logo
HARUN YAHYA

Të Gjithë Ne Jemi Krijesa Të Allahut

Shpesh keni dëgjuar dikend duke e përmendur “Allahun”. Ata zakonisht e thonë në formë të fjalive si: “Insha’Allah” apo “Nëse do Allahu”, “Allahu të mëshiroftë”, “Allahu të ruajtë”, etj.

Këto janë thënie përdoren kur dikush e përkujton Allahun, i lutet Allahut apo e madhëron Allahun.

Për shembull, ”Allahu të ruajtë” shpreh faktin se Allahu ka fuqi të paskajshme mbi ty dhe çdo qenie të gjallë apo të jogjallë përreth teje. Allahu është Ai i Cili mund të të shpëtojë, ty, nënën tënde, babain si dhe shokët tua nga e keqja. Për këtë shkak, kjo thënie shpesh përdoret kur përmendet ndonjë fatkeqësi natyrore apo ndonjë ndodhi e papëlqyer. Mendo vetëm për një çast: A mundet nëna apo babai yt apo kushdo tjetër që ti e njeh t’a parandalojë një fatkeqësi natyrore, për shembull, nga vërshimi? Sigurisht se nuk munden, pasi Allahu bën që këto gjëra të ndodhin, dhe në të njejtën mënyrë, vetëm Ai mund t’i parandalojë.

mountain_view

Fjala “Insha’Allah” dmth., “Nëse Allahu dëshiron”. Kështuqë, kur të themi që do të bëjmë apo s’do të bëjmë diçka, është me rëndësi që të themi, “Insh’Allah”. Për shkak se vetëm Allahu e di të ardhmen dhe në këtë mënyrë e krijon ashtu siç dëshiron Ai. Asgjë nuk ndodhë pa dëshirën e Tij.

Kur ndonjëri nga shokët tanë, për shembull, thonë, “Nesër sigurisht do të shkoj në shkollë”, ai apo ajo bën një gabim shumë të madh, pasi nuk e dimë se çfarë është dëshira e Allahut që të bëj ai apo ajo në të ardhmen. Ndoshta të nesërmen ai apo ajo do të sëmuren dhe nuk do të jenë në gjendje të shkojnë fare në shkollë, apo ndonjë kohë e ligë apo kusht tjetër do të bëjnë që të mos mbahet mësimi fare.

Për këtë arsye thomi “Insh’Allah” për të shprehur synimet tona për të ardhmen, dhe kështu pranojmë se Allahu i di të gjitha, dhe se çfarëdo që ndodh është vetëm nga Vullneti i Tij dhe kurrë nuk do të mund të dijmë më shumë se ata që n’a mëson Allahu. Në këtë mënyrë, duhet që të shfaqim respektin e duhur Zotit tanë, i Cili posedon fuqi dhe dijeni të paskajshme.

Në ajetet kuranore, Allahu n’a mëson se si të themi “Insh’Allah” (Nëse Allahu dëshiron):

Dhe mos thuaj kurrsesi për ndonjë çështje: "Unë do të bëj këtë nesër!" Vetëm (nëse i shton): "Në dashtë All-llahu!" E kur të harrosh, përmende Zotin tënd dhe thuaj: "Shpresohet se Zoti im do të më japë udhëzim edhe më të afërt prej këtij". (Kehf: 23-24)

Ndoshta nuk di shumë për këto gjëra, por nuk është edhe aq e rëndësishme. Në mënyrë që t’a njohësh Allahun, duhet vetëm që të shikosh përreth dhe të mendosh.

Çdo vend është i mbushur me bukuri dhe kështu shfaqen veçoritë e Allahut dhe fuqia e Tij e paskajshme. Mund të mendosh për një lepurosh të bardhë e të bukur, fytyrate qeshura të delfinëve, ngjyrat madhështore të krihëve të fluturës apo detin e kaltër, pyjet e gjelbra, lule të ndryshme si dhe bukuri të panumërta nëpër botë. Allahu është Ai i Cili krijoi tëra këto. Allahu ka krijuar tërë gjithësinë që ti e sheh- botën dhe krijesat në të – nga hiçgjëja. Prandaj, duke shikuar në bukuritë që Ai krojon, mund të vëresh fuqinë e Tij të pakufishme.

Është fakt se, vetë qenia jonë tregon për ekzistencën e Allahut. Pra, le të mendojmë në fillim për qenien tonë dhe si na ka krijuar Allahu në mënyrë kaq të përsosur.

dolphins_butterflies

Ekzistenca E Njeriut

A ke menduar ndonjëherë se si ka lindur njeriu? Sigurisht do të thoje, “Çdokush ka nënë dhe baba.” Por përgjegjia është e pamjaftueshme. Megjithatë, kjo nuk shpjegon se se si nëna dhe babai i parë është lindur, dmth., njeriu i parë. Sipas të gjitha gjasave ke dëgjuar disa tregime në lidhje me këtë temë në shkollë apo njerëzve përreth teje. Sidoqoftë, e vetmja përgjegjie e saktë është se Allahu është Ai i Cili të ka krijuar. Do të ndalemi në këtë temë që t’a diskutojmë në detale në kapitujt e ardhshëm. Sa për tani, ekziston një gjë që duhet ditur; qenia e parë njerëzore që u shfaq mbi tokë ishte profeti Adem, paqja qoftë mbi të. Të gjithë njerëzit tjerë kanë prejardhjen nga ai.

