Dhe Ai ju dha gjithatë që e kërkuat (që kërkoi nevoja juaj) dhe, edhe në qoftë se përpiqeni t'i numëroni të mirat e All-llahut nuk do të mundë të arrini t'i përkufizoni (në numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë përbuzës. (Ibrahim:34)
Kur’ani, i cili është udhërrëfyes për njerëzimin, padyshim është Fjalë e Allahut. Duke lexuar ajetet kuranore dhe duke jetuar me to, mund të fitojmë karakter me të cilin do të fitojmë kënaqësinë e Allahut. Kjo është gjë shumë e lehtë. Por, përkundër kësaj, shumica e njerëzve bëjnë gabim duke u larguar nga vlerat që e kënaqin Allahun. Nëse një ditë, të gjithë do të binden dëshirës së Allahut dhe mishërimin me vlerat që Allahu kërkon nga njeriu, atëherë kjo botë do të ishte vend shumë më i mirë.
Tani të shohim se cilat janë ato veti. Të gjithë e dimë se Allahu e ka krijuar njeriun. Si rrjedhojë, Allahu e di më së miri vetitë e mira dhe të liga që njeriu posedon. Dikush mund të mashtrojë dikend, por asgjë nuk mund të fsheh nga Allahu. Është kështu, pasiqë, ndryshe nga njeriu, Allahu di se çfarë ka në mendjen e njeriut. Prandaj, njeriu duhet gjithmonë të jetë i sinqertë dhe i ndershëm ndaj Allahut. Një ajet thotë kështu:
Thuaj: "Edhe nëse e fshehni atë që keni në zemrat tuaja ose, e publikoni, All-llahu e di gjithçka ka në qiej e ç'ka në tokë; All-llahu është i plotëfuqishëm për çdo send. (Ali Imran:29)
Të All-llahut janë ç'ka në qiell dhe ç'ka në tokë, e për atë që e keni në shpirtin tuaj, e shfaqët haptazi ose e mbajtët fshehtë, All-llahu do t'ju marrë në përgjegjësi, e Ai ia fal atij që do dhe dënon atë që do. All-llahu ka mundësi për çdo send. (Bekare:184)
Njeriu që është i vetëdijshëm se Allahu dëgjon secilën fjalë që ai shqipton, di për çdo lëvizje që bën dhe di për secilën mendje që i sillet në kokë, kurrë nuk do të guxonte që të bëj ndonjë vepër të ligë, edhepse njerëzit tjerë nuk e shohin.
Kjo dmth., që njerëzit vërtetë të jenë të mirë, duhet absolutisht që të besojnë në ekzistimin e Allahut dhe të njohin fuqinë e Tij dhe se duhet që të jetë i vetëdijshëm se Ai sheh dhe dëgjon çdogjë. Kjo është njëri ndër kushtet paraprake për fitimin e vlerave që Allahu kërkon nga robët e Vet.
E pëlqen dashurinë që prindërit tuaj t’a shfaqin, apo jo? Gjithashtu edhe ti i do ata. Ata të dojnë, të mbrojnë dhe t’i plotësojnë nevojat. Nëse has në ndonjë vështirësi, e di se janë gjithmonë afër teje që të ndihmojnë.
A ke menduar ndonjëherë sa e don Allahun dhe sa shpreson në Të? Allahu plotëson të gjitha nevojat e të gjitha krijesave që Ai krijoi. Duke iu falenderuar mëshirës së Tij të pakufishme, jetojmë në këtë botë në paqë dhe shijojmë të mirat e panumërta.
Allahu krijoi diellin ashtuqë ne mund të jetojmë në tokë. Allahu gjithashtu krijoi perimet, pemët dhe kafshët për ne. Kemi bukë, qumësht, mish si dhe pemë dhe perime tjera të ndryshme dhe të shijshme pasiqë Allahu krijoi të gjitha këto për ne.
