logo
HARUN YAHYA

Vdekja Dhe Jeta Në Botën E Pastajme

Disa njerëz vdekjen e konsiderojnë si fund përfundimtar. Por e vërteta është se vdekja është vetëm një formë kaluese nga jeta e kësaj bote në botën e mëpastajme. Është sikurse një portë për jetën e përtejme.

Nga ana tjetër e kësaj porte, është jeta e botës së pastajme, dhe se a do të shpërblehemi me xhennet apo do të dënohemi me xhehennem varet krejtësisht nga besimi në njëshmërinë e Allahut dhe miratimin e Allahut për veprat dhe sjelljet tona në këtë botë.

Çocuklar

Vdekja është vetëm një fund për një kohë të caktuar. Ësht e njejtë me ramjen e zilës në shkollë kur tregohet se ka përfunduar provimi. Allahu n’a ka dhënë periudha të ndryshme për secilin njeri. Disa kanë 30 vjet, ndërsa disa tjerë gëzojnë jetë të gjatë deri në 100 e më tepër vjet. Ashtu siç Allahu ka përcaktuar datën e lindjes, që është fillimi i provimit tënd, Allahu vendos edhe për kohën se kur do të përfundojë kjo periudhë. Me fjalë tjera, vetëm Allahu e di se në çfarë moshe do të vdesësh.

Si duhet t’a konsiderojmë vdekjen?

Vdekja, që është fundi i periudhës së provimit për këtë botë, është burim i lumturisë dhe i kënaqësisë për besimtarin. A mundet dikush që të ndiej keqardhje për dikend që e ka kryer provimin me sukses, apo jo?

Pikëllimi për dikend që vdes është gati qesharake. Është e vërtetë që e humb dikend që e ke të afërm apo dikend që e do, por besimtari e di se vdekja nuk është ndarje e përhershme, dhe se ai që vdes vetëm ka kryer periudhën e vet të provimit. Ai e di se në botën e pastajme, Allahu do t’i bashkojë muslimanët që jetojnë sipas urdhërave të Tij dhe do t’i shpërblejë ata me xhennet. Në këtë rast, njerëzit në vend që të ndiejnë pikëllim, do të duhej që të ndihen shumë të lumtur. Allahu mund të n’a e merr shpirtin në çdo moment. Prandaj, ne duhet që të përpiqemi të fitojmë kënaqësinë e Allahut.

Si përfundim, mund të thuhet se vdekja nuk ësht një përfundim por është vetëm një derë që të kalohet në botën e pastajme. Jeta e mëpastajme është jeta e vërtetë dhe do të zgjas deri në amshim, kështuqë duhet që të përgaditemi për të. A mendon se njeriu që hyn në provim dëshiron që ky provim të zgjasë pambarim? Natyrisht se jo.

Ai dëshiron vetëm që të përgjigjet saktësisht pyetjeve dhe t’a lëshojë klasën. Në këtë botë, njeriu duhet që të përpiqet që të kalojë provimin, të fitojë kënaqësinë e Allahut dhe të shpërblehet me xhennet. Në këtë botë, synimi kryesor i njeriut duhet që të jetë dashuria ndaj Allahut dhe të fitohet kënaqësia e Tij. Kjo është kështu pasiqë, Zoti ynë, i Gjithë-Mëshirshëm, n’a do dhe n’a mbron në çdo çast. Një ajet kuranor, citon fjalët e njërit nga profetët:

“...Vërtet, Zoti im është përcjellës (ruajtës) i çdo sendi". (Hud:57)

Bota e pastajme

Allahu përshkruan natyrën e përkohshme të kësaj bote në shumë ajete kuranore dhe thekson se vendbanimi i vërtetë i njeriut është bota e pastajme. Njeriu i cili sprovohet në këtë botë një ditë do të merret nga vdekja dhe në këtë mënyrë do të fillojë jetën në botën e pastajme. Kjo jetë është e pafundme. Është jetë e amshueshme, ku shpirti i njeriut nuk do të zhduket. Allahu krijoi të mira të panumërta në këtë botë. Ai krijoi jetën në këtë botë për të parë se si do të sillemi dhe do t’i kthejmë këto të mira që ne i gëzojmë. Si shpërblim gjegjësisht dënim Allahu ka krijuar gjithashtu xhennetin dhe xhehennemin.