Ademi, paqja qoftë mbi të, ishte, krejtësisht si ne, një njeri që ecte, fliste, falej dhe adhuronte Allahun. Allahu së pari e krijoi atë e pastaj edhe gruan e tij. Pastaj fëmijët e tyre u shpërndanë nëpër gjithë botën. Kurrë mos harro se Allahut i nevojitet vetëm një urdhër ta jap, dhe të krijoj. Kur Ai dëshiron që diçka të jetë, Ai jep urdhrin “Bëhu!” dhe ajo bëhet. Ai ka fuqi të mjaftueshme që të bëj çdo gjë. Për shembull, Ai e krijoi Ademin nga balta. Kjo gjë është shumë e lehtë për Allahun.

Megjithatë, kurrë mos harro se ekzistojnë edhe njerëz që e mohojnë ekzistencën e Allahut. Këta njerëz japin përgjegjie tjetër pyetjes se si është krijuar njeriu. Ata nuk e kërkojnë të vërtetën.

Çizgi filmler

Nëse djali në vizatim do t'ju thoshte: “Piktura ime u vizatua duke përhapur bojën mbi letër krejt rastësisht”, kjo do t'ju tingëllonte shumë e çuditshme, sepse ne e dimë se duhet të ketë patjetër një artist i cili ta vizatojë atë. Po ashtu, edhe një njeri do të na dukej pa mend nëse ai nuk e pranon faktin që Allahu e krijoi atë.

Nëse një personazh nga filmi i vizatur thotë, “Unë u krijova atëherë kur ngjyra u shpërnda në letër rastësisht. Ngjyrat u formuan me shpërndarjen e tyre. Kjo do të thotë, se nuk ka nevojë askush që të më vizatojë dhe të më jap formën. Unë mund të lind vetvetiu, nga rasti,” sigurisht se nuk do t’a merrnit seriozisht. E di se vijat, ngjyrat dhe lëvizjet e përkryera në filmin vizatimor nuk mund të formohen me hedhjen e ngjyrës andej-këndej, pa destinacion të caktuar, pasi që me derdhjen e ngjyrës vetëm mund të bëhet rrëmujë; ajo kurrë nuk mund të formojë vizatim të bukur nga vijat e rregullta. Që diçka të bëhet me kuptim dhe me qëllim, dikush duhet t’a medojë, dizajnojë dhe vizatojë.

Për të kuptuar të tërën, nuk ka nevojë që t’a shohësh artistin dhe vizatuesin. Automatikisht e kupton se vizatuesi i ka dhënë karakterit tiparet e tij, formën dhe ngjyrat, dhe aftësi për të folur, ecur apo kërcyer. Pas këtij shembulli, mendo seriozisht për këtë çështje në vazhdim: dikush që nuk e pranon Allahun si krijues të tij është gënjeshtar, sikurse karakteri i filmit të vizatuar. Tani të supozojmë se personi i tillë mund të n’a drejtohet. Të shohim se si ky njeri përpiqet që të shpjegoj se si ai dhe të tjerët janë lindur:

“Unë, nëna ime, babai, prindërit e tyre dhe stërgjyshërit e parë që nga koha e lashtë erdhën në këtë botë nga rasti. Rastësia n’a krijoi trupin tonë, sytë, veshët dhe të gjitha organet.” Fjalët e këtij njeriu që mohon se Allahu e ka krijuar, janë shumë të ngjajshme me atë personazhin e filmit vizatimor. Ndryshimi qëndron në atë se personazhi është i krijuar nga vijat dhe ngjyrat në letër. Ai që i shqipton këto fjalë, në anën tjetër, është njeri i përbërë nga qelizat. Por a bën kjo ndonjë dallim? A nuk është ky njeri një organizëm shumë kompleks më i përsosur sesa personazhi nga filmi i vizatuar? A nuk ka më shumë organe? Me fjaë të tjera, nëse është e pamundur që personazhi i filmit të vizatuar të krijohet nga rastësia, atëherë është edhe më e pamundur që ky njeri të krijohet nga rastësia. Tani, t’a pyesim një pyetje këtë njeri:

“Ti ke një trup të mrekulueshëm që funksionon në mënyrë të përsosur. Duart e tuaja mund të mbajnë objekte të ndieshëm- më mirë sesa makinat më të zhvilluara. Mund të vraposh me këmbët tuaja. Ke një shikim të përsosur, më të mprehtë se kamerat të kualitetit më të lartë. Veshët tuaj kurrë nuk ndiejnë ushtimë. Asnjë aparat hi-fi i ndieshëm nuk mund të prodhojë zë më të qartë. Shumë organe për të cilat as nuk je i vetëdijshëm punojnë së bashku për të të mbajtur gjallë. Për shembull, edhepse nuk ke kontroll mbi funksionimin e zemrës, veshkëve apo mëlqisë, ato punojnë vazhdimisht perfekt. Sot, me qindra shkenctarë dhe inxhinierë punojnë zellshëm në mënyrë që të dizajnojnë makina të ngajshme me këto organe. Sidoqoftë, përpjekjet e tyre janë të kota. Me fjalë të tjera, ti je një krijesë e përsosur, shembullin e të cilit nuk mund të fabrikohet nga njeriu. Si e quan ti krejt këtë gjë?

Njeriu i cili e mohon se Allahu ka krijuar të gjitha gjërat sigurisht se do të thoshte: “Unë gjithashtu di se kemi trup të përkryer dhe organe të përsosura. Por unë besoj në këtë: atomet e jogjalla dhe të pavetëdijshme bashkohen dhe formojnë organet dhe trupin tonë.”

Çizgi filmler

Piktori ka vizatuar gjithë tiparet e personazheve të filmit vizatimor, format e tyre , ngjyrat, si dhe aftësitë e tyre si: të ecurit, të vrapuarit apo kërcimi.

