ta dobësojë ndikimin e atyre që përfaqësojnë luftën si opsionin e vetëm dhe besojnë, në mënyrë të gabuar, se ajo garanton sigurinë. Kështu, do të parandalohen madje edhe më shumë gjakderdhje, lot dhe humbje financiar.
|
All-llahu thërret për në xhennet, dhe atë që do, e vë në rrugë të drejtë.(Kur'an:10/25) |
Për ta krijuar këtë aleancë, Perëndimorët duhet t’i braktisin paragjykimet e tyre, të arrijnë ta njohin dhe kuptojnë me të vërtetë botën Islamike dhe të formulojnë politika të përbashkëta që do ta ndihmojë atë të zhvillohet. Të gjitha palët mund t’i çrrënjosin keqkuptimet e ndërsjella me anë të programeve edukative dhe kulturore, sepse radikalizmi është rezultat i mosdijes. Ndërsa këto projekte edukative do të bëjnë të mundshme që Perëndimi ta kuptoj më mirë Islamin, mitet dhe besimet e rrejshme të rrënjosura në botën Islamike do të mënjanohen e toleranca dhe mirëkuptimi i ndërsjellë do të zënë vend. Urrejtja, zemërimi dhe keqdashja do të zëvendësohen me paqe, tolerancë dhe siguri. Kultura e bashkëjetesës paqësore që do të rezultojë do të çoj drejt paqes midis qytetërimeve të ndryshme dhe simpatia kulturore dhe bashkëveprimi do të sjellin përparim shoqëror, në kundërshtim me pohimet e atyre të cilët përkrahin një përplasje qytetërimesh
Është e qartë se botës Islamike i nevojitet një kulturë e tolerancës po aq sa edhe Perëndimit. Kohë pas kohe, disa Muslimanë bien nën ndikimin e pikëpamjeve fanatike që i bëjnë ata armiqësor ndaj njerëzve të besimeve tjera fetare apo grupeve etnike, edhe pse kjo është në kundërshtim me moralin Islamik. Gjatë historisë, shoqëritë Islamike ishin qendra të drejtësisë dhe tolerancës, në veçanti në kohën e Profetit tonë (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). Që nga ajo kohë, historia ka pasur përplot shembuj të Krishterëve dhe Çifutëve të shtypur që kanë kërkuar strehim në tokat Muslimane, të njohur për mëshirën dhe mbrojtjen e tyre. Duke pasur këtë parasysh, veçanërisht në një kohë kur paqja është aq shumë e nevojshme, Muslimanët duhet të zhvillojnë modele shembullore duke u bazuar në Sunnetin profetik dhe vlerat e Kur’anit. Këto modele do t’i zhvillojnë vlerat thelbësore të botës Islamike dhe do t’ua mohojnë mundësinë të gjitha forcave të huaja të pohojnë se do t’i sjellin stabilitet dhe demokraci botës Islamike. Më saktë, Unioni Islamik do të jetë prijës i kësaj udhe.
Në Kur’an, Zoti u bën thirrje Çifutëve dhe të Krishterëve “Ithtarëve të Librit” dhe shpall në hollësi se si Muslimanët duhet të bashkëveprojnë me ta. Që nga lindja e Islamit e më tej, toleranca dhe mirëkuptimi reciprok në mes të Muslimanëve dhe Ithtarëve të Librit zakonisht kanë qenë në nivel shumë të mirë, sepse edhe pse librat e tyre të shenjtë dhe disa prej besimeve të tyre janë ndryshuar, ato ende posedojnë vlera dhe koncepte morale të bazuara në shpallje hyjnore. Kur’ani inkurajon sjellje plot respekt dhe të qytetëruar midis Muslimanëve dhe Ithtarëve të Librit. Për shembull, Muslimanëve u janë të lejuara ushqimet e tyre dhe anasjelltas dhe meshkujve Musliman u janë të lejuara femrat e tyre (Kur’an: 5:5). Këto rregulla dëshmojnë se është e mundshme që individët që u takojnë këtyre tri bashkësive fetare të kenë marrëdhënie miqësore dhe të fqinjësisë së mirë, lidhje si kushëri dhe të pranojnë ftesën e njëri tjetrit për të ndarë ushqimin.
|
Ithtarët e librit mos i polemizoni ndryshe (kurr i thirrni në fenë tuaj) vetëm ashtu si është më së miri, përveç atyre që janë mizorë dhe thuajuni: "Ne i besuam asaj që na u zbrit dhe që u zbrit juve dhe se Zoti ynë dhe Zoti juaj është një, dhe se ne i jemi dorëzuar Atij. |
Profeti ynë (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), ishte gjithmonë i drejtë dhe i mëshirshëm ndaj Çifutëve dhe të Krishterëve dhe kërkonte vendosjen e një atmosfere të tolerancës dhe dashurisë së ndërsjellë tek pjesëtarët e këtyre feve të shpallura në mënyrë hyjnore. Gjatë jetës së tij, ai bëri marrëveshje dhe dha garanci që të Krishterët dhe Çifutët të mund t’i praktikonin fetë e tyre lirshëm dhe të vazhdonin të jetonin në bashkësi autonome. Në vitet e hershme të Islamit, disa prej Muslimanëve të cilët kanë duruar shtypjen dhe mizorinë e Mekës kërkuan strehim tek mbreti i Krishterë i Etiopisë, Negus, me bekimin e Profetit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). Në anën tjetër, besimtarët të cilët u shpërngulën në Medine me të krijuan një model të bashkëjetesës që u bë shembull për të gjitha gjeneratat pasuese. Në periudhën e rritjes së Islamit, ky shembull hyri në histori si shembull i tolerancës dhe drejtësisë Muslimane ndaj Çifutëve dhe të Krishterëve
Për shembull, në tekstin e një marrëveshje të diktuar nga ana e Profetit tonë (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe të shkruar nga i Krishteri Ibn Harris b. Ka’b dhe vëllezërit e tij të Krishterë thuhet: “Feja, kishat, jetët, morali dhe mallrat e gjithë të Krishterëve që jetojnë në Lindje dhe në Perëndim janë nën mbrojtjen e Zotit, Profetit dhe të gjithë besimtarëve. Asnjë prej atyre që jetojnë sipas fesë së Krishterë nuk do të detyrohet të kalojë në Islam me forcë. Nëse ndonjë i Krishterë i nënshtrohet ndonjë vrasjeje apo padrejtësie, Muslimanët duhet t’i ndihmojnë atij.”34 Dhe mandej lexoi këtë ajet nga Kur’ani: Diskutoni me ithtarët e Librit vetëm me mënyrën më të mirë, por jo me keqbërësit e tjerë. Dhe thoni: “Ne besojmë në atë që na është zbritur neve dhe në atë që ju është zbritur juve.”. (Kur’an, 29:46
Tregime të panumërta na rrëfejnë se Profeti ynë (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) merrte pjesë në gostitë martesore të Çifutëve dhe të Krishterëve, vizitonte të sëmurët e tyre dhe i pranonte ata me zemërgjerësi. Kur e vizituan atë të Krishterët e Najranit, ai shtroi gunën e tij dhe iu lut atyre të ulen në të. Martesa e tij me një të Krishterë Egjiptiane të quajtur Maria është një shembull i kësaj mendësie. Pas vdekjes së tij, trajtimi i mirë që u bëhej Ithtarëve të Librit kishte në qendër të tij po të njëjtën tolerancë që Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) kishte treguar ndaj këtyre dy bashkësive gjatë gjithë jetës së tij.
Krishterimi kishte lindur në tokën Palestineze por u përhap drejt Sirisë dhe Irakut të sotëm për arsye të sundimin tiranik të kishës së Krishterë. Kur Profeti ynë (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) filloi t’ua mësoj njerëzve Islamin, kishte shumë bashkësi Çifute dhe të Krishtera në Arabinë Jugore. Prandaj, që nga fillimi i Islamit, Muslimanët, Çifutët dhe të Krishterët vazhduan komunikimin.