Allahu n’a informon se si njeriu do të shpaguhet në praninë e Tij në jetën e pastajme:

Kush vjen me një (punë) të mirë, ai (në ditën e gjykimit) shpërblehet dhjetë fish, e kush vjen me (vepër) të keqe, ai ndëshkohet vetëm për të. Atyre nuk u bëhet e padrejtë. (En’am: 160)

Allahu është shumë i mëshirshëm ndaj njerëzve. Ai i shpërblen ata me bujari. Por ata që meritojnë dënimin do të shpaguhen vetëm sa për veprat e tyre të liga. Allahu nuk i bën askujt të keqe. Njerëzit mund t’i treajtojnë njerëzit tjerë me padrejtësi. Në këtë botë, fajtori mund t’i mashtrojë tjerët, por në botën e pastajme nëse nuk beson në Allahun dhe njëshmërinë e Tij, sigurisht se Allahu do t’a dënojë, por nëse është musliman, Allahu atëherë mund t’a dënojë apo t’a falë. Allahu sheh dhe di çdogjë, dhe në këtë mënyrë shpaguan çdo vepër.

Xhenneti dhe xhehennemi (Parajsa dhe Ferri apo Kopshti dhe Zjarri)

Xhenneti dhe xhehennemi janë dy vende të ndara ku njerëzit do të kalojnë jetën e tyre pas vdekjes. Prapë Kur’ani n’a sjell informatë të saktë për këto vende.

Mund të kesh parë pamje të bukura apo në film ndonjë pejsazh të mahnitshëm. Këto janë vende në të cilat do të dëshirojë të jetoje përgjithmonë. Xhenneti është pakrahasueshëm edhe më i bukur se sa këto vende. Edhe ushqimin që do t’a shijojnë besimtarët është shumë më e shijshme sesa ushqimi në këtë botë.

Allahu, Krijuesi i të gjitha bukurive në botë, n’a informon se Ai ka krijuar bukuri edhe më të mrekullueshme në xhennet për besimtarët e sinqertë.

Telashet e kësaj bote n’a bëjnë të kuptojmë më mirë bukurinë e xhennetit

Ne përjetojmë shqetësime të ndryshme në këtë botë. Sëmuremi, mund të thejmë ndonjë dorë apo këmbë, n’a vie të ftohtë apo të nxehtë, n’a dhemb barku, lëkura n’a dëmtohet, etj. Shiko në fotot e prindërve tuaj kur kanë qenë të rinj dhe shiko tani fytyrat e tyre. Do të vëresh shumë lehtë ndryshimin. Allahu veçanarisht ka krijuar dobësi të tillë për njeriun në këtë botë.

Asnjëra nga këto nuk ekzistojnë në botën e mëpastajmesi të lamërohet dobësia, ne do të dijmë t’a çmojmë më tepër vlerën e xhennetit. Fitimi i xhennetit zhduk të gjitha telashet. Vetëm mendo për të gjitha pakënaqësitë e kësaj bote... Asnjëra prej tyre nuk ekziston në botën e pastajme.

Köpek yavrusu

Xhenneti është i zbukuruar me të mira ashtuqë njeriu t’i gëzojë ato. Gjërat më të mira që ne mund t’i hamë dhe pimë në këtë botë e ka shembullin e vet por të përsosur në xhennet. Njeriu kurrë nuk ndien të ftohtë apo të nxehtë në xhennet. Ai kurrë nuk sëmuret, frikohet, hidhërohet apo plaket. Nuk mund të gjesh as një njeri të sëmurë atje. Kjo është kështu pasiqë njerëzit e ligë, ata që nuk kanë besuar Allahun dhe e kanë mohuar Atë, gjenden në xhehennem, hidhërohen, bërtasin apo lëndojnë të tjerët.