Pa dyshim do të vëresh se këto fjalë janë të paarsyeshme dhe të çuditshme. Pa marrë parasysh moshën dhe profesionin, ai që i shpreh këto pohime sigurisht nuk mendon arsyeshëm dhe ka ide të gabuara. Për çudi, dikush has në njerëz që besojnë ende në gjëra të tilla joracionale. Pasiqë edhe makina më e thjeshtë e ka dizajnerin e vet, sistemi kompleks i njeriut nuk mund të ketë lindur rastësisht. Nuk ka dyshim se Allahu e krijoi njeriun e parë. Allahu gjithashtu ka krijuar sistemin e brendshëm të njeriut ashtuqë të shumohet si dhe paraqitjen e gjeneratave të ardhshme. Allahu siguroi njerëzimin se do të jetojë me ndihmën e një programi të vendosur në qelizë. Ne gjithashtu krijohemi duke iu falenderuar këtij programi të krijuar nga Allahu, dhe vazhdon të rritet sipas këtij programi. Pas asaj çfarë lexuat në lidhje me këtë temë, në vazhdim do të keni mundësi që të kuptoni më mirë faktin që Allahu, Krijuesi ynë, ka fuqi dhe mençuri të paskajshme.

Viele Organe, die Sie gar nicht kennen, arbeiten zusammen, damit Sie am Leben bleiben. Obwohl Sie zum Beispiel nicht die geringste Kontrolle über das Funktionieren Ihres Herzens, Ihrer Nieren oder Ihrer Leber haben, arbeiten sie ständig fehlerlos. Heutzutage arbeiten hunderte von Wissenschaftlern und Ingeneuren energisch daran, Maschinen, die diesen Organen ähnlich sind, zu entwerfen. Allerdings haben ihre Bemühungen nichts erreicht. Das heißt, Sie sind ein fehlerloses Geschöpf, eines, das nicht vom Menschen erzeugt werden kann. Was sagen Sie dazu?"

Edhe organet artificiale të robotit të ndërtuar me një teknologji të lartë mbeten mjaft të ngurta dhe primitive krahasuar me organet e trupit të njeriut. Allahu e krijoi njeriun në formë të përsosur dhe çdo detaj në trupin tonë e manifeston këtë përsosmëri.

meyveler

Sytë tanë shohin më mirë se sa kamera më e ndjeshme, veshët tanë mund të dëgjojnë më qartë se mikrofoni më i mirë dhe sistemi stereofonik më i fundit. Nuk ka asnjë dyshim se, cilësitë e shkëlqyera të trupit tonë nuk kanë ardhur në jetë spontanisht. Ashtu si me të gjithë sistemet e përsosura në trupin tonë, është Zoti ynë Ai që i krijoi ato.

Programi i përsosur në trupin e njeriut

Në faqën e kaluar, përmendëm një program të përsosur që Allahu e ka vendosur në trupin e njeriut. Duke iu falenderuar këtij programi, çdo njeri ka sy, veshë, duar dhe dhëmbë. Prapë, duke iu falenderuar këtij programi, përkundër disa ndryshimeve në pamjen e tyre, të gjithë njerëzit logjikisht duken të jenë të njejtë. Për shembull, kinezët dhe japonezët në përgjithësi ngjajnë njeri me tjetrin, gjithashtu edhe afrikanët kanë ngjyrën e vet tipike të lëkurës, karakteristikat e fytyrës, si dhe veçoritë specifike të gojës dhe syve.

Çizgi filmler

Megjithë dallimet sipërfaqësore midis racave, të gjithë kanë tipare të njëjta kryesore dhe të pandryshueshme si: goja, hunda, sytë dhe veshët. Për shkak të programimeve të ndryshme që Allahu ka vendosur në trupin tonë, ne të gjithë kemi karakteristika kryesore të njëjta, ndonëse mund të dukemi në pamje të parë të ndryshëm.

Tani të shpjegojmë se si duket ky program me një shembull: duhet që të kesh ndonjë njohuri se si punojnë kompjutorët. Kompjutori dizajnohet nga eksperti. Ekspertët në fabrikat speciale me ndihmën e teknologjive të avansuara gjithashtu prodhojnë komponente përbërëse plotësuese si mikroprocesorin, monitorin, tastaturën, CD-në, altoparlantat etj. Tani, keni makinën që është e aftë që të punojë operacione shumë komplekse. Mund të luash lojra apo të shkruash çfarë të duash. Por, që të bëhet e tërë kjo, nevojiten “programet”. Pa këto programe, që përgaditen nga ekspertët, kompjuteri nuk është në gjendje që të punojë.

Përveç kësaj, e dimë se nuk është çdo program “kompatibil” apo në pajtueshmëri me çdo lloj kompjutori, që dmth., se programuesi duhet do të ketë njohuri se kompjutori dhe programi duhet të jenë në pajtueshmëri apo të jenë kompatibil. Siç kemi parë, dikujt i nevojitet një makinë dhe një program i përshtatshëm që të operojë një kompjutor. Por më rëndësi është, se nëse askush nuk e ka dizajnuar apo prodhuar këto gjëra, prapë komojutori nuk do të mund të punonte. Edhe trupi i njeriut është i ngjajshëm me kompjutorin. Siç thamë edhe më herët, ekziston një program në qelizat tona që bën të mundur ekzistencën tonë. Tani shtrohet pyetja, si është fituar ky program? Përgjegja është e qartë: Allahu, i Plotëfuqishëm, që krijon çdo njeri. Allahu është Ai që ka krijuar trupin tonë si dhe programin që e formojnë atë. Por mos keqkupto. Nga një pikëpamje tjetër, është e pamundur që të krahasohet trupi i njeriut me një kompjutor. Trupi ynë janë paskajmërisht më superior sesa kompjutori më kompleks. Vetëm truri ynë, për shembull, është shumë më kompleks sesa një kompjutor. Tani të shohim se si lind një foshnjë: në fillim, ekziston vetëm një copëz mishi në barkun e nënës. Gjatë kalimit të kohës, kjo copëz mishi zgjërohet dhe merr formë.

