Fillimisht, Musai drejtoi luftën e tij kundër Faraonit. Para se të vinte Musai, populli i tij, të bijtë e Izraelit, ishin duke vuajtur në robëri. Për këtë arsye, posa që Musai bëri planin për t’u larguar, i tërë fisi vullnetarisht e ndoqi atë dhe lëshoi Egjiptin. Mirëpo, kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton një besim të sinqertë nga ana e tyre. Në mësin e tyre kishte njerëz që iu bashkuan vetëm për shkak të besnikërisë fisnore. Sipas të gjitha gjasave, shumica e tyre e panë Musain si një udhëheqës politik i cili iu ofroi mundësinë që të lirohen prej tiranisë. Prandaj, në vend se t’ia nënshtronin veten rrugës së drejtë, shumë prej tyre shfrytëzonin secilin rast për t’iu rikthyer praktikave idhujtare. Pra, ata vazhdimisht e sfidonin Musain dhe i rezistonin fesë së vërtetë të sjellur nga ai.
Së pari, Zoti urdhëroi Musain të ndante të bijtë e Izraelit në dymbëdhjetë fise të veçanta:
Dhe Ne i ndamë ata (populln e Musait) në dymbëdhjetë fise – bashkësi të dalluara mes tyre. Ne e drejtuam Musain me frymëzim (Hyjnor), kur populli i tij i kërkoi ujë, duke i thënë: "Bjeri gurit me shkopin tënd!" Dhe që andej gurgulloi uji nga dymbëdhjetë kroje (burime) dhe secili fis e dinte krojin (burimin) e vet. (Kur'an, 7:160)
Shumica e bijëve të Izraelit dështoi në formimin e një besimi të rrënjosur thellë në zemrat e tyre. Ata patën guximin të kërkojnë nga Musai t’ua tregonte Zotin, madje deri në atë masë sa të pohonin paturpësisht se ata nuk do të besonin po të mos i bindej një dëshire të tillë:
Kujtoni edhe kohën kur ju thatë: "O Musa! Ne kurrë nuk do të besojmë ty, derisa ta shohim Allahun qartë me sytë tonë." Por ju u goditët papritur si me shkrepëtimë rrufeje ndërsa po vështronit. (Kur'an, 2:55)
Me sa duket, tiparet e këtij kombi ishin lakmia dhe mosmirënjohja. Si mbështetje për të bijtë e Izraelit, Zoti përgatiti ushqim si mrekulli për ta. Ky ushqim, të cilit në Kur’an i referohet si “manë dhe shkurta (thëllëza)”, nuk arriti të kënaq të bijtë e Izraelit, edhe pse kjo ishte një mirësi nga Zoti:
Ne ju bëmë hije me re dhe dërguam mbi ju El-Menna (manë/rrëshirë të ëmbël) dhe Es-Selva (shkurtat) duke ju thënë: "Hani nga gjërat e mira të lejuara, me të cilat Ne ju kemi furnizuar," (por ata kundërshtuan). Dhe ata nuk na bënë aspak keq Neve, por ata vetëm i bënë keq vetvetes së tyre. (Kur'an, 2:57)
Kujtoni edhe kohën kur ju thatë: "O Musa! Ne nuk mund të durojmë vetëm një lloj ushqimi. Lutju pra Zotit tënd për ne që t'na nxjerrë neve çfarë rritë toka - perimet e saj, trangujt, drithërat, thjerrëzat dhe qepët e saj." Ai u tha: "A do ta ndërroni atë që është më e mirë për ju me atë që është më e keqe? Zbritni në çfarëdo qyteti dhe atje do të gjeni ato që dëshironi!" (Kur'an, 2:61)
Kjo ishte edhe një shenjë e qartë e mosmirënjohjes së madhe që shfaqën të bijtë e Izraelit.
Populli i Musait duket qartë që në asnjë moment nuk e kishte kuptuar besimin e vërtetë. Siç u përmend më heret, ata me sa duket e ndoqën Musain, jo pse donin të fitonin kënaqësinë e Zotit, por për shkak se në të panë një udhëheqës të fuqishëm dhe të vendosur.
Në një përpjekje që t’ia përshtatnin fenë hyjnore dëshirave të tyre dhe praktikave të tyre të lashta fetare, ata i bënë asaj shtrembërime të qëllimta. Duke shpërfillur në tërësi natyrën e thjeshtë dhe të qartë të religjionit, ata e bënë atë të ndërlikuar dhe të vështirë për t’u zbatuar. Ata ishin të prirur të adhuronin idhujt në vend të Zotit dhe e shndërruan religjionin në një varg ritualesh.
