logo
HARUN YAHYA

Besimi Në Ahiret Me Siguri

Njeriu i cili e kupton se ka ardhur në këtë botë për t'u sprovuar nga All-llahu, do të lëvizë pastaj në një tjetër fazë të të menduarit. Nëse ne jemi në sprovë në këtë jetë, atëherë vdekja nuk mund të jetë fundi. Duhet të ekzistojë po ashtu një rezultat i kësaj sprove. Megjithatë, në jetën e kësaj bote nuk ekziston asnjë rezultat. Ndër të gjithë njerëzit që kanë jetuar në të kaluarën, ka pasur tiranë, njerëz të shthurur dhe vrasës, si edhe të dërguar të All-llahut dhe njerëz të tjerë me ndërgjegje shumë të lartë që gjithë jetën e tyre ia kushtuan All-llahut. Ka pasur edhe njerëz të varfër dhe të mjerë të cilët i ishin nënshtruar shtypjes. Ata që kanë jetuar në të kaluarën tashmë janë të gjithë të vdekur dhe kanë shkuar, si të mirët ashtu edhe të këqijt janë varrosur në varret e tyre. Sot, asgjë nuk ka mbetur prej tyre, pos disa eshtrave të skeleteve. All-llahu, pronari i Drejtësisë së Përjetshme, nuk do të lejojë që jeta e kësaj bote të zgjidhet në këtë mënyrë.

Me pak fjalë, ndërgjegjja e njeriut do t'i thotë atij se Ndërgjegjja e Përjetshme e All-llahut do ta shpërblejë çdo njeri në mënyrë të plotë për atë që ka bërë ai. Pasi që llogaritë nuk vendosen plotësisht në këtë botë, atëherë duhet të ketë një vend ku kjo të shtyhet.

Njerëzit të cilët mendojnë me anë të ndërgjegjes së tyre do të gjejnë po ashtu përgjigjen në Kur'an. All-llahu shpall në Kur'an se Ai e ka shtyrë vendosjen e llogarive deri pas vdekjes, kur të gjithë do të shpërblehen plotësisht për gjërat që kanë bërë në këtë botë:

"Tek Ai do të ktheheni të gjithë. Premtimi i All-llahut është i vërtetë. Ai e zë fill krijimin e pastaj e përsërit atë, që t'i shpërblejë me të drejtë ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Sa i përket atyre që nuk besojnë, ata do të kenë pije nga uji i vluar dhe dënim të madh, për shkak se kanë mohuar." (Sure Junus: 4)

"Në të vërtetë, çdonjërit prej tyre Zoti yt do t'ia plotësojë shpagimin për veprat e veta. Se Ai, me siguri, e di mirë atë që punojnë ata." (Sure Hud: 111)

Ata që i drejtohen Kur'anit me ndërgjegjen e tyre e kuptojnë se gjithçka që ata bëjnë është e njohur nga All-llahu, dhe se çdo veprim i mirë dhe i keq do të shpërblehet. Asnjë vepër nuk anashkalohet, siç mund të supozojnë në mënyrë të gabuar shumë njerëz. All-llahu e bën të njohur në Kur'an ditën e llogarisë dhe jetën e vërtetë që i pret të gjithë pasi që të vendoset llogaria e tyre.

Jeta e kësaj bote është një vend i përkohshëm i sprovës dhe jeta e vërtetë është në ahiret, në parajsë ose në ferr. Pas vdekjes, të gjithë do të merren në pyetje në një ditë të përcaktuar nga All-llahu për veprat e tyre. Ata që kanë jetuar ashtu siç dëshiron All-llahu, do të jetojnë përgjithmonë në Xhennet - banesën më të mrekullueshme të mundshme për një qenie njerëzore. Sa për të tjerët, ata do të jetojnë përgjithmonë në ferr, ku mbizotërojnë format më të skajshme të dhimbjes dhe vuajtjes.

Ky është një fakt që komunikohet në Kur'an dhe gjithashtu nëpërmjet ndërgjegjes dhe urtësisë se jeta e vërtetë do të fillojë pas vdekjes dhe se të gjithë do të takojnë rrethana të ndryshme në botën tjetër sipas sjelljes së tij apo të saj në këtë botë. Të pasuarit e ndërgjegjes së tyre nuk përputhet me qëllimet e njerëzve në një jetë të cilën ata e kalojnë duke bërë shaka dhe duke lozur, dhe përmendsh, pa menduar fare për këtë. Çdo kush ndjek planet prej të cilave do të përfitojë në jetën e kësaj bote, por asnjë nga këto plane nuk ka të bëjë me vdekjen apo botën tjetër. Vdekja, megjithatë, është një realitet më i vërtetë se të gjitha këto ngjarje të planifikuara. E prapseprap, njerëzit kurrë nuk e marrin parasysh vdekjen. Ata përpiqen të jetojnë jetët e tyre sikur nuk do të vdesin kurrë.