Çizgi filmler

Me qëllim që të punojë një kompjuter duhet programi. Po ashtu, edhe një njeri jeton falë një informacioni të ngjashëm me programin e kompjuterit, të cilin Allahu e ka vendosur në gjenet tona.

Lartësia jote, ngjyra e syve tu, vetullat tuaja, forma e duarve të tuaja dhe qindra karakteristika tjera të gjitha të paracaktuar që nga çasti i parë i lindjes. Krejt kjo informatë është e grumbulluar në atë program inicial nga Allahu në qelizat tuaja. Ky program është aq i përkryer dhe i detajizuar saqë shkenctarët vetëm kohëve të fundit pak e kanë kuptuar se si funksionon.

Çizgi filmler

Trupi ynë ka një sistem shumë më të ndërlikuar se sa një kompjuter. Por, asnjeri nuk pretendon se një kompjuter është ndërtuar rastësisht, megjithatë disa njerëz pretendojnë se trupi ynë i kanë fituar këto cilësi rastësisht.

vücutNë pajtim me programin që Allahu e ka vendosur në trupin tonë, ne gradualisht rritemi. Për këtë arsye rritja e trupit tonë nuk n’a duket diçka e çuditshme. Nevojiten vite të tëra që të rritemi. Do të n’a dukej çudi nëse ky program do të funksiononte më shpejt. Pamja e një foshnje të posalindur befas do të shëndërrohej në një plak para syve tonë do të ishte shumë habitëse.

meyveler

Ngjyra e syve tanë apo gjatësia që do të kemi kur të rritemi mund të njihen qysh në mitrën e nënës. Kockat, muskujt, koka, sytë dhe veshët fillojnë të krijohen pikërisht në vendin dhe në rendin e duhur. Asnjë nga organet tona nuk bën asnjë gabim dhe asnjëri nuk ia ze vendin tjetrit.

kum saati

Ne rritemi gradualisht në përputhje me programin që Allahu ka vendosur në trupin tonë. Pamja e një foshnje të porsalindur, që shndërrohet befas në një plak para syve tanë, do të ishte shumë tronditëse.

Si krijohen gjërat tjera të gjalla?

Njerëzit nuk janë me çdo kusht të vetmet krijesa që ekzistojnë mbi tokë. Ekzistojnë edhe mijëra qenie tjera të gjalla, që disa i njohim e disa jo. Disa nga to gjenden përreth teje; dhe mund t’i shohësh çdokund. Disa prej tyre, megjithatë, janë aq larg sa vetëm nëse ke rast mund të shihen në libra apo në emisone televizive. Por një shikim më i afërt në këto qenie tregon se të gjitha e kanë një veti të përbashkët. A mund t’ia qëllosh se për cilën veti është fjala? Mund t’a quajmë si “kompatibilitet” apo pajtueshmëri. Tani t’i numërojmë cilat qenie të gjalla janë në pajtueshmëri. Ato mund të jenë në pajtueshmëri me:

- Ambientin në të cilin jetojnë,
- Qeniet tjera me të cilat bashkëjetojnë,
- Elementet që mbajnë baraspeshën në natyrë,
- Faktorët që sigurojnë dobi për njerëzit.

Anemon balığı

Allahu e ka krijuar çdo gjallesë në një ambient në të cilin ajo mund të mbijetojë. Kështu, peshqit mund të marrin frymë nën ujë, zogjtë mund të fluturojnë në qiell dhe gjitarët mund të jetojnë mbi tokë.

Para se të lëshohemi në këtë temë, t’a marrim një shembull ashtuqë të shpjegojmë domethënien e fjalës “pajtueshmëri”. Paramendo prizat dhe spinat në shtëpinë tuaj. Ato janë shumë në përputhshmëri apo pajtueshmëri. Por si mund t’a shpjegosh se ato janënë pajtushmëri të përsosur në mes veti? Për arsye se ekzistojnë vrimat në priza ku majat e spinës hyjnë në to. A t’a merr mendja se ky shpjegim është i mjaftueshëm? Gjerësia e majave të spinës janë të barabarta me gjerësinë e vrimave të prizës. Nëse nuk do të ishte ashtu, spina kurrë nuk do të hynte në prizë. Largësia në mes të majave të spinës dhe largësia mes vrimave të prizës janë gjithashtu të njejta. Nëse nuk do të ishin të njejta, gjithashtu spina kurrë nuk do të hynte në prizë.

Sidoqoftë, vetëm këto veti nuk janë të mjaftueshme që të vendoset një kompatibilitet ose përputhshmëri apo pajtueshmëri mes prizës dhe spinës. Nëse spina do të ishte shumë e gjatë, prapë do të kishte mungesë në aspekt të kompatibilitetit. Nëse majat e spinës nuk do të ishin metalike, ato nuk do të mund t’a përçonin rrymën elektrike. Nëse spina nuk do të ishte e mbështjellur me material plastik, çdoherë ryma do të n’a godiste. Siç mund të shihet, mungesa e kompatibilitetit bile edhe në një aparat shumë të thjeshtë e bën aparatin apo mjetin të papërdorshëm. Kjo dmth., se i njejti person e ka punuar edhe prizën edhe spinën. Dhe ai i ka punuar që të jenë kompatibil me njëra tjetrën. Ai i ka bërë ato funksionale. Është fort e pabesueshme që metali dhe plastika të bashkohen vetë rastësisht dhe se janë punuar ndarazi dhe pavarur ndaj njëri tjetrit, pasiqë në kësi rasti kurrë nuk do të mund të gjesh një prizë dhe një spinë që janë kompatibile mes veti.

