Allahu, Krijuesi i çdogjëje brenda dhe jashtë teje, ka fuqi të pakufishme. Zoti ynë n’a ka krijuar dhe n’a urdhëron që t’i nënshtrohemi Atij dhe të sillemi drejt siç është përshkruar në Kur’an. Çdogjë që Allahu kërkon nga ne është adhurim. Agjërimi, lutja, të qënit mirënjohës ndaj Allahut, të qënit i paluhatshëm, si dhe angazhimi në punë të mira janë vetëm disa nga veprat e adhurimit.
Por shumica e njerëzve, përkundër asaj se janë të vetëdijshëm për përgjegjësitë e tyre, nuk dëshirojnë që të pranojnë këtë. Për shkak të arrogancës së tyre mëkatare shumë vështirë e kanë që të nënshtrohen Allahut. Ata nuk dëshirojnë që të dëgjojnë fjalët e Allahut pasi e marrin veten si shumë të rëndësishëm. Duke refuzuar faktin se Allahu i ka krijuar, ata marrin guxim dhe i kundërvihen Atij. Edhepse është Allahu i Cili ka dhënë atyre zemrën, veshët, shëndetin, dhe thënë shkurtimisht, çdogjë në këtë botë, ata nuk i janë mirënjohës Atij për të gjitha këto të mira.
Por këta njerëz do të pendohen shumë. Duke qenë jomirënjohës dhe arrogant do t’iu kushtojë atyre jetë me probleme të vazhdueshme në këtë botë dhe pendim të thellë në botën e mëpastajme. Mosmirënjohja (kufri) që ata shfaqin në këtë botë do të shpie në zjarrin e Xhehenemit.
Çdokush që nuk dëshiron që të përjetojë pendimin dhe të bëhet njëri prej atyre që do të hyjnë në zjarr duhet që të jenë mirënjohës ndaj Allahut. Allahu dëshiron nga ne që të jemi mirënjohës ndaj Tij dhe të lutemi e të adhurojmë vetëm Atë dhe si mirënjohje për të gjitha të mirat që Ai n’a i ka dhuruar.
Në këtë mënyrë, kur i sheh të mirat e bukura dhe të përsosura përreth teje- të cilat nuk kanë mundur që të krijohen vetvetiu- duhet kujtuar Allahun dhe të falenderosh Atë. Mos u bë prej atyre që dështjnë në vërejtjen dhe çmuarjen e ndonjërës nga këto të mira. Në Kur’an, Allahu n’a urdhëron që të praktikojmë format e adhurimit përndryshe nga mirënjohja që duhet bërë Atij. Të falurit pesë herë në ditë, agjërimin gjatë muajit Ramazan, dhënien e zekatit (apo taksën e pasurisë) si dhe shkuarjen në haxhxh (peligrinazhi në Mekë së paku një herë gjatë jetës) nëse keni mundësi janë format tjera të adhurimit që Allahu kërkon nga ne.
Të falurit pesë herë gjatë ditës dhe duke e vendosur rregullin e të falurit në jetën tonë të përditshme, në familje dhe bashkësi tona n’a mundëson që të sjellim në mend për dobësitë tona si shërbëtorë para Allahut. Është një akt adhurimi që duhet të manifestohet në kohë të caktuara. Allahu n’a njofton në Kur’an se forma e adhurimit n’a ndihmon që të përmbahemi nga veprat e liga me të cilat Allahu fyhet.
Agjërimi është gjithashtu një formë e adhurimit e urdhëruar në Kur’an. Gjatë muajit të Ramazanit, Allahu kërkon nga ne që mos të hamë dhe mos të pijmë gjatë ditës. Duke plotësuar këtë formë të adhurimit, ne shfaqim qëndrueshmërinë tonë duke qëndruar për një kohë të caktuar pa ujë dhe pa ushqim.
Duke paguar zekatin, nga ana tjetër, që është dhënja e një pjese nga pasuria e dikujt nevojtarëve dhe të varfërve si dhe të tjerëve që e marrin atë. Si format tjera të adhurimir, plotësimi i saj është shumë i rëndësishëm pasiqë largohemi nga koprracia dhe shfaqim vetflijim që janë tipare me të cilat fitohet kënaqësia e Allahut. Përveç kësaj, duke paguar zekatin përmirësohet bashkëpunimi mes njerëzve dhe fisnikëron shpirtin e njeriut.
