Politikat moderne botërore e bëjnë të domosdoshëm integrimin e kombeve në Unionet ndërkombëtare për interesa të sigurisë dhe ekonomisë së tyre kombëtare. Faktorë të tillë si burimet natyrore, blloqet tregtare e madje edhe vlerat kulturore luajnë një rol të rëndësishëm në këto unione ndërkombëtare, të cilat rëndom bazohen në vendndodhjen gjeografike. Shumë vende fqinje bashkojnë burimet e tyre nën ombrellën e organizatave të tilla, krijojnë aleanca mbrojtëse dhe bashkëpunojnë lidhur me një varg të gjerë çështjesh. Qëllimi i unioneve të tilla është ta mbrojnë paqen, ta koëntrollojnë garën në armatim, t’i zgjidhin konfliktet përmes diplomacisë, ta promovojnë zhvillimin shoqëror dhe ekonomik dhe t’i mbrojnë të drejtat fundamentale njerëzore dhe demokracinë. Në kohën e tanishme, NATO, OSBE, UE, NAFTA, OPEK, ASEAN, G-8, D-8 dhe APEC janë unionet më të shquara ndërkombëtare politike, ushtarake dhe ekonomike.
Këto institucione janë subjekt i reformave organizative për shkak të anëtarëve të rinj apo zgjerimit të mundësive. Të gjitha këto organizata, të formuara pas Luftës së Dytë Botërore, kanë kontribuar në krijimin e stabilitetit dhe rendit në botë dhe kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin global socio-ekonomik. Kombet anëtare mbrojnë interesat e tyre ekonomike dhe ushtarake dhe gjithashtu fitojnë pozitë më të fuqishme rajonale dhe ndërkombëtare. Madje edhe bota e zhvilluar e ndien domosdoshmërinë e partneriteteve të tilla. Krijimi i zonave të tregtisë së lirë, marrëveshjet tregtare rajonale, heqja e kontrolleve doganore dhe madje një valutë e përbashkët (si në UE) sigurojnë të ardhmen e shteteve anëtare. Marrëveshjet mbrojtëse iu mundësojnë shteteve anëtare t’i ulin shpenzimet ushtarake dhe t’i orientojnë ato burime në fushat e kulturës dhe arsimit.
Një organizim i ngjashëm do t’iu ofrojë të mira të konsiderueshme kombeve Muslimane. Për ata që kanë nevojë të madhe për zhvillim teknologjik si edhe ekonomik, hapi kryesor drejt qëndrueshmërisë është krijimi i një organizate qendrore, me fjalë tjera, një botë e bashkuar Islamike nën mbrojtjen e Unionit Islamik.
Bashkëpunimi ekonomik është i domosdoshëm për dy arsye: stabilitet dhe zhvillim. Vendet Muslimane duhet t’iu sjellin qëndrueshmëri dhe stabilitet ekonomive të tyre. Zhvillimi i industrive dhe investimet e nevojshme janë vitale, siç është edhe nevoja për një plan gjithëpërfshirës zhvillimor dhe zhvillim të njëkohshëm të arsimimit, ekonomisë, kulturës, shkencës dhe teknologjisë. Ndërsa sektorë të ndryshëm zhvillohen në aspektin teknologjik, nivelet dhe standardet arsimore të fuqisë punëtore duhet të ngriten në përputhje me rrethanat. Shoqëria duhet të motivohet të jetë më produktive dhe bashkëpunimi rezultues ekonomik do të luaj një rol madhor në çrrënjosjen e varfërisë, analfabetizmit, shpërndarjen e padrejtë të pasurisë dhe problemet tjera të shfrenuara shoqërore-ekonomike në vendet Muslimane. Ky partneritet mund të formohet vetëm përmes krijimit të zonave të lira tregtare, unioneve doganore dhe zonave të përbashkëta ekonomike.
