Islami lindi katërmbëdhjetë shekuj më parë në Gadishullin Arabik. Shpallja e Kur’anit Profetit Muhammed (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) nga ana e Allahut, bashkë me moralin e Islamit, u mësoi njerëzve të dhunshëm, barbar dhe të padijshëm të këtij rajoni paqen, arsyen dhe qytetërimin.
|
Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë). Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës). Lexo! Se Zoti yt është më bujari! Ai që e mësoi (njeriun) të shkruaj me pendë. |
Në fillim të shekullit të shtatë, Arabia ishte një prej vendeve më kaotike të botës. Shumë fise jetonin në këto toka dhe secili prej tyre adhuronte një idhull tjetër. Ata i shpallnin luftë njëri tjetrit, derdhnin shumë gjak dhe madje vrisnin fëmijët për besimet e tyre të devijuara dhe idhujt e tyre. Besimet e tyre lartësonin mungesën e mëshirës, urrejtjen dhe dhunën në vend të dashurisë, dhembshurisë dhe mirësisë. Femrat konsideroheshin si qenie më të ulëta dhe të varfrit dhe robërit shfrytëzoheshin në mënyrë të pamëshirshme.
Kjo botë e errët dhe e përgjakshme ndryshoi në tërësi me ardhjen e Islamit dhe kodeve morale të tij. Edhe pse Arabët ishin të parët që pranuan Islamin, shumë kombe tjera shpejt përqafuan dritën që sollën parimet morale të tij. Shpallja e Kur’anit iu mundësoi Muslimanëve të arrijnë përparim të pakrahasueshëm në shkencë, kulturë, mendim dhe art. Me shpalljen e ajetit të parë të Kur’anit, popullata e këtij rajoni, e cila derisa nuk ndodhi kjo kishte ngecur në këtë rreth vicioz të mosdijes së errët dhe dhunës së përgjakshme, u thirr të lexoj dhe të mendoj për herë të parë:
Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka), e krijoi njeriun nga një droçkë gjaku! Lexo! Zoti yt është Bujari më i madh, i Cili, me anë të penës ia mësoi, ia mësoi njeriut ato që nuk i dinte. (Kur'an, 96:1-5)
Struktura e shoqërisë Arabe filloi t’i nënshtrohej një transformimi të plotë me ardhjen e Islamit. Për shembull, tradita Arabe urdhëronte vrasjen e gjithë robërve të luftës, ndërsa Profeti ynë (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), i udhëzuar përmes shpalljes së Zotit, urdhëroi që këta të burgosur të trajtohen mirë dhe të ushqehen nga racionet e vet Muslimanëve. Ajeti në vazhdim zbulon këto cilësi Muslimane:
Ata i ushqejnë të varfrit, jetimët dhe të zënët rob edhe pse vetë janë nevojtarë, (Kur'an, 76:8)
E vetmja gjë që u kërkua prej këtyre robërve të luftës ishte që nëse dinin të lexonin dhe shkruanin, ishin të obliguar që t’iu mësonin shkrim-leximin Muslimanëve. Ndoshta për herë të parë në historinë e saj, Arabia ishte dëshmitare e dhembshurisë, faljes dhe qytetërimit. Si rezultat, ajo përjetoi njërën prej periudhave më madhështore të përparimit kulturor.
