logo
HARUN YAHYA

Çfarë Lloji Të Unionit Islamik?

çiçekler

Dhe (përkujtoni) kur Zoti juaj njoftoi bindshëm: "Nëse falënderoni, do t'ua shtojë të mirat, e nëse përbuzni, s'ka dyshim, dënimi Im është i vështirë!"
(Kuran:14/7)

Lufta e Parë Botërore dhe Lufta e Dytë Botërore i dhanë njerëzimit një mësim në formë të masakrës së paarsyeshme në shkallë botërore, qytetet kryesore Evropiane u shndërruan në rrënoja, prona që u bënë rrafsh me tokë dhe kampe gjenocidale të përqendrimit. Perëndimi, i zënë në mes të këtyre luftërave, nxori një mësim shumë të rëndësishëm nga këto tragjedi: të krijoj aleanca për të pasur një mekanizëm efikas, të lehtë dhe të shpejtë për zgjidhjen e konflikteve. Vendet tjera Evropiane ishin përpjekur të formojnë aleanca në të kaluarën, por ato nuk patën asnjëherë jetë të gjatë ose për shkak të ndonjë konflikti me interes kombëtar ose për ndonjë arsye ideologjike. Këtë herë, Perëndimi e dinte se bashkimi i dëshiruar duhej të ishte më shumë se vetëm një pakt ekonomik apo i mbrojtjes së përbashkët; duhej të ishte një union i ndërtuar mbi vlera të përbashkëta kulturore. Është e qartë se ky është një proces i gjatë.

Këto luftëra e shkretuan ekonominë dhe industrinë e Evropës. Të mbijetuarit u desh të rindërtonin qindra qytete, të riparonin infrastrukturën dhe të rivendosnin një sistem edukativ dhe shëndetësor funksional. Lufta kishte mbaruar, por tani kolonitë po kërkonin pavarësi. Dukej punë e vështirë për të krijuar stabilitet si edhe një union në mes të këtij kaosi. Hapi i parë në këtë drejtim ishte Federata Evropiane për Thëngjill dhe Çelik, e themeluar në vitin 1951 kryesisht për të qenë në shërbim dhe për të zhvilluar industrinë. Ky union përfundimisht u shndërrua në Bashkësinë Ekonomike Evropiane (BEE), pastaj në Bashkësinë Evropiane (BE) dhe më në fund në Unionin Evropian (UE). Përfundimisht ajo u bë një union i fuqishëm në të cilin produktet, shërbimet, kapitali dhe fuqia punëtore qarkullojnë lirshëm ndërmjet shteteve anëtare; një union që ka një valutë të përbashkët, ligje kompatibile dhe madje edhe burokraci shtetërore. Sot, UE është një prej lojtarëve kyç në skenën ndërkombëtare politike.

UE: Një model i mundshëm për Unionin Islamik

Organizata e Konferencës Islamike (OKI) ka 56 shtete anëtare dhe është organizata më e madhe Muslimane në aspektin e numrit të anëtarëve dhe në aspektin gjeografik. Veç kësaj, ekzistojnë disa aleanca rajonale ushtarake dhe tregtare në mes të kombeve fqinje Muslimane, secila prej të cilave kryen funksione të rëndësishme dhe kjo përfaqëson një zhvillim pozitiv. Megjithatë, bota Islamike ka nevojë për një union më gjithëpërfshirës, një union me institucione të përhershme të autorizuar për të sjellë vendime obliguese, të zhvilloj dhe zbatoj politika të përbashkëta, të përfaqësoj tërë botën Islamike dhe të jap zgjidhje për të gjithë Muslimanët e jo të gjej zgjidhje vetëm për disa vende të nxehta në rajon. Pushteti i këtij unioni duhet të jetë ekonomik, ushtarak dhe shoqëror. Ekzistenca e një unioni të tillë do të krijojë një ambient ku do të ketë besim dhe pajtim të ndërsjellë në mënyrë që të zhvillohet një ndjenjë solidariteti. Do të adresohen shqetësimet e sigurisë së shteteve anëtare në përputhje me rrethanat dhe bashkëpunimi i gjerë do të rezultojë me standarde më të larta të jetesës në shtetet anëtare. Duke vepruar si një trup për të gjitha punët që kanë të bëjnë me të, në mënyrë të drejtpërdrejt apo indirekte, kjo botë do të jetë në gjendje të zhvilloj strategji që janë në interesin më të mirë të botës Islamike.

endüstri, sanayi

The military, political, and economic unity of the Islamic world will enable a better use of the available resources and allow it to accomplish major cultural and economic development.

Në gjysmën e dytë të shekullit njëzet, zhvillimet në Palestinë, Bosnje, Kosovë, Nagorno Karabah, Kashmir dhe Açeh i mësuan një të vërtetë të rëndësishme botës Islamike. Në këto rajone, ku mijëra civil humbën jetët e tyre, një numër shumë i madh i fëmijëve u bën jetimë dhe egërsia dhe dhuna arritën nivele tronditëse, Perëndimi ose nuk reagoi fare ose ishte shumë i ngadalshëm në ndërmarrjen e veprimeve ndaluese. Një indiferencë e tillë i përkujtoi Muslimanët edhe një herë se ata të gjithë ishin përgjegjës për mbrojtjen e të drejtave të Muslimanëve tjerë dhe për përmbushjen e nevojave të tyre. Prandaj, bota Islamike duhet të reagoj shpejtë dhe të jetë pro-aktive, sepse vetëm kombet e bashkuara Muslimane mund t’iu garantojnë siguri gjithë Muslimanëve duke folur në emër të gjithë Muslimanëve në arenën ndërkombëtare politike si një zë i vetëm.

Bota Islamike duhet të bëhet një bllok në aspektin ushtarak, politik dhe ekonomik. Një botë Islamike e bashkuar brenda saj do të sigurojë paqen botërore dhe do t’i ndalojë radikalët që të mos shkojnë drejtë një përplasje të qytetërimeve duke u bazuar në ideologjitë e tyre që për bazë kanë interesat vetjake dhe konfliktin.

Struktura e përgjithshme e Unionit Islamik

Muayyad Camisi, tablo

I have faith that Turkish Union will one day become a reality. Even if I do not see it, I shall close my eyes to this world with the dreams of it. I BELIEVE IN TURKISH UNION AND I SEE IT. The history of tomorrow will open its new chapters with the Turkish Union. The world will find its peace in these chapters. The existence of the Turk will open new horizons to this weary world, and it will then be seen what the Sun means and what the horizon means."