|
Shumica e vendeve Muslimane kanë rëndësi gjeostrategjike si edhe resurse të pasura natyrore (siç janë gazi natyror dhe nafta e papërpunuar). Mirëpo, këto burime dhe mundësitë strategjike nuk shfrytëzohen në mënyrë efikase. Në botën Islamike, standardet jetësore të 86% të popullatës bien nën $ 2,000, 76% nën $1,000, dhe 67% nën $500 në vit. Kur të merren parasysh resurset e përgjithshme të botës Islamike,17 ky është një paradoks i mirëfilltë: Afërsisht gjysma e benzinës e konsumuar në Perëndim eksportohet nga bota Islamike, si edhe 40% e prodhimit bujqësor botëror.18 Shumë ekonomist dhe strateg pranojnë hapur se ekonomia botërore varet nga eksportet e naftës dhe gazit të botës Islamike, e në veçanti të atyre të Gjirit Persik.19
Gjiri Persik zotëron dy të tretat e rezervave të zbuluara të naftës së papërpunuar të planetit. Të dhënat e siguruara nga hulumtimet konstatojnë se vetëm Arabia Saudite zotëron 25.4% të rezervave të naftës në botë, ose 262 miliardë barel. 11% të rezervave janë zbuluar në Irak, 9.6 % në EBA, 9.2 % në Kuvajt, 8.6 % në Iran, 13% në shtetet tjera anëtare të OPEK-ut. Pjesa tjetër është e shpërndarë në pjesën e mbetur të botës.20 Hulumtimi i autorizuar nga Departamenti për Energji i SHBA-ve tregon se midis viteve 2000 dhe 2020, eksportet e naftës nga ky rajon do të rriten për 125%.21 Kjo nënkupton se bota do të vazhdojë t’i përmbush shumicën e nevojave të saj për energji nga importet nga rajoni i Gjirit. Për më tepër, Lindja e Mesme ka 40% të rezervave botërore të gazit natyror; 35 % e këtyre rezervave ndodhen në rajonin e Gjirit.22 Algjeria, Libia dhe vendet tjera të Afrikës Veriore kanë 3.7 % të rezervave botërore.
Kaukazi dhe Azia Qendrore janë po ashtu të pasura me naftë, gaz natyror dhe resurse tjera natyrore. Për shembull, Kazakistani ka ndërmjet 10-17.6 miliardë barel të rezervave të konfirmuara të naftës dhe rezervat e tij të gazit natyror llogaritet të jenë midis 53 dhe 83 trilion fut kub. Turkmenistani ka ndërmjet 98 dhe 155 trilion fut kub të rezervave të gazit natyror, që e bën atë prodhuesin e katërt më të madh. 23 Disa vende tjera Muslimane kanë resurse të çmueshme minerale. Për shembull, Uzbekistani dhe Kirgistani janë dy prodhuesit udhëheqës botëror të arit. Turqia ka njërën prej rezervave më të pasura të borit në botë, që tash së voni u zbulua të jetë shumë e rëndësishme dhe Taxhikistani ka kapacitetet më të mëdha në botë për prodhimin e aluminit.
Këto përparësi do të fitojnë në peshë në shekullin njëzet e një, të cilin disa tashmë e kanë pagëzuar “shekulli i energjisë”. Energjia është një element thelbësor i shoqërisë moderne sa i përket ushtrisë, industrisë, urbanizimit dhe transportit. Duke ditur se aktiviteti ekonomik dhe përpunues varen në radhë të parë nga energjia, kombet do të bëjnë ç’është e mundur të kenë nën kontroll këto resurse të energjisë. Bota Islamike nuk është duke i shfrytëzuar këto resurse në mënyrë efikase, sepse shumica e anëtarëve të saj nuk posedojnë infrastrukturën dhe teknologjinë për të rritur prodhimin dhe për të përdorur resurset e tyre natyrore për të zhvilluar industritë e tyre. Prandaj, kontributet e resurseve në ekonominë e vendit janë të kufizuara në fitimet e eksportit. Këto vende nuk i kanë mjetet për të përpunuar naftën e vet të papërpunuar, për ta përdorur atë në komplekset e tyre industriale apo për të zhvilluar industritë e tyre. Çka është edhe më keq, disa kombe Muslimane nuk kanë madje as mjetet e nevojshme për të eksploruar dhe hulumtuar resurset e veta natyrore apo për t’i zbuluar dhe nxjerrë ato. Eksplorimet e ndërmarra nga kompanitë e huaja zbulojnë se kombet tjera Muslimane kanë rezerva të naftës dhe gazit por ato nuk mund të përfitojnë prej resurseve të veta.