Me kalimin e viteve, drejtësia dhe parimet e larta morale të Islamit u përhapën valë-valë në mbarë Arabinë. Drejtësia, ndershmëria dhe vendosmëria e Muslimanëve joshi shumë fise Arabe. Ushtria e fuqishme Muslimane marshoi në Mekë në vitin 630. Idhujtarët Mekas kishin frikë hakmarrjen që Muslimanët mund ta bënin mbi ta si ndëshkim për mizorinë e tyre në të kaluarën. Sipas traditës Arabe, meshkujt e fisit të mundur vriteshin dhe femrat dhe fëmijët robëroheshin. Por Profeti ynë (Allahu e mëshiroftë dhe i dhuroftë paqe) reflektoi mëshirën e Allahut duke shpallur se askush në Mekë s’do të ndëshkohej dhe se askush nuk do të shtrëngohej të pranoi Islamin me forcë. Ky akt i faljes dhe tolerancës ka tërhequr vëmendjen e historianëve Perëndimorë. Në dokumentarin e PBS Islami: Perandoria e Besimit, Majkëll Sells, ligjërues në Universitetin e Haverfordit, rrëfen për virtytin e Profetit tonë (Allahu e mëshiroftë dhe i dhuroftë paqe) në këtë mënyrë:
Kur Muhamedi (Allahu e mëshiroftë dhe i dhuroftë paqe) erdh në Mekë, ai jo vetëm që nuk ndërmori hakmarrje të përgjakshme, por në të vërtetë, ai përqafoi pikërisht Mekasit, të cilët e kishin luftuar atë për tri vite dhe ishin përpjekur që ta vrisnin. Kjo ishte një gjë tronditëse për popullatën e këtij mjedisi. Kështu, mu në themel të një feje, njeriu gjen episode të bujarisë madhështore, vepra të shpeshta të mirësisë dhe të mëshirës së jashtëzakonshme.1
|
Ajo që kishte rëndësi ishte lirimi i Mekasve nga besimet e tyre të rrejshme. Prandaj, Profeti ynë (Allahu emëshiroftë dhe i dhuroftë paqe) u drejtua menjëherë për në Qabe, hyri brenda xhamisë së shenjtë dhe i shkatërroi të gjithë idhujt që ndodheshin brenda. Kjo ngjarje shënoi fundin e idhujtarisë dhe i dha fund gjithë mizorisë, padrejtësisë, barbarizmit dhe dhunës së bërë në emër të saj. Pasi që u edukuan me Kur’an, Arabët zëvendësuan gjithë epokën para-islamike të padrejtësisë, shfrytëzimit dhe gjakmarrjeve me një rregull të ri të mbështetur në respekt, dashuri, dhembshuri dhe drejtësi midis njerëzve.
Kjo epokë më vonë u njoh si “Koha e Bekuar.”
Përhapja e shpejtë e Islamit vazhdoi madje edhe pas vdekjes së Profetit (Allahu e mëshiroftë dhe i dhuroftë paqe). Brenda disa dekadave, Islami u përhap në gjithë Mesopotaminë dhe Afrikën Veriore dhe u shtri edhe në perëndim të Spanjës dhe në lindje të Indisë.
KUFIJTE E ISLAMIT M.S.800-1200 |
|
Thuaj: “Ne i kemi besuar All-llahut, edhe asaj që na u zbrit neve, edhe asaj që i është zbritur Ibrahimit, Ismailit, Is-hakut, Jakubit dhe pasardhësve. Edhe asaj që i është dhënë Musait dhe Isait, edhe asaj që i është zbritur të gjithë pejgamberëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi në mes tyre dhe ne vetëm Atij i jemi dorzuar. (Kuran: 3/84) Qubbat As-Sahra. |
Arabët, të cilët kujdeseshin për tufat e tyre në shkretëtirë vetëm pak dekada më herët, tani ishin sundues të një perandorie për shkak të arsyes, kulturës dhe vetëdijes që ata kishin fituar përmes Islamit. Kjo ishte perandoria që më së shpejti u zhvillua ndonjëherë në histori. Brenda 10 viteve, perandoria Muslimane u përhap në një territor të pafund dhe vuri themelet e saj në mënyrë të vendosur. Në këtë hapësirë të pafund gjeografike, ekzistonin shumë besime të ndryshme fetare njëra përkrah tjetrës. Megjithatë, shumica prej tyre përbëheshin prej të Krishterëve dhe Hebrenjve. Muslimanët, në përgjithësi, ishin gjithmonë tolerant ndaj të gjitha grupeve fetare në tokat e tyre, nuk i detyruan njerëzit që të përqafonin Islamin dhe respektonin vullnetin e lirë të secilit person, sepse Kur’ani thotë:
S’ka detyrim në fe. (Kur'an, 2:256)
Kishat dhe sinagogat ishin të mbrojtura. Në një kohë kur detyrimi për kthim në fe ishte një praktikë e zakonshme, një tolerancë e tillë ishte unike.
Një prej shembujve më të jashtëzakonshëm të kësaj tolerance ishte pushtimi i Jerusalemit. Patriarku i Kishës së qytetit të quajtur Varri i Shenjtë frikësohej se kisha e tij do të shkatërrohej nga Muslimanët. Prandaj, Kalifi Umar vizitoi kishën dhe tha se nuk kishte nevojë të shqetësohej për asgjë. Kur erdhi koha për falje, ai kërkoi lejen e patriarkut të largohej në mënyrë që të mund të falej diku afër. Xhamia al-Aksa më vonë u ndërtua mu në atë vend.