Allahu i jep rëndësi të madhe lutjes. Allahu tregon për rëndësinë e lutjes në ajetin në vijim:
Siç tregojnë këto ajete, vlera e personit para Allahut varet nga lutja gjegj. të falurit e tij. Kjo është kështu pasi njeriu i cili falet lutet për atë dhe kërkon atë vetëm nga Allahu. Allahu është Pronari i çdogjëje.
Allahu krijon çdogjë që neve n’a nevojitet. Merre, për shembull, ushqimin që është thelbësor për jetën e njeriut. Allahu krijoi perimet, pemët, zogjtë, pulat, lopët etj. Allahu krijoi prindërit tuaj dhe të gjithë njerëzit tjerë përreth. Allahu, i Plotëfuqishëm, i pajis njerëzit me trup, mendje, dituri, fuqi, shëndet dhe mundësitë që ata i gëzojnë.
Siç theksuam më herët, Allahu krijoi të gjitha këto të mira për ne. Ne ushqimin që e hamë, ia kemi borgj Allahut. Ngjajshëm, i kemi borgj Allahut edhe aftësinë për të ngrënë këtë ushqim. Mendo për këtë gjë tani! Si do të kishe mundur që të përtypësh ushqimin pa dhëmbë? Si do t’a tretshe ushqimin në lukthin tënd? Çfarë rëndësie do të kishte ushqimi nëse nuk do t’a kishim sistemet për tretje?
Ushqehesh nga vullneti i Allahut. Pasi Allahu është Ai i cili i dhuron të gjitha këto të mira, Allahu është Ai që ne duhet t’i lutemi nëse dojmë diçka apo që të kemi diçka. Si rrjedhim, duhet që të gjitha t’i kërkojmë nga Zoti ynë.
Një shembull do t sqarojë këtë gjë më mirë: e shtyp ndërpresin që t’a ndezësh dritën. A mund të thuash se ndërpresi e ka krijuar dritën? Natyrisht se jo. Ndërpresi është vetëm një mjet, ndërsa kabllot janë ato që e transmetojnë rrymën elektrike. Në këtë botë, Allahu ka krijuar shkaqet për secilin efekt. Ai krijoi ujin. Nëpër pendë ky ujë kalon nëpër turbina masive, dhe në këtë mënyrë prodhohet energjia elektrike. Kabllot transmetojnë elektricitetin dhe përfundimisht poqi elektrik e transformon rrymën elektrike në dritë. Por fakti është se Allahu e ka krijuar dritën. Nëse Allahu dëshiron, Ai mund të krijonte rrymën elektrike pa këto shkaqe. Por, Zoti ynë dëshiron që ne të përdorim mendjen tonë, të mendojmë, të përfillim se çfarë ka krijuar Allahu, dhe në këtë mënyrë të besojmë.
Duhet liruar rubinetin që të marrim ujë nga kroni. Por a mund të thuhet se gypat apo rubineti krijon ujin? Si në rasin e ndërpresin, rubineti është vetëm një mjet, por jo edhe shkak. Ky është një pikëvështrim që duhet adoptuar, kjo gjithashtu edhe shpjegon se neve n’a nevojitet që t’i lutemi Allahut, pasi Allahu ka krijuar çdogjë. Një listë e arsyeve pse duhet falenderuar Allahun dhe duhet lutur Atij do të mund të mbusheshin me miliona vëllime librash. Për këtë shkak ekzistenca e njerëzve përreth teje që nuk i kushton rëndësi aq të madhe këtyre çështjeve duhet që mos t’a ndërrojë mendjen ty. Mungesa që t’a përdorin mendjen e tyre dhe mospërfillja e të të menduarit drejt i dërgon ata në një gabim të madh.
Allahu n’a njofton për fundin që i pret këta njerëz. Shpërblimi apo dënimi ynë në jetën e mëpastajme varet se si jemi sjellur në këtë botë dhe sa jemi përpiqur që t’i afrohemi Allahut. Çdo njeriut do t’i shpaguhet në jetën e pastajme për atë se çfarë ka punuar.