Bal arıları

Bletët mbartin polenin e luleve dhe e çojnë atë nga një lule në tjetrën. Ky është procesi që bën të mundur riprodhimin e luleve. Ngjashëm, peshqit pastrues pastrojnë peshqit e tjerë.

Kompatibiliteti mes qenieve të gjalla është bile edhe më i komplikuar sesa kompatibiliteti mes prizës dhe spinës, pasi qeniet e gjalla përmbajnë me mijëra sisteme komplekse dhe organe që duhet të bashkëjetojnë në harmoni dhe të punojnë së bashku në mënyrë të përsosur. Çdo përpjekje për të përshkruar këto sisteme një nga një do t’a mbushte një biblotekë prej qindra librash. Prandaj, në faqet në vazhdim do të ndalemi në këto veti të përsosura të qenieve të gjalla që i ka krijuar Allahu:

- Qeniet e gjalla janë kompatibile me rrethin në të cilin jetojnë

Çdo qenie e gjallë, mbi tokë apo në ajër, është në mënyrë të përsosur kompatibile me vendbanimin e tij. Kështu janë të krijuara. Sisteme të ndryshme të përsosura sigurojnë ushqimin, mbrojtjen dhe shumimin e qenieve të gjalla. Kjo do të thotë, se çdo qenie e gjallë është e dizajnuar në mënyrë të veçantë në pajtueshmëri me rrethin ku jeton.

Organet dhe mënyra e jetës se qenieve të gjalla janë të gjitha kompatibile me kushtet në rrethin e tyre. Për shembull, zogjtë kanë krahë të përsosur për të fluturuar në qiell. Peshqit kanë verza të posaçme me të cilat marrin frymë në ujë. Nëse do të kishin mushkëri si të tonat, ata do të përmbyteshin në ujë.

Bal arıları

Në krijimin e qenieve të gjalla në natyrë ka ekuilibër. Në sajë të këtij ekuilibri të përsosur, ato mund të mbijetojnë si lloje me miliona vjet.

- Qeniet e gjalla janë kompatibile me qeniet tjera të gjalla me të cilat bashkëjetojnë

Disa zogjë dhe insekte ndihmojnë në shumimin e bimëve. Kjo do të thotë se, edhepse janë të pavetëdijshme për këtë, ata ndihmojnë në rritjen e bimëve. Për shembull, derisa bleta shkon nga një lule në tjetrën merr me vetet polenin. Duke iu falenderuar këtij procesi, bimët mund të shumohen. Në disa raste, kafshët kryejnë veprime që janë të dobishme për kafshët tjera. Pasrtimi i peshkut, për shembull, pastron mikro-organizmat nga lëkura e peshkut të madh dhe në këtë mënyrë siguron bazën për jetë të tyre më të shëndoshë. Kjo është një formë tjetër e kompatibilitetit.

- Qeniet e gjalla janë kompatibile me elementet që sigurojnë baraspeshën në natyrë

Asnjë qenie e gjallë, përveç njeriut, nuk e çrregullon baraspeshën në natyrë. Çka më tepër, ato janë krijuar me veti që të mbajnë këtë baraspeshë. Sidoqoftë, baraspesha në tokë gjithmonë është e ndieshme nga sjellja injorante e njeriut. Për shembull, nëse njeriu gjuan ndonjë lloj përtej kufirit të arsyeshëm, ai lloj do të zhduket. Zhdukja e atij lloji shkakton rritjen të madhe në numër të presë së tij, çka me kohë do të ven në rrezik jetën e njerëzve e bile edhe vetë natyrës. Prandaj, ekziston një drejpeshim i lindur në krijimin e qenieve të gjalla; ato janë tërësisht kompatibile me baraspeshën e natyrës, por vetëm njeriu ka mundësi dhe potencial që të shkatërrojë këtë baraspeshë të ndieshme.

Bal arıları

Ne kemi nevojë çdo ditë për ushqime si: mishin, qumështin, vezët, mishin e pulës, mjaltin, perimet dhe frutat. Edhe shumë burime të tjera ushqimi janë mirësi të cilat Allahu i krijoi për ne, në mënyrë që ne ta falenderojmë.

- Qeniet e gjalla janë kompatibile me faktorët që sjellin dobi njerëzve

Për shembull, paramendo se sa i mirë ësht mjalti për ty. Ku e dijnë bletët që ty të nevojitet ky lloj ushqimi, dhe si e prodhojnë ato mjaltin? A mundet pula, lopa apo delja që të dijnë për nevojat ushqimore të njerëzve dhe prodhojnë lëndë ushqyese për t’i plotësuar këto nevoja? Natyrisht se jo.

Kjo harmoni e pabesueshme mes qenieve të gjalla është shumë e qartë se i ka krijuar një Krijues i vetëm. Është kështu duke iu falenderuar krijimit të përsosur të Allahut që mbajnë këtë baraspeshë në botë.

Krijimi i gjithësisë

Deri më tani kemi shpjeguar krijimin e qenieve të gjalla nga Allahu. Tani, është koha që të shqyrtojmë në tërësi universin. Allahu gjithashtu krijoi gjithësinë në të cilën ti, toka, dielli, sistemi diellor, planetet, yjet, galaksitë dhe çdo gjë që ekziston.

Bal arıları

Çdo njeri pajtohet me mendimin se qyteti modern dhe mjaft i zhvilluar në këtë pikturë nuk mund të jetë krijuar rastësisht dhe se ai është projektuar dhe ndërtuar nga arkitektë ekspertë, inxhinierë dhe muratorë. Asnjë njeri nuk do të mendonte ndryshe.