Muslimanët i dhuruan Jerusalemit një prej veprave më madhështore të arkitekturës në botë: Kubat as-Sakra (Kuben e Gurtë), e cila u ndërtua në një shkëmb që besohej se ishte vendi prej ku Profeti Muhammed (Allahu e mëshiroftë dhe i dhuroftë paqe) u ngrit në qiej. Motivet mahnitëse dhe kubeja e artë e kësaj kryevepre të arkitekturës pasqyron ndjenjën Islame të artit dhe qytetërimit.
|
Në këtë mjedis të tolerancës, jomuslimanëve iu dha madje edhe e drejta demokratike për t’i shprehur ankesat e tyre. Gjatë epokës Umajad, shumë të Krishterë në Damask (Sham) zinin pozita të rëndësishme në burokracinë e shtetit dhe kryenin obligimet e tyre fetare ashtu si dëshironin. Ca prej tyre madje shkruan libra që kritikonin Islamin dhe Muslimanët pa frikë nga ndëshkimi.
Në të njëjtën kohë, Evropa udhëhiqej nga një fundamentalizëm dhe barbarizëm i errët. Kisha Katolike shtypte Hebrenjtë e madje edhe të Krishterët e besimeve tjera. Kthimi me forcë në fe, si edhe tortura dhe vrasja në emër të fesë, ishin të rëndomta. Në anën tjetër, Muslimanët gjithmonë i kanë trajtuar Ithtarët e Librit (Hebrenjtë dhe të Krishterët) me tolerancë dhe dhembshuri, sepse Zoti e urdhëron këtë në Kur’an.
Kisha e Shën Gjonit e Damaskut është një tjetër shembull i kësaj tolerance. Muslimanët, të cilët pushtuan këtë territor filluan të falin namazin e tyre të Xhumasë në këtë kishë dhe i lejuan të Krishterët të vazhdojnë ta përdorin atë për shërbimet e tyre të së Dielës. Dy besime të ndara ndanin në mënyrë paqësore të njëjtën faltore. Me rritjen e numrit të Muslimanëve në qytet, udhëheqja Muslimane bleu kishën prej të Krishterëve me pëlqimin e tyre. Ngjitur me të, një xhami u ndërtua dhe dekori i hapësirave të mbyllura në hyrje të ndërtesave u pasurua me motive Islamike. Shtyllat e epokës së Bizantit u dekoruan me modele mahnitëse të artit Islamik.
Gjatë tërë historisë së Islamit, vazhdoi toleranca e tij ndaj Hebrenjve dhe të Krishterëve. Hebrenjtë që iknin nga terrori i Inkuizicionit Spanjoll gjetën strehim dhe tolerancë në dheun Otoman. Burimi dhe arsyeja e një tolerance të tillë ishin parimet morale të Kur’anit, sepse Muslimanëve u është thënë:
Diskutoni me ithtarët e Librit vetëm me mënyrën më të mirë, por jo me keqbërësit e tjerë. Dhe thoni: “Ne besojmë në atë që na është zbritur neve dhe në atë që ju është zbritur juve. Zoti ynë dhe Zoti juaj është një - dhe ne Atij i nënshtrohemi si myslimanë”. (Kur'an, 29:46)
Njëra prej dritave të parimeve morale Islamike që ndriçoi rrugën e njerëzimit ishte mendimi shkencor. Arabët para-islamik dhe disa shoqëri tjera të Lindjes së Mesme kurrë nuk kanë qenë të interesuara për gjithësinë dhe për mënyrën se si u krijua natyra apo se si funksionon ajo. Por ky qëndrim ndryshoi me shpalljen e Kur’anit, sepse Zoti u thotë njerëzve të mësojnë për zanafillën e qiejve dhe Tokës:
[Njerëz të mençur janë] ata që e përmendin Allahun duke qëndruar në këmbë, ndenjur ose shtrirë dhe që meditojnë për krijimin e qiejve dhe të Tokës (duke thënë:) “O Zoti Ynë! Ti nuk i ke krijuar kot këto - lartësuar qofsh (nga çdo e metë)! Prandaj na ruaj nga ndëshkimi i zjarrit.” (Kur'an, 3:191)
SOME MUSLIM SCIENTISTS |
|
1- Ibn an-Nafis 2- Thabit ibn Qurra 3- İbn-i Sina 4- Al-Kindi 5- Abu al-Qasim al-Zahrawi 6- Muhammad Zakariya ar-Razi 7- Ali Kushji 8- Al-Battani |
|
Ali Kushji, supported by Sultan Mehmed II, was famous for his astronomical works. |
Kjo vetëdije filloi me ngritjen shkencore të qytetërimit Islamik dhe ai pastaj nisi një udhëtim shkencor të tillë që askush nuk kishte parë para asaj kohe. Centrali që e furnizonte me energji ishte Bagdadi, kryeqyteti i Perandorisë Abasidë dhe i botës Islamike. Shkencëtarët, mendimtarët, studiuesit dhe dijetarët tjerë nga e mbarë bota Islamike u bashkuan në Dar al-Hikmah (“Shtëpinë e Urtësisë”) në Bagdad për të studiuar dhe hulumtuar fshehtësitë e gjithësisë së Zotit.
