Zoti dërgoi fatkeqësi të ndryshme mbi Faraonin dhe vartësit e tij njërën pas tjetrës, një popull këmbëngulës në mohim. Së pari, filloi një periudhë e thatësisë së jashtