logo
HARUN YAHYA

Banesa e Atyre Që Nuk e Pasojnë Ndërgjegjen e Tyre

Kemi thënë se ekziston një bindje e përhapur në shoqëri se pasimi i ndërgjegjes do t'i dëmtojë interesat e njeriut. Ata që e besojnë këtë mendojnë se duke mos e pasuar ndërgjegjen e tyre, mund t'i kënaqin dëshirat dhe qejfet e tyre, t'i mbrojnë interesat e tyre dhe kështu të përfitojnë. Kjo është njëra prej ideve më të gabuara të tyre, pasi ata në fakt e humbasin si dynjanë ashtu edhe botën tjetër për shkak të këtij besimi të çoroditur.

Ndërgjegjja është nën urdhërin e All-llahut dhe është krejtësisht jashtë kontrollit të njeriut. Çfarëdo vendimi që një person mund të marr, ndërgjegjja e tij kurrë nuk e braktis atë dhe gjithmonë i tregon atij të vërtetën. Dëgjimi i të vërtetës, nga njëra anë, dhe mospasimi i saj, nga ana tjetër, shkakton 'brejtje të madhe të ndërgjegjes'. Kjo 'brejtje e ndërgjegjes' nuk i ngjason asnjë forme tjetër të shqetësimit. Ky është një shqetësim që All-llahu u ka dhënë njerëzve në këmbim për atë që ata kanë vepruar dhe gjithashtu si mundësi për të korrigjuar gabimet e tyre. Në Kur'an, All-llahu përmend tre burra të cilët përjetuan vuajtje për shkak se nuk e pasuan ndërgjegjen e tyre. Shqetësimet e tyre të dynjasë i penguan ata që t'i shoqërojnë muslimanët në një fushatë. Ata u penduan thellësisht për pakujdesinë e tyre, mezi përballuan vuajtjen, dhe më pas u penduan me sinqeritet të plotë.

"Ai ua pranoi pendimin edhe atyre të treve, që mbetën prapa atëherë, kur toka, sado e gjerë, iu duk e ngushtë dhe iu shtrënguan shpirtrat, aq sa u bindën se nuk ka strehim tjetër përveç All-llahut e pastaj All-llahu u dha mëshirë që të pendohen. Me të vërtetë, All-llahu pranon pendimin dhe është Mëshirëplotë." (Sure Teube: 118)

Në Kur'an, një nga ata brejtja e ndërgjegjes së të cilit është cituar si shembull është Profeti Junus (as), një i dërguar i lavdëruar i All-llahut. Profeti Junus braktisi popullin e tij kur ata nuk ia vunë veshin atij. Pak kohë më vonë, pasi që përjetoi një ankth të madh, ai e kuptoi se ishte e gabuar që i kishte braktisur ata, ndjeu keqardhje të madhe dhe u pendua tek Zoti i tij. All-llahu pranoi pendimin e tij dhe e dërgoi atë tek një komunitet i ri, si të dërguar. Kjo përshkruhet në ajete të ndryshme të Kur'anit:

"(Kujtoje) Dhun-Nunin (Junusin) kur iku i zemëruar e mendoi se Ne nuk do ta dënojmë, andaj thërriti nga errësira: "S'ka zot tjetër, përveç Teje! Qofsh i lavdëruar! Me të vërtetë, unë kam gabuar!" Ne iu përgjigjëm atij dhe e shpëtuam nga brengosja. Kështu, Ne i shpëtojmë besimtarët." (Sure Enbija': 87-88)

"Prandaj, duro për gjykimin e Zotit tënd dhe mos u bëj si Njeriu i Peshkut (Junusi a.s.), kur iu lut Zotit të vet i dëshpëruar (në barkun e balenës)! Sikur të mos i vinte mëshira prej Zotit tënd, ai do të hidhej në një shkretëtirë, i fajësuar!" (Sure Kalem: 48-49)

Duhet thënë se të dy shembujt e mësipërm, janë për besimtarët që u penduan për shkak të bretjes së ndërgjegjes së tyre, dhe u shpëtuan. Këta shembuj na tregojnë se që një njeri të gjejë qetësi, është e domosdoshme që ai të pasojë ndërgjegjen e tij dhe të kthehet tek All-llahu me pendim kur bën gabim. Ata që e bëjnë të kundërtën do të përjetojnë pikëllim dhe ankth të madh gjatë gjithë jetës së tyre.

Megjithatë, ka shumë njerëz të cilët, pavarësisht nga brejtja e ndërgjegjes që ndjejnë, vazhdojnë t'i rezistojnë asaj që është e drejtë. Ata përpiqen ta heshtin zërin brenda tyre duke shtyrë afatin, duke parashtruar justifikime apo 'duke e mashtruar vetveten'. Në Kur'an, All-llahu e përshkruan ankthin e brendshëm dhe boshllëkun shpirtëror që ndjejnë ata që nuk e pasojnë ndërgjegjen e tyre dhe zemrat e të cilëve nuk janë të ndjeshme ndaj Islamit:

"…Kush i shoqëron All-llahut diçka (në adhurim), i ngjan atij që bie nga qielli e që e rrëmben zogu ose i ngjan atij që stuhia e erës e ka hedhur në një vend të largët e të humbur." (Sure Haxhxh: 31)