|
O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hirë të All-llahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t'i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë. Keni dro All-llahun se All-llahu di hollësisht për atë që veproni. |
Me përhapjen dhe forcimin e Islamit, Çifutët dhe të Krishterët e këtij rajoni ranë nën sundimin Musliman. Marrëdhëniet e bazuara në tolerancë dhe mirëkuptim reciprok vazhduan dhe marrëveshjet e ndryshme të arritura në kohën e Profetit tonë (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) u japën bashkësive Çifute dhe të Krishtera disa privilegje që garantuan të drejtat dhe ekzistencën e tyre. Privilegjet e dhëna murgjve të Manastirit të Shën Katerinës në malin Sinaj janë shembull për këtë. Këto dokumente garantuan të drejtat ligjore, fetare dhe shoqërore të atyre Çifutëve dhe të Krishterëve të cilën ranë nën sundimin Musliman apo që pranuan sovranitetin e Islamit. Problemet u zgjodhën duke iu referuar këtyre dokumenteve. Për shembull, librat e historisë përmendin se të Krishterët në Damask ia prezantuan dokumentet që shënonin privilegjet e tyre Kalifit Umar kur ata hasën në ndonjë problem dhe kërkuan prej tij që ta zgjidh çështjen në pajtim me to.35
Kalifët të cilët pasuan Profetin (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) praktikuan drejtësinë e Zotit sipas Sunnetit profetik. Në tokat e pushtuara, si popullata vendase ashtu edhe ardhacakët jetuan në paqe dhe siguri. Për shembull, Ebu Bekri, kalifi i parë, ia dha urdhrin në vazhdim ushtrisë së tij para se t’i dërgonte ata në drejtim të Sirisë
Ndalni, o njerëz, që të mund t’iu jap dhjetë rregulla që t’i mbani përmendësh: Mos bëni tradhti dhe as mos u largoni nga rruga e drejtë. Ju nuk keni të drejtë të gjymtoni apo vritni një fëmijë apo një burrë apo grua të moshuar. Mos shkatërroni një dru palme dhe as mos e digjni atë dhe mos pritni asnjë dru që mbart frute. Ju nuk keni të drejtë të preni asnjë tufë dhensh apo kope devesh, përveç se për mbijetesën tuaj. Mund t’iu ndodhë të kaloni pranë njerëzve të cilët ua kanë kushtuar jetët e tyre shërbimit të manastirit; i leni ata në atë që ata ia kanë kushtuar jetët e tyre. Mund t’iu ndodhë, gjithashtu, të gjeni njerëz të cilët mund t’iu ofrojnë ju ushqime të llojeve të ndryshme. Mund të hani, por mos harroni ta përmendni emrin e Zotit.36
Rritja rapide e Islamit solli Sirinë dhe Egjiptin e sunduar nga Bizanti si edhe Irakun e sunduar nga Sasanidët, nën sundimin Musliman. Secili prej këtyre rajoneve kishte popullata të mëdha të Krishtera. Këta Çifutë dhe të Krishterë ishin dëshmitar të dorës së parë të drejtësisë dhe mëshirës së Muslimanëve. Asnjërit prej tyre nuk iu kërkua apo nuk iu bë trysni të ndërrojnë fetë apo zakonet e tyre. Nuk ishte e lejuar asnjë praktikë apo ndërhyrje që do ta ndryshonte rendin ekzistues shoqëror apo që do t’i shqetësonte ata. Sekte të ndryshme të Krishtera që Roma ose Bizanti i kishin mbajtur nën zgjedhë në të vërtetë parapëlqyen sundimin Musliman. Historiani Perëndimor Filip K. Hiti shkruan:
Nën ndikimin e Islamit, Lindja tani u zgjua dhe u ri-afirmua pas një mijëvjeçari të dominimit Perëndimor. Për më tepër, haraçi i kërkuar nga pushtuesit e ri (Muslimanët) ishte madje edhe më i vogël se ai që kërkohej nga të vjetrit, dhe të pushtuarit tani mund të ushtronin praktikat e tyre fetare me më shumë liri dhe më pak ndërhyrje.37