Natyrisht, përdorimi joefikas i resurseve natyrore nuk është i vetmi problem ekonomik i botës Islamike. Megjithatë, zgjidhja e këtij problemi mund të fillojë procesin e zgjidhjes së shumë problemeve tjera. Ekonomitë e kombeve Muslimane përmbajnë dallime në strukturë dhe funksionim. Ekonomitë e disa kombeve varen nga resurset minerale, siç janë anëtarët e OPEK-ut, derisa ato të kombeve tjera varen nga bujqësia. Këto dallime reflektohen po ashtu, deri në një masë, në strukturat shoqërore të tyre, siç janë dallimet e mëdha sa i përket popullatave rurale dhe urbane. Zhvillimi i marrëdhënieve plotësuese dhe të ndihmuarit e njëri tjetrit në fushat e tyre përkatëse të ekspertizës mund t’i shndërrojnë këto dallime në burim pasurish. E gjithë kjo do të jetë e mundshme me Unionin Islamik.
|
Kazakhstan, which left the USSR in 1990, declared its independence in 1991. It has rich oil and natural gas reserves, and one-fifth of the former USSR's fertile agricultural lands. The Baykonur (Leninsk) Space Base, from which the first manned spaceship was launched, remains within its borders. |
|
Thanks to joint ventures, each Muslim country will benefit from the other country's experiences, and the investments will benefit both of them. Each country's different geography and economic conditions will turn into wealth and bring abundance. |
|
Ndërmarrjet e përbashkëta dhe partneritetet në projekte do të jenë një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur, sepse do t’iu mundësojnë vendeve të përfitojnë prej përvojave të njëra tjetrës dhe nga të ardhurat e fituara nga projektet investuese do të përfitojnë të gjitha vendet pjesëmarrëse. Një mbështetje e tillë reciproke financiare është në përputhje me moralin Islamik, sepse të ndihmosh nevojtarët dhe të kesh një ndjenjë të përgjegjësisë shoqërore janë karakteristika të rëndësishme që Muslimanët përpiqen t’i arrijnë. Shumë vargje në Kur’an i përkujtojnë Muslimanët që të përkujdesen për nevojtarët.
Kohezioni i brendshëm i shoqërisë mund të shtrihet në marrëdhëniet ndërkombëtare. Pasi që bashkëpunimi ndërkombëtar brenda një partneriteti nuk mund të jetë i njëanshëm, nivelet e punësimit dhe të ardhurave do të ngriten në të dyja vendet. Për shembull, një vend do të prodhojë naftë dhe një tjetër do ta përpunojë atë dhe vendet e varura nga bujqësia do të kenë mundësi ta importojnë ushqimin që iu nevojitet nga vendet e zhvilluara bujqësore. Nevoja e një vendi që i mungon fuqia punëtore do të përmbushet nga një vend tjetër Islamik, derisa vendet e pasura do të jenë në gjendje të investojnë dhe ta ndihmojnë një vend të pasur për nga fuqia punëtore që nuk ka vende të mjaftueshme pune për popullin e vet. Kjo do të jetë në dobi të dy palëve. Shkëmbimi i njohurisë dhe përvojës do të nxitë përparimin dhe të gjithë Muslimanët do të përfitojnë nga zhvillimet teknologjike.
Ndërmarrjet e përbashkëta që realizojnë bashkimin e mundësive dhe mjeteve të botës Islamike do t’iu mundësojnë Muslimanëve të prodhojnë produkte të teknologjisë së lartë. Tregu i përbashkët Islamik do ta bëjë të mundshme që produktet e punuara nga Muslimanët të shiten në vendet tjera Muslimane pa pengesën e doganave, kuotave dhe pengesave tjera të vendkalimeve kufitare. Tregu do të zgjerohet, hisja në treg dhe eksportet do të shënojnë rritje tek të gjitha kombet Muslimane, industrializimi do të përshpejtohet dhe zhvillimi ekonomik do të sjell përparim të teknologjisë. Kur gjithë kjo të ndodhë, kombet Muslimane do të veprojnë si një partneritet ndaj grupeve tjera investuese dhe do të bëhen një pjesë e rëndësishme e ekonomisë botërore.
|
Morocco, Tunisia, Morocco. Tunisia, Jordan. |
Standardet jetësore dhe pasuria e kombeve Muslimane do të shënojnë rritje dhe pabarazitë ekzistuese në mes tyre do të zhduken. Disa marrëveshje për tregti të lirë tashmë janë vendosur midis vendeve të Gjirit, Bregut të Paqësorit dhe Afrikës Veriore. Marrëveshjet tregtare të nënshkruara nga Turqia tashmë funksionojnë në botën Islamike. Bashkëpunimi bilateral ekziston në disa rajone; megjithatë, shtrirja e tyre duhet të zgjerohet. Një bashkëpunim i tillë do të ruaj të drejtat dhe interesat e gjithë kombeve Muslimane dhe do të bëjë që ato të gjitha të zhvillohen – një rezultat prej të cilit ato të gjitha do të nxjerrin një dobi shumë më të madhe se nëse nuk bashkëpunojnë me njëra tjetrën.