Atëherë cila mund të jetë arsyeja që shumica e njerëzve jetojnë duke e shpërfillur këtë fakt të rëndësishëm?

Për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje, duhet të ndaloni dhe të mendoni për një moment, sa herë keni menduar për vdekjen gjatë gjithë jetës suaj? A keni menduar ndonjëherë se një ditë do të vdisni, të gjithë të dashurit tuaj që ju varrosën në dhe do të largohen nga varri juaj dhe do të vazhdojnë jetët e tyre të përditshme dhe çdo gjë që keni pasur ndonjëherë s'do të jetë më pas vdekjes suaj? A e keni përfytyruar ndonjëherë se si ndodh vdekja? Mishi juaj do të kalbet nën dhe, por çfarë do të përjetojë shpirti juaj?

Njeriu ka një shpirt dhe shpirti nuk zhduket. Pasi vdes njeriu, një jetë e re fillon për shpirtin e tij, por a ka ndodhur ndonjëherë që ai ta pyes veten se çfarë jete e re e pret atë? Ashtu si shumica e njerëzve, ai, gjithashtu, mund të mos ketë menduar kurrë për gjëra të tilla. Kjo për shkak se të menduarit rreth tyre i bën njerëzit të ndjehen të tronditur. Ata përpiqen t'iu shmangen këtyre të vërtetave sa më shumë që të jetë e mundur. Kur ngritet kjo temë, ata përpiqen ta largojnë nga mendja ndikimin që ajo shkakton me shaka apo vërejtje joserioze.

Pse, atëherë, gati të gjithë përpiqen aq shumë për t'i ikur këtij realiteti që pa dyshim do të ndodhë një ditë? A do ta ndalojë injorimi atë që të mos ndodhë? Natyrisht se nuk do ta ndalojë. Arsyeja pse njerëzit i shmangen të menduarit për vdekjen dhe për botën tjetër është sepse kjo e vë në veprim ndërgjegjen e tyre, duke ua përkujtuar atyre se janë përgjegjës ndaj All-llahut dhe se do të japin llogari për veprat e tyre pas vdekjes. Në atë moment që zgjohet ndërgjegjja, çdo gjë që është bërë deri atëherë humb rëndësinë e saj, dhe njeriu i kupton çështjet që janë me të vërtetë të rëndësishme. Kur mendon se do të vdesë një ditë, çfarë rëndësie kanë gjërat që ai ka bërë në jetën e kësaj bote? Fillimisht, ndoshta mund të jetë e vështirë që ai ta kuptojë këtë, por të menduarit pikërisht për momentin e vdekjes deri në hollësinë më të vogël, do ta ndihmojë atë që t'i kuptojë të gjitha të vërtetat.

Vdekja mund të ju vijë kur më së paku e pritni, dhe ka shumë të ngjarë që nuk do të keni asnjë mundësi për të bërë çfarëdo përgatitje. Kjo mund të ndodhë tani apo për disa momente, ose në një moment të ngjashëm disa vite më vonë.

Ndërgjegjja e vërtetë ndjehet në momentin kur shohim engjëjt e vdekjes dhe zjarrin e xhehennemit

Ju mund ta keni parë dikë të vdes, por ajo që keni parë është vdekja e trupit. Ekziston edhe përvoja që e përjeton shpirti gjatë vdekjes, dëshmitar i së cilës mund të jetë vetëm personi që e përjeton atë. Ata që janë të pranishëm do të shohin vetëm vdekjen e trupit, e cila mund të duket shumë e qetë në rastin e dikujt që vdes natyrshëm në shtratin e tij, apo me të vërtetë pikëlluese në rastin e një viktime të një aksidenti me makinë ose të një sëmundje. Megjithatë, vdekja e shpirtit, domethënë, ajo që përjeton ai gjatë vdekjes dallon shumë nga ajo që duket.

Nëse personi që vdes është besimtar, atëherë shpirti i tij merret me lehtësi dhe atij i jepet lajmi i gëzuar nga dy engjëj se ai do të fillojë jetën e tij të mrekullueshme të përjetshme. Ky person nuk është as i frikësuar e as i brengosur, sepse ai posedon gëzimin e pafund duke e ditur se do të jetojë në lumturi dhe paqe përjetësisht. Ky fakt theksohet në Kur'an si vijon:

Të cilëve engjëjt ua marrin shpirtrat, duke qenë të pastër. U thonë atyre: "Shpëtimi qoftë mbi ju! Hyni në Xhenet, si shpërblim për veprat që keni kryer!" (Sure Nahl: 32)

