A është atëherë ai që ndjek dhe kërkon Kënaqësinë më të mirë të Allahut, njësoj si ai që tërheq mbi vete Zemërimin e Allahut? Vendbanimi i tij është Xhehenemi dhe vërtet, sa i keq është një fund i tillë! (Sure Al’Imran: 162)
Është një vend poshtërimi dhe ndëshkimi të përjetshëm.
(Sure et-Teube: 63, 68; Sure el-Ma’ideh: 80; Sure En’am: 128; Sure Hud: 107; Sure en-Nehl: 29; Sure el-Enbija’: 99;Sure an-Nisa’: 14, 151)
Zjarri i tij është i tmerrshëm dhe përcëllues.
(Sure el-Mearixh: 15-16; Sure Al’Imran: 181; Sure el-Ahsab: 64; Sure el-Haxh: 72; Sure en-Nur: 57; Sure el-Furkan: 11)
Ai shungullon dhe zien. (Sure el-Furkan: 12; Sure el-Mulk: 7-8)
Është vendi më shkatërrimtar që Allahu ka krijuar. (Sure Al’Imran: 162; Sure an’Nisa’: 115)
Ndëshkimi nuk pushon kurrë dhe as lehtësohet ndonjëherë.
(Sure Gafir: 46-47; Sure el-Ma’ideh: 37; Sure Junus: 52; Sure el-Bejjineh: 6; Sure el-Haxh: 22; Sure Al’Imran: 88; Sure Fatir: 36)
Nuk ka mundësi të shpëtosh me anë të vdekjes. (Sure Ibrahim: 17)
Askush nuk mund të të ndihmoj. (Sure Al’Imran: 91)
Nuk ka rrugë shpëtimi. (Sure el-Ma’ideh: 37; Sure el-Kehf: 53; Sure el-Beled: 19-20)
Ruajtësit e Ferrit janë engjëjt. (Sure el-Muddethir: 31)
Lënda djegëse e zjarrit janë njerëzit dhe gurët.
(Sure el-Bekare: 24; Sure et-Tarim: 6; Sure Al’Imran: 10; Sure el-Enbija: 98; Sure Hud: 119; Sure es-Sexhde: 13)
Do të ketë vuajtje për ata që ndodhen në të. (Sure el-Enbija’: 100)
Keqbërësit lidhen bashkë me pranga. (Sure Ibrahim: 100)
Do t’u jepen për të pirë ujë të valuar dhe qelb përvëlues. (Sure en-Nebe’: 24-25; Sure el-Gashije: 5; Sure el-Vakia: 54-55; Sure Junus: 4; Sure Sad: 57; Sure Ibrahim: 16-17)
Ushqimet e tij janë pema e skëterrës (zekumi) dhe shkurrja e hidhur me gjemba.
(Sure ed-Dukhan: 43-46; Sure es-Saffat: 62-66; Sure el-Vakia: 52-53; Sure el-Muzemmil: 13; Sure el-Gashija: 6-7)
Atje njerëzit e zjarrit veshin bluza katrani.
(Sure Ibrahim: 50)