Gjithë këto mund të realizohen vetëm nën udhëheqjen dhe bashkërenditjen e një autoriteti qendror. Arritja e kësaj do të jetë e mundshme nëse kombet Muslimane përvetësojnë vlerat e Kur’anit dhe Sunnetin e Profetit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), ose, me fjalë tjera, nëse përvetësojnë kulturën Islamike. Unioni Islamik duhet të prijë në rrugën drejt këtij zgjimi kulturor, si edhe drejt bashkëpunimit pasues politik dhe ekonomik.
Bashkëpunimi reciprok në mes të Muslimanëve, pjesë e rregullave Islamike, duhet të përkrahen nga të gjithë Muslimanët, sepse Zoti i urdhëron njerëzit të përmbahen nga koprracia dhe t’i ruajnë nevojtarët dhe ta përkrahin njëri tjetrin. Në fakt, njerëzve të varfër u takon një pjesë e pasurisë së besimtarëve (Kur’an: 51:19). Siç shpall Kur’ani:
Njerëzit e ndershëm dhe të pasur ndër ju të mos betohen se nuk do t’u japin të afërmve, të varfërve dhe të mërguarve në rrugën e Allahut; le t’i falin ata dhe të mos ua marrin për keq! Vallë, a nuk doni ju që t’ju falë Allahu? Allahu është Falës e Mëshirëplotë. (Kur'an, 24:22)
Pasaniku le të shpenzojë sipas pasurisë që ka, ndërsa i varfri le të shpenzojë sipas asaj që i ka dhënë Allahu; Allahu nuk e ngarkon askënd mbi sa i ka dhënë. Pas vështirësisë, Ai sjell lehtësimin. (Kur'an, 65:7)
Zoti ynë po ashtu zbulon se besimtarët janë kujdestarë të njëri tjetrit (Kur’an: 9:71). Fjala “kujdestar” bart kuptime të tilla si shok, ndihmës, këshilltar dhe mbrojtës. Ajo po ashtu shpreh rëndësinë e bashkëpunimit dhe solidaritetit midis kombeve Muslimane. Bashkëpunimi që do të lind nga kjo vetëdije vëllazërore midis kombeve Muslimane do t’iu sjellë përparim dhe pasuri Muslimanëve dhe do ta çrrënjos varfërinë, që është një problem i madh i botës Islamike. Shoqëritë që pasojnë vlerat e Kur’anit nuk do të përjetojnë uri, skamje dhe varfëri. Muslimanët do t’i zhvillojnë kombet e tyre duke ndjekur politika racionale dhe afatgjata, duke vendosur marrëdhënie të mira me kombet dhe popujt tjerë, duke e çmuar tregtinë dhe zhvillimin dhe duke mësuar nga përvojat e kulturave tjera. Kështu ka qenë në histori dhe, me vullnetin e Zotit, nën udhëheqjen e Unionit Islamik do të jetë kështu përsëri.
|
Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqa, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t'i mëshirojë All-llahu. All-llahu është ngadhnjyes, i urtë. |
Jostabiliteti nuk prek vetëm një rajon të caktuar; më saktë, ai ka ndikim negativ në botë si tërësi. Bota Islamike është një rajon i tillë. Prandaj, kombet Muslimane nuk duhet të merren parasysh si entitete të ndara dhe të pavarura. Tensionet në Lindjen e Mesme ndjehen në Afrikën Veriore. Ngjarjet në rajonin Kaspik ndikojnë në të ardhmen e Lindjes së Mesme. Ajo që ndodhë në Gjirin Persik ka lidhje të drejtpërdrejt me Azinë Juglindore, që nënkupton se konflikte të tilla në dukje rajonale dhe tensionet ndjehen në tërë botën Islamike. Natyrisht, e njëjta vlen edhe për paqen. Për shembull, zgjidhja e konflikteve të tilla afatgjata si lufta Arabo-Izraelite do të kishte efekt pozitiv në mbarë botën Islamike.
