Ky libër merret me nevojën e botës Muslimane për krijimin e një Unioni Islamik dhe rëndësinë e tij për paqen botërore nën dritën e fakteve politike, sociologjike dhe ekonomike.
Gjendja e tanishme tregon qartë se Muslimanët do të kenë ndikim në zhvillimet e shekullit 21 në një mënyrë apo tjetër. Mirëpo, ajo që vërtet ka rëndësi në këtë mes është se bota Islame në veçanti dhe njerëzimi në përgjithësi duhet të përfitojnë nga ky ndikim. Gjëja e parë që na shkon në mendje në këtë fazë është nëse bota Islamike mund të luaj një rol të tillë, duke e ditur gjendjen e saj të tanishme. Që nga koha e Profetit Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), Muslimanët i prinë rrugës së shkencës, argumentimit, mendimit, artit, kulturës dhe civilizimit dhe i dhuruan njerëzimit shumë të mira. Muslimanët i mësuan botës shkencën, argumentimin, mjekësinë, artin, higjienën dhe shumë e shumë lëndë tjera. Për të rinisur ngritjen e Islamit, të përforcuar me dritën dhe urtësinë e Kur’anit, Muslimanët e sotëm duhet të udhëhiqen nga parimet morale të Kur’anit dhe shëmbëlltyra e Profetit.
Përçarja dhe copëtimi i botës Islamike është një problem edhe më urgjent dhe jetik që duhet zgjidhur. Fakti se Muslimanët nuk kanë qenë në gjendje të krijojnë një Union Islamik të fuqishëm dhe aktiv është një kontribuues i madh për shumë të këqija të së sotmes. Me krijimin e një Unioni Islamik të fuqishëm, problemet e tilla ose nuk do të shfaqen më ose do të zgjidhen shumë më shpejt se që mund të parashikohet.