Allahu krijoi shiun ashtuqë të kemi ujë të ëmbël për të pirë. Ai krijoi oqeanet, masë e madhe e ujit të njelmët. Pa shi nuk do të kishte as ujë të ëmbël e as ujë të njelmët në tokë.
Uji është substancë jetësore për ne. Siç e di, njeriu mund të jetojë pa ujë vetëm për disa ditë. Allahu ka vendosur sistemin tonë të imunitetit brenda në trup për të n’a mbrojtur nga mikrobet. Duke iu falenderuar sistemit tonë të imunitetit, ne nuk vdesim nga një mikrob i thjeshtë që e shkakton një të ftohur të zakonshme. Përpos këtyre gjërave, Allahu bën që zemrat tona të rrahin pa pushim gjatë tërë jetës.
Nëse zemrave tona iu nevojitet që të pushojnë për periudha të caktuara, sikurse motorët, sigurisht se do të vdisnim. Por zemrat tona rrahin pa pushim për dekada pa ndal dhe bën që ne të jetojmë.
Allahu ka krijuar sytë që të shohim, veshët për të dëgjuar, hundën për të marrë erë dhe gjuhën për të shijuar. Këto janë vetëm disa të mira që Allahu n’a i ka dhënë.
Nuk mund t’i llogarisim të gjitha të mirat që Allahu n’a i ka dhuruar. Në një ajet, Allahu, i Cili është aq i mëshirshëm për ne, n’a drejtohet kështu:
Siç kemi kuptuar nga Kur’ani, të qënit jofalenderues për të gjitha këto të mira, duke harruar se të gjitha të mirat vijnë nga Allahu dhe mos falendrimi Atij për të gjitha që Ai i ka bërë për ne, është një sjellje e ligë.
Allahu nuk i do jomirënjohësit. Si mirënjohje për të mirat e Tij, Allahu kërkon vetëm që të adhurohet, të jemi mirënjohës ndaj Tij, dmth., t’i falenderohemi. Urdhëri i Tij tregohet në këtë ajet kuranor:
All-llahu ju nxorri nga barqet e nënave tuaja (si foshnje) që nuk dinit asgjë. Ju pajisi me (shqisa për) të dëgjuar, me të parë dhe me zemër, ashtu që të jeni falënderues. (Nahl: 78)
E ju (besimtarë), hani, pra, nga të mirat që ua dha All-llahu, të lejuara e të pastra, jini mirënjohës për dhuntitë e All-llahut, nëse jeni të sinqertë në adhurim vetëm ndaj Tij. (Nahl: 114)
Ai është që ua krijoi të dëgjuarit, të parit dhe të kuptuarit e juaj; sa pak jeni mirënjohës. (Mu’minun:78)
Në një ajet tjetër, tregohet për ata që kanë dashurinë më të madhe në Allahun:
Allahu mbron dhe ushqen nënën tënde, babanë dhe të gjithë të tjerët. Neve të gjithve n’a nevojitet Allahu. As prindërit e as ne nuk mund të bëjmë këto gjëra. Për këtë arsye, duhet dashur Allahun dhe të shpresojmë në Të.
Duke dashur Allahun më shumë se çdogjë tjetër, shpresimi në Të dhe duke ditur se Ai n’a ka dhuruar çdogjë janë ndër vetitë më të mira me të cilat i do Allahu.
Allahu ndalon njerëzit që të jenë arrogantë, gënjeshatarë, të përqeshin dikend apo të jemi kryelartë. Të qënit modest dhe i ndershëm janë tiparet që më së shumti Allahu i do.
Njerëzit shpesh jetojnë nën ndikimin e njerëzve përreth. Nëse kanë shokë të këqinj, ata mund të ndikojnë keq në ta. Por personi që beson në Allahun dhe e di se Ai vazhdimisht e sheh atë kurrë nuk i shmanget veprave të mira, pa marrë parasysh se çfarë janë kushtet.