|
Gjatë tërë shekullit njëzet, një pjesë e madhe e botës Islamike mbeti e bllokuar në luftëra, konflikte dhe jostabilitet të vazhdueshëm. Humbja rezultuese e resurseve gati sa nuk ndaloi zhvillimin ekonomik, u bë shkak që standardet jetësore të bien në nivelin më të ulët dhe ajo që është më e rëndësishmja kushtoi me jetët e miliona Muslimanëve. Madje edhe tani, grindjet dhe konfliktet midis Muslimanëve vazhdojnë dhe nxitin tensione kohë pas kohe. Luftërat dhe konfliktet midis kombeve Muslimane dhe jomuslimane janë burim i madh i jostabilitetit dhe pakënaqësisë. Një përfitim i rëndësishëm i Unionit Islamik është roli që ai do të luaj në sigurimin e paqes dhe sigurisë për botën Islamike. Unioni Islamik duhet të zgjedh grindjet dhe konfliktet ndërmuslimane, si edhe t’i tejkalojë luftërat, konfliktet dhe tensionet në mes tyre dhe vendeve jomuslimane, me anë të mjeteve paqësore dhe pajtuese. Për shembull, një paqe Arabo-Izraelite do t’ia sillte këto të mira botës Islamike:
•Paqja do të mundësonte që secili vend të zvogëlonte shpenzimet ushtarake dhe t’i orientonte resurset financiare drejt krijimit të pasurisë në shoqëri. Pasi që të gjitha vendet Muslimane do të ishin anëtare të paktit të përbashkët mbrojtës, ato do të arrinin siguri më të madhe dhe mbrojtje më të fuqishme me një buxhet më të vogël. Investimet që tani bëhen në industrinë dhe teknologjinë e armatimit do të mund të kanalizoheshin në zhvillimin edukativ, shkencor dhe kulturor. Merrni parasysh faktet në vazhdim: Shpenzimet e përgjithshme për armatim të vendeve të Lindjes së Mesme në vitin 1991, kur shpërtheu lufta e Gjirit, ishin $ 70.7 miliardë. Shpenzimet në armatim ranë në $ 52.2 miliardë gjatë viteve në vazhdim, por së shpejti filluan të rriten përsëri. Shpenzimet ushtarake në vitin 2000 ishin $ 61 miliardë dhe $ 72 miliardë në vitin 2001.
•Paqëndrueshmëria e tanishme dhe konfliktet në botën Islamike bëjnë që shumë prej mjekëve, inxhinierëve, akademikëve, shkencëtarëve, mendimtarëve dhe shkrimtarëve nga rajoni të shpërngulen në Perëndim, ku ata vazhdojnë punën e tyre, sepse nuk ndihen të sigurt në vendet e tyre amë. Hulumtimi zbulon se kjo shpërngulje nga vendet Arabe i ka kushtuar botës Islamike $ 200 miliardë. Në të vërtetë, 450,000 e këtyre emigrantëve janë të diplomuar kolegji apo universiteti.24 Një mjedis paqësor do t’i eliminojë tensionet e brendshme dhe do t’i jap fund kësaj shpërngulje. Si përfundim, nga puna dhe aftësitë e individëve me edukim të lartë do të përfitojnë në radhë të parë Muslimanët.
•Paqja do t’ua bëj të mundshme kombeve Muslimane që të shkëmbejnë diturinë dhe ekspertizën e tyre të akumuluar, të bashkojnë forcat e tyre në çdo fushë dhe t’i ndihmojnë njëri tjetrit të merren me mangësitë e tyre. Si pasojë, këto kombe do të bëhen shumë më efikase në zbatimin e planeve kombëtare të tyre të zhvillimit.
•Zhvillimi ekonomik do të marr hov. Aktualisht, ekzistojnë shumë konflikte midis kombeve Muslimane, posaçërisht lidhur me kufijtë, të cilat vetëm sa shtojnë problemet ekonomike. Për shembull, burimi i vështirësive që përjetohen në transportimin dhe eksportimin e mallrave tregtare janë linjat e pasigurta të transportit. Kjo vlen po ashtu për ujë, i cili është shkaktari kryesor i konfliktit në Lindjen e Mesme. Konfliktet e tilla mund ë zgjidhen nëse vendet Muslimane do të bashkëpunonin dhe do t’i zgjidhnin konfliktet e tyre në mënyrë paqësore.
•Dallimet kulturore dhe etnike do të shndërrohen në një burim të pasur në një mjedis paqësor, mjedis që do të karakterizohet me tolerancë dhe dialog. Njerëzit nuk do të kenë paragjykime dhe do të jenë më produktiv dhe një përzierje e tillë e kulturave të ndryshme do të mundësojë ngritjen e një qytetërimi të ri.