UE-ja, një model për unionin që ne propozojmë, mund të përshkruhet si një entitet në të cilin sovraniteti, sistemi i qeverisjes dhe burokracia shtetërore e shteteve anëtare do të vazhdonin të funksiononin nën ombrellën e një kushtetute të bazuar në “kulturën Evropiane.” Në kuadër të kësaj kushtetute, shtetet anëtare do të bashkëpunonin në politikë, kulturë dhe ekonomi dhe një legjislaturë dhe administratë qendrore do të koordinonte bashkëpunimin e tyre dhe do të përfaqësonte interesin e Evropës si tërësi.

Unioni Islamik duhet të ketë një strukturë që mbron pavarësinë, kufijtë kombëtarë, të drejtat dhe interesat e shteteve anëtare. Secili shtet sovran duhet të aspirojë të bashkohet nën një kulturë të përbashkët Islamike, të zhvilloj politika të përbashkëta dhe të themeloj organet legjislative dhe administrative që do t’i vënë ato në zbatim. Qëllimi i kësaj nuk është që të arrihet një shkrirje strukturore e shteteve, port që ato të bashkohen pas politikave dhe interesave të përbashkëta për të arritur fuqinë politike që do ta kishte një union i tillë.

Në një union të tillë, Muslimanët në mbarë botën do të jenë në kontakt të drejtpërdrejt me njëri tjetrin, do t’i dinë problemet e njëri tjetrit dhe do ta ndihmojnë njëri tjetrin. Separatizmi, fraksionalizmi dhe fanatizmi do të lihen mënjanë për hir të parimit të unitetit Musliman. Fakti se bota Islamike nuk ka qenë në gjendje të arrijë konsensus për pikëpamjet, sistemet dhe modelet e ndryshme që karakterizojnë anëtarët e saj i ka ndaluar ata që të veprojnë të bashkuar. Thirrja për unitet e Unionit Islamik të propozuar nuk do të bëhet sipas racës, gjendjes ekonomike apo vendndodhjes gjeografike dhe të gjitha armiqësitë që burojnë prej dallimeve racore, gjuhësore apo kulturore do të marrin fund nën ombrellën e këtij unioni. Ndjenja e unitetit e anëtarëve të saj nuk do të bazohet në superioritetin e një kulture, kombi apo grupi ndaj tjetrit, por në frymën e solidaritetit të nxitur nga barazia, toleranca, dashuria dhe miqësia.

Njëra prej arsyeve kryesore për themelimin e Unionit Islamik është krijimi i një autoriteti qendror të aftë për të udhëhequr popullatën e përgjithshme Muslimane. Për këtë arsye, autoriteti qendror duhet të ketë një strukturë që përfshin të gjithë Muslimanët ose, me fjalë tjera, duhet të jetë në gjendje t’i strehoj të gjitha pikëpamjet nën ombrellën e tij. Unioni Islamik duhet të bazohet mbi parimet qendrore të Islamit, të pranojë dallimet praktike si edhe teorike në pikëpamje me tolerancë dhe mirëkuptim dhe t’i kthejë këto dallime me sukses në shumëllojshmëri dhe pasuri kulturore. Nuk duhet lejuar që këto dallime të pengojnë zbatimin e vullnetit politik dhe veprimin e përbashkët. Të gjitha konfliktet në mes të kombeve Muslimane duhet të zgjidhen dhe dallimet e tyre duhet të zgjidhen në kuadër të këtij autoriteti qendror. Një Union Islamik që mund të menaxhoj punët e tij të brendshme do të jetë në gjendje t’i zgjidhë dallimet e mundshme me qytetërimet tjera me lehtësi dhe të gjenerojë politika të përbashkëta që autoriteti i tij qendror do t’i zbatojë dhe administrojë.

Nuk është ashtu (si thonë ata), po ai që është dorëzuar All-llahut dhe është bamirës, ai e ka shpërblimin e vet te Zoti i tij, për ata nuk ka frikë, as nuk kanë pse të mërziten.
(Kuran: 2/112)
farklı dinlerden insanlar

Bota Islamike ka shumë çështje që kërkojnë zgjidhje dhe që janë probleme të vazhdueshme për bashkësinë ndërkombëtare: tragjedi të tilla politike si Palestina, Kashmiri dhe Iraku; lufta ideologjike ndaj terrorizmit; dhe çështje të tilla shoqërore si ngecja ekonomike, varfëria, shëndetësia dhe shkollimi. Këto çështje kryesore nuk janë çështje rajonale apo lokale; në të vërtetë, ato kanë lidhje të drejtpërdrejt me të gjithë Muslimanët. Duke pasur parasysh këtë realitet, bota Islamike duhet të arrij solidaritet në mënyrë që t’i zgjidhë ato. Askush s’mund të thotë se ajo që ndodhë në Palestinë ka të bëj vetëm me Palestinezët, se civilët e pafajshëm Musliman të Kashmirit që vuajnë nga tirania duhet ta zgjidhin vet këtë problem, ose se fëmijët barkthatë në ndonjë vend Islamik janë përgjegjësi vetëm e atij vendi. Muslimanët nuk mund ta pranojnë këtë situatë në aspektin fetar.

Megjithatë, Muslimanët kanë dështuar të formojnë një aleancë të fuqishme në mes tyre dhe kështu vendet e tjera – dhe ato jomuslimane po ofrojnë zgjidhje për këto dhe për probleme të ngjashme. Mirëpo, zgjidhjet e propozuara, nuk posedojnë interesat më të mira të Muslimanëve, ose ofrojnë vetëm zgjidhje afatshkurtra. Në shumë rajone të përçara nga konfliktet, dobësi që ndërlidhet me Muslimanët, i ndalon ata që të kenë një zë të vërtetë në tavolinën negociuese. Veç kësaj, planet e ashtuquajtura paqësore shpeshherë përmbajnë nene që bëjnë më shumë dëm se sa dobi. Bota Islamike ka obligim të krijoj një plan të përbashkët veprimi për t’i mbrojtur të drejtat e cenuara të Muslimanëve.