Sidoqoftë, sikurse edhe ata që e kundërshtojnë faktin e krijimit të qenieve të gjalla, ka edhe asi njerëz që mohojnë faktin se gjithësia është krijuar. Këta njerëz pohojnë se universi është lindur spontanisht. Përveç kësaj, ata sugjerojnë se universi ka ekzistuar gjithmonë. Sidoqoftë, ata kurrë nuk kanë sjellur ndonjë shpjegim për këtë pohim të pabazë. Pohimi i tyre është i ngjajshëm me shembullin e ardhshëm: paramendo se lundron dhe një ditë arrin në breg të një ishulli. Çfarë do të mendonit nëse e gjeni një qytet shumë të zhvilluar me rrokaqiej të rrethuar me parqe dhe gjelbrim? Përveç ksaj, ky qytet është plot me restorane, teatro dhe vija hekurudhore. Sigurisht se do mendosh se ky qytet ka qenë i planifikuar dhe ndërtuar nga njerëz intelegjentë, apo jo? Çka do të mendosh nëse dikush do të thonte, “Askush nuk e ka ndërtuar këtë qytet. Ai gjithmonë ka ekzistuar, dhe diku në të kaluarën kemi ardhur dhe banojmë në të. Kështu, këtu kemi të gjitha gjërat e domosdoshme, e të gjitha janë krijuar spontanisht?”

meyveler

Ai është Krijuesi i qiejve dhe i tokës! Prej nga të ketë fëmijë kur nuk ka bashkëshorte?! Ai krijon çdo send, dhe Ai di çdo send. (Sure 6 En'am: 101)

Në këtë rast, a mund të themi se një univers i përsosur nuk është krijuar, por erdhi në jetë rastësisht? Një pohim i tillë pa dyshim që do të tingëllonte shumë i pakuptimtë. Është Zoti ynë, i Cili e krijoi rendin e përkryer në ndërtimin e university.

Padyshim se do të mendosh se ai është ndonjë i çmendur, apo përndryshe do të mendosh se ai nuk di se çfarë po flet. Por kurrë mos harro se universi në të cilin jetojmë është pakrahasueshëm më i madh se ai qytet. Universi përmbanë një numër gati të pakufishëm të llojeve të ndryshme të planeteve, yjeve, kometeve dhe satelitëve. Pasi është kështu, pohimet e një njeriu që thotë se kjo përsosmëri e universit nuk është e krijuar por ka ekzistuar çdoherë nuk duhet të mbetet pa përgjegje. A nuk pajtohesh? Pas leximit të pjesës nga lartë, vetevtiu mund të arrish tek përgjegja më e mirë. Tani. Të shfletojmë tani temën e universit e t’a ruajmë përgjegjën për në fund.

- Çdo gjë ka filluar të formohet pas një eksplodimi të madh

Gjatë kohës kur njerëzit nuk kishin teleskopë që të bëjë vrojtime në qiell, ata kishin shumë pak informata, dhe të dyshimta për gjithsësinë e largët, dhe kishin mendime të ndryshme për hapsirën kosmike. Kah mesi i shek. të 20-të, ata zbuluan diçka shumë të rëndësishme. Gjithësia ka datë të lindjes, që dmth., se universi nuk ka ekzistuar gjithmonë. Universi- me fjalë të tjera, yjet, planetet dhe galaksitë- kanë filluar të formohen në një datë të caktuar.

Bal arıları

Ashtu si pikëzat e vogla të vizatuara mbi tullumbace do të largoheshin nga
njëra-tjetra kur e fryjmë, edhe trupat qiellorë largohen nga njëri-tjetri si
pasojë e Big Bengut, apo Shpërthimit të Madh.

Shkenctarët kanë llogaritur vjetrsinë e universit, e ajo është 15 miliardë vjet. Ata e quajtën momentin kur u lind gjithësia me emrin “Big Beng”, pasi para 15 miliardë vjetëve, kur nuk ekzistonte asgjë, çdo gjë u paraqit pas një eksplodimi nga një pikë e vetme. Shkurtimisht, materia dhe gjithësia, që njerëzit supozonin se kanë ekzistuar çdoherë, kishte një fillim.

Çizgi filmler

Po ta imagjinonit zgjerimin e universit si një film, duke i shpalosur imazhet që nga fillimi, do të shihnit se, në fillim, ai nuk ishte gjë tjetër veçse një pikë e vetme.

Në këtë çast, shtrohet pyetja, “Si arritën ata që të kuptojnë se gjithësia kishte një fillim?”. Kjo është shumë lehtë; materia që u largua dhe shpërnda nga pjesët tjera të materies nga eksplodimi i madh ende është duke lëvizur. Mendo vetëm një çast! Universi vazhdon të zgjerohet edhe këtë çast. Paramendoje universin si një balon. Nëse i vizatojmë dy pika të vogla në balon, çfarë do të ndodhë nëse e fryejmë balonin? Pikat në balon do të largohen nga njëra tjetra gjatë rritjes së vëllimit të balonit. Sikurse në rastin e balonit, vëllimi i universit gjithashtu rritet, dhe çdogjë brenda largohet nga njëri tjetri. Me fjalë të tjera, largësia mes yjeve, galaksive, yjeve dhe meteorëve vazhdimisht është duke u rritur.

Paramendo se je duke e përcjellur zgjërimin e universit në një film të vizatuar. Si do të dukej universi në se e kthejmë filmin prapa për në fillim? Do të zvoglohej deri tek një pikë e vetme, apo jo? Kjo është ajo që shkenctarët e kanë bërë. Ata u kthyen në fillim të Big Bengut dhe e kuptuan se universi përherë-zgjërues në fillim ka qenë vetëm një pikë e vetme.