•Paqja po ashtu do t’i forcojë Muslimanët që jetojnë jashtë botës tradicionale Islamike. Islami është njëra prej feve me rritjen më të shpejtë në shumë vende jomuslimane. Nëse këto grupe etnikisht të ndryshme të Muslimanëve bashkohen, ato do ta ndihmojnë përhapjen e Islamit dhe do t’ia bëjnë të mundshme vetes të kenë ndikim më të fuqishëm kulturor në shoqëritë e tyre. Efikasiteti i përpjekjeve individuale të ndërmarra nga bashkësitë e vogla dhe të ndara Muslimane është i pakrahasueshëm me përpjekjet e bashkuara intelektuale të ndërmarra nga një aleancë e bashkuar. Natyrisht se Muslimanët do të ruajnë identitetet e tyre kombëtare, mirëpo, ata do të bëhen një forcë shumë më e madhe nëse veprojnë si një trup të udhëhequr nga vetëdija dhe morali Islamik.
•Një botë paqësore Islamike do të bëhet shembull për vendet tjera dhe konfliktet ekzistuese do të zgjidhen në mënyrë paqësore sipas shembullit të vendosur nga bota Islamike. Muslimanët do të jenë shembull i gjallë për gjetjen e paqes dhe sigurisë kur të praktikohen vlerat e Kur’anit. Veç kësaj, ata do të dëshmojnë për faktin se Islami është një fe e paqes dhe tolerancës. Paqja në botën Islamike madje do të mund t’i udhëzojë shumë njerëz drejt parimeve morale Islamike.
Me themelimin e Unionit Islamik, paqja dhe siguria do të rrënjosen, problemet ekonomike do të zgjidhen dhe do të ndodhë një përparim masiv kulturor, sepse do të ketë buxhete në rritje për edukim, shkencë dhe kulturë. Në këtë mënyrë, Muslimanët do të ndërtojnë një qytetërim të ri që do të shërbejë si shembull për pjesën tjetër të botës. Vënia në jetë e unionit dhe solidaritetit që urdhëron Kur’ani do të ndikojë që vlerat e tij të kenë ndikim të drejtpërdrejt mbi jetën e përditshme, artin, dekorimin, modën, mjekësinë, shkencën dhe teknologjinë e gjithë Muslimanëve. Miqësia dhe ndjenja vëllazërore do të përparojnë, paqja dhe rendi do të sundojnë jetën shoqërore, njerëzit do të gjejnë më shumë kohë për të medituar dhe për të bërë hulumtime dhe do të kenë më shumë liri të menduarit dhe nuk do të kenë paragjykime kur të veprojnë kështu. Mjediset pa kaos, varfëri dhe telashe janë vendet ku formësohen ide të reja, dalin produkte të reja, bëhen shpikje të dobishme dhe arrihet përparim i vazhdueshëm. Unioni Islamik do të krijojë një mjedis të tillë në mbarë botën Islamike.
Në pjesën e parë të librit, ne kemi analizuar historinë e qytetërimit Islamik. Ky qytetërim është tregues i mjedisit në të cilin do të jetojnë gjeneratat e ardhshme të Muslimanëve. Historia dëshmon se Muslimanët të cilën praktikuan vlerat e Kur’anit ndërtuan një qytetërim të fuqishëm që jetoi për shumë shekuj. Në Kur’an, Zoti i urdhëron njerëzit që të mendojnë, vrojtojnë dhe vënë re hollësitë e brishta. Nga Muslimanët kërkohet që të mendojnë për qeniet në mjediset që i rrethojnë ata, të përsiatin mbi rregullin në të cilin jetojnë dhe të përpiqen të kuptojnë urtësinë që qëndron prapa gjithë kësaj. Zoti ynë thotë:
A nuk e shohin ata qiellin që qëndron sipër tyre, si e kemi ndërtuar dhe zbukuruar, pa pasur kurrfarë plasaritje në të? Ndërsa Tokën e kemi shtruar dhe në të kemi shpërndarë male të palëvizshme dhe kemi bërë, që nga ajo, të mbijnë gjithfarëlloj bimësh të bukura, si mjet ndriçimi të mendjes dhe përkujtesë për çdo rob që i drejtohet Zotit të vet. Ne lëshojmë nga qielli ujë të bekuar dhe nëpërmjet tij krijojmë kopshte, drithëra që korren dhe palma hurme të larta me tufa frutash njëra mbi tjetrën. (Kur'an, 50:6-10)
Ata të cilët jetojnë sipas vlerave të Kur’anit, të cilët meditojnë pa rënë nën ndikimin e dogmave, besimeve të rrejshme ose paragjykimeve, mendojnë për çdo gjë që përjetojnë nga të gjitha këndvështrimet. Këto cilësi iu mundësojnë të zbulojnë gjëra të dobishme për njerëzimin dhe të sajojnë sisteme që lehtësojnë barrën e jetës dhe rrisin rehatinë e njeriut. Unioni Islamik do të hap një kapitull të ri në shkencë dhe teknologji për botën Islamike dhe, të pajisur me këtë vizion, Muslimanët do të ndërtojnë një qytetërim që krijon shkencë.