"All-llahu ia hap zemrën për (të pranuar) Islamin atij që dëshiron ta udhëzojë, ndërsa atij që dëshiron ta lërë në humbje, (ia mbyll zemrën e) ia shtrëngon gjoksin si të jetë duke u ngjitur në qiell. Kështu, All-llahu, i ndëshkon ata që nuk besojnë." (Sure En'am: 125)

Përveç kësaj vuajtje të brendshme, shpirtrat e tyre nuk mund të jenë kurrë të kënaqur. Edhe në qoftë se ata arrijnë përfitimin më të madh të mundshëm në kuptimin e kësaj bote, ata nuk janë të kënaqur me të. Ata gjithmonë ndjehen të paplotë dhe të paplotësuar. Sepse All-llahu e ka krijuar shpirtin e njeriut në atë mënyrë që ai të jetë i kënaqur vetëm duke pasuar ndërgjegjen e tij dhe duke fituar kënaqësinë e All-llahut. Një ajet thotë:

"Ata që besojnë dhe zemrat e të cilëve, kur përmendet All-llahu, qetësohen. Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e All-llahut!" (Sure Ra'd: 28)

Ashtu siç është i rrethuar gjithmonë me njerëz të ndërgjegjshëm një person i ndërgjegjshëm, një person i keq është i dënuar të jetë i rrethuar me njerëz të këqinj, duke ndjekur gjurmët e shejtanit. Ata që nuk e praktikojnë të vërtetën përkundër dijenisë së tyre për të, të cilët e kundërshtojnë bërjen e sakrificave, të cilët veprojnë padrejtësisht, të cilët kanë zili, të cilët tallen me të tjerët, të cilët janë arrogantë dhe që i ushtrojnë të gjitha llojet e zakoneve të ngjashme të këqija do të trajtohen në mënyrë të njëjtë si shpërblim për atë që kanë vepruar. Një sjellje e tillë krijon një atmosferë të shqetësimit të madh tek të gjithë. Njerëzit nuk mund ta dinë se çfarë trajtimi të presin nga njëri-tjetri. Nuk mund të ketë miqësi të vërteta, besnikëri apo mirëkuptim dhe vetë-flijimi nuk shfaqet kurrë.

Kështu, ata jetojnë në një ambient të ferrit si në aspektin fizik ashtu edhe atë shpirtëror. Ndonjëherë ata nuk mund madje as ta kuptojnë arsyen e shqetësimit që ndiejnë. Si ndëshkim nga All-llahu për mospasimin e ndërgjegjes së tyre, ata jetojnë një jetë të pakënaqshme, plot shqetësim dhe të bezdisshme. Ky është vetëm mjerimi që ata vuajnë në këtë botë. Pikëllimi i përjetshëm me të cilin mund të përballen në jetën e përtejme do të jetë jashtëzakonisht i tmerrshëm dhe i llahtarshëm nëse e krahasojmë me atë të dynjasë. Shpërblimi që do t'u jepet atyre që bëjnë ligësi në këtë botë shpallet si vijon në Kur'an:

"Atë Ditë, askush nuk do të dënojë siç dënon Ai, e askush nuk do të lidhë në pranga siç lidh Ai!" (Sure Fexhr: 25-26)

Ashtu siç përgatitin vendet e tyre në parajsë njerëzit e ndërgjegjshëm, ashtu edhe njerëzit e këqinj përgatitin vendet e tyre në ferr, por ata nuk janë të vetëdijshëm për këtë:

"Ata kërkojnë prej teje shpejtimin e dënimit. Sikur të mos ishte afati i caktuar, atyre do t'u kishte ardhur dënimi. Me siguri që atyre do t'u vijë papritmas e pa vënë re. Ata kërkojnë prej teje shpejtimin e dënimit, por, në të vërtetë, Xhehenemi do t'i përfshijë të gjithë mohuesit. Ditën, kur do t'i kaplojë dënimi prej së larti dhe prej së poshti, (engjëlli i ngarkuar me ndëshkimin e fajtorëve), do t'u thotë: "Shijoni dënimin për atë që keni bërë!" (Sure 'Ankebut: 53-55)

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Parathënie
  • Frymëzimi i All-llahut në çdo njeri: Ndërgjegjja
  • Dëshmia e ekzistencës së All-llahut mund të shihet përmes ndërgjegjes
  • Ata që pyesin veten dhe ata që shpërfillin
  • Ndërgjegjja dhe Kur’ani i tregojnë njeriut qëllimin e vërtetë të jetës
  • Besimi në ahiret me siguri
  • Të jetuarit e Kur’anit duke e pasuar përherë ndërgjegjen
  • Si e kupton ndërgjegjja se i duhet të jetë afër All-llahut?
  • Forcat negative kundër ndërgjegjes
  • Pse njerëzit nuk e pasojnë ndërgjegjen e tyre përkundër diturisë për të vërtetën?
  • Banesa e njerëzve të ndërgjegjshëm në dynja dhe në xhennet
  • Banesa e atyre që nuk e pasojnë ndërgjegjen e tyre
  • Shembujt e të udhëzuarve drejt në Kur’an
  • Shembuj të atyre që ishin të humbur
  • Mendime lamtumirëse
  • Mashtrimi i evolucionit