Të gjithë njerëzit e mirë që me të vëretë kanë besuar në njëshmërinë e Allahut dhe sjellën ashtuqë të fitojnë kënaqësinë e Allahut , të tillët meritojnë xhennetin dhe do të jenë atje, duke jetuar si miqë përgjithmonë.

Nga Kur’ani mësojmë se gjëra të mrekullueshme ekzistojnë në xhennet: shtëpi madhështore, kopshte me hije dhe lumenj të rrjedhshëm që shtojnë kënaqësinë e njerëzve në xhennet. Në të vërtetë, çfarë paraqitëm më lartë është vërtetë e pamjaftueshme që të përshkruhen të gjitha të mirat e xhennetit. Bukuria e xhennetit është më e largët se imagjinata jonë. Në Kur’an, Allahu n’a njofton se në xhennet, njeriu do të fitojë më shumë sesa që ai pret. Paramendo se dëshiron të kesh diçka apo të shkosh ndokund. Me vullnetin e Allahut, do t’i kesh për një çast të vetëm. Në një ajet Allahu thotë kështu:

Çiçekler

... ku do të keni atë që dëshironi dhe gjithçka kërkoni. (Fussilet: 39)

Disa nga ajetet në Kur’an që tregojnë bukurinë e xhennetit janë:

Shembulli i Xhennetit, i cili u është premtuar atyre që janë ruajtur (të devotshëm) në të cilin ka lumenj me ujë për pije, lumenj mga qumështi me shije të paprishur, lumenj nga vera e shijshme për njerëz, lumenj nga mjalti i kulluar, ata kanë aty edhe gjithfarë lloj pemësh, kanë edhe falje nga Zoti i tyre (a është i njejtë) a si ai që është përgjithmonë në zjarr dhe u shuhet etja me ujë të valë që ua copëton zorrët e tyre? (Muhammed:15)

E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, atyre do t'u bëjmë vend të lartë në Xhennet në të cilin rrjedhin lumenj, aty janë përgjithmonë; sa i mirë është shpërblimi për ata që vepruan. (Ankebut:58)

Xhennetet e Adnit janë që do të hyjnë në to, aty do të stollisen me rrethdorëza nga ari e margaritari, e petkat e tyre janë të mëndafshta. (Fatir: 33)

Ata të Xhennetit tash janë të angazhuar me kënaqësi. Ata dhe shoqet e tyre janë nën hijet të mbështetur në kolltukë. Aty kanë pemë dhe çka të duan. (Ja Sin: 55-57)

Janë nën drunj të pemëve pa therra (pa gjemba). Të bananeve me fruta palë-palë. Nën hije të përhershme. Pranë ujit rrjedhës. Edhe ndër pemë shumë llojesh. Që as nuk ndërprehen, as nuk janë të ndaluara. Edhe shtretër të lartë (ose gra të larta). (Wakia: 28-34)

Allahu gjithashtu n’a informon se njerëzit që meritojnë xhennetin do të qëndrojnë aty përgjithmonë:

Çiçekler

Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, e Ne as që obligojmë ndoken çka nuk ka mundësi (të veprojë), të tillët janë banues të Xhennetit dhe në të janë përgjithmonë. (A’raf: 42)

Në esencë, besimtari gëzohet kur fiton kënaqësinë e Allahut. Duke e ditur dhe ndier këtë është kënaqësia më e madhe që dikush mundet me e pasë në këtë botë.

Dënimi në xhehennem do të zgjasë deri në amshim

Njerëzit që kundërshtojnë Allahun dhe refuzojnë të pranojnë ekzistencën e Tij gjithashtu do të shpaguhen për atë që kanë punuar. Ata nuk pranuan Allahun apo nuk kanë besuar se Ai është Një i Cili krijoi çdogjë, dhe ata shfaqën arrogancë, nuk manifestuan aktet e adhurimit që është pritur nga ata dhe në këtë mënyrë kanë kundërshtuar në këtë botë. Si kundërpërgjegje për këtë, ata do të dënohen në xhehennem.

Disa njerëz kryejnë krime të ndryshme në këtë botë. Në situatat kur nuk i sheh askush, ata mund të mbesin të padënuar. Por këta njerëz nuk dijnë se Allahu i ka parë ata çdo moment, dhe se Ai i di edhe mendimet e tyre të fshehura.

Çdokush do të shpaguhet për veprat e tyre të mira dhe të liga të bëra. Allahu ka drejtësi të pakufishme, dhe në ajetet kuranore Ai jep lajme të mira se bile bile edhe veprat më të vogla të mira do të shpërblehen me bollëk. Pa marrë parasysh, Allahu kërcnon njerëzit që nuk e besojnë Atë, që nuk punojnë në pajtueshmëri me urdhërat e cekura në Kur’an dhe mendojnë se nuk ka jetë pas vdekjes.

Xhehennemi është pagesë për fajtorët dhe ata që kanë bërë punë të liga duke kundërshtuar Allahun. Allahu shpjegon gjendjen e këtyre njerëzve në Kur’an kështu:

Ata që fenë e tyre e morrën tallje e lojë dhe të cilët i mashtroi jeta e dynjasë. Sot, pra, Ne i harrojmë ata sikurse e patën harruar takimin e kësaj dite të tyre dhe, sikurse i refuzonin argumentet Tona!" (A’raf: 51)

Në xhehennem një dënim i dhimbshëm, që nuk krahasohet me asnjë dhimbje të kësaj bote, i pret të gjithë njerëzit e xhehennemit. Xhehennemi është vend i mbushur me frikë, dhimbje, dëshprim dhe vuajtje. Njerëzit e xhehennemit i luten Allahut dhe kërkojë që të largohen nga aty. Por kur të hysh në xhehennem, është shumë vonë për pendim. Përmendëm më parë pendimin e faraonit. Allahu i jep mundësi njeriut deri në çastin e vdekjes. Si të vdes dhe fillon jetën e tij të ardhshme, sido që të jetë, pendimi nuk do të ketë më vlerë.

Ceylan yavrusu

Njerëzit e xhehennemit jetojnë deri në amshim një jetë më të keqe se kafshët. I vetmi ushqim që ata kanë janë frutet e gjembave të hidhur të drurit të quajtur Zakum. Pirja e tyre është gjaku dhe qelbi. Me lëkurë të çarë, me mish të djegur, dhe me gjakun e shpërndarë në të gjitha anët, ata jetojnë një jetë mizore. Me duar të lidhura për qafe, hedhen në mes të zjarrit. Përveç kësaj, kjo jetë zgjatë deri në amshim.

Shumë njerëz besojnë se xhehennemi është një vend i përkohshëm, se pasi që të dënohen për veprat e bëra të liga, ata do të dërgohen në xhennet. Gjykimi për këto gjëra i përket Allahut, i Cili n’a tregon këtë gjë në Kur’an:

Thuaj: "O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!" (Zumer: 53)

Është e rëndësishme për një njeri të dij për gabimet e veta dhe që të kërkojë nga Allahu falje për to ashtuqë t’i shmanget pendimit të amshueshëm në jetën e pastajme, dhe të shpëtojë vetveten nga vuajtja e padurueshme në xhehennem.

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Hyrja
  • Të Gjithë Ne Jemi Krijesa Të Allahut
  • Allahu Dërgoi (Profetët) Dhe Librat
  • Mrekullitë E Kuranit
  • Çfarë Karakteri Dëshiron Allahu Që Të Kemi Ne?
  • Adhuroje Allahun
  • Vdekja Dhe Jeta Në Botën E Pastajme
  • Përfundim