Sipas dijetarit dhe autorit të Prinstonit Samjuel Mofet:
Nën sundimin e kalifëve patriarkal dhe përgjatë viteve të trazuara të luftërave civile, përveç vrasjeve dhe tmerreve që mund të priten në secilën luftë, trajtimi i të Krishterëve në territoret e pushtuara (Muslimane) të Persisë dhe Sirisë Bizantine u dëshmua si jashtëzakonisht bujar.38
Kur analizojmë jetën e tyre shoqërore dhe fetare nën sundimin Islamik, na shfaqet kjo pamje:
Në territorin Islamik, ekzistonte liri e vërtetë e praktikimit të fesë. Askush nuk detyrohej ta ndërronte fenë e vet dhe bashkësitë që rebeloheshin dhe ktheheshin më vonë nën autoritetin e Islamit u jepeshin të drejta të njëjta si më parë. Autoriteti Islamik, përveç disa përjashtimeve, kurrë nuk ndërhyri në zgjidhjen e patriarkëve apo emërimin e autoritetit fetar dhe garantoi të mos ndërhynte me nënshkrimin e marrëveshjeve të ndryshme. Këto komunitete vazhduan të flasin gjuhët e tyre në jetën e tyre private si edhe në jetën e tyre fetare. Në shkollat e Krishtera dhe Çifute, edukimi fetar vazhdoi lirshëm dhe manastiret dhe institucionet tjera që edukuan udhëheqësit e ardhshëm fetar të komunitetit ruajtën statusin e tyre të pavarur. Në mënyrë të njëjtë, faltoret e besimeve tjera fetare u mbrojtën nga ana e autoriteteve Muslimane. Gjatë pushtimit, faltoret asnjëherë nuk u dëmtuan, sepse mbrojtja e sinagogave dhe kishave u garantua nëpërmjet marrëveshjeve të bëra me Ithtarët e Librit që nga koha e Profetit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të)
Në marrëveshjet që shkojnë prapa në kohë në periudhën fillestare të Islamit, nenet e tyre u lejonin Muslimanëve të qëndrojnë në manastire derisa ishin në udhëtim. Kjo dëshmon se Muslimanët bënë përpjekje të zhvillojnë dialog të bazuar në respekt të ndërsjellë me Ithtarët e Librit. Për më tepër, këto bashkësi u lejuan t’i rindërtonin kishat e braktisura apo të ndërtonin sinagoga dhe kisha të reja kur ata donin. Për shembull, manastiri i Shën Sergius jashtë Madejnit u shkatërrua nga Patriarku Mar Emme (644-647 të e.s.) por u rindërtua në kohën e kalifit Uthman. Shumë shembuj të tillë mund të përmenden: Ukba, guvernatori i Egjiptit, ndihmoi ndërtimin e manastirit për Nestorianët; gjatë sundimit të Mu’avijes u rinovua një kishë në Edesa dhe Kisha Markos u fut në përdorim në Aleksandri. Fakti se kishat dhe sinagogat në Palestinë, Siri, Jordani, Egjipt dhe Irak ende vazhdojnë të jenë atje është një tregues për respektin e Muslimanëve për fetë tjera të shpallura hyjnore. Një tjetër shembull i tolerancës Muslimane është Manastiri i Malit Sinaj, njëra prej vendndodhjeve më të rëndësishme për haxhillëk e Krishterimit.
Burimi i tolerancës së Muslimanëve është morali Kur’anor, i cili thotë:
... Sikur Allahu të mos u kishte dhënë njerëzve mundësinë për t’u mbrojtur nga njëri-tjetri, do të shkatërroheshin manastiret, kishat, sinagogat dhe xhamitë, në të cilat përmendet shumë emri i Allahut. Vërtet, Allahu e ndihmon këdo që e ndihmon Atë … (Kur'an, 22:40)
Ithtarët e librit ishin të lirë t’i kremtojnë festat e tyre si pjesë të zakoneve të tyre fetare në faltoret e tyre si të dëshironin dhe udhëheqësit Musliman shpesh iu bashkoheshin këtyre kremtimeve. Patriarku Nestorian Isho’jab III (650-60 të e.s) i shkroi një letër Ipeshkvit të Persisë pas pushtimit Musliman që shpreh mëshirën dhe tolerancën e udhëheqjes Muslimane ndaj Ithtarëve të Librit nga një perspektivë e Krishterë.