Numri i çështjeve që presin zgjidhje nga Unioni Islamik tregon se ai do të ketë një orar të ngjeshur. Për të funksionuar me efikasitet, ai duhet të ketë një shtab të përhershëm operativ, të formoj organet ligjvënëse dhe administrative që do t’i koordinojnë aktivitetet e tyre (duke përfshirë sektorët e tyre) dhe të siguroj se këto institucione do të funksionojnë siç duhet. Duhet të ndërtohet infrastruktura që do sjellë vendimet e drejta në kohën duhur, unioni duhet të ngjallë besim me aktivitetet e tij dhe anëtarët e tij duhet të sigurohen se të drejtat e tyre janë plotësisht të mbrojtura.

Unioni Islamik duhet të posedojë fleksibilitetin e nevojshëm për t’iu përshtatur kushteve politike që vazhdojnë të ndryshojnë dhe largpamësinë për të zhvilluar strategji të përshtatshme. Është e qartë nevoja për një autoritet qendror aktiv që mund të ndërmerr iniciativën, në vend të reagimeve refleksive ndaj ngjarjeve në botë apo të qenit i kënaqur me bërjen e kritikave apo me shprehjen e opinioneve. Kjo qendër duhet të bart në supet e veta përgjegjësinë për bashkërenditje, mbikëqyrje dhe të qenit në shërbim të interesave të gjitha shteteve anëtare njësoj. Ajo duhet t’i marr në konsideratë të gjitha zhvillimet në mënyrë objektive dhe të jetë e udhëhequr nga kërkesat e botës Islamike. Një Union Islamik që mund të gjykoj në mes të shteteve anëtare, t’i zgjidhë konfliktet e tyre të interesit dhe t’iu ofrojë mbrojtje Muslimanëve në marrëdhëniet e tyre me kombet tjera do të forcojë ndikimin kulturor, ekonomik dhe politik të botës Islamike.

Që Unioni Islamik të bëhet një fuqi e bashkuar dhe një strukturë e unifikuar, ai duhet t’i mbrojë vlerat bashkëkohore shoqërore, t’i respektojë të drejtat njerëzore të gjithë njerëzve dhe të bazohet në parimet demokratike. Nuk çudit fakti që të gjitha këto vlera kanë rëndësi të dorës së parë për moralin Islamik.

terör

Një Union Islamik paqësor dhe I harmonishëm

Unioni Islamik duhet të punoj për të sjellë paqe për gjithë njerëzit, jo vetëm për Muslimanët, dhe të jetë tolerant dhe paqësor në vendimet dhe praktikat e tij. Thelbi i Islamit është morali i mirë i shpallur në Kur’an, i cili kërkon prej Muslimanëve të jenë miqësor, bujar, të dhembshur, tolerant, të drejtë, të kuptueshëm, të durueshëm dhe të devotshëm. Islami iu bën thirrje njerëzve për një botë paqësore:

O besimtarë! Pranojeni Islamin me të gjitha rregullat e tij dhe mos shkoni gjurmëve të djallit, se ai është armiku juaj i përbetuar. (Kur'an, 2:208)

Muslimanët karakterizohen si njerëz të cilët iu binden urdhrave të Zotit, që përpiqen t’i vënë në jetë parimet morale të Kur’anit me zell, ta bëjnë botën një vend më të mirë, ta ndërtojnë atë dhe të sjellin paqe dhe lumturi. Ata përpiqen të bëjnë gjëra të mira, të këndshme dhe të hijshme për njerëzit dhe bëjnë ç’është e mundur për të pasqyruar dhembshurinë dhe mëshirën e pafund të Zotit tonë. Zoti i ka urdhëruar robërit e Tij të jenë të mirë ndaj njerëzve, të tregojnë interesim për mjedisin që i rrethon dhe t’i thërrasin njerëzit në rrugën e drejtë. Ajeti në vazhdim përshkruan dallimin në mes të njerëzve të cilët nuk kanë ndikim pozitiv në mjedisin që i rrethon dhe atyre të cilët gjithmonë përpiqen të bëjnë vepra të mira:

Gjithashtu, Allahu krahason shembullin e dy njerëzve, njëri prej të cilëve është shurdh-memec, nuk mund të bëjë asgjë dhe është barrë e pronarit të vet, - kurdo e kudo që ta dërgojë, nuk i sjell asnjë të mirë. A është i barabartë ky me atë që urdhëron për drejtësi dhe ndjek rrugën e drejtë?! (Kur'an, 16:76)

bahçe, çeşmeler

All-llahu thërret për në xhennet, dhe atë që do, e vë në rrugë të drejtë.
(Kur'an:10/25)

A mos u siguruan ata prej ndëshkimit të All-llahut? Nuk sigurohet kush prej frikës së ndëshkimit të All-llahut pos njerëzve të humbur.
(Kur'an:7/99)

Porosia e këtij ajeti duhet ta udhëheq Unionin Islamik, e cila duhet të jetë platformë për zbatimin e të kuptuarit të moralit Islamik të devotshmërisë, unitetit, miqësisë, ndershmërisë, drejtësisë, besnikërisë, përpikërisë dhe të qenit në shërbim. Morali Islamik garanton lirinë e mendimit dhe të jetës së njeriut, shkurajon tensionimin dhe konfliktin midis njerëzve dhe madje ndalon dyshimin, mendimet dhe fjalët negative për njëri tjetrin. Unioni ynë i paramenduar duhet të formohet nga Muslimanët të cilët veprojnë mbi këtë bazë dhe që punojnë për paqe në botë.