Prirja e tyre që të ndërlikonin religjionin pa nevojë më së miri shpjegohet në një rrëfim që rrëfehet në Suren Bekare. Në këtë rrëfim, Zoti urdhëron të bijtë e Izraelit që të sakrifikojnë një lopë. Urdhëri, i përcjellur nga Musai tek fisi i tij, është një urdhër i thjeshtë. Mirëpo, bijtë e Izraelit këtë urdhër të qartë dhe të lehtë e ndërlikuan dhe u morën me të gjitha llojet e hollësive të parëndësishme që nuk u kërkuan prej tyre. Në të vërtetë, ata shkuan aq larg sa t’i thonë të dërguarit të Zotit: “A je duke u tallur me ne?”:
Kujtoni edhe kohën kur Musai i tha popullit të tij: "Vërtetë që Allahu ju urdhëron të therrni një lope", (ndërsa) ata i thanë: "A don të tallesh me ne?" Ai u tha: "I mbështetem Allahut të më mbrojë që t'mos jem prej të paditurve." Ata i thanë: "Lutju Zotit tënd për ne t'na e bëjë mirë të qartë se ç'është ajo (që na kërkohet)? Ai u tha: "Ai thot 'ajo është thjeshtë një lope, as e vjetër e as e re, por të jetë mes dy anëve', zbatoni pra atë që jeni urdhëruar për të bërë." Ata i thanë: "Lutju Zotit tënd për ne t'na e bëjë mirë të qartë ngjyrën e saj." Ai u tha: "Ai thot, 'Të jetë lopë në ngjyrë të verdhë të ndezur që i kënaqë ata që e shohin.'" Ata i thane (përsëri): "Lutju Zotit tënd për ne t'na e bëjë mirë të qartë çfarë lloji është, sepse vërtetë për ne të gjitha lopët janë njësoj dhe sigurisht, nëse don Allahu ne do të udhëzohemi drejt." Ai (Musai) u tha: "Ai thot, 'Të jetë lopë e paushtruar për të punuar tokën apo për të ujitur fushat, e shëndoshë dhe të jetë vetëm në ngjyrë të verdhë të ndezur.'" Ata i thanë: "Tani na e solle të vërtetën." Kështuqë ata e therrën atë dhe nuk e kishin ndërmend ta bënin (dhe qenë fare pranë moskryerjes së këtij urdhëri). (Kur'an, 2:67-71)
Siç rrëfehet më lartë, fisi i Musait vazhdimisht kundërshtonte urdhërat e Zotit. Vetëm kur urdhëri bëhej gadi i pazbatueshëm, për shkak të hollësive të parëndësishme që ata kërkonin, ata lëshonin pe. Në të vërtetë, urdhëri ishte mjaft i qartë: flijoni një lopë.
Hedhja e një vështrimi hulumtues Judaizmit sot do të zbuloj këtë mënyrë të njëjtë kokëfortë të gjykimit të Çifutëve. Talmudi, institucioni tradicional i mësimit Çifut, përmban në vete hollësira hutuese në lidhje me jetën e përditshme dhe lutjet. Për shembull, nga mjelja e një kafshe deri te përdorimi i temjanit të ndezur, njeriu mund të gjej hollësi të panumërta që me sa duket janë të parëndësishme për religjionin. Në Judaizëm, përpikmëria e një personi në vënjen re të këtyre hollësive, në jetën e tij të përditshme dhe në lutje, mendohet të jetë kyçe për devotshmërinë e tij. Thelbi i vërtetë i përkushtimit në anën tjetër, domethënë, besimi në Zotin dhe në Ditën e Gjykimit është shpërfillur në tërësi. Si i tillë, Judaizmi ështe shndërruar në një grumbull ritualesh të pa rëndësishme për bazat e besimit, si përkujtimi i Zotit, mëshira e Zotit dhe dashuria ndaj Tij.