Arabët të cilëve Zoti iu ka dhënë në këtë kohë qeverisjen e botës ... nuk e persekutojnë fenë e Krishterë. Në të vërtetë, ata e përkrahin atë, i nderojnë priftërinjtë tonë dhe të shenjtit e Zotit dhe u ndajnë të mira kishave dhe manastireve.39
Përveç këtyre lirive dhe respektit, është e jashtëzakonshme gjithashtu drejtësia dhe paanësia me të cilën u trajtuan këto komunitete. Ndjenja për drejtësi e udhëheqësve Musliman ishte e njohur dhe shumë të Krishterë sollën rastet e tyre në gjykatat Islamike edhe pse ata kishin gjykatat e veta. Në një kohë, numri i të Krishterëve që përdornin gjykatat Islamike arriti numër aq të madh sa që patriarku Nestorian Mar Timoti I (780-825 të e.s) lëshoi një deklaratë që ua tërhiqte vërejtjen të Krishterëve për këtë.
|
Thuaju (o i dërguar): "O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njejtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: të mos adhurojmë, pos All-llahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos konsiderojmë njëri - tjetrin zotër pos All-llahut!" E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: "Dëshmoni pra, se ne jemi muslimanë (besuam një Zot)!"" |
Ithtarët e Librit që jetonin në vendet e sunduara nga Muslimanët nuk konsideroheshin si të robëruar, por si dhimmi, që u jepte atyre një status ligjor: popullata jomuslimane e cila e njihte autoritetin Musliman paguante një taksë të quajtur xhizje. Në shkëmbim, jetët dhe prona e tyre ishin të mbrojtura, ata gëzonin lirinë e të menduarit dhe të praktikimit të fesë, ishin të liruar nga shërbimi ushtarak dhe u lejohej të zgjidhnin çështjet e tyre të brendshme me anë të ligjeve të veta. Kohë pas kohe, taksa (xhizja) madje u kthehej atyre. Shumica e historianëve pranojnë faktin se dhimmit jetuan nën një sistem tolerant dhe të drejtë. Historiani i mirënjohur Bernard Luis thotë:
Por përgjithësisht pozita e tyre (dhimmive) ishte tej mase superiore ndaj asaj të atyre komuniteteve të cilat dallonin nga kisha e themeluar në Evropën perëndimore në të njëjtën periudhë kohe. Ata gëzonin të drejtën e ushtrimit të lirë të fesë së tyre. ... Atyre rrallë herë u është kërkuar të martirizohen apo të mërgojnë për shkak të besimeve të tyre.40
Profeti ynë (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:“Në Ditën e Gjykimit unë do të polemizoj më çdonjërin i cili shtyp një person nga mesi i Popullit të Lidhjes (dmth. një dhimmi), apo shkel të drejtën e tij, apo i ngarkon një përgjegjësi e cila tejkalon fuqinë e tij apo merr diçka prej tij kundër dëshirës së tij,”41 duke përshkruar në këtë mënyrë sjelljen korrekte ndaj dhimmive. Në përputhje me këtë moral, Muslimanët e konsideronin si një përgjegjësi të rëndësishme të tyre mbrojtjen e jomuslimanëve që ishin nën autoritetin e tyre. Gjatë një lufte me armatën Bizantine, Profeti ynë (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) urdhëroi që të kthehej taksa e mbledhur nga jomuslimanët, sepse armata Muslimane nuk ishte në gjendje t’i mbronte ata.42 Ky është lloji i moralit që ai ua mësoi Muslimanëve.
All-llahu thërret për në xhennet, dhe atë që do, e vë në rrugë të drejtë. (Kuran: 10/25) |
|
Një shembull tjetër i mirë i mëshirës dhe konsideratës janë fjalët e Umarit thënë një plake dhimmi: “Pasha Allahun, ne nuk do të ishim të drejtë nëse marrim prej tij kur është i ri dhe e turpërojmë atë kur të jetë plakur.”43 Vetëm marrja e xhizjes nga jomuslimanët nuk është e padrejtë, sepse Muslimanët duhej të shërbenin në ushtri; jomuslimanët ishin të liruar nga shërbimi ushtarak.