Morali Kur’anor kërkon që Muslimanët të përmbahen nga lufta dhe konflikti dhe t’i zgjidhin konfliktet përmes dialogut dhe marrëveshjes. Kur’ani e konsideron luftën si një domosdoshmëri të padëshiruar dhe si zgjidhjen e fundit që kërkon të veprohet në përputhje me norma strikte humanitare dhe morale. Muslimanët janë të detyruar që gjithmonë të anojnë nga paqja dhe pajtimi dhe të luftojnë vetëm në vetëmbrojtje nëse sulmohen nga armiku. Zoti shpall se janë keqbërësit ata të cilët fillojnë luftën dhe se Ai nuk i do ata:

Kurdo që ata ndezin zjarrin e luftës, Allahu e shuan atë. Ata përpiqen të shkaktojnë ngatërresa në Tokë, por Allahu nuk i do ngatërrestarët. (Kur'an, 5:64)

Jeta e Profetit tonë (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) tregon se është luftuar vetëm për qëllime mbrojtëse kur gjithçka tjetër ka dështuar. Kur’ani iu shpall Profetit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) gjatë një periudhe prej 23 vitesh. Gjatë 13 viteve të para, Muslimanët jetonin si një bashkësi pakicë e shtypur nën zgjedhën pagane. Shumë Muslimanë u torturuan fizikisht, disa u vranë dhe të tjerëve iu plaçkit pasuria. Si bashkësi, ata vazhdimisht iu nënshtruan poshtërimit dhe kërcënimeve. E megjithatë, ata mbetën paqësor dhe vazhduan t’iu bëjnë thirrje Mekasve pagan për paqe. Kur shtypja arriti një shkallë të padurueshme, Muslimanët mërguan në Jethrib (Medina e sotme), ku gjetën liri dhe miqësi dhe ku gradualisht vendosën sundimin e tyre. As atëherë ata nuk iu shpallën luftë paganëve agresiv të Mekës.

Natyra e shoqërisë Islamike është e rregullt dhe e baraspeshuar, sepse njerëzit thirren të bëjnë vepra të mira dhe urdhërohen që të përmbahen nga e keqja. Surja Bekare 2:143 shpall se Muslimanët janë dëshmitarë si dhe shembull për njerëzit si “bashkësi e mesit.” Një tjetër ajet shpall se prej tyre kërkohet të jenë shembull i të mirës për njerëzimin:

Ju jeni populli më i mirë i dalë për njerëzimin: (sepse) ju urdhëroni që të bëhen vepra të mira, i ndaloni të këqijat dhe besoni Allahun. (Kur'an, 3:110)

Është e qartë se nga një organizatë e formuar prej Muslimanëve të cilët veprojnë në përputhje me mësimet e Zotit kërkohet që ajo ta mbrojë dhe ta përfaqësojë këtë moral të mirë dhe të prijë udhën e Unionit Islamik. Ajo duhet së pari t’i zgjidhë konfliktet ndër-muslimane dhe t’i sjellë paqe botës Islamike, t’i kundërvihet çfarëdo lëvizje që nxitë dhunë dhe luftë dhe të themeloj një forcë parandaluese kundër gjithë luftënxitësve. Veç kësaj, duhet të bashkëpunoj me bashkësinë ndërkombëtare sa i përket terrorizmit dhe krimit ndërkombëtar, si edhe për çështje me interes të përgjithshëm (si armët për shkatërrim në masë) dhe madje edhe të udhëheq luftën kundër këtyre kërcënimeve.

Gjenerator i zgjidhjeve

Me pak fjalë kemi përmendur disa probleme (si Palestina dhe Kashmiri) që Unioni Islamik do të mund t’i zgjidhje shpejtë. Pra, posa të formohet, ky union do të bart mbi supe përgjegjësi të mëdha dhe do të bëhet një organizatë që mund të gjeneroj zgjidhje realiste dhe të duhura.

Situata e tanishme ka ndikim negativ jo vetëm mbi Muslimanët, por gjithashtu edhe mbi shumë njerëz të pafajshëm në mbarë botën. Një numër i pallogaritshëm i njerëzve vazhdojnë të vuajnë nga belatë e korrupsionit, varfërisë, amoralitetit, shpërndarjes së padrejtë të pasurisë, mizorisë, tiranisë, konfliktit dhe padrejtësisë. Foshnjat vdesin për shkak të mungesës së ushqimit, fëmijët dhe të moshuarit lihen në rrugë për të siguruar jetesën e vet, refugjatët detyrohen të jetojnë në tenda dhe baraka dhe të sëmurët nuk mund t’i lejojnë vetes çfarëdo tretmani mjekësor – të gjitha këto probleme prekin jo vetëm botën Islamike dhe botën e pazhvilluar në përgjithësi, por po ashtu, në një masë më të vogël, edhe botën e zhvilluar.

Shumë njerëz të pafajshëm dhe nevojtar presin dorën e ndihmës. Përgjegjësitë e Muslimanëve në këtë aspekt janë si vijon:

Ç’keni ju që nuk luftoni në udhë të Allahut dhe për shpëtimin e të shtypurve: për meshkujt e pafuqishëm, gratë dhe fëmijët, të cilët thërrasin: “O Zoti ynë! Nxirrna nga ky qytet, banorët e të cilit janë keqbërës! Na cakto një mbrojtës dhe na dërgo nga ana Jote dikë që të na ndihmojë!” (Kur'an, 4:75)

Unioni Islamik do t’i zgjidhë konfliktet ndërmjet Muslimanëve dhe jomuslimanëve si edhe konfliktet ndërmjet Muslimanëve. Aktualisht, madje edhe kontestet ndër-muslimane janë duke u zgjidhur nga shtetet Perëndimore apo organizatat ndërkombëtare nën kontrollin e tyre. Fuqitë e huaja, të painformuara lidhur me historinë dhe kulturën Muslimane, nuk duket të jenë të afta të ofrojnë zgjidhje të përshtatshme, edhe pse kohë pas kohe ofrojnë pak ndihmë. Kombet Muslimane duhet vet t’i zgjidhin problemet e veta, sepse atëherë problemet e tyre nuk do të zvarriten në arenën ndërkombëtare, zgjidhjet e propozuara do të jenë në interesin e tyre dhe një botë e bashkuar Islamike do të bartte një porosi të fuqisë dhe stabilitetit. Njëra prej telasheve më të mëdha të botës Islamike është paaftësia e saj e tanishme për të krijuar aso politika të përbashkëta dhe strategji efikase madje edhe për çështje që në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë të bëjnë me të.

Unioni Islamik duhet të gjejë zgjidhje për kombet Muslimane si edhe për të gjithë popujt që kërkojnë paqe dhe siguri. Secili komb ka problemet e veta politike, demografike dhe ekonomike dhe rajonet e ndryshme kanë gjithashtu problemet e tyre rajonale. Edhe pse secili prej këtyre problemeve kërkon zgjidhje dhe masa të ndryshme, problemet fundamentale dhe zgjidhjet e tyre janë të njëjta gjithandej. Shumë vuajtje dhe telashe shkaktohen nga fakti se parimet morale të Kur’anit nuk vihen në jetë ashtu siç duhet, gjë që nënkupton se zgjidhjet e nevojshme nuk janë bërë në pajtim me udhëzimin e tij. Nëse duhet të arrihen zgjidhje të drejta dhe realiste, cilësi si mungesa e paragjykimeve, fleksibiliteti dhe mendimi i lirë, bashkë me sinqeritetin, devotshmërinë, drejtësinë dhe ndihmën, të cilat burojnë të gjitha prej parimeve morale të Kur’anit, duhet t’i udhëheqin Muslimanët.