Duke pasur në mendje fuqinë dhe madhështinë e Allahut, duke pasur frikë-respekt ndaj Tij si dhe duke u falur me modesti dhe fshehurazi janë thelbësore për lutje. Allahu n’a njofton se si duhet lutur në Kur’an:
Lutja nuk është e kufizuar me kohë apo vend. Mund të mendojmë në Allahun dhe t’i lutemi Atij në çdo çast. Allahu n’a urdhëron në Kur’an kështu:
Allahu n’a jep në Kur’an shembuj të ndryshëm për mënyrën e lutjes. Disa nga lutjet e profetëve dhe besimtarëve tregohet me sa vijon:
Nuhu) Tha: "Zoti im, unë mbështetem në mbrojtjen Tënde që të (mos) kërkoj prej Teje atë për çka nuk kam njohuri, e në qoftë se nuk më fal mua dhe nuk më mëshiron Ti, do të jam i humbur!" (Hud: 47)
Edhe kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke i ngritur themelet e shtëpisë (Qabes - luteshin): "Zoti ynë, pranoje prej nesh, se me të vërtetë Ti je që dëgjon dhe di!" Zoti ynë, bëna neve dyve besimtarë të sinqertë ndaj Teje dhe nga pasardhësit tanë, njerëz të bindur ndaj Teje, na i mëso rregullat e ibadetit (adhurimit) tanë dhe falna neve, vërtetë Ti je që falë, je mëshirues!" Zoti ynë, dërgo ndër ta, nga gjiu i tyre të dërguar që t'u lexojë atyre ajetet Tua, t'u mësojë atyre librin dhe urtësinë, e t'i pastroj (prej ndytësisë së idhujtarisë) ata. S'ka dyshim se Ti je ngadhënjyesi, i dijshmi. (Bekare: 127-129)
(Pasi iu plotësua dëshira Jusufi tha) Zoti im, Ti më ke dhënë mua pushtet, më mësove mua komentimin e ëndërrave; o Krijues i qiejve e i tokës, Ti je kujdestar imi në dynja e në Ahiret, më bën të vdes mysliman dhe më bashko me të mirë!" (Jusuf: 101)
E ai (Sulejmani) buzëqeshi i gëzuar prej fjalës së tij dhe tha: "Zoti im, më mundëso që të falënderoj të mirat Tuaja që m'i dhurove mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen, e me mëshirën Tënde më shtie në mesin e robërve Tuaj të mirë!" (Neml:19)
Thuaj: "O All-llah, Sundues i çdo sendi, Ti ia jep pushtetin atij që do, Ti ia heq prej dore pushtetin atij që do dhe e përul atë që do, e lartson atë që do. Çdo e mirë është në dorën Tënde, vërtet, Ti ke mundësi për çdo gjë!" (Ali Imran: 26)
Ai (Musai) tha: "Ma zgjëro (më ndihmo) gjoksin tim! Dhe më lehtëso në këtë punë timen! Më zgjidh nyjen e gjuhës sime! Që ta kuptojnë fjalën time! Më cakto një ndihmëtar nga familja ime, Harunin, vëllain tim, Që me të të ma forcosh fuqinë time, Bëma shok atë në punën time, Në mënyrë që të madhërojnë Ty më shumë, Dhe të përkujtojnë Ty shpesh. Vërtet, Ti je Ai që na sheh dhe na i di punët". (Ta Ha: 25-35)
Për ata që All-llahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit! Zoti ynë, atë Ti e fute në zjarr, atë e ke poshtëruar; për mizorët nuk ka ndihmëtarë! Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës që ftonte për besim (e që thoshte): Të besoni Zotin tuaj! E ne besuam! Zoti ynë, na i falë mëkatet tona, na i mbulo të metat dhe pas vdekjes na bashko me të mirët! Zoti ynë, jepna atë që nëpërmjet të dërguarëve Tu, na e premtove dhe në ditën e kijametit mos na turpëro; vërtet Ti je Ai që nuk e shkel premtimin!" Zoti i tyre iu përgjegj lutjes së tyre (e tha): Unë nuk ia humb mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër. Ju jeni njëri nga tjetri por ata që u dëbuan prej shtëpive të tyre dhe emigruan, u munduan vetëm pse ishin në rrugën Time, luftuan dhe u vranë, atyre patjetër do t'ua shlyej mëkatet e tyre dhe do t'i vejë në xhennete në të cilët burojnë lumenj. Ai është shpërblim nga ana e All-llahut, se më i miri i shpërblimeve është tek All-llahu. (Ali Imran: 191-195)