Rënia e Perandorisë Otomane në fillim të shekullit njëzet ishte një faktor determinant që përcaktoi gjendjen e botës Islamike për pjesën e mbetur të shekullit, sepse shumë vende të reja u ngritën nga hiri i saj. Mirëpo, asnjëri prej tyre kurrë nuk arriti shkallë të njëjtë të stabilitetit dhe qetësisë që populli i tyre gëzoi gjatë epokës Otomane.
Në fillim të shekullit njëzet e një, shumë probleme presin zgjidhje dhe shumë konflikte duhen zgjidhur. Baraspeshat e shkatërruara me rënien e Perandorisë Otomane kurrë më nuk u ndreqën si duhet dhe në këtë mënyrë u krijuan vende të nxehta dhe zona tejet të ndjeshme – shumica prej të cilave rastisën të jenë në botën Islamike. Disa prej këtyre problemeve u tejkaluan me anë të masave të përkohshme, ndërsa të tjerat vazhdojnë të nxitin konflikt dhe tension deri më sot.
Shumica prej këtyre konflikteve ndikojnë drejtpërdrejt në tokat e populluara me popullatë të dendur Muslimane (p.sh. Palestina, Kashmiri dhe të tjera). Veç kësaj, pohimet në rritje të pashmangshmërisë së një përplasjeje të qytetërimeve, si edhe propaganda agresive anti-muslimane, e bëjnë botën Islamike shënjestër në sytë e disa qarqeve. Ky qëndrim, si pasojë, shkakton tension dhe shqetësim të panevojshëm dhe artificial në shoqëri. Çështje të tilla nxisin pyetjen se çfarë strategjie duhet të përvetësojnë Muslimanët e shekullit njëzet e një.
Për të përcaktuar strategjinë e drejtë, njeriu duhet të ketë njohuri të qartë për gjendjen dhe situatën e tanishme të botës Islamike. Në këtë pikë, analiza jonë për botën bashkëkohore Islamike paraqitet më poshtë.
|
A ceremony made in the name of Shah Abbas I of the Safavid Dynasty. |
Qytetërimi Islamik, i përfaqësuar nga perandoritë e mëdha Otomane Safavid dhe Mugal në shekujt gjashtëmbëdhjetë dhe shtatëmbëdhjetë, ishte fuqia mbizotëruese në Azinë Qendrore dhe Jugore, Afrikën Veriore dhe Evropën Jugore. Otomanët sunduan një territor të gjerë që mbulonte Ballkanin, Anadollin, Mesopotaminë dhe pjesë të Arabisë dhe Afrikës Veriore; Safavidët sunduan Persinë dhe disa territore fqinje; dhe Mugalët sunduan pjesën më të madhe të nën-kontinentit Indian. Megjithatë, sundimi i Islamit gradualisht u tkurr dhe u dobësua. Së pari, Perandoria Mugale u rrënua dhe kështu hapi një epokë të re për Muslimanët e Azisë Jugore. Dinastia Kahar, trashëgimtare e Perandorisë Safavide, arriti të mbijetoj deri në vitet e 1920-ta, megjithëse pa fuqi dhe ndikim. Gradualisht, këto toka ranë nën sundimin Britanik dhe Rus. Ndërkohë, Perandoria Otomane, e cila po dobësohej me humbjen e vazhdueshme të tokave dhe me trazira të brendshme, përfundimisht u shemb si pasojë e Luftës së Parë Botërore.
Shembja e Perandorisë Otomane, shtetit më të madh dhe më me ndikim në botën Islamike, çoj drejt ndryshimeve historike në gjeografinë Islamike, në veçanti në Lindjen e Mesme dhe pjesë të Gadishullit Arabik. Përgjatë shekullit njëzet, shtetet-komb të formuara nga fuqitë pushtuese Evropiane mbetën burim i tensionit dhe pakënaqësisë në rajon. Bota Islamike, e cila u dha jetë qytetërimeve të mëdha, filloi të tërhiqej në vetvete. Muslimanët e Lindjes së Mesme, si edhe të Afrikës Veriore dhe Azisë Jugore, vuajtën nën sundimin kolonial. Shumica e këtyre vendeve arritën të fitojnë pavarësinë e tyre vetëm në gjysmën e dytë të shekullit njëzet. Lufta për pavarësi ishte shumë e përgjakshme në disa vende, si në Algjeri. Miliona njerëz të pafajshëm vdiqën dhe një numër shumë i madh njerëzish u gjymtuan nga mundimet dhe persekutimi. Madje edhe pas pavarësisë dhe tërheqjes së fuqive koloniale, këto toka nuk kanë gjetur paqen dhe sigurinë. Thënë shkurt, një pjesë e madhe e botës Islamike kaloi shekullin njëzet duke u përballur me luftë, konflikte, skamje dhe varfëri të skajshme.
Megjithatë, bota e Islamit nuk ka qenë gjithmonë e tillë.
Historia e katërmbëdhjetë shekujve të kaluar zbulon një pamje krejtësisht tjetër: përparimet kulturore dhe shkencore më madhështore u bënë të mundshme përmes Islamit. Në një kohë kur Evropa ishte ende e zhytur në errësirë, Muslimanët ngritën qytetërimin më mahnitës në këtë planet dhe morali Islamik ndriçoi botën.
|