Ekziston një lidhje e rëndësishme midis zgjidhjes së problemeve ekonomike dhe moralit shoqëror. Për shembull, njëri prej problemeve më të mëdha ekonomike është padrejtësia shoqërore, e cila në thelb është një problem moral. Nuk mund të ketë padrejtësi shoqërore në një shoqëri Islamike, sepse Zoti kërkon që gjithë teprica e pronës apo pasurisë të ndahet me ata që kanë nevojë dhe ndalon shpenzimin e tepërt. Mjetet financiare nuk duhet të përbëjnë bazën për privilegj dhe të shndërrohen në vlerë që ndahet vetëm nga një pakicë e njerëzve, sepse morali i Kur’anit kërkon solidaritet dhe ndërgjegje shoqërore për nevojat e tjetrit. Muslimanët e sinqertë janë aq të devotshëm sa që ushqimin e tyre së pari iu japin të varfërve dhe të robëruarve, madje edhe nëse vet kanë nevojë për të. Ata veprojnë kështu vetëm për të fituar kënaqësinë e Allahut, sepse:

Ata i ushqejnë të varfrit, jetimët dhe të zënët rob edhe pse vetë janë nevojtarë, duke thënë: “Ne ju ushqejmë vetëm për hir të Zotit. Për këtë, nuk duam shpërblim e as falënderim! (Kur'an, 76:8-9)

Solidariteti dhe bashkëpunimi në mes të individëve mund të arrihet lehtë në marrëdhëniet ndërkombëtare, sepse morali Islamik do t’i udhëheq kombet anëtare të unionit. Është e patolerueshme që disa shtete gëzojnë luks të tepruar derisa, në një shtet tjetër, mijëra foshnje të porsalindura vdesin nga uria. Secili njeri i ndërgjegjshëm duhet të shqetësohet nga një situatë e tillë.

Shumë organizata bamirëse dhe ndërkombëtare përpiqen në mënyrë aktive t’i ndihmojnë këto kombe të varfra e të përvuajtura. Megjithatë, përpjekjet e tyre zakonisht nuk shkojnë përtej dhënies së pakove me ndihma në rajonet e prekura. Dhe kjo ndihmë shpeshherë nuk arrin marrësit e planifikuar për arsye të dështimeve të sistemit kombëtar të pazhvilluar dhe mafies apo organizatave banditeske të tyre. Të gjitha këto duhet të çrrënjosen dhe një mentalitet i ri i bazuar në vetëdije dhe mendje të shëndoshë duhet ushqyer përmes fushatave për edukimin e masave.

Kur të ndalohet shkapërderdhja, kur të zhvillohet solidariteti dhe të ndahen të mirat dhe posaçërisht kur njerëzit të kenë mësuar të udhëhiqen nga ndërgjegjja e tyre, këso mungesa të baraspeshës ekonomike do të çrrënjosen. Struktura më e përshtatshme për të zbatuar këto zgjidhje do të jetë Unioni Islamik.

Të drejtat private dhe individuale duhet të jenë të drejta dhe të respektohen

Në një shoqëri të formësuar përmes parimeve të vërteta morale Islamike, të drejtat dhe liritë individuale janë shumë të rëndësishme. Të drejtat dhe liritë personale janë të garantuara në mënyrë që njerëzit të mund të jetojnë një jetë të lirë dhe të denjë. Zoti ka shpallur në Kur’an se të gjithë njerëzit janë të barabartë para Tij, sepse superioriteti bazohet në vetëdijen e njeriut për Zotin dhe Ai i urdhëron Muslimanët që të jenë të drejtë, tolerant, falës dhe të kenë mirëkuptim ndaj njerëzve. Prandaj, ata duhet t’i respektojnë dallimet dhe të jenë të drejtë kur bëjnë vlerësimin e tyre.

Hungry and poor people need every kind of help.

Praktikat e Profetit tonë (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) në shoqërinë e parë Islamike (në Medine) kanë treguar rrugën për të gjithë Muslimanët sa i përket strukturës shoqërore dhe udhëheqjes. “Kushtetuta e Medinës,” që konsiderohet si kushtetuta e parë e Muslimanëve, reflekton një shkallë të avancuar të kuptimit të ligjit dhe ilustron me shembull ndjenjën e shoqërisë Islamike për drejtësi dhe të drejta individuale. Sipas saj, të gjithë njerëzve të secilit religjion u janë dhënë të drejtat dhe liritë themelore dhe pasuria, jeta, familja dhe faltoret janë ruajtur. Me këtë marrëveshje, secili ka mundur të jetonte nën një entitet politik dhe paqja u është sjellë fiseve të cilat kanë qenë në armiqësi me njëra tjetrën për shumë vite. Jashtë Kushtetutës së Medinës, Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) gjithmonë i trajtoi paganët në mënyrë të drejtë, i respektoi kërkesat e tyre për siguri dhe mbrojtje dhe dëshironte raporte miqësore dhe të qytetëruara midis njerëzve.

