logo
HARUN YAHYA

Ata Që Pyesin Veten Dhe Ata Që Shpërfillin

Deri tani, kemi folur për mënyrën se si një njeri i ndërgjegjshëm mund të ndërtojë një vetëdije për ekzistencën e All-llahut, edhe pse nuk i është mësuar asgjë për të. Dikush që e kupton përmes ndërgjegjes së tij se ekziston një Krijues do të arrijë në përfundimin se nëse All-llahu e krijoi një gjithësi kaq të përsosur dhe i dha njeriut vetëdije për ta kuptuar atë, atëherë Ai nuk do ta lënte vetëm atë. Ai patjetër do të kishte krijuar një lloj komunikimi me këto qenie inteligjente që Ai krijoi, dhe ua bëri atyre të njohur Veten e Tij. Për më tepër, All-llahu, i Cili krijoi çdo gjë, pa dyshim se i ka krijuar ata për një qëllim dhe u ka bërë të ditur këtë qëllim atyre.

Personi i cili e përdor ndërgjegjen e tij, do të ndjejë një dëshirë të madhe për të njohur Krijuesin e tij që e krijoi atë dhe tërë gjithësinë. Kjo dëshirë madje shndërrohet në qëllimin e vetëm të jetës së tij. Ai e kupton se ka nevojë për All-llahun, i Cili e krijoi atë nga asgjëja dhe i dha jetë atij kur ishte një hiç, dhe se i gjithë pushteti i takon Atij.

Ai gjithashtu e kupton se All-llahu krijon çdo gjë për një qëllim. Çdo gjë ka një funksion. Qielli është si një kube që mbron planetin, qelizat ekzistojnë për të përbërë jetën, shiu sjell begati dhe dielli është burimi i dritës dhe nxehtësisë për gjithë botën. Ai është krijuar për një qëllim aq të rëndësishëm sa që jeta nuk do të ekzistonte pa të. Me pak fjalë, njeriu mund të kuptojë se çdo gjë që ne mund dhe nuk mund të numërojmë këtu është krijuar për një arsye të veçantë. Njeriu pastaj pyet veten: 'Nëse unë jam krijuar në një botë kaq të përsosur dhe të planifikuar në mënyrë kaq të përkryer dhe do të vdes për një kohë të shkurtër, atëherë cili është qëllimi i pranisë sime këtu?' Dhe ai kërkon përgjigje në këtë pyetje.

Ai nuk kënaqet me copëzat e informacionit që ka dëgjuar prej të tjerëve. Ai dëshiron ta njoh All-llahun, për të mësuar se çfarë kërkon Ai prej tij dhe qëllimin e krijimit të tij. Ai e kupton përmes ndërgjegjes së tij se informacioni i ofruar prej njerëzve mund të jetë i pamjaftueshëm ose çorientues. Kryesisht, deklaratat e njerëzve kundërshtojnë njëra-tjetrën dhe janë plot mospërputhje. Ai në mënyrë të natyrshme mendon se udhërrëfyesi më i mirë për të arritur All-llahun është libri që Ai shpalli. Si rezultat, ai e merr Kur'anin, librin e fundit që All-llahu e zbriti dhe të cilin Ai e mbrojti, si udhërrëfyes të tij.

Ata që e shpërfillin Kur'anin nuk e pasojnë ndërgjegjen e tyre:

Sa njerëz në botë as nuk e kanë lexuar Kur'anin dhe as që kanë pyetur veten për të?

All-llahu e dërgon një libër për t'i udhëzuar njerëzit, duke i paralajmëruar ata se do të merren në pyetje pas vdekjes së tyre për atë se a ia kanë vënë veshin apo jo asaj që shkruante në të. Përfundimi do t'i dërgojë ata në parajsë ose në ferr. Edhe nëse njerëzit nuk e kuptojnë këtë duke iu drejtuar ndërgjegjes së tyre, ata dëgjojnë dhe janë të vetëdijshëm për këtë. Megjithatë, përkundër kësaj, ata ende nuk e lexojnë Kur'anin. Ata as nuk e pyesin veten se çfarë shkruan në librin për të cilin ata do të mbahen përgjegjës në Ditën e Gjykimit.

Për shembull, një burrë merr një letër nga zyra apo shkolla e tij në një zarf ku shkruan 'më se e rëndësishme për karrierën/edukimin tuaj'. Prej tij kërkohet që ta lexojë këtë letër dhe t'i përmbush në tërësi kërkesat e saj deri në një datë të caktuar. Çfarë do të bëjë ai? A do ta varë atë në mur madje pa e lexuar atë, vetëm do ta vë atë në sirtar apo do ta lexojë dhe do të shpërfill çfarë shkruan në të? Ose a do të fillojë menjëherë ta lexojë atë me gëzim të madh dhe me vëmendje posa ta ketë pranuar, dhe menjëherë të veprojë në pajtim të plotë me përmbajtjen e saj?

Urtësia e tij dhe mendja e shëndoshë patjetër se do t'i sugjerojnë atij ta lexojë atë porosi. Megjithatë, shumica e njerëzve, për shkak të gjendjes së pakujdesisë në të cilën janë, nuk do të lëvizin as edhe një gisht për të lexuar librin më jetik që ekziston: porosinë e All-llahut për njerëzit e Tij.

Fakti që njerëzit e kanë braktisur librin që All-llahu e zbriti shpallet si vijon në Kur'an:

Dhe i Dërguari do të thotë: "O Zoti im! Populli im e shpërfilli Kuranin, si (diçka) të urryer". (Sure Furkan: 30)

"Tani që atyre u erdhi një i Dërguar nga All-llahu, vërtetues i Shkrimeve që kanë me vete, një grup prej atyre, të cilëve iu dhanë Shkrimet, e hodhën pas shpine Librin e All-llahut, gjoja se nuk dinin gjë për atë." (Sure Bekare:101)

Në ajetin e mësipërm, shprehja 'gjoja se nuk dinin gjë për të" vë në dukje se edhe pse njerëzit janë të vetëdijshëm, ata e shpërfillin librin e All-llahut. Çdo njeri, thellë në ndërgjegjen e tij, e di se duhet ta lexojë dhe ta praktikojë Kur'anin, por shumica e shpërfillin atë. Arsyeja për këtë është se njerëzit nuk e pasojnë ndërgjegjen e tyre.

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Parathënie
  • Frymëzimi i All-llahut në çdo njeri: Ndërgjegjja
  • Dëshmia e ekzistencës së All-llahut mund të shihet përmes ndërgjegjes
  • Ata që pyesin veten dhe ata që shpërfillin
  • Ndërgjegjja dhe Kur’ani i tregojnë njeriut qëllimin e vërtetë të jetës
  • Besimi në ahiret me siguri
  • Të jetuarit e Kur’anit duke e pasuar përherë ndërgjegjen
  • Si e kupton ndërgjegjja se i duhet të jetë afër All-llahut?
  • Forcat negative kundër ndërgjegjes
  • Pse njerëzit nuk e pasojnë ndërgjegjen e tyre përkundër diturisë për të vërtetën?
  • Banesa e njerëzve të ndërgjegjshëm në dynja dhe në xhennet
  • Banesa e atyre që nuk e pasojnë ndërgjegjen e tyre
  • Shembujt e të udhëzuarve drejt në Kur’an
  • Shembuj të atyre që ishin të humbur
  • Mendime lamtumirëse
  • Mashtrimi i evolucionit