Kjo vetëdije që arritën shkencëtarët Musliman duke iu qëndruar besnik parimeve morale të Kur’anit, mundësoi kërcimin më të shpejtë sa i përket përparimit në shkencë deri në atë kohë. Gjerësia e pikëpamjeve, urtësia për të cilën Muslimanët mësuan nga Kur’ani, iu mundësoi atyre t’i analizojnë dhe pastaj t’i zhvillojnë më tej të arriturat shkencore të qytetërimeve tjera pa paragjykim. Dokumentet shkencore të Muslimanëve ishin përplot vrojtime, eksperimente, llogaritje dhe studime për tema të ndryshme. Në shkollat e shkencës, femrat kishin të drejta të njëjta për shkollim si meshkujt dhe dhanë kontributet e tyre shkencore.
Matematikanët Muslimanë zhvilluan sistemin decimal të numrave dhe zbuluan algjebrën dhe trigonometrinë. Shkencëtarët Muslimanë ishin shumë të përkushtuar për vrojtime astronomike dhe kështu zbuluan dhe vendosën parimet e astronomisë moderne. Dijetarët Muslimanë llogaritën trajektoren e hënës rreth Tokës dhe regjistruan formulat. Veprat e mahnitshme të arkitekturës në mbarë botën Islamike u mundësuan vetëm përmes infrastrukturës shkencore të vendosur nga Muslimanët.
Disa prej të arriturave më të mëdha të Muslimanëve ishin në fushën e mjekësisë. Në atë kohë, Evropianët e padijshëm i konsideronin sëmundjet si mallkim të shpirtrave të lig dhe kështu nuk kishin koncept për trajtimin apo për shërimin e njerëzve të prekur nga sëmundja. Mirëpo, shkencëtarët Muslimanë arritën deri të përfundimi i bazuar në hulumtime se sëmundjet shkaktoheshin nga krijesa të vogla të padukshme për syrin e njeriut dhe se pacientët duhej të izoloheshin prej njerëzve të shëndoshë gjatë trajtimit të tyre. Spitalet e para moderne në botë janë konceptuar në këtë mënyrë. Spitalet Muslimane kishin pavijone të ndryshme për sëmundje të ndryshme dhe mjekët Musliman kishin zhvilluar në mënyrë shkencore metodat e trajtimit të pacientëve. Muslimanët trajtonin sëmundjet mendore me muzikë dhe terapi, përderisa Evropianët besonin se të sëmurët mental ishin robër të Shejtanit dhe për atë arsye i digjnin në turrë të drunjve. Enciklopeditë e Muslimanëve mbi anatominë njerëzore ishin aq të sakta sa që ato u përdorën për 600 vjet në fakultetet Evropiane të mjekësisë.
|
While Muslims treated their patients in extremely clean and well-kept hospitals, patients in Europe were abandoned to death. A front view of the famous Mansur Hospital at that time (to the left). The picture showing the streets of Venice at the same period reveals the civilizational gap between the two worlds. |
Një dokumentar për botën Islame, i përgatitur për BBC-në nga komentuesi Teri Xhons, thotë si vijon për standardet e larta shkencore të Islamit:
Për shembull, një filozof nga qyteti i Haranit tashmë kishte llogaritur me saktësi distancën nga toka në hënë. Një tjetër bile kishte sugjeruar që nëse njeriu do të mund të ndante atomin, atëherë do të lirohej energji e mjaftueshme për ta shkatërruar një qytet me madhësinë e Bagdadit. Në këtë shkollë të mjekësisë në Damask në vitin 1154, mjekët tashmë ligjëronin anatominë, medicinën zbuluese, kirurgjinë higjienike, qarkullimin e gjakut, me shekuj para Harvit.2
|
Ibn Al-Haytham |
Me shekuj përpara homologëve të tyre Evropian, mjekët Muslimanë kishin njohuri për qarkullimin e gjakut dhe iu matnin pulset pacientëve të tyre gjatë ekzaminimeve. Lindja e foshnjës zhvillohej në kushtet më higjienike të mundshme të asaj kohe. Instrumentet kirurgjike, siç përshkruhen në librat mjekësor të asaj epoke, janë dëshmi e diturisë së përparuar mjekësore.
