Musai nuk ishte profeti i vetëm që kishte jetuar në Egjiptin e lashtë. Profeti Jusuf gjithashtu kishte jetuar në Egjipt shumë kohë para Musait.
Në rrëfimet për Musain dhe Jusufin në Kur’an ndeshemi me një element që vlen të përmendet. Për t’ju referuar sunduesit të Egjiptit në kohën e Jusufit, fjala “malik” (Mbreti) përdoret në Kur’an:
E mbreti (Malik) tha: "Ma sjellni atë (Jusufin) menjëherë që ta mbaj pranë meje." Kur i foli atij (Jusufit) i tha: "Vërtetë që këtë ditë ti qëndron lartë në radhët tona dhe plotësisht i besuar." (Kur'an, 12:54)
Në kohën e Musait, megjithatë, sunduesit të Egjiptit i referohet me emrin “Faraon”:
Vërtetë që Ne i dhamë Musait më parë nëntë Shenja të qarta. Pyetni atëherë Bijtë e Izraelit kur ai shkoi tek ata dhe Faraoni i tha: "O Musa! Më duket se ti me të vërtetë je i magjepsur." (Kur'an, 17:101)
Të dhënat historike të disponueshme tani japin shpjegime për emërtimet e ndryshme të përdorura për të emëruar këta dy sundues të Egjiptit. Në Egjiptin e lashtë, emërimi "Faraon" fillimisht i referohej pallatit mbretëror. Gjatë sundimit të mbretërive të lashta, sunduesit nuk kishin një titull të tillë. Emri "Faraon" filloi të përdorej si një sinonim për mbretin Egjiptian nën Mbretërinë e Re (duke filluar me dinastinë e 18të, 1539-1292 p.e.r.), dhe që nga dinastia e 22-të përdorej si një epitet i respektit.1
Prap këtu, edhe njëherë dëshmohen cilësitë e mrekullueshme të Kur’anit. Pasiqë Profeti Jusuf jetoi shumë kohë para Mbretërisë së Re, Kur’ani i referohet mbretit Egjiptian që ishte bashkëkohës i Jusufit me emrin “malik” e jo me emrin “faraon.” Në anën tjetër, Musai jetoi në kohën e Mbretërisë së Re dhe prandaj, sunduesit të Egjiptit që ishte bashkëkohës i Musait i referohet në Kur’an me emrin “faraon.”
Në mënyrë të qartë, një dallim i tillë nënkupton një njohje të historisë së Egjiptit të lashtë. Megjithatë, siç u përmend më heret, historia e Egjiptit të Vjetër u harrua plotësisht në shekullin e 4të, pasiqë shkrimi me hieroglife nuk u deshifrua gjer në shekullin e 19të. Prandaj, gjatë periudhës kohore në të cilën u shpall Kur’ani, nuk ishte e disponueshme një njohuri e thellë e historisë së Egjiptit. Ky fakt është edhe një pjesë tjetër e dëshmisë, në mesin e dëshmive të panumërta, që vërtetojnë faktin se Kur’ani është Fjala e Zotit.
Those who perform good actions will receive better than them and will be safe that Day from fear.
(Surat an-Naml: 89)