Ai bëhet si shembull për njerëzit tjerë të pandershëm dhe të prirur për gjëra të liga. Allahu i do njerëzit e qëndrueshëm. Shprehja “qëndrueshmëri” në Kur’an nuk është e kufizuar të qënit i qëndrueshëm vetëm gjatë vështirësive, por të qënit i qëndrueshëm në secilin çast të jetës. Qëndrueshmëria e besimtarit nuk ndërrohet sipas njerëzve apo ngjarjeve. Për shembull, dikush me frikë të vogël nga Allahu mund të jetë i mirë ndaj dikujt nga i cili pret që të ketë përfitim, por dështon që të shfaq këtë qëndrim në mënyrë konsekuente. Kur dikush sheh se interesat e tij preken, mundet befas të ndryshojë. Besimtari, pa marrë parsysh, me pedanteri i largohet sjelljes së keqe. Ai sjellet ndaj tjerëve me sjellje të shkëlqyeshme dhe është i bindur se duhet vepruar ashtu, pa marrë parasysh rrethanat apo qëndrimet e njerëzve tjerë. Edhepse mund të jetë i inatosur, ia del që të kontrolloj vetveten dhe të tregojë qëndrueshmërinë e tij.
Në një ajet, Allahu urdhëron njerëzit që të garojnë në qëndrueshmëri:
Qëndrueshmëria e profetëve të përmendur në Kur’an janë shembuj të mirë për ne. Siç iu kujtohet, vuajtja e Ejubit, paqja qoftë mbi të, ka zgjatur shumë. Por ky shërbtor bujar i Allahut tregoi qëndrueshmëri dhe iu lut Allahut. Allahu iu përgjegj lutjeve të tij dhe e çliroi.
Nuhu, paqja qoftë mbi të, shfaqi qëndrueshmërinë e tij kur e përqeshnin njerëzit kur donte t’a ndërtonte anijen. Ai qëndroi i qetë dhe i këshillonte. Këto janë shembuj të jashtëzakonshëm të qëndrueshmërisë të treguar nga këta bujarë. Allahu tregon në shumë ajete se Ai i do shërbtorët e Tij që janë të qëndrueshëm.
Karuni ishte një njeri shumë i pasur dhe mendjemadh
Allahu, në të kundërtën, nuk i do arrogantët. Nuk i gëzojnë të gjitha të mirat të gjithë njerëzit njësoj. Disa kanë shtëpi dhe auto të bukura derisa të tjerët s’kanë asgjë, por me rëndësi janë sjelljet e mira. Për shembull, duke munduar dikush se është më superior se tjeri pasi ka veshje më të mira është një sjellje që fyen Allahun. Pasiqë Allahu n’a urdhëron që të çmojmë njerëzit për kah besimi i tyre, e jo me dukjen.
Për Allahun, masa e superioritetit nuk qëndron në pasuri apo fuqi, bukuri apo forcë. Allahu çmon njerëzit sipas tekuasë (frikë-respektit ndaj Allahut), dashurisë që ndjenë ndaj Tij, besnikëria dhe zotimi i tyre se do të jetojnë në pajtim me vlerat e Kur’anit. Këto janë kriteret për të vlerësuar superioritetin e dikujt para Allahut. Në Kur’an, Allahu tregon rrëfimin për Karunin, si mësim për ne.
Karuni ishte një njeri shumë i pasur. Ai ishte aq i pasur saqë çelësat e pasurisë së tij mbaheshin tek disa njerëz. Injorantët kishin dëshirë të madhe që të jenë si Karuni dhe donin të kishin krejt çfarë ai kishte. Por Karuni ishte një arrogant dhe njeri që lëvdërohej për së tepërmi dhe nuk i bindej Allahut. Ai mohonte se Allahi ishte Ai që ia kishte dhuruar tërë pasurinë e tij. Kështuqë, Allahu i solli një fatkeqësi të tmerrshme Karunit: ai dhe e tërë pasuria e tij u zhdukën për vetëm një natë. Në këtë fatkeqësi të tmerrshme, ata që dëshironin që të bëhen sikuar ai u gëzuan që nuk ishin në vendin e tij. Ata të gjithë e vlerësuan këtë si dënim nga Allahu.