Shkencëtarët Muslimanë bën zbulime të rëndësishme lidhur me optikën dhe natyrën e dritës. Njeriu i parë që zbuloi strukturën e syrit në hollësi ishte Ibn al-Hajthami, studimi i jashtëzakonshëm i të cilit për thjerrëzat i hapi rrugën zbulimit të kamerës. Mjekët Muslimanë zbuluan arsyet e dobësimit të të parit dhe realizuan ndërhyrje të suksesshme kirurgjike të kataraktit të syrit 1,000 vite përpara ndonjë mjeku Evropian.
Trashëgimia e shkëlqyer shkencore e botës Islamike e bëri të mundshme Rilindjen Evropiane. Shkencëtarët e Krishterë themeluan shkollat Evropiane të shkencës me diturinë dhe metodat e mësuara prej Muslimanëve. Drita e Islamit i ndriçoi ata po ashtu.
| |
Muslim scholars in the field of medicine had a high level of knowledge. Their works became basic reference books throughout Europe. The diagram used by Muslim scientists in treating broken bones (at the bottom). |
Examples from Muslim scientists' works | |
| |
Apparatus designed by al-Haskafi to measure changing water levels. | Ibn Sina's notebook in the National Museum of Damascus. |
Një cilësi e mësuar nga parimet morale të Islamit është ndjenja e lartë për art dhe estetikë. Përshkrimet Kur’anore të Xhenetit (Parajsës) janë përfytyrime të kualitetit më të lartë, të shijes më të përsosur dhe të një madhështie mahnitëse. Muslimanët kishin këtë ndjenjë arti në zemrat e tyre, gjë e cila pasqyrohej në punën e tyre dhe kështu tokat që ata sunduan u shndërruan në rajonet më moderne dhe më të zgjedhura të botës. Kur Islami u përhap jashtë në të gjitha drejtimet, me vete solli përparim dhe zhvillim.
Dhe, në mes tyre dhe mes fshatrave të bekuara (në Sham), ju bëmë fshatra të njëpasnjëshme dhe ju bëmë udhëtim të përshtatshëm. Udhëtoni të sigurt nëpër to natën e ditën. (Kuran: 34/18) Mashhad of Sharif Tabataba, Cairo, 10th century. Mustansiye Medresesi, 1233, Bağdat |
|
Ne ju vendosëm në tokë dhe ju mundësuam jetesën (mjetet për të jetuar), e pak prej jush po falënderoni. (Kuran: 7/10) |
|
|
Muslims who spread Islamic civilization throughout the world erected glorious mosques and other buildings in these lands. |
Muslimanët sollën me vete qytetërim kudo që shkuan. Ata ndërtuan një sistem efikas për pastrimin e ujit për nevojat për ujë të pijes të një qyteti Tunizian. Uji mbahej dhe pastrohej në dy basene të mëdha dhe pastaj dërgohej në qytet përmes një sistemi të mbyllur gypash. Vetëm shekuj më vonë Evropianët filluan të shqetësohen për gjëra të tilla. Inxhinierët Muslimanë në Siri konstruktuan një sistem fantastik të mullinjve me ujë për të furnizuar qytetet me ujë.
Kryeqendra e botës Islamike, Bagdadi, ishte qyteti më madhështor dhe më bashkëkohor në botë. Planifikimi urban dhe arkitektura ishin të mahnitshme. Një udhëtar që vizitoi Bagdadin shkroi si vijon:
Të gjitha lagjet elegante të mbuluara me parqe, kopshte, vila dhe shëtitoret përplot me pazare dhe në fund xhamitë dhe hamamet e ndërtuara. Ato shtrihen me milja në të dyja anët e lumit vezullues.3
|
All-llahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim. |
|
Thuaj: “All-llahu më urdhëroi mua drejtësinë dhe në tërësi kthejuni Atij në çdo namaz (lutje) dhe adhurojeni Atë duke qenë të sinqertë në lutje vetëm për të. Ashtu sikur që ju filloi (krijoi) së pari do të ktheheni te Ai. |
Andaluzia (Spanja Muslimane), një tjetër qendër e mahnitshme e botës Islamike, gradualisht u bë vendi më bashkëkohor dhe më i përparuar i Evropës. Kryeqyteti i saj Kordoba ishte përplot me bukuri mahnitëse me rrugët e saj të pastra dhe të ndriçuara mirë, bibliotekat, spitalet dhe pallatet.