Me largimin e të bijëve të Izraelit nga Egjipti, Zoti u premtoi një vendlindje në të cilën do të banonin. Shumë kemi folur për kundërshtimet e ngritura kundër Musait gjatë këtij udhëtimi në faqet e mëparshme. Kjo prirje e tyre vazhdoi deri kur ata arritën në Tokën e Premtuar:
Kujto kur Musai i tha popullit të tij: "O populli im! Përkujtoni Mirësitë e Allahut mbi ju, kur ai nxori Pejgamberë nga gjiri juaj, ju bëri mbretër dhe ju dha çfarë Ai nuk i kishte dhënë në gjithë Alemin (ndër njerëz e xhinde më parë). O populli im! Hyni në Tokën e Shejtë të cilën Allahu e ka përcaktuar për ju dhe mos u ktheni prapa (në arrati), sepse kështu do të ktheheni të humbur pastaj." Ata thanë: "O Musa! Në të (në tokën e premtuar) është një popull i fuqishëm dhe ne nuk do të hyjmë në të derisa ata të largohen prej saj. Kur ata të ikin, atëherë ne do të hyjmë në të." (Kur'an, 5:20-22)
Ndihma e Zotit ishte gjithmonë me të bijtë e Izraelit. Zoti i shpëtoi ata nga Faraoni duke ndarë detin dhe pastaj iu dha atyre një tokë. Për më tepër, Ai iu premtoi një fitore të sigurtë poqese do të luftonin kundër fisit tiran që banonte atje. Ata duhej të kishin mbështetur besimin e tyre në Zotin dhe të ndjeknin të dërguarin e Tij. Në vend të kësaj, ata nuk i vunë veshin paralajmërimeve të Musait dhe u treguan frikacakë. Vetëm dy prej gjithë atyre pohuan që do të mbështetnin besimin e tyre në Zotin dhe të hynin në token e premtuar:
Dy burra prej atyre të cilët e kishin frikë Allahun dhe të cilëve Allahu u kishte dhuruar Mirësinë e Tij thanë: "I sulmoni nga porta, sepse kur ju të hyni Brenda, fitorja do të jetë e juaja dhe vini shpresat tuaja vetëm tek Allahu, nëse jeni besimtarë të vërtetë." (Kur'an, 5:23)
Përkundër paralajmërimeve të tilla, bijtë e Izraelit kundërshtuan të dërguarin e Zotit dhe iu drejtuan atij me mosrespekt:
Ata thanë: "O Musa! Ne kurrë nuk do të hyjmë në të, përderisa ata janë aty. Kështuqë shko ti dhe Zoti yt dhe luftoni ju të dy, ndërsa ne nuk po luajmë fare prej këtu ku jemi." (Kur'an, 5:24)
Pafytyrësia e popullit të Musait erdh e u keqësua aq shumë sa ata në të vërtetë filluan t’i injoronin fjalët e profetëve të tyre dhe haptazi t’i kundërshtonin ata. Prandaj, Musai iu lut Zotit të tij dhe kërkoi nga Ai që ta shpëtonte atë dhe vëllaun e tij Harunin nga ky popull i pacipë:
Ai (Musai) tha: "Zoti im! Unë nuk kam fuqi veçse për veten time dhe për vëllain tim, kështuqë na veço ne nga populli që është i panënshtruar dhe i pabindur ndaj Allahut." Ai (All-llahu) tha: "Atëherë ajo (toka e shenjtë, e premtuar) ju ndalohet atyre për dyzet vjet. Të humbur do të enden nëpër tokë. Kështuqë mos të të vij keq për popullin e panënshtruar dhe të pabindur ndaj Allahut." (Kur'an, 5:25-26)
Siç përmendet këtu, të bijëve të Izraelit iu ndalua hyrja në Tokën e Premtuar për dyzet vite, për shkak të paturpësisë që ata kishin treguar ndaj Zotit dhe të dërguarit të Tij.
Një pjesë të madhe të jetës së tij, Musai kishte bërë përpjekje që të përcjellte porosinë e Zotit tek ata. Ai u përpoq që të shpëtonte fisin e tij nga adhurimi i idhujve dhe t’i udhëzonte drejt fesë së vërtetë. Qëllimi i tij ishte vetëm të paralajmëronte njerëzit dhe t’i shpëtonte ata nga vuajtjet e Ferrit, mision që ai kreu vetëm për të fituar kënaqësinë e Zotit. Për këtë qëllim, ai u ballafaqua me Faraonin dhe bëri përpjekje që të çlironte popullin e tij nga besimet e kota. Sidoqoftë, ai u bë objekt i mizorive të Faraonit, sikurse edhe i popullit të tij. Megjithatë, ai ishte një shërbëtor bujar, i cili jetoi vetëm për të arritur kënaqësinë e Zotit dhe Zoti ynë e shpëtoi atë nga gjithë vështirësitë që iu shkaktuan atij.
Mund të nxjerren mësime nga mosmirënjohja e të bijëve të Izraelit, nje popull që nuk ndoqi hapat e profetëve të tyre, që ia kthyen shpinën fesë që iu besua atyre dhe që ishin aq të çoroditur sa të thonë: “shkoni e luftoni ti dhe Zoti yt.” Zoti ka paralajmëruar njerëzimin për paturpësinë që të bijtë e Izraelit treguan ndaj profetit të tyre:
O ju që keni besuar! Mos jini si ata që e fyen Musain, por Allahu e pastroi atë nga (shpifja) që i ngjitën dhe ai ishte i nderuar tek Allahu. (Kur'an, 33:69)
Do not let their wealth and children impress you. Allah merely wants to punish them by them during their life in this world and for them to expire while they are disbelievers.
(Surat at-Tawba: 55)