Katërmbëdhjetë shekuj më parë, Islami i solli vlera të tilla njerëzimit si të drejtat individuale, ligji dhe rendi, barazia para drejtësisë dhe liria ekonomike. Me përhapjen e Islamit, drejtësia që mbretëroi në tërë territorin e tij u bënë lakmia e të gjitha kombeve. Kjo ndjenjë e drejtësisë, e cila sot ende kujtohet me respekt dhe aprovim nga shumë mendimtarë Perëndimor, bëri që shumë njerëz dhe kombe ta përqafojnë Islamin dhe ta mirëpresin sundimin Musliman. Profeti ynë (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) praktikoi sistemin e drejtësisë së Kur’anit në mënyrën më të mirë të mundshme dhe Shokët e tij dhe Muslimanët në përgjithësi vazhduan ta praktikojnë këtë moral të lartë. Kjo bëri të mundshme që Muslimanët të bëhen një bashkësi që arriti drejtësi midis njerëzve:

Ndërmjet atyre që kemi krijuar, ka njerëz që i udhëzojnë të tjerët në rrugën e vërtetë dhe gjykojnë drejt. (Kur'an, 7:181)

Islami mëson lirinë e të menduarit dhe pjesëmarrjen në qeverisje. Një proces konsultues me bazë të gjerë është njëra prej kërkesave më fundamentale shoqërore të Islamit, sepse Zoti i urdhëron Muslimanët të qeverisin me anë të konsultimit të ndërsjellë, domethënë, t’i diskutojnë punët e tyre në mes vete:

[Besimtarë janë] ata që i përgjigjen thirrjes së Zotit të tyre, e falin namazin rregullisht dhe këshillohen për punët e veta me njëri-tjetrin; për ata që ndajnë lëmoshë prej asaj që u kemi dhënë Ne. (Kur'an, 42:38)

Kur veprimi pason konsultimin, të gjithë individët do të kenë pasur mundësi të barabartë për të shprehur mendimet e tyre dhe pastaj ta gjykojnë çështjen nga shumë këndvështrime të ndryshme. Kjo gjë zvogëlon mundësinë e gabimit dhe, prandaj, rezulton me një vendim të duhur dhe për të cilin është arritur pajtimi.

Aspekti më i rëndësishëm i konsultimit është se secili përfaqësues bën gjithë çka është në mundësinë e tij apo saj për të respektuar dhe për të kuptuar këndvështrimet e ndryshme. Shqetësimi më i madh i tyre është të gjejnë idetë e duhura, më tepër se fakti se kush i propozoi ato. Me fjalë tjera, qëllimi kryesor i konsultimit është që të sillen ato vendime që janë në interesin më të mirë të shoqërisë. Parimet morale Islamike kërkojnë që Muslimanët të mos këmbëngulin në pikëpamjet e veta, por të pranojnë pikëpamjen që është më e afërt për ndërgjegjen e tyre dhe drejtësinë. Muslimanët duhet të përmbahen nga këmbëngulja dhe krenaria e pranishme në të menduarit e stilit “pikëpamjet e mia janë më të mirat, pikëpamjet e mia duhet të pranohen prej të gjithëve,” sepse sjellja e tillë nuk e kënaq Zotin. Muslimanët duhet të jenë të vetëdijshëm se gjithmonë ekziston dikush që di më shumë se ata dhe do të ishte gabim i rëndë të insistohet se idetë e tyre janë më të mirat:

E mbi çdo të ditur është një i Gjithëdijshëm. (Kur'an, 12:76)

Parimi Islamik i këshillimit është një dritë udhëzuese për Unionin Islamik, i cili duhet të ndërtohet mbi një kulturë politike të lirisë së fjalës pa frikë nga të qenit i paditur, ku të drejtat e tyre janë të mbrojtura dhe ku pikëpamjet e secilit dëgjohen me respekt të njëjtë. Në këtë mënyrë, kombet anëtare të tij do t’i zhvillojnë shoqëritë e tyre në të cilat njerëzit do t’i respektojnë pikëpamjet e njëri tjetrit; ku qeverisin barazia, drejtësia dhe liria; ku janë të çrrënjosura shtypja dhe padrejtësia. Të arriturat e tilla do t’i mundësojnë botës Islamike të garantoj sigurinë dhe lumturinë e Muslimanëve dhe do të bëhet po ashtu forca lëvizëse e kulturës dhe qytetërimit të botës sonë.

Synimi përfundimtar: Zhvillimi i Botës Islamike

çiçekler

Oil complexes in Azerbaijan and Indonesia.

Njëri prej problemeve më serioze të botës Islamike është moszhvillimi i përgjithshëm i saj. Prandaj, njëri prej prioriteteve të Unionit Islamik duhet të jetë zhvillimi i botës Islamike duke përkrahur vendet më të varfra dhe duke zgjidhur problemet e tyre ekonomike. Kjo mund të arrihet duke luftuar varfërinë, duke inkurajuar investime të reja, duke krijuar vende të punës, duke vendosur rendin dhe ligjin në tërë shoqërinë, duke mënjanuar padrejtësinë ekonomike, duke garantuar drejtësi shoqërore dhe duke forcuar bashkëpunimin dhe dialogun ndërkombëtar si edhe atë rajonal.

Problemet dhe tensionet përbrenda botës Islamike të shkaktuara nga pabarazia financiare duhet të ulen. Një bashkim dhe bashkëpunim midis kombeve Muslimane në arenën ekonomike, politike dhe ajo që është më me rëndësi, në arenën kulturore do t’iu mundësojë kombeve të pazhvilluara që të përparojnë me shpejtësi. Veç kësaj, ata të cilët kanë të vendosur infrastrukturën e nevojshme do t’iu mundësohet të shtojnë në maksimum produktivitetin e tyre. Një union i tillë do të jetë në dobi të rritjes ekonomike dhe zhvillimit shkencor dhe teknologjik.

Zhvillimi ekonomik do t’i rris investimet në shkencë dhe teknologji dhe përparimet teknologjike do të stimulojnë rritjen e mëtutjeshme ekonomike. Zhvillimi ekonomik do të ngritë standardet edukative dhe shoqëria do të zhvillohet në shumë drejtime. Nën ombrellën e Unionit Islamik, individët do të kenë mundësi të udhëtojnë lirshëm pa pengesat e vizave apo kufijve dhe një sistem i tregtisë dhe ndërmarrjes së lirë do të nxis rritjen dhe zhvillimin e shpejtë të botës Islamike.

çöl_ tarım_azarbeycan_ürdün_mısır

Projects of "greening the deserts" play an important role in the Muslim world's economic recovery. The projects carried out in Egypt, Jordan, and Morocco have been quite successful. Economic cooperation among Muslim countries will yield better results in similar projects.