Një fushë në të cilën shfaqen të menduarit subtil i Muslimanëve dhe vetëdija e thellë është arti. Në thelb të artit qëndrojnë aftësitë për të reflektuar, për të vërejtur finesat, për t’u kënaqur me atë që sheh dhe për ta përcjellë këtë kënaqësi tek të tjerët. Vetëdija artistike e dikujt që beson në Kur’an dhe i vë në jetë vlerat e Kur’anit është e një natyre superiore, sepse Muslimanët konsiderojnë se arti është një formë hyjnore e bukurisë dhe veprat e artit i marrin si objekte që reflektojnë pushtetin dhe fuqinë e Zotit dhe madhështinë e krijimit. Në botën Islamike, artistët frymëzohen nga vlerat e Kur’anit dhe kanë thellësi të ndjenjave, talent dhe intelekt të patejkalueshëm. Me formimin e Unionit Islamik, do të krijohen shumë më tepër vepra arti që reflektojnë ndjenjën artistike të Muslimanëve, qytetet do të bëhen më të bukura, do të ngriten ndërtesa madhështore dhe kualiteti i jetës do të rritet pamasë.
Pastaj, Ai është që nënshtroi detin, që prej tij të hani mish të freskët, e prej tij të nxirrni stoli që i bani (i vishni), e i sheh anijet si çajnë (lundrojnë) në të (me ushtimë e çajnë ujin në det). Ua nënshtroi që të shfrytëzoni nga begatitë e Tij dhe ashtu të falënderoni (Zotin). (Kur'an:16/14) |
|
Kombet Islamike do të njihen për pastërtinë e tyre, rregullin, veprat e artit, të arriturat kulturore dhe zhvillimet teknologjike. Banorët e tyre do të përfitojnë nga mjetet dhe pajisjet e siguruara përmes teknologjisë, sepse përparimi, pasuria dhe bukuria do ta dominojnë çdo aspekt të jetës. Muslimanët gjithmonë do të takojnë të bukurën, sepse shtëpitë e tyre, kopshtet, zbukurimet e shtëpive, veshja, muzika, argëtimi, teatrot, kinematë, pikturat dhe bisedat do të reflektojnë bukurinë e tyre të brendshme shpirtërore.
|
Mirëpo, që të ndodhë gjithë kjo, duhet të ndodhë një zgjim madhështor. Traditat e rrejshme, strukturat shoqërore dhe mendësitë që frenojnë Muslimanët duhet të mënjanohen dhe të zëvendësohen me një vizion dhe parime morale të bazuara në Kur’an, në mënyrë që unioni të jetë racional, stabil, plotë gjallëri dhe pa paragjykime – pikërisht siç ishte me gjeneratat e para të Muslimanëve. Islami nuk kërkon largim nga kjo botë; më saktë, nga Muslimanët kërkohet që ta kuptojnë natyrën e vërtetë të botës dhe pastaj ta ndriçojnë rrugën që gjithë njerëzit ta pasojnë atë. Është e drejtë e Muslimanëve të kënaqen me të mirat e kësaj bote. Ata të cilët besojnë me sinqeritet dhe jetojnë sipas urdhrave të Zotit do të përjetojnë të gjitha gjërat e bukura që Zoti i ka shpallur në Kur’an, njëra prej të cilave është një jetë e mirë në Tokë, si vijon:
Gjithçka që keni ju, është kalimtare, ndërsa ajo që ndodhet tek Allahu, është e përhershme. Vërtet, Ne do t’i shpërblejmë ata që kanë duruar sipas veprave më të mira që kanë bërë. Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira, që ka bërë. (Kur'an, 16:96-97)
“Le të dalë prej jush një grup që të thërrasë për në mirësi, të urdhërojë për vepra të mira e të ndalojë prej veprave të shëmtuara” (Kur'an, 3:104). Njëra prej detyrave të rëndësishme të Muslimanëve është ta urdhërojnë të mirën, ta ndalojnë të keqen dhe t’i thërrasin njerëzit në moralin Islamik. Megjithatë, kaosi dhe rrëmuja e tanishme në botën Islamike i ndalon Muslimanët nga përmbushja e kësaj detyre, edhe pse shumë jomuslimanë kanë interesim të shtuar për Islamin dhe vlerat e Kur’anit. Ekzistenca dhe njësia e Zotit, parimet themelore të Islamit, jeta e Profetit tonë (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), që urdhëron Kur’ani dhe mënyra se si duhet të jetë e ndërtuar shoqëria Islamike tani janë bërë tema të zakonshme në Perëndim. Pasi që është e natyrshme që njerëzit e interesuar t’iu drejtojnë Muslimanëve pyetje të tilla, Muslimanët duhet të jenë në gjendje ta përfaqësojnë Islamin në mënyrën më të mirë të mundshme. Në Perëndim kjo don të thotë nëpërmjet produksioneve profesionale audio-vizuale, konferencave, takimeve dhe botimeve. Për më tepër, në baza sindividuale ata duhet të shërbejnë si shembull për njerëzit me të cilët bien në kontakt.
