logo
HARUN YAHYA

Përfundim

Oëllimi i këtij libri është një “thirrje për të menduar”.

E vërteta mund t’i përcillet njerëzve në shumë mënyra; ajo mund të tregohet duke përdorur hollësitë, dëshmitë e çdo mënyrë tjetër, por, nëse njeriu nuk mendon vetë për këtë të vërtetë, me sinqeritet dhe me ndershmëri, të gjitha përpjekjet do të jenë të kota. Kur të dërguarit e Allahut i përcollën mesazhin popujve të tyre, ata u treguan njerëzve të vërtetën dhe, më pas, u bënë thirrje atyre të mendonin.

waterfall

Një njeri që mendon, i kupton të fshehtat e krijimit të Allahut, të vërtetën e jetës së kësaj bote, ekzistencën e Zjarrit e të Xhenetit dhe të vërtetën e brendshme të materies. Ai e kupton më mirë rëndësinë e të qenurit një njeri, me të cilin Allahu është i kënaqur dhe, kështu, ai jeton siç duhet, njeh cilësitë e Allahut në gjithçka që sheh dhe fillon të mendojë jo në përputhje me mendimin e shumicës së njerëzve, por ashtu siç urdhëron Ai. Për pasojë, ai arrin kënaqësi nga bukuria më shumë se të tjerët dhe nuk vuan nga keqkuptimet e pabaza e smira materiale.

Këto janë vetëm pak nga të mirat, që do të fitojë në këtë botë, njeriu që mendon. Një fitim tjetër për dikë, që gjithmonë gjen të vërtetën duke menduar, është dashuria, mëshira dhe Xheneti e Allahut.

Ditën e Gjykimit, ata që nuk mendojnë do të fillojnë të mendojnë, madje, “do të mendojnë thellë” kur të shohin të vërtetën në mënyrë të qartë. Mirëpo të menduarit e tyre në atë ditë nuk do të ketë dobi për ta, por do t’i bëjë ata të vuajnë dhimbjen. Allahu thotë në Kuran:

 

“E kur të vijë vala e madhe (kijameti). Atë ditë njeriu do të kujtojë çdo gjë që ka punuar dhe xhehenemi do të shfaqet hapur për atë që e sheh.”(En-Naziat 34-36)

Thirrja e njerëzve për të menduar dhe reflektuar mbi fundin që do t’u vijë atyre përbën një akt adhurimi për besimtarët. Për këtë, Allahu thotë në Kuran:

“E kush do, merr mësim prej tij.” (El-Mudeththir 55)

paysage
 

Për ata që All-llahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit! (Sure Ali İmran 191)

 

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Hyrje
  • Të mendosh thellë
  • Për çfarë mendojnë zakonýsht njerëzit?
  • Ndjekja e asaj që mendon shumica, shkakton një topitje mendore.
  • Gjërat, për të cilat duhet menduar…
  • Duke menduar për ajetet e Kuranit
  • Përfundim