Ky zhvillim do të rezultojë në mënyrë të natyrshme me modernizimin e botës Islamike dhe arritjen e standardeve që ekzistojnë në botën e zhvilluar. Derisa parimet ekonomike të Islamit ndryshojnë nga hedonizmi që dominon pjesën më të madhe të Perëndimit, tregtia e lirë është element po aq i domosdoshëm për shoqëritë Islamike sa edhe për shoqëritë Perëndimore. Islami njeh të drejtën e çdo njeriu për pronën private dhe ndërmarrjen e lirë, por parimet morale Islamike vënë përgjegjësi të caktuara mbi individët në mënyrë që të arrihet drejtësia shoqërore. Të varfrit gëzojnë të drejtën në një pjesë të pasurisë së të pasurve, por jo në formën e tatimit të detyruar. Më saktë, të pasurit ua japin këtë pjesë të varfërve me dëshirë për shkak të besimeve të tyre. Versioni Islamik i drejtësisë shoqërore nuk arrihet përmes planifikimit dhe detyrimit nga qendra, siç shpalli socializmi dhe dështoi ta realizonte, por përmes vlerave dominuese morale të shoqërisë. Morali Islamik po ashtu ndalon të pasurit që të zhyten në konsumim dhe shpenzim të tepruar të të hollave.

çiçekler

The degeneration and moral collapse in societies where people are far removed from religion's morality is a major problem in many countries.

Modeli materialist shoqëror inkurajon shpenzimin, egoizmin dhe shtypjen e pamëshirë të tjerëve nga individët të cilët kanë humbur respektin dhe dashurinë e tyre për bashkëqytetarët e tyre. Gjatë dy shekujve të kaluar, ky model shoqëror ka arritur që të dominojë pjesën më të madhe të botës Perëndimore dhe ka gërryer vlerat e saj tradicionale morale Hebreje dhe të Krishtera. Si pasojë e kësaj, shumë vende Perëndimore janë detyruar ta luftojnë shpërdorimin e drogës të përhapur gjithandej, prostitucionin, korrupsionin, kumarin, shpërdorimin e alkoolit dhe krimin e organizuar. Veç kësaj, dobësimi i besimeve fetare ka krijuar një krizë identiteti: Filozofitë materialiste, të cilat pohojnë se qëllimi i jetës është të sigurohet pasuri materiale dhe të jetohet një jetë ku dominon kënaqësia, nuk mund ta kënaqin botën shpirtërore të njerëzve dhe kështu përfundojnë duke krijuar një boshllëk ku nuk ekziston kurrfarë qëllimi. Nën flamurin e lirisë, pasuesit e saj veten e tyre ua nënshtrojnë dëshirave të tyre vetjake.

Morali Islamik, në anën tjetër, i çliron njerëzit prej të gjitha llojeve të shqetësimeve dhe anktheve që mundojnë mendjet e tyre. Besimtarët janë të vëmendshëm vetëm ndaj Zotit dhe kërkojnë të fitojnë vetëm kënaqësinë e Tij. Plotësisht të vetëdijshëm për përgjegjësitë e tyre ndaj Zotit tonë, ata jetojnë në harmoni me ndërgjegjen e tyre gjatë gjithë kohës dhe, si të tillë, janë individë të kënaqur dhe të matur. Ata i ofrojnë mjedisit të tyre mirësi dhe bukuri. Ky moral i çliron njerëzit nga presioni i lakmisë, dëshirës së tepruar, frikës për të ardhmen dhe vdekjen dhe qëndrime dhe frika tjera që janë të papajtueshme me moralin fetar. Të liruar prej këtyre karakteristikave negative, ata përjetojnë lirinë dhe paqen që buron nga nënshtrimi ndaj Zotit.

gökdelen

Përkujtoni kur ishit pakicë e të dobët në tokë, dhe frikësoheshit se do t'ju rrëmbejnë njerëzit (idhujtarët), e Ai ju mundësoi vend të sigurt (në Medinë) dhe ju përkrahu me ndihmën e Tij, ju furnizoi me të mira, që të jeni mirënjohës.
(Kur'an:8/26)

The Petronas Twin Towers in Malaysia, 452 meters tall, are the second tallest buildings in the world.

gökdelen

Islamic morality instructs people to avoid waste and extravagance. This is a key element in establishing social justice in Islamic societies. Social justice in Islam can be established by the society's prevalent moral values. Consequently, living by the Qur'an's values and Islamic unity will cause the Islamic world to become more prosperous.

Nadir Divan Begi Madrasah, 1622, Bukhara, Uzbekistan.

Prandaj, zhvillimi dhe përparimi i nxitur nga Unioni Islamik nuk do të jetë identik me zhvillimin e paraparë nga Perëndimi. Gjatë periudhës së zhvillimit, Perëndimi përjetoi padrejtësi të madhe shoqërore. Për shembull, forca lëvizëse e zhvillimit në Anglinë e shekujve tetëmbëdhjetë dhe nëntëmbëdhjetë ishte eksploatimi i pamëshirshëm. Klasa punëtore duroi kushte të tmerrshme të punës dhe jetesës. Fëmijët e moshës së re 7 apo 8 vjeçare u detyruan të punojnë në minierat e pista të thëngjillit 16 orë në ditë; shumë prej tyre vdiqën pa i mbushur 20 vjet. Në vitet e 1840-ta, gjatësia mesatare e jetës e minatorëve të thëngjillit ra në një mesatare prej 17 vjetësh.16 Në anën tjetër, të pasurit jetonin në luks të tepruar dhe bënin shpenzime të tepruara. Të gjitha vendet e industrializuara Perëndimore kaluan nëpër këto përvoja të tmerrshme dhe u ndërtuan mbi eksploatimin dhe shtypjen e miliona të varfërve.

Modeli zhvillimor i një shoqërie të sunduar nga morali Islamik do të përmbaj drejtësi shoqërore. Perëndimi përjetoi padrejtësi të madhe gjatë zhvillimit të tij sepse liderët e tij mbështetën idetë e gabuara materialiste të natyrës njerëzore. Por, morali Islamik kërkon prej njerëzve që të jenë ndërmarrës dhe pionierë në të gjitha fushat, si edhe të jenë të mëshirshëm, vetëmohues dhe të drejtë ndaj të tjerëve. Përgjatë ngritjes së qytetërimit Islamik, Muslimanët ishin liderë botëror në ekonomi dhe ishin tregtarë shumë të suksesshëm. Mirëpo, pasuria që u fitua nuk mbeti në duart e disa njerëzve, por u shpërnda në gjithë shoqërinë. Institucione të tilla për ndihmë si organizatat e bamirësisë, komplekset shoqërore, kuzhinat popullore, hotelet e mëdha (hanet e mëdha), banjot publike dhe bibliotekat tregojnë se pasuria dhe kultura nuk mbetën në duart e një numri të vogël të Muslimanëve, por të gjithë kishin qasje në to. Unioni i paramenduar Islamik duhet ta përvetësojë këtë model zhvillimi.

gökdelen

Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e All-llahut është si një kokërr prej të cilës mbijnë shtatë kallinj, ndërsa në secilin kalli ka nga njëqind kokrra. All-llahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, All-llahu është Bujar i Madh, i di qëllimet.
(Kur'an:2/261)

Alaaddin Caravanserai, 1229, Aksaray, Turkey.
A caravanserai dating back to the 17th century, Punjab, India.
Sher-Dor and Tilla Kari Madrasah, Samarkand, Uzbekistan.