Ky eksplozion, i quajtur Big Beng, u bë pikë fillestare e ekzistimit që Allahu kishte paracaktuar për “universin”. Me këtë eksplodim, Allahu krijoi grimcat që e përbëjnë universin, dhe në këtë mënyrë shfaqet materia. Ai u shpërnda me një shpejtësi të tmerrshme. Gjatë çasteve fillestare, ky ambient ishte sikur një supë e materies e përbërë nga grimca të ndryshme. Por me kohë ky kaos i madh filloi të transformohej në një strukturë të rregullt. Allahu krijoi atomet nga grimcat, dhe përfundimisht yjet nga atomet. Allahu krijoi tërë gjithësinë dhe çdo send në të.

Ta japim një shembull në mënyrë që të sqarojmë të gjithë këtë:

Paramendo një hapsirë shumë të madhe. Është tërësisht e pakufizuar. Aty ekziston një enë e mbushur përplot me ngjyrë. Asgjë tjetër nuk ekziston. Në këtë enë, janë të përziera të gjitha ngjyrat, duke formuar ngjyra të mrekullueshme. Paramendo se një bombë eksplodon në këtë enë, nën efektin e të cilit ngjyra shpërndahet gjithëkah në formë të pikëzave.

evren

Bojërat në enë shpërndahen përreth si pasojë e shpërthimit. A mund të ndodhë që, pikat e bojës të shpërndara rastësisht rreth e rrotull të bashkohen dhe të formojnë pikturën që shihni në hapësirën kozmike? Formimi i rastësishëm i kësaj pikture është përfundimisht i pamundshëm. Mbrojtja e teorisë se universi u krijua rastësisht është më e palogjikshme se sa formimi i i rastësishëm i pikturës.

Paramendo se me miliona pikëza të ngjyrës lëvizin në të gjitha drejtimet në këtë hapsirë. Ndërkohë, gjatë këtij udhëtimi të pikëzave, fillojnë të ngjajnë gjëra të pazakonshme. Në vend që të formohej një rrëmujë kaotike dhe të zhdukej përfundimisht, ato filluan që të bashkveprojnë sikur të ishin qenje intelegjente. Pikëzat që në fillim formuan një përzierje të ngjyrosur, filluan që të përzgjedhen në ngjyra të veta individuale. E kaltra, e verdha, e kuqja dhe të gjitha pikëzat me ngjyrë të njejtë u grumbulluan së bashku dhe vazhduan lëvizjen. Bile filluan që të ndodhin disa gjëra të ndodhin edhe më të pazakonshme: 500 pikëza të kaltra u bashkuan dhe formuan një pikë të madhe, vazhdojn udhëtimin e tyre. Ndërkohë, 300 pikëza të kuqe në një qosh dhe 200 pikëza të verdha bashkohen dhe vazhdojnë shpërndarjen e tyre të bashkuara. Këto grupe të ndara të ngjyrave largohen nga njëra tjetra dhe formojnë pamje të bukura, sikurse të veprojnë sipas urdhërave të dikujt.

Disa pikëza u bashkuan dhe formuan pamjen e yjeve, tjerat u bën pamje e diellit, ndërsa disa tjera formojnë planetet rreth këtij dielli. Grup tjetër i pikave formojnë pamjen e tokës, derisa tjerta formon hënën. Nëse ke parë ndonjëherë pikturë e tillë, a mund të mendosh se një eksplodim nga një në rastësisht e ka formuar këtë pikturë? Askujt nuk ia merr mendja që kjo është e mundur.

Siç tregimi me pikat e ngjyrës tregon, materia u bashkua dhe formoi pikturë të përsosur që ne e shohim kur t’a ngremë kokën dhe shikojmë qiellin, me fjalë tjera, yjet, diellin dhe planetet. Por, a mundet që të gjitha këto gjëra të ndodhin vetvetiu?

Si mund të lindin qielli, planetet, dielli, hëna dhe toka si rezultat i bashkimit të rastësishëm të atomeve pas një eksplozioni? Çfarë atëherë për nënën tënde, babanë, shokët apo zogjtë, macat, bananet apo dredhëzat...? Natyrisht, kjo është e pamundur që të ndodhë. Ide e tillë është aq absurde sikurse të pohojmë se një shtëpi nuk është e ndërtuar nga puntorët, por krijohet nga vullneti i lirë i tullave dhe tjegullave, dhe atë krejtësisht rastësisht. Të gjithë e dijmë se tullat e shpërndara përreth nga një ekplodim bombe nuk mund të formojnë shtëpiza. Ato shpërbëhen në gurë dhe dhé, dhe me kohë shëndërrohen në tokë.

Çocuklar

Por një çështje meriton vëmendje të veçantë. Siç e dini, pikat e ngjyrës janë të pavetëdijshme dhe materie e jogjallë. Është e pamundur që pikat e ngjyrës mund të bashkohen spontanisht dhe formojnë piktura. Këtu, sidoqoftë, jemi duke biseduar për formimin e qenieve të gjalla dhe të vetëdijshme. Është sigurisht dhumë e pamundur që qeniet e gjalla si njerëzit, bimët dhe kafshët mund të krijohen nga materia e jogjallë përmes rastit të hamendshëm. Që të kuptohet kjo më lehtë, duhet që të njohim trupin tonë: ai është i përbërë nga molekulat e vogla dhe të padukshme për syrin tonë, siç janë proteinat, yndyrnat dhe uji... Këto formojnë qelizën, e qelizat formojnë trupin tonë. Rregulli i përsosur në trupin tonë është si prodhim i një dizajni special. Allahu krijoi sytë tanë që shohin, duart që mbajnë këtë libër dhe këmbët tona që bëjnë të lëvizim.

Allahu paracaktoi se si mund të zhvillohemi në barkun e nënës, sa të gjatë mund të jemi dhe cila është ngjyra e syve tonë.