Ata nuk do t'i brengosë tmerri më i madh dhe engjëjt do t'i presin (duke u thënë): "Kjo është dita juaj e premtuar." (Sure Enbija': 103)

Në rastin e një njeriu që nuk e ka jetuar jetën e tij në përputhje me pëlqimin e All-llahut, pa marr parasysh se si vdes trupi i tij, ajo që përjeton shpirti i tij do të jetë fillimi i një jete plot vuajtje. All-llahu i paralajmëron këta njerëz në Kur'an:

"E çfarë do të bëjnë ata, kur engjëjt do t'ua marrin shpirtin, duke i rrahur në fytyrat dhe shpinat e tyre?!" (Sure Muhammed: 27)

Për këto arsye, përpjekja për të përfytyruar momentin e vdekjes me syrin e mendjes suaj do të bëjë që ju të silleni me një sinqeritet dhe vetëdije të qind për qindtë.

Vdekja mund të ju vijë kur jeni duke ngarë makinën, apo duke bërë diçka që zakonisht bëni. Papritmas pamja para jush do të ndryshojë dhe ju do të takoni dy engjëjt e vdekjes. Engjëjt e vdekjes mund të marrin një pamje të tmerrshme për ata që nuk e kanë jetuar jetën e tyre në përputhje me kënaqësinë e All-llahut dhe që kanë shpërfillur vdekjen dhe botën tjetër. Në Kur'an, thuhet se ata zgjasin duart e tyre për personin jetën e të cilit kanë ardhur për ta marr, e tërheqin atë në afërsi të tyre dhe e lajmerojnë atë për një vuajtje degraduese, të pafund, ndërsa e rrahin në fytyrë dhe në shpinë. Ndarja e shpirtit nga trupi shkakton dhimbje të madhe. Në atë moment, njeriu e kupton se çfarë do t'i ndodhë më pas. Ky moment përshkruhet në Suren Kijame:

"Kurse disa fytyra, atë ditë, do të jenë të zymta, duke e ditur se do të pësojnë një fatkeqësi, që të thyen në mes. Por, kur shpirti të vijë në grykë e të thërrasin "A ka shërues", atëherë, ai (që po vdes) do të bindet se ky është çasti i ndarjes dhe këmbët do të ngrijnë. Atë ditë, ai do të sillet te Zoti yt. Ai as nuk besoi dhe as nuk u fal, por e mohoi të vërtetën dhe ia ktheu kurrizin." (Sure Kijame: 24-32)

Edhe ju pa dyshim do të përjetoni momentin e vdekjes. Çfarë do të bëhet e rëndësishme dhe çfarë do të bëhet e pakuptimt për ju? Për çfarë vepre që keni bërë ose që nuk e keni bërë do të pendoheni? Këshillën e kujt do të dëshironit ta kishit marrë? Kë do të dëshironit të mos e kishit takuar kurrë? Sa do të jeni të shqetësuar në lidhje me hollësitë e punës suaj? Çfarë rëndësie ka një veshje që do ta veshni për një mbledhi apo mendimet e njerëzve të tjerë për pamjen tuaj, në krahasim me të vërtetën e botës tjetër?

Ata që u përgjigjen këtyre pyetjeve me sinqeritet të plotë mund të pajtohen me atë që u thotë ndërgjegjja e tyre. Nëse një person e ka shpërfillur kënaqësinë e All-llahut gjatë gjithë jetës së tij dhe nuk ka bërë më të mirën e tij për të fituar pëlqimin e All-llahut, ndjenja më e madhe që do ta përjetojë ai përveç frikës që do ta ndjejë në momentin e vdekjes, do të jetë një pendim i pariparueshëm. Deklaratat e pendimit të tilla si "Ah, sikur mos ta kisha dëgjuar këtë apo atë person," "Ah, sikur të isha falur rregullisht," "Ah, sikur të kisha jetuar për All-llahun," etj do të vazhdojnë t'i shkojnë në mendje.

Ndërkohë, efekti i momentit të vdekjes do të bëhet edhe më i fortë, sepse këta dy engjëj do ta tërheqin njeriun për në ferr, duke e poshtëruar atë. Para se të hyjnë në ferr, të gjithë merren në pyetje një nga një dhe e shohin se përse duhet të hyjnë në ferr. Në këtë moment, njeriu do të ndjejë një tmerr të papërshkrueshëm, sepse të gjitha gjërat që ka bërë dhe ka menduar gjatë gjithë jetës së tij do t'i shfaqen atij një nga një. Mendimet që ai pandehu që nuk i dinte askush dhe shumë ngjarje të tjera që edhe ai vetë i kishte harruar do të sillen para tij.

