logo
HARUN YAHYA

Mendime Lamtumirëse

Vdekja nuk është larg nga secili prej nesh. Ajo është ndoshta edhe më afër se sa që ne mendojmë. Se All-llahu nuk e krijoi jetën e kësaj bote për një qëllim të kotë dhe se vdekja nuk është fundi është një fakt i pamohueshëm. Ne të gjithë duhet ta organizojmë jetën tonë sipas kësaj të vërtete të madhe, sepse pas vdekjes do të gjykohemi në bazë të jetës që kemi jetuar dhe ose do të jemi të mirëpritur në xhennet ose do të hidhemi në xhehennem. Edhe nëse dikush nuk është i bindur për këtë të vërtetë, a mundet ai me të vërtetë të rrezikojë aq shumë e të mos punojë për jetën e tij në ahiret? Zgjidhja e vetme është që t'iu binden urdhërave të All-llahut duke dëgjuar ndërgjegjen. Nëse dikush nuk i bindet ndërgjegjes së tij apo nuk e përdor atë plotësisht, kur të takojë engjëjt e vdekjes, do të zhytet në një agoni të keqardhjes dhe shpresës që do ta vuajë përjetësisht.

Dikush që e ka futur në punë ndërgjegjen e tij gjatë leximit të këtij libri do të përpiqet ta zbatojë në praktikë atë që ka lexuar. Dikush që nuk e ka përdorur ndërgjegjen e tij mund të formojë qëllime të mira për një periudhë kohe, por në fund do të harrojë atë që ka lexuar këtu dhe do të vazhdojë jetën e tij të dynjasë. Për disa vite, ai madje mund të mos e kujtoj as emrin e librit. Por All-llahu nuk harron asgjë, dhe gjithçka është e regjistruar në praninë e Tij të lartësuar. Se a e pason një person ndërgjegjen e tij apo jo regjistrohet nga dy engjëj që qëndrojnë në të djathtën dhe të majtën e tij që nuk e braktisin atë gjatë gjithë jetës së tij. Kjo rrëfehet në Kur'an:

"Dy engjëj i rrinë atij nga e djathta dhe e majta, dhe, për çdo fjalë që ai thotë, ka pranë vetes një mbikëqyrës të gatshëm (për ta shënuar atë)." (Sure Kaf: 17-18)

Në Ditën e Llogarisë, regjistrimet e këtyre engjëjve do të vendosen në peshore të ekuilibruara. Në njërën anë do të jenë veprat e ndërgjegjshme, besimtare dhe në anën tjetër veprat e këqija. Njeriu mund të ketë harruar për një kohë të gjatë të keqen që ka bërë, apo të mirën që ka shtyrë për më vonë, por All-llahu do të bëjë që ai të përballet me secilën fjalë të vetme dhe secilin veprim të vetëm, pa marrë parasysh sa i vogël mund të jetë ai. Sigurisht se fjalët që i ka lexuar në këtë libër do të mbahen mend dhe ai do të pyetet për këtë. Në të vërtetë, njerëzit janë të vetëdijshëm për këto fakte dhe munden, sa i përket ndërgjegjes së tyre, të kuptojnë pak a shumë se çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar. Megjithatë, siç e kemi përmendur përgjatë këtij libri, ata i kthejnë shpinën të vërtetës dhe e shpërfillin atë për hir të interesave të tyre të kësaj bote.

Pa marr parasysh se çfarë bëjmë ne, ndërgjegjja jonë nuk do të na braktis deri sa të vdesim. Ndërgjegjja është një fuqi që punon plotësisht pa vullnetin tonë. Ajo është zëri i All-llahut. Ne të gjithë do të vazhdojmë ta dëgjojmë këtë zë deri sa të vdesim, por ata që nuk e i binden këtij zëri do të shijojnë pendim të madh për shkak të kësaj pasi të vdesin. Si pasojë, në Kur'an janë dhënë shumë shembuj të bisedave në botën tjetër në të cilat ata që janë në xhehennem rrëfejnë atë që ata nuk arritën ta bëjnë në jetë. Prandaj, në të vërtetë, çdokush e di se çfarë duhet dhe nuk duhet bërë dhe shmangia e ndërgjegjes nuk sjell dobi.

"Çfarë të shtyri të hysh në Zjarr të Xhehennemit?"

"Ata do të përgjigjen: "Nuk ishim nga ata që falnin namaz dhe as prej atyre që i ushqenin të varfrit. Ne lëshoheshim në biseda të kota me llafazanët dhe mohonim Ditën e Llogarisë, derisa na erdhi vdekja." Prandaj, kurrfarë ndërmjetësimi i cilitdo ndërmjetësuesi nuk do t'i ndihmojë ata. Atëherë, përse shmangen ata nga këshillimi, sikur të ishin gomerë të egër e të frikësuar që ikin prej luanit?! Vërtet, çdonjëri prej tyre kërkon që t'i jepen shkrime të hapura (nga Zoti). Kurrsesi, pasi ata nuk i frikësohen jetës tjetër! Në të vërtetë, ky (Kur'an) është këshillë, prandaj, kush të dojë, le t'ia vërë veshin!" (Sure Muddeththir: 42-55)

Nëse nuk dëshironi t'i shqiptoni këto fjalë, dëgjoni ndërgjegjen tuaj, pasoni Kur'anin, pasoni të Dërguarin (savs) dhe pasoni njerëzit e udhëzuar drejtë. Mos i ktheni shpinën të vërtetës pasi që ajo ju është bërë e qartë, dhe mos u përpiqni ta fikni zërin e drejtësisë brenda jush.

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Parathënie
  • Frymëzimi i All-llahut në çdo njeri: Ndërgjegjja
  • Dëshmia e ekzistencës së All-llahut mund të shihet përmes ndërgjegjes
  • Ata që pyesin veten dhe ata që shpërfillin
  • Ndërgjegjja dhe Kur’ani i tregojnë njeriut qëllimin e vërtetë të jetës
  • Besimi në ahiret me siguri
  • Të jetuarit e Kur’anit duke e pasuar përherë ndërgjegjen
  • Si e kupton ndërgjegjja se i duhet të jetë afër All-llahut?
  • Forcat negative kundër ndërgjegjes
  • Pse njerëzit nuk e pasojnë ndërgjegjen e tyre përkundër diturisë për të vërtetën?
  • Banesa e njerëzve të ndërgjegjshëm në dynja dhe në xhennet
  • Banesa e atyre që nuk e pasojnë ndërgjegjen e tyre
  • Shembujt e të udhëzuarve drejt në Kur’an
  • Shembuj të atyre që ishin të humbur
  • Mendime lamtumirëse
  • Mashtrimi i evolucionit