Në të njëjtën kohë, qytete të mëdha Evropiane si Parisi dhe Londra ishin të pista, të errëta dhe të lëna pas dore. Si rrjedhojë, të Krishterët Evropian që vizituan Kordobën ishin të mahnitur dhe të habitur me bukurinë, kulturën dhe artin e qytetit.
Në librin Islami: Perandoria e Besimit, Historiania Shila Bler e Kolegjit të Bostonit e përshkruan bukurinë e Kordobës me këto fjalë:
|
Qyteti i Kordobës ishte njëri prej qyteteve më të mëdha dhe më ngazëllues në Evropë në shekujt 9-të dhe 10-të. Kemi përshkrimet e njerëzve që kishin ardhur dhe kishin parë gjithë ato lule gjithandej rrugëve të gjera, atë dritë të mrekullueshme depërtuese. Qytetet veriore ishin të errëta, Kordoba kishte ujë të rrjedhshëm. Njerëzit jetonin në shtëpi të mëdha. Për dallim, në Paris, njerëzit jetonin në kasolle në breg të lumit.4
Një prej pak shembujve të mbetur të madhështisë së Kordobës është katedralja Katolike që ndodhet në qendër të qytetit. Fillimisht ajo ishte një xhami me një stil estetik që magjepsi mendjet e atyre që hynë në të. Eksploruesit e Krishterë të cilët erdhën në Kordobë u ndikuan thellësisht nga madhështia e saj. Në shekullin e dhjetë, një murgeshë Saksone me emrin Hrotsvitha përshkroi Kordobën si ornament të botës.
Njëra prej ndërtesave më mahnitëse të Andaluzisë ishte pallati Alhambra, i cili ishte i zbukuruar me shembuj mahnitës të estetikës dhe artit Islam. Secili detal pasqyronte po të njëjtën shije të hollë të shpirtit të lartë të Islamit. Kopshtet e tij ishin përplot me shatërvane të furnizuara me anë të një sistemi të bazuar në gravitacion. Muslimanët të cilët e ndërtuan atë ishin të frymëzuar nga përshkrimet Kur’anore të Xhenetit.
|
Aty janë dy burime që gjithnjë gurgullojnë. |
Këtu janë disa ajete për Xhenetin:
Ata do të kenë mirësi të caktuara dhe fruta të ndryshme e do të jenë të respektuar, në kopshtet e lumturisë, në kolltuqe, përballë njëri-tjetrit. Aty do t’u shërbehet një gotë e mbushur nga një burimi i rrjedhshëm, (me pije) të bardhë e të shijshme për ata që do ta pinë. Prej saj as nuk do të trullosen dhe as nuk do të dehen. (Kur'an, 37:41-47)
(Kopshtet do të jenë) të mbjellë me pemë që bëjnë hije. (Kur'an, 55:48)
Ata do të jenë të mbështetur në shtroje, anash me armaç mëndafshi e frutat e dy kopshteve do t’i kenë afër sa t’i kapin me dorë. (Kur'an, 55:54)
[Kopshtet e Xhenetit] do të jenë të stolisura me gjelbërim. (Kur'an, 55:64)
Ata do të qëndrojnë në divane të stolisura me ar e gurë të çmuar, të mbështetur në to përballë njëri-tjetrit. (Kur'an, 56:15-16)
Ata do të qëndrojnë në mes të lotusëve pa gjemba. (Kur'an, 56:28-29)
Nën hije të gjera, pranë një uji rrjedhës, dhe mes frutave të llojllojshme, të cilat kurrë nuk sosen, as nuk janë të ndaluara; dhe në shtroje të ngritura. (Kur'an, 56:30-34)
Pikërisht atyre u përket Xheneti i Adnit, nëpër të cilin rrjedhin lumenj. Ata do të stolisen atje me byzylykë ari dhe do të vishen me rroba të gjelbra prej mëndafshi të hollë dhe armaçi, duke ndenjur të mbështetur në shtretër të lartë. Sa shpërblim i mrekullueshëm dhe sa vendbanim i bukur! (Kur'an, 18:31)
As well as architecture, Muslims had an advanced quality of and taste in clothing compared with Europe. Their textile shops produced unprecedentedly beautiful fabrics, which made European clothing appear quite ordinary.