Unioni Islamik është po ashtu i domosdoshëm për t’i zgjidhur shumë probleme të shkaktuara nga distancimi i njerëzve nga morali fetar. Qarqet që kundërshtojnë moralin fetar punojnë që të mbizotërojë mosbesimi dhe shpeshherë bashkërendojnë veprimet e tyre në mënyrë që të lëvizin përpara së bashku. Pa marr parasysh se sa shumë bazohet aleanca e tyre në egoizëm, veprimi i bashkërenditur i tyre e bën shumë të lehtë që ata t’i arrijnë objektivat e tyre. Edhe pse çdo sistem i të menduarit që i kundërvihet moralit fetar është i përcaktuar të dështojë, Muslimanët, prapëseprapë, duhet t’i luftojnë këto sisteme me anë të një lufte të madhe ideologjike për t’i mposhtur ato. Për këtë arsye, njëra prej përgjegjësive më urgjente të Muslimanëve është që t’u japin fund dallimeve të tyre të brendshme në mënyrë që të mund t’i përhapin vlerat e Kur’anit dhe t’i thërrasin njerëzit në rrugën e Zotit. Zoti ynë shpall përgjegjësinë e besimtarëve lidhur me këtë në ajetin në vazhdim:
Kurse jobesimtarët janë miq e mbrojtës të njëri-tjetrit. Nëse nuk veproni ashtu siç jeni urdhëruar, do të bëhet ngatërresë dhe shkatërrim i madh në Tokë. (Kur'an, 8:73)
Krijimi i Unionit Islamik do ta shtojë ritmin e të gjitha përpjekjeve të bëra për të përhapur moralin e Kur’anit. Si në shumë fusha tjera, një përpjekje e tillë e bashkuar do të shpërblehet shumëfish dhe dituria e vërtetë do të arrijë tek njerëzit shumë më shpejtë dhe në mënyrë shumë më të mirë. Tani, Muslimanët po bëjnë përpjekje individuale si edhe të bashkuara për të shpjeguar dhe përhapur Islamin. Mirëpo, Unioni Islamik do t’i bëjë këto përpjekje më praktike dhe më të rregullta. Për më tepër, ca njerëz të cilët pretendojnë se përfaqësojnë Islamin por shpalosin ashpërsi dhe vrazhdësi, të cilat nuk bëjnë pjesë në Islam, do të mposhten; Islami i vërtetë do të definohet dhe stereotipat e pasakta të krijuara nga njerëz të caktuar do të asgjësohen.
17. Demetrios Yiokaris, Islamic Leage Study Guide-1997, United Nations: Study Guides. Online at: www.vaxxine.com/cowac/islmclg1.htm.
18. "Islamic Countries have the resources to match the west, scientist", Arabic News.com, 28 May 2000. Online at: www.arabicnews.com/ansub/Daily/Day/000628/2000062848.html
19. Anthony H. Cordesman and Arleigh A. Burke, "The Gulf and Transition: Executive Summary and Major Policy Recommendations" (October 30, 2000).
20. Anthony H. Cordesman and Arleigh A. Burke, "The US Military and the Evolving Challenges in the Middle East" (March 9, 2002), 3.
23. Jim Nichol, "Central Asia's New States: Political Developments and Implications for U.S. Interests," CRS (Congressional Research Service) Issue Brief for Congress (June 13, 2003). Online at: www.ncseonline.org/NLE/CRS/abstract.cfm?NLEid=16833.
24. "$200 billion, Arab loses of braindrain," Arabic News.com, February 27, 2001. Online at: www.arabicnews.com/ansub/Daily/day/010227/2001022720.html.