Një tjetër aspekt i këtij modeli zhvillimor është mungesa e paragjykimeve. Morali Islamik kërkon që Muslimanët të mos kenë paragjykime apo, me fjalë tjera, që të mbajnë gjallë dialogun me kulturat tjera dhe të përfitojnë prej të arriturave të tyre. Për këtë arsye, mendimtarët dhe shkencëtarët Muslimanë studiuan veprat e mëhershme Greke, Kineze, Romake dhe Indiane, prej të cilave morën dituri dhe pastaj u zhvilluan dhe u pasuruan me të kuptuarit Islamik. Bota Islame e sotme duhet t’i studioj kulturat e të tjerëve, e në veçanti ato të Perëndimit, të përfitoj nga dituria që ata kanë grumbulluar dhe pastaj ta përdor atë dhe ta avancoj për të mirën e tyre dhe të njerëzimit.

Përpjekja për ta izoluar botën Islamike prej kulturave tjera duke e bërë atë të pavarur nuk do t’iu sjellë dobi Muslimanëve. Morali Islamik kërkon që teknologjia të përdoret maksimalisht. Për shembull, Muslimanët duhet të ndërtojnë industrinë e vet të filmit për ta mësuar njerëzimin për drejtësi dhe mirësi, si kundërpeshë ndaj filmave që përpiqen t’i imponojnë moralit Islamik një gërshetim materialist. Nëse ndonjë trend arti përmban ndikime negative, Muslimanët duhet të krijojnë një formë më të bukur dhe më madhështore arti. Nëse njerëzit e admirojnë madhështinë, pastërtinë, rehatinë dhe gjallërinë e qyteteve, Muslimanët duhet të ndërtojnë madje edhe qytete më të mira dhe ta bëjnë botën një vend edhe më të mirë për të jetuar.

Pa dyshim Muslimanët mund të ndërtojnë një qytetërim që mund të krahasohet me qytetërimin e madh Islamik të së kaluarës, por për ta bërë këtë ata duhet të jetojnë në pajtim me estetikën dhe mjeshtërinë, gjerësinë e pikëpamjeve, maturinë dhe drejtësinë e vlerave të Kur’anit. Arti, kultura dhe qytetërimi Islamik jo vetëm që do të sjellin përparim për Muslimanët, por për tërë njerëzimin. Bibliotekat më madhështore, arkitekturat më mahnitëse, rrugët më të pastra, rrugët më së miri të ndriçuara dhe shkollat, universitetet dhe spitalet më të mira do të ndërtohen nga Muslimanët dhe të gjithë njerëzit do të kenë qasje të njëjtë në to.

Ngritja e qytetërimit Islamik është e mundshme nën udhëheqjen e një pushteti qendror Islamik dhe shekulli njëzet e një mund të jetë më i ndritshmi për botën Islamike. Në kohën kur globalizimi po fiton vrull, kombet Muslimane duhet t’i zgjidhin konfliktet e tyre; të hyjnë në ndërmarrje të përbashkëta shkencore, teknologjike dhe tregtare; dhe t’i bashkojnë forcat e tyre në interes të gjithë Muslimanëve.

Më në fund, duhet thënë se Muslimanët nuk e ndajnë botën në dy pole të kundërta: “Perëndimorët” dhe “Muslimanët.” Së pari, shumica e popujve Perëndimor janë Ithtarët e Librit dhe prandaj ndajnë shumicën e vlerave morale dhe fetare të Muslimanëve. Kjo është arsyeja pse shumë aspekte të kulturës Perëndimore (siç është liria e besimit, demokracia dhe vlerat familjare) janë të një rëndësie kryesore për parimet morale Islamike gjithashtu. Në anën tjetër, shumë njerëz në Perëndim kanë zgjedhur Islamin si fenë e tyre dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë. Duke marr parasysh se vlerat e Kur’anit deri më tani nuk janë në dispozicion në mënyrë të drejtë dhe të plotë në Perëndim, është realiste të pritet që shumë më tepër njerëz do ta përqafojnë Islamin. Muslimanët duhet ta përvetësojnë këtë qëndrim për Perëndimin dhe kulturën e tij. Gjithashtu, ata duhet të kujtojnë se disa qarqe kanë qenë nën ndikimin e filozofive materialiste për më shumë se dy shekuj dhe se ato akoma kanë nevojë të lirohen prej paragjykimeve të tyre. Kjo është përgjegjësia e Muslimanëve.

gökdelen

All-llahu ua mbylli atyre zemrat, veshët e tyre dhe në të pamurit e tyre ka një perde, e ata kanë një dënim të madh.
(Kur'an:7/58)

Ata gjithqysh do të thonin: "Neve na janë ndalë sytë (të pamët). Jo, ne jemi njerëz të magjepsur.
(Kur'an:15/85)

The United Arab Emirates.

gökdelen

All-llahu e di atë që ju e fshihni dhe atë që e publikoni. Ata (idhujt) që i adhurojnë (idhujtarët) pos All-llahut, ata nuk krijojnë asnjë send, po vetë ata janë të krijuar.
(Kur'an:19-20)
Ubadiye Mescidi, Malezya - İran.

NOTES

16. "The Impact of the Industrial Revolution on Families." Online at: www.asis.com/sfhs/women/sophie.html

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Parathënie
  • Hyrje
  • Islami Ndriçoi Botën
  • Pse Unioni Islamik?
  • Çfarë Lloji Të Unionit Islamik?
  • Dobitë E Unionit Për Muslimanët
  • Shba-Të, Lindja E Mesme Dhe Unioni Islamik
  • Unioni Islamik Dhe Perëndimi
  • Lajmi I Mirë I Unionit Islamik
  • Përfundim