For this reason, Muslim clothing and fabrics became symbols of luxury and status among Europeans. The church's most valuable holy objects were kept in Muslim-made fabrics. Indeed, some clothes in Christian paintings made during the Middle Age had Islamic writing on them. In fact, Muslims dictated fashion to the world.
Europe received other practices of civilizations from Muslims, such as bathing and using soap. Islamic civilization also contributed greatly to the development of European music. For example, string instruments widely used in the Islamic world were later adopted by Europeans. The guitar, a basic instrument of the Western music, is an adaptation of the classical ut.
|
The hilya below belongs to a special collection. The other ornamental objects of the sixteenth and the seventeenth centuries are displayed in the Turkish Islamic Art Museum. |
Perandoria Otomane, e themeluar në vitin 1299, zhvillohej si njëra prej perandorive Islamike më të mëdha dhe më madhështore të botës. Botëkuptimi zyrtar Otoman, i bazuar në tolerancë dhe drejtësi la gjurmët e veta në tokat që sundoi me arkitekturën, tekstilet, bukurshkrimin sublim të tij dhe me një sistem të përkryer të edukimit që e lakmonte Evropa. Finesa dhe shija e sulltanëve për art admirohej nga Evropianët, të cilët ishin thellësisht të impresionuar nga madhështia e Perandorisë Otomane.
Perandoria Otomane ishte njëra prej perandorive më të mëdha dhe me jetëgjatësinë më të madhe. Në të vërtetë, vetëm Perandoria Romake në kulmin e saj mbulonte një rajon më të gjerë. Mirëpo, ajo nuk arriti të ruante madhësinë e saj për aq kohë sa arritën Otomanët. Shumë shtete që tani formojnë pjesë të Evropës, Afrikës Veriore, Azisë Qendrore dhe Lindjes së Mesme kanë monumente dhe vepra artistike Otomane të rëndësishme në aspektin historik që zbukurojnë qytetet e tyre. Shembuj të arkitekturës dhe planifikimit urban Otoman ende qëndrojnë në shumë qytete Evropiane (si Sofja, Beogradi dhe Sarajeva).
Shteti Otoman dhe sistemi qeverisës bazohej në Kur’an dhe shumë shkencëtarë politik të sotëm i referohen atij si njërit prej sistemeve më të mira shtetërore. Diplomacia shtetërore Otomane përbënte bazën e diplomacisë së shumanshme të epokës moderne.
Qytetërimi Otoman kishte ndikim të drejtpërdrejtë mbi kulturën e Evropës Perëndimore: Otomanët i mësuan Hungarisë kultivimin e orizit, Busbeku, i dërguari i Habsburgëve i mësoi shtetet e Beneluksit për tulipanët pasi që vizitoi Stambollin në shekullin e gjashtëmbëdhjetë, Italianët mësuan teknikat e thurjes dhe ngjyerjes së pëlhurës nga Otomanët dhe Otomanët ju mësuan traditën e orkestrave ushtarake Evropës.5
Këto fakte historike tregojnë se parimet morale Islamike luajtën një rol udhëheqës në zhvillimin bashkëkohor të botës. Që nga fillimi i shpalljes së tij, Islami ka shërbyer si një dritë udhërrëfyese, duke e çuar njerëzimin drejt të vërtetës, realitetit dhe bukurisë. Muslimanët sollën me vete parimet e tyre morale kudo që shkuan, bashkë me tolerancën, arsyen, shkencën, artin, estetikën, higjienën dhe përparimin. Në një kohë kur Evropa ishte e zhytur në dogmatizmin dhe barbarizmin e errët, bota Islamike ishte qytetërimi më i përparuar dhe më bashkëkohor i botës. Vlerat e mësuara nga bota e Islamit nga ana e individëve Evropian luajtën një rol fundamental në zhvillimin e qytetërimit Evropian. Historiani Eugen Majers shpreh këtë realitet si vijon:
… Nga fundi i shekullit të nëntë deri në shekullin e dymbëdhjetë, ndikimi Islamik në shkencën dhe kulturën Perëndimore ishte shumë i madh… Rëndësia kulturore e punës së dijetarëve dhe përkthyesve Islamik për zhvillimin e shkencës dhe shkencave humane thuajse mund të mbivlerësohet… Në këtë mënyrë, rrënjët e mendimit Perëndimor janë një përzierje e të menduarit Greko-Arabik dhe Hebre.6
Në anën tjetër, njëra prej arsyeve kryesore pse bota Islamike mbeti prapa në disa aspekte ishte sepse ajo u nda nga arsyeja, sinqeriteti dhe gjerësia e pikëpamjeve që mësohet në Kur’an. E themi këtë për arsye se Kur’ani është burim i udhëzimit që nxjerr njerëzimin nga errësira e mosdijes dhe e çon drejt dritës së diturisë së vërtetë. Zoti i shpalli Profetit tonë (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të).