Karuni është përdorur si shembull në Kur’an kështu:
Kur’ani n’a njofton se “përgojimi” dhe “shpifja” janë disa tipare tjera që Allahu nuk i do. Përgjimi në gabimet e dikujt, shpifja dhe bërja e dikujt si objekt për tallje janë sjellje që personi që ka frikën e Allahut duhet t’i shmanget me çdo kusht. Në Kur’an Allahu ndalon shpifjen dhe përgojimin. Në këto ajete tregohet kjo:
Siç është e qartë nga ajeti, Allahu tregon në Kur’an se shpifja është e neveritshme sikurse me hëngër mishin e vëllait të vet të vdekur. Allahu n’a tregon se si të sillemi drejt në jetën tonë të përditshme. Jeta është një mundësi e dhuruar nga Zoti ynë që të shkojmë rrugës së vërtetë. Sot, shumica e njerëzve janë të pavetëdijshëm për këtë. Në vend që t’u binden urdhërave dhe këshillave të Allahut, ata kërkojnë këtë gjetiu. Duke qenë nën ndikimin e filmave që shohin apo këngëve që dëgjojnë, ata adoptojnë vlera të gabuara. Për shembull, të rinjtë që shohin një hero të pamëshirshëm dhe të vrazhdët në film zakonisht fillojnë t’a imitojnë atë menjëherë pasi të dalin prej kinemasë.
Njeriu i mençur dhe i sinqertë, sidoqoftë, çdoherë shfaq tipare karakteristike me të cilat Allahu është i kënaqur. Profetët janë ata që duhet t’i pasojmë. Tiparet karakteristike që duhet t’i kemi janë ato me të cilat Allahu është i kënaqur. Këto janë të qënit i mëshirshëm, falës, modest, i thjeshtë, i qëndrueshëm dhe i bindur ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij. Dikush që adopton këto vlera bujare nuk pranojnë që të përfshihen në mosmarrveshje; ai më me dëshirë i rregullon ato dhe tregon tolerancë. Në vend që të bëhet arrogant dhe i padëgjueshëm ndaj prindërve të vet, Kur’ani n’a urdhëron që të jemi të dëgjueshëm dhe respektues. Në Kur’an, Allahu thekson rëndësinë e të qënit respektues ndaj prindërve tanë:
Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as "of - oh", as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta respektuese). Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: "Zoti im! mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël". (Isra:23-24)
Duke qenë i dëgjueshëm ndaj prindërve, duke mos treguar as shenjën më të vogël të iritimit ndaj tyre duke klithur “Uh” dhe duke qenë çdoherë i mëshirshëm dhe zemërbutë ndaj tyre është një tipar karakteristik i rëndësishëm që Allahu kërkon nga ne. Duke treguar këto tipare të dy palët do të fitojnë kënaqësinë e Allahut dhe n’a bën jetën më të lumtur dhe më të qetë.
Kjo mund të arrihet vetëm nëse këto tipare karakteristike të cilat lëvdërohen në Kur’an, kur dikush jeton jetën sipas Islamit. Jobesimtarët shumë vështirë mund të mishërohen me këto tipare bujare. Duhet që të shmangesh shembullit të këtyre njerëzve dhe duhet çdoherë që t’a kesh në mendje këtë ajet:
Kurrë mos harro se Allahu do të doj më shumë dhe të shpërblej me më shumë të mira kur je i qëndrueshëm, i thjeshtë, vetëflijues, zemërgjerë, dhe kur sillesh drejt.