Ai (All-llahu) është që krijoi (pa kurrfarë shembulli) qiejt dhe tokën... (En’am: 101)
Përmendëm më lartë se mrekullia më e madhe që i është dhënë profetit tonë, paqja qoftë mbi të, është Kur’ani. Kur’ani u është dërguar njerëzimt para 1.400 vjetësh, por janë disa fakte të paraqitura në Kur’an që janë zbuluar tek kohëve të fundit.
Që nga planetet e deri tek yjet, njerëzit dhe shtazët, Allahu krijoi çdo gjë në gjithësi. Zoti ynë tashmë e di çdogjë që deri më tani nuk është zbuluar dhe n’a njofton edhe për këtë gjë në Kur’an. Ne mund t’i mësojmë vetëm ato gjëra kur Allahu n’a jep leje për t’i mësuar, gjë që ne kuptojmë se ato janë mrekulli të Allahut.
Kur’ani përmban shumë mrekulli shkencore. Këto, do të përqëndrohemi vetëm në disa mrekulli shkencore të Kur’anit. (Për informata në detaje, lexojeni librin "Mrekullitë e Kur’anit")
Prejardhja e gjithësisë përshkruhet në Kur’an si në këtë ajet ashtu edhe në disa tjerë:
Në seksionin e parë të këtij libri, në detaje shpjeguam se si ka lindur universi nga hiçgjëja para 15 miliardë vjetësh. Me fjalë tjera, universi befas lindi nga hiçgjëja.
Vetëm shkenca e shek. të 20-të na e ka bërë të mundur që të kemi provë shkencore për këtë ngjarje të madhe. Prandaj, ishte e pamundur që të dihej kjo shkencërisht para 1.400 vjetësh. Por, siç përmendëm në ajetin e kaluar, Allahu n’a e ka treguar këtë gjë posa është shpallur për herë të parë Kur’ani.
Kjo është një mrekulli e Kur’ani dhe është njëra ndër pjesët e dëshmisë se është Fjalë e Allahut.
Shumica nga ju e dinin se bota jonë dhe planetet tjera kanë orbita. Në fakt, jo vetëm planetet në sistemin tonë diellor kanë orbita, por gjithashtu të gjithë trupat qiellorë në gjithësi kanë orbitat e tyre të veçanta. Pra, ata të gjithë lëvizin në rrugë të llogaritur në mënyrë shumë precize. Kjo dëshmi shkencore që shkenctarët e kanë zbuluar jomoti, ishte zbuluar para 14 shekujve:
Siç shihet nga ky ajet, Allahu n’a njofton për një fakt shkencor i cili është zbuluar kohëve të fundit. Në kohën kur është shpallur Kur’ani, njerëzit nuk e dinin se trupat qiellorë lëvizin në orbita konstante. Por Allahu i di të gjitha dhe Ai iu tregon robërve të Vet atë që Ai dëshiron.
Njëra ndër veçoritë e detërave që është zbuluar kohëve të fundit është treguar në një ajet kuranor kështu:
Kjo veçori e detërave, që janë afër tjetrit por prapseprap nuk përzihen me njëri-tjetrin, është zbuluar shumë vonë nga oqeanologët. Për shkak të një force të quajtur “tension sipërfaqësor”, ujërat e detërave fqinje nuk përzihen mes veti. Kjo gjë shkaktohet nga ndryshimi i densitetit të ujrave, kështuqë tensioni sipërfaqësor pengon që ujërat të përzihen në mes veti, sikurse të ishte një mur i hollë në mes tyre.
Pjesë interesante e tërë kësaj është se gjatë kohës kur njerëzit nuk kishin dijeni për fizikën, tensioni sipërfaqësor apo oqeanografia; ishte zbuluar së pari në Kur’an.
Njohuria e astronomisë në kohën kur është shpallur Kur’ani, ka kuptuar ndryshe botën. Është besuar nga disa se toka është e rrafshtë, e tjerët kishin teori të ndryshme. Por faktin se toka është e rrumbullaktë atëherë nuk dihej. Sidoqë të jetë, nga Kur’ani është nënkuptuar se forma e tokës është e rrumbullaktë. Ajeti relevant thotë:
Fjala arabe “tekvir” është e përkthyer si “për të mbështjellur” në ajetin e mësipërm. Mbështjellja e ditës dhe natës me njëra tjetrën mund të bëhet vetëm nëse toka është e rrumbullaktë. Por, siç përmendëm më lart, arabët para 1.400 vjetësh kanë menduar se toka është e rrafshtë. Dmth., se rrumbullaksia e tokës ishte thënë tërthorazi në Kur’an, i shpallur në shek. e 7-të. Kjo dmth., se Allahu mëson njerëzve të vërtetën. Kjo çështje, e theksuar në Librin e shpallur nga Allahu, u vërtetua vetëm në shekujt e mëvonshëm nga shkenctarët.
Pasiqë Kur’ani është fjalë e Allahut, fjalët më të sakta janë përdorur kur shpjegohet universi. Është vështirë që njeriu të dij dhe t’i zgjedh këto fjalë. Por, pasiqë Allahu di çdogjë, Ai mund të bëjë këto fakte të jenë në dispozicion të njeriut në çdo kohë që Ai dëshiron.
Pasiqë është thënë në Kur’an se është e lehtë për Allahun që t’a kthej njeriun në jetë, Allahu tërheq vëmendjen posaçërisht në gjurmët e gishtërinjëve të njerëzve:
Për t’a sjellur trupin e kalbur plotësisht të njeriut në jetë është gjë e lehtë për Allahun. Tani, të shqyrtojmë gjurmët e gishtërinjëve. Çdokush ka gjurmë të veçantë të gishtërinjëve. Nëse keni vëlla/motër binjak/e, gjurmët e tij/saj gjithashtu do të jenë të veçantë. Për këtë arsye ato jan gati të veçantë sikurse edhe vetë personi.
Allahu i Plotëfuqishëm mund të n’a rikrijojë, sipas këtyre detaleve delikate. Ndërkohë, duhet që të kemi në mendje se rëndësia e gjurmëve të gishtërinjëve dhe faktin se çdo person ka gjurmë karakteristike të gishtrinjëve është zbuluar tek në shek. e 19-të. Por, Allahu tërhoqi vëmendjen për majat e gishtërinjëve para 1.400 vjetësh në Kur’an.
Janë edhe disa çështje tjera të përmenduar në mënyrë të mrekullueshme në Kur’an. Ne kemi përmendur vetëm disa prej tyre. Vetëm këto mjaftojnë që të tregohet qartë se Kur’ani është Fjalë e Allahut. (Për më shumë detale, shiko librin, Mrekullitë e Kur’anit.)
Allahu n’a njofton këtë gjë për Kur’anin:
Siç është evidente nga ajeti i mësipërm, Kur’ani sjell informata të sakta. Me përparimin e shkencës, shumë mrekulli të përmendur në Kur’an janë zbuluar. Këto veçori të mrekullueshme të Kur’anit dëshmon se është shpallje e Allahut. Në këtë pikë, puna jonë është që të mësojmë dhe praktikojmë urdhërat e Kur’anit me përpikëri.
Allahu n’a urdhëron në shumë ajete që t’i përmbahemi Kur’anit. Ja disa:
Dhe ky është libër, dobiprurës, Ne e zbritëm, përmbanju këtij, ruajuni ashtu që të mëshiroheni. (En’am:155)
... Në të vërtetë këto janë këshilla. Kush do merr mesim nga kjo (nga Kur'ani). (‘Abese: 11-12)