"Atë Ditë njerëzit do të paraqiten grupe-grupe, që t'u tregohen veprat e tyre: kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë, e kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë." (Sure Zelzele: 6-8)

Mendoni se çfarë do të bëjë që ju të ndjeni keqardhje kur e tërë jeta juaj të sillet para jush në një mënyrë të tillë. Për çfarë gjërash do të thoni: 'Ah, sikur të mos e kisha bërë këtë' ose 'Ah, sikur ta kisha bërë këtë'? Pendimi i pariparueshëm në atë ditë shprehet në një ajet në Kur'an:

Ajo është Dita e Vërtetë, prandaj kush të dojë, le të kthehet te Zoti i vet (që në këtë jetë). Me të vërtetë, Ne ju kemi paralajmëruar se është i afërt dënimi, Ditën, kur njeriu do të shohë se ç'kanë bërë duart e tij dhe, kur jobesimtari do të thotë: "Ah, sikur të isha pluhur!" (Sure Nebe': 39-40)

Për më tepër, njerëzit do të ndjejnë një zemërim dhe neveri të madhe ndaj vetvetes për çfarë kanë bërë në jetën e kësaj bote. Mirëpo, zemërimi dhe neveria që All-llahu do ta ndjejë për ta do të jenë edhe më të mëdha:

Atyre që kanë mohuar, do t'u thuhet: "Urrejtja e All-llahut ndaj jush është më e madhe se urrejtja juaj ndaj vetvetes, kur jeni thirrur në besim, por keni mohuar."(Sure Gafir: 10)

Në Kur'an, thuhet se pendimi dhe përkujtimi në atë ditë nuk do të sjellin kurrfarë dobie. Gjithçka do të ketë marr fund deri atëherë; nuk do të jetë më e mundshme për të kompensuar atë që është bërë në të kaluarën. Dyert e Xhehennemit do të mbyllen pas njeriut përgjithmonë:

"Dhe, kur të sillet Xhehenemi, atë Ditë njeriu do të kujtohet - por ç'i duhet se u kujtua! Ai do të thotë: "Ah, sikur të kisha bërë diçka të mirë për jetën time!" Atë Ditë, askush nuk do të dënojë siç dënon Ai, e askush nuk do të lidhë në pranga siç lidh Ai!" (Sure Fexhr: 23-26)

Gjithë njerëzit, madje edhe më të humburit, do të kenë mundësi të shohin shumë qartë çdo gjë që ndërgjegjja e tyre u thotë të shohin në momentin e vdekjes dhe ndërsa japin llogari, por pasi që kthimi nuk është më i mundur, ata nuk do të jenë në gjendje të korrigjojnë gjendjen e tyre duke e pasuar ndërgjegjen e tyre. Qëllimi i këtij libri është që t'iu zbulojë njerëzve ndërgjegjen e tyre ndërsa ka ende kohë dhe për t'i ftuar ata të kompensojnë të kaluarën dhe të mos ndjejnë keqardhje në ahiret.

Dallimi në mes të atyre që gjithmonë pasojnë ndërgjegjen e tyre dhe të atyre që nuk e pasojnë atë, është fuqia e besimit që kanë njerëzit e ndërgjegjshëm në All-llahun dhe në ahiret. Një njeri i ndërgjegjshëm vepron si të ishte duke u marr në pyetje në prag të xhehennemit. All-llahu na jep si shembull disa nga të dërguarit e Tij, të cilët gjithmonë e kanë përkujtuar ahiretin.

"Kujto robërit Tanë: Ibrahimin, Is'hakun dhe Jakubin, të fortë (në besim) dhe largpamës. Ne u dhuruam atyre një virtyt të veçantë, që ta kenë gjithmonë në mend botën e ardhshme." (Sure Sad: 45-46)

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Parathënie
  • Frymëzimi i All-llahut në çdo njeri: Ndërgjegjja
  • Dëshmia e ekzistencës së All-llahut mund të shihet përmes ndërgjegjes
  • Ata që pyesin veten dhe ata që shpërfillin
  • Ndërgjegjja dhe Kur’ani i tregojnë njeriut qëllimin e vërtetë të jetës
  • Besimi në ahiret me siguri
  • Të jetuarit e Kur’anit duke e pasuar përherë ndërgjegjen
  • Si e kupton ndërgjegjja se i duhet të jetë afër All-llahut?
  • Forcat negative kundër ndërgjegjes
  • Pse njerëzit nuk e pasojnë ndërgjegjen e tyre përkundër diturisë për të vërtetën?
  • Banesa e njerëzve të ndërgjegjshëm në dynja dhe në xhennet
  • Banesa e atyre që nuk e pasojnë ndërgjegjen e tyre
  • Shembujt e të udhëzuarve drejt në Kur’an
  • Shembuj të atyre që ishin të humbur
  • Mendime lamtumirëse
  • Mashtrimi i evolucionit