Elif Lâm Râ. Këtë Libër ta kemi shpallur ty (o Muhamed), për t’i nxjerrë njerëzit, me lejen e Zotit të tyre, nga errësira në dritë, në rrugën e të Plotfuqishmit, të Denjit për çdo lavd. (Kur'an, 14:1)
Muslimanët e sotëm duhet të kenë dijeni për të kaluarën e shkëlqyer të qytetërimit Islamik dhe ta respektojnë përgjegjësinë që ajo bart me vete. Të mos harrojmë se Muslimanët janë përfaqësues të një trashëgimie të shenjtë, të lavdishme dhe të nderuar që ndërtoi njërin prej qytetërimeve më të mëdha në Tokë. Për më tepër, ata gjithmonë janë lakmuar dhe admiruar në masë të njëjtë nga përfaqësuesit e qytetërimeve apo besimeve tjera fetare. Eksperti i famshëm për Lindjen e Mesme Daniel Pajps flet për vetëbesimin e Muslimanëve në njërin prej artikujve të tij:
Ajo që kontribuon në këtë vetëbesim të brendshëm është kujtimi për të arriturat e jashtëzakonshme gjatë afërsisht gjashtë shekujve të parë të Islamit. Kultura e tij ishte më e përparuara dhe Muslimanët gëzonin shëndetin më të mirë, jetonin më së gjati, kishin shkallën më të lartë të shkrim-leximit, organizonin hulumtimet më të përparuara shkencore the teknike dhe zakonisht formuan ushtri fitimtare. Ky model i suksesit ishte i dukshëm që nga fillimi: në vitin 622 të erës sonë (e.s.), Profeti Muhammed (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) u largua nga Meka si refugjat, për tu kthyer vetëm tetë vite më vonë si sundimtar i saj. Që në vitin 715 pushtuesit Musliman kishin formuar një perandori që shtrihej nga Spanja në perëndim deri në Indi në lindje. Të jesh Musliman nënkuptonte t’i takoje një qytetërimi fitimtar.7
Muslimanët sot nuk duhet vetëm të kënaqen me lavdinë e të kaluarës së tyre, por duhet të punojnë që t’i ndihmojnë botës Islamike të ngrihet edhe njëherë. Pa dyshim, Muslimanët mund të ndërtojnë përsëri një kulturë dhe qytetërim të shkëlqyer që të ndriçoj botën, por jo përderisa nuk e rikrijojnë shpirtin e unitetit dhe solidaritetit që i vinte në lëvizje paraardhësit e tyre. Nëse do të mund të themelojnë një kulturë demokratike, konstruktive, tolerante dhe paqedashëse që punon vetëm për të mirën e Islamit dhe njerëzimit dhe që shpërfill interesat personale, do të mund të ndërtojnë qytetërimin më të madh të shekullit njëzet e një. Duke iu falënderuar vlerave bazë të parimeve morale Islamike (dmth. dashurisë, dhembshurisë, mirëkuptimit dhe tolerancës), regjimet despotike që sundojnë në tokat Muslimane do të bien; do të arrihet zhvillim kulturor dhe ekonomik; Muslimanët që vuajnë nga zgjedha, mizoria dhe madje kasaphanat gjakftohta, do të gjejnë paqe dhe siguri dhe një “Periudhë e Bekuar” e re do të bëhet realitet.
1. "Islam: Empire of Faith." An Empires Special, PBS Home Video.
5. L Carl Brown, ed. Imperial Legacy: The Ottoman Imprint on the Balkans and the Middle East (Columbia University Press:1997).
6. Eugene A. Myers, Arabic Thought and the Western World in the Golden Age of Islam (New York: Frederick Ungar, 1964), 10, 133, 134.
7. Daniel Pipes, "Islam and Islamism," The National Interest (Spring 2000).