Nje Musliman është një person i cili kupton që Allahu ka fuqi mbi të gjitha gjërat dhe se vdekja nuk është fundi por një kalim në vendqëndrimin real të njeriut ( bota e Pertejme). I njohur me këto fakte, ai e eviton me kujdes ndërtimin e jetës së tij "buzë greminës". Ai kthehet nga Allahu, duke e ditur se Ai është Zotëruesi i vërtetë dhe Krijuesi i jetës, vdekjes dhe asaj që vjen pas saj. Në këtë sistem të krijuar nga Allahu, ai kupton që pasuria, pozita shoqërore apo pamja e bukur nuk janë mjetet që e çojnë njeriun drejt suksesit; ato janë vetëm "raste" që ndodhin nën urdhërat e Allahut, që vlejnë vetëm për një periudhë të shkurtër kohe.
Një Musliman është i tillë sepse ai kërkon aprovimin e Allahut. Ky është dhe dallimi kryesor mes Muslimanëve dhe njerëzve të tjerë. Muslimanët e shohin fenë si një mënyrë për të fituar kënaqësinë e Allahut, kurse shumica e njerëzve e marrin këtë si një sistem bestytnish që zënë një pjesë të mirë të jetës së tyre.