Për shekuj me radhë, Muslimanët jetuan përkrah Çifutëve dhe të Krishterëve në paqe dhe siguri. Ata Çifutë dhe të Krishterë të cilët jetuan në tokat e qeverisura nga Muslimanët u kyçën në tregti të lirë dhe siguruan pronën, zgjodhën profesionin e tyre të dëshiruar, kishin zyrat e tyre në burokracinë shtetërore dhe madje punonin në pallatin e sundimtarit. Ata përfituan prej politikës zyrtare të lirisë së mendimit, ishin pjesë e jetës shkencore dhe kulturore të shoqërisë së tyre dhe shkruan libra që ne i kemi ende në posedim sot. Ushtrimi i të drejtave të tyre nuk sfidohej apo ndalohej. Nëse e marrim parasysh se në të njëjtën kohë në Evropë njerëzit që u takonin feve tjera apo sekteve jo-ortodokse dëboheshin, persekutoheshin dhe vriteshin dhe librat që publikonin pikëpamje tjera digjeshin në grumbuj librash, liritë dhe paqja që mbizotëronin në botën Islamike bëhen edhe më domethënëse.
Të gjitha këto praktika janë kërkesa të moralit Kur’ anor të porositura për Muslimanët. Paqja dhe siguria ishin norma në tokat e administruara nga Muslimanët që praktikonin këto parime morale. Administratat Muslimane kërkonin lumturinë dhe përparimin e njerëzve dhe zhvilluan sisteme që vendosën standardet për gjeneratat e ardhshme. Bota Islamike e sotme ka nevojë t’i kthehet moralit Kur’anor dhe rrugës së Profetit tonë (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të).
Të gjitha këto fakte historike të çojnë tek një çështje tjetër e rëndësishme: Ri-modelimi i botës Islamike sipas vlerave të Kur’anit nuk është i rëndësishëm vetëm për Muslimanët, por gjithashtu edhe për të gjithë pjesëtarët e besimeve tjera fetare që jetojnë këtu si edhe për pjesëtarët e të gjitha qytetërimeve, në veçanti të atyre që jetojnë në Perëndim. Ekzistenca e kombeve të fuqishme e bazuar në vlerat e Kur’anit do t’i mënjanojë shqetësimet e Perëndimit për botën Islamike dhe do të bëhet njëri prej gurthemeleve të paqes botërore.
|
Me themelimin e tij, Unioni Islamik do ta zgjidh konfliktin Izraelito-Palestinez duke paraqitur një front të bashkuar për të demonstruar kotësinë e strategjisë “përçaj dhe sundo; prej disa dekadash të Izraelit apo për t’i kundërvënë vendet Islamike njërën kundër tjetrës. Kjo do ta bind Izraelin të bëj paqe të vërtetë me fqinjët e tij Arab duke u tërhequr në kufijtë e tij para vitit 1967, që është zgjidhja më e përshtatshme për Muslimanët Arab si edhe për Çifutët Izraelit.
Që paqja në Lindjen e Mesme të bëhet një e ardhme reale, duhen shëruar lëvizjet Arabe dhe Izraeli duhet t’i braktis politikat e tij të agresionit, okupimit dhe imperializmit. Unioni Islamik mund t’i arrijë të dy këto objektiva, sepse nën sundimin Islamik në Lindjen e Mesme, Çifutët dhe Muslimanët jetuan në paqe përkrah njëri tjetrit. Për shembull, gjatë sundimit Otoman, shumë Çifutë jetuan në Jerusalem dhe në qytetet tjera Palestineze pa përjetuar asnjë lloj paragjykimi apo armiqësie. Problemi buron nga dëshira e Izraelit për të sunduar gjithë Tokën e Shenjtë, një ambicie që vazhdon të shkaktojë vdekje dhe gjakderdhje në Lindjen e Mesme.
Sipas Islamit, Çifutët, si trashëgimtar të Jakubit (paqja qoftë mbi të), kanë të drejtë të jetojnë në trojet e paraardhësve të tyre, profetëve Izraelit dhe të bëjnë ibadet në vendet dhe tempujt e tyre të shenjtë në këto troje. Mirëpo, është e papranueshme që të kërkojnë sovranitet mbi tërë rajonin, t’i detyrojnë njerëzit të cilët e kanë populluar këtë pjesë për mijëra vite të largohen nga toka e tyre dhe ta destabilizojnë Lindjen e Mesme në mënyrë që të vazhdojnë këtë pushtim. Unioni Islamik do të propozojë zgjidhjen vijuese për Izraelin:
1) Izraeli do të tërhiqet nga të gjitha Territoret e pushtuara, duke përfshirë Jerusalemin Lindor dhe do të bëj paqe me të gjitha kombet Arabe.
