Ata do të kenë atje çfarë të duan dhe Ne kemi më tepër. (Sure Kef: 35; Sure ez-Zuhruf: 71; Sure el-Enbija’: 102)
Atje është një mbretëri e madhe. (Sure el-Insan: 20)
Kudo ka mirësi e bekime. (Sure es-Saffat: 43; Sure el-Insan: 20)
Pasi vdiqën njëherë ata nuk do ta provojnë më vdekjen. (Sure ed-Dukhan: 56)
Ata, të drejtët, do të banojnë atje përgjithmonë. (Sure el-Bekare: 25)
Nuk ka as lodhje a mundim. (Sure Fatir: 35)
Atje ka lumturi të pakufizuar. (Sure Ja Sin: 55)
Ka qetësim të plotë aty. (Sure el-Vakia: 89)
Ai është një vend shumë i gjerë. (Sure el-Hadid: 21)
Jeta atje është në kënaqësi. (Sure el-Hakkah: 21)
Nuk ka ankth e frikë. (Sure el-Bekare: , 62; Sure Al’Imran: 170; Sure Fatir: 34; Sure el-A’raf: 35)
Njerëzit e kopshteve nderohen pamasë. (Sure es-Saffat: 42)
Atje ka gra të dlira me sy të zinj të mrekullueshëm, nga një krijim i veçantë, që i ndalojnë shikimet veç për bashkëshortët e tyre.
(Sure el-Bekare: 25; Sure es-Saffat: 49; Sure: ez-Zukhruf: 70; Sure es-Saffat: 48; Sure ed-Dukhan: 54; Sure el-Vakia: 22-23, 36-37; Sure err-Rrahman:
56, 58, 70, 72; Sure en-Nebe’: 33; Sure el-Vakia: 35)
Atje ka ndërtesa të mira me dhoma të larta. (Sure el-Furkan: 10, 75; Sure el-Ankebut: 58; Sure es-Saff: 12)
Nuk është ftohtë apo nxehtë i tillë që të bezdisë ndokënd. Por është hije dhe freski e përhershme.(Sure el-Insan: 13; Sure er-Rad: 35; Sure el-Murselat: 41;Sure en-Nisa’: 57)
Kopshtet ujiten nga lumenjt. (Sure el-Bekare: 25)
Atje ka lumenj uji dhe lumenj qumështi. (Sure Muhammed: 15)
Ka ushqim të bollshëm.
(Sure Sad: 54; Sure Gafir: 40)
Mirësitë janë të pafundme.
(Sure el-Insan: 13; Sure el-Vakia: 33)
Atje ka fruta të ëmbla që merren lehtë. (Sure el-Vakia: 28, 29, 32; Sure en-Nebe’: 32; Sure el-Hakkah: 23; Sure err-Rrahman: 68; Sure el-Insan: 14)
Atje ka bukuri dhe mirësi të ndryshme. (Sure err-Rrahman: 48)
Atje ka stola në rradhë të zburuara me qëndisma të rralla.
(Sure err-Rrahman: 54)
Ka të rinj të dlirë që i shërbejnë njerëzve të kopshteve. (Sure et-Tur: 24)
Atje ka djem të rinisë së përhershme si perla të shpërndara. (Sure el-Insan: 19)
Ka një burim atje të bardhë si bora që i nuk i dëmton ata që e pijnë. (Sure el-Mutaffifin: 25, 26; Sure el-Insan: 5; Sure es-Saffat: 46-47; Sure el-Vakia: 19; Sure et-Tur:23 )
Rrobat janë prej mëndafshi të lehtë dhe qëndisma të bukura, të zbukuruara me ar, argjend dhe perla. (Sure el-Insan: 21; Sure el-Haxh: 23 )
Ushqimet dhe pijet shërbehen me pjata dhe kupa ari dhe argjendi. (Sure: ez-Zukhruf: 71; Sure el-Insan: 15-16)