Allahu është Ai i Cili krijoi çdogjë

Nëse të kujtohet, në fillim të këtij libri pamë përgjegjet e sakta që duhet dhënë jobesimtarit. Tani e ke përgjegjen.

Eksplodimet nuk formojnë pikturë të përpiktë, por vetëm sa e çrregullon pikturën e punuar. Rregulli që shfaqet pas eksplodimit të universit është edhe më i përsosur sesa shembujt që i përmendëm- një qytet apo një enë e mbushur me ngjyrë. E gjithë kjo nuk është si produkt i rastësisë.

Sistemi i përsosur mund të jetë krijuar vetëm me vullnetin e Allahut të Plotfuqishëm. Allahu është i aftë që të krijojë çdogjë. Ai vetëm thotë, “Bëhu”, dhe ajo bëhet. Allahu krijoi botën në një gjithësi të përsosur për ne, dhe Ai krijoi kafshët dhe bimët në të. Ai krijoi diellin që të emitoj energji dhe të n’a ngrohë. Është e rregulluar aq me hollësi, saqë vetëm të jetë dielli më afër tokës do të ishte shumë nxehtë, por nëse të ishte më larg, atëherë të gjithë do të ngriheshim.

Sa më shumë që shkenctarët zbulojnë këto fakte, më mirë po e njohim fuqinë e Allahut. Kjo është për shkak se materia as nuk mund të vendosë e as të veprojë vetevetiu. Kjo dmth., se ekziston një Krijues i Cili dizajnon dhe krijon këtë gjithësi. Materia, substanca themelore e yjeve, njerëzve, kafshëve, bimëve dhe çdogjëje, të gjallë dhe të jogjallë, gjendet në kontrollin e Allahut. Për këtë shkak çdo gjë në tokë ka rregull. Pasiqë çdogjë është krijuar nga Allahu, Krijuesi dhe Dhuruesi i Formës.

Allahu krijoi çdonjërin me fat të caktuar

Në fillim të librit, iu trgusm se si Allahu krijoi Ademin, paqja qoftë mbi të. Të gjithë njerëzit janë pasardhës të tij. Allahu u ka dhuruar njerëzve jetë në këtë botë që t’i sprovojë ata dhe ka dërguar atyre profetë dhe lajmëtarë që t’iu transmetojë përgjegjësitë e tyre.

Çdonjëri në këtë botë vihet në sprovë me ngjarjet që ai i përjeton. Me fjalë të tjera, ne jemi vënë në sprovë në reagimet tona ndaj incidentet që ne i hasim, se si flasim dhe qëndrueshmëria jonë në përballimin e vështirësive: shkurtimisht, se a sillemi drejtë.

Senaryo

Çdo gjë që përjeton njeriu që nga lindja e deri në vdekje përcaktohet nga fati i tij. Këtë mund ta imagjinoni si një shirit filmi. Nëse do të marrim në dorë një shirit filmi dhe do ta vështrojmë me vëmendje, do të vemë re në të njëjtën kohë, fillimin, mesin dhe fundin e ngjarjeve.

Kjo sprovë do të shërbej që të përcaktohet fati ynë në jetën e pastajme. Por sprova në këtë botë ka një fshehtësi të rëndësishme. Si një mëshirë dhe ngushëllim i madh njerëzimit, Allahu ka krijuar edhe fatin. Fati, dmth., të gjitha ngjarjet që përjetohen përgjatë jetës, është i paracaktuar nga Allahu, bile para se të lindemi. Për secilin njeri, Allahu ka krijuar fatin e tij apo saj. Që të kuptojmë këtë gjë më mirë, ne mund t’a krahasojmë me xhirimin e një videokasete. Si fillimi ashtu edhe fundi i këtij filmi dihen, por ne i dijmë vetëm pasi që të filmi të përfundojë. Kështu njejtë është edhe me fatin. Çdogjë që një njeri do të kalojë nëpër jetën e tij, të gjitha përjetimet e tij, shkollat që vijon, shtëpitë ku jeton, dhe momenti i vdekjes së tij, të gjitha këto janë të paracaktuara. Të gjitha ngjarjet që i ndodhin dikujt, e mirë apo e ligë, janë të paracaktuara në dijen e Allahut. Çdonjëri sprovohet sipas skenarit të vet të shkruar enkas për të. Si përmbledhje, në pajtim me këtë skenar, njeriu kalon nëpër një seri ngjarjesh, dhe fati i tij, dhe pastaj veprat e tij e gjithashtu edhe reagimet e tij ndaj këtyre ngjarjeve, përcaktojnë fatin e tij në jetën e pastajme.

Çocuklar

Njohuria mbi fatin është një burim i madh i ngushllimit tek njeriu. Është një bekim nga Allahu. Për këtë shkak, nuk ka nevojë njeriu që të ndiej keqardhje për ndodhitë që përfundimi i është paracaktuar apo që të brengoset për ngjarjet që nuk shkojnë mirë. Për ata që shfaqin durim gjatë përvojës së hidhur, janë të vetëdijshëm se të gjitha ndodhin me vullnetin e Allahut, dhe Allahu jap lajme të mira për Xhennetin (Parajsën). Profetët e Allahut japin shembujt më të mirë në këtë aspekt. Allahu jep njerëzve të tillë njoftime të gëzuara për Xhennetin për të shpërblyer besimin e tyre shembullor dhe sjellje të drejtë.

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Hyrja
  • Të Gjithë Ne Jemi Krijesa Të Allahut
  • Allahu Dërgoi (Profetët) Dhe Librat
  • Mrekullitë E Kuranit
  • Çfarë Karakteri Dëshiron Allahu Që Të Kemi Ne?
  • Adhuroje Allahun
  • Vdekja Dhe Jeta Në Botën E Pastajme
  • Përfundim