2) Në tokat e udhëhequra nga Palestinezët (si Jerusalemi Lindor, al-Khalil [Hebroni], Bregu Perëndimor, etj.), sinagogat do të mbrohen dhe Çifutët dhe të Krishterët do të kenë të drejtën e lëvizjes së lirë.
3) Unioni Islamik do të ndalojë çdo lloj sulmi terrorist mbi qytetarët Izraelit.
4) Unioni Islamik do ta luftojë antisemitizmin në mbarë botën dhe do të mbrojë sigurinë dhe paqen e komuniteteve Çifute. Nëse një plan i tillë gjithëpërfshirës paqësor vihet në jetë, do të arrihen paqja dhe stabiliteti në Lindjen e Mesme për herë të parë në këtë shekull. Të gjitha resurset financiare të shpenzuara në armë dhe luftëra atëherë do të shpenzohen për lumturinë, përparimin, shëndetin dhe edukimin e njerëzve.
|
I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të Tij, si dhe besimtarët. Secili i besoi All-llahut, engjëjve të Tij, shpalljeve të Tij, të dërguarve të Tij. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij, dhe thanë: "Dëgjuam dhe respektuam. Kërkojmë faljen tënde o Zoti ynë! Vetëm te Ti është ardhmëria jonë." |
25. "Church Leaders Against War In Iraq," Houston Independent Media Center (October 10, 2002). Online at: http://houston.indymedia.org/news/2002/ 10/4622.php.
26. Arthur Okun, The Political Economy of Prosperity (Washington, DC: Brookings,1970), chapter 3.
27. "Vietnam War," Britannica Online. Online at www.britannica.com.
28. William D. Nordhaus, "The Economic Consequences of a War with Iraq" Yale University (October 29, 2002). Online at: www.econ.yale.edu/~nordhaus/iraq.pdf.
29. William Bunch, "Invading Iraq not a new idea for Bush clique," Philadelphia Daily News January 27, 2003.
31. "Invitation to sign Multi-Religious Call to Fast for Peace," The Shalom Center (October 26, 2002). Online at: www.endthewar.org/frontps/faith/calltoprayer.htm.
32. John Pilger, "The truths they never tell NOTES 415 Harun Yahya - Adnan Oktar us," New Statesman (November 26, 2001).
33. Grant Havers and Mark Wexler, "Is U.S. Neo-Conservatism Dead?" The Quarterly Journal of Ideology 24, nos. 3-4 (2001).
34. Orhan Atalay, Dogu-Bati Kaynaklarinda Birlikte Yasama (Coexistence in Eastern-Western Sources) (Istanbul: Gazeteciler ve Yazarlar Foundation Publications, 1999), 95.
35. Levent Ozturk, Islam Toplumunda Hristiyanlar (Christians in Islamic Community) (Istanbul: Iz Publications, 1998), 123; al-Tabari, Ta'rikh I (History I) (1850).
36. Al-Tabari, Ta'rikh 1, cited in Majid Khadduri, War and Peace in the Law of Islam (Baltimore: Johns Hopkins University Press, 1955), 102; reprint New York: AMS Press, 1979.
37. Philip K. Hitti, History of Arabs from the Earliest Times to the Present (London: Macmillan, 1958), 143.
38. Samuel H. Moffet, A History of Christianity in Asia, vol. 1, Beginnings to 1500 (New York: Orbis Books, 1998), 338.
39. W. H. C. Frend, "Christianity in the Middle East: A Survey Down to A.D. 1800," in Religion in the Middle East, ed. A. J. Arberry, vols. I-II (Cambridge: 1969), I:289.
40. Bernard Lewis, The Arabs in History (Oxford: Oxford University Press, 1993), 101-03.
43. "Caliph Omar and the Blind Beggar." Online at: www.geocities.com/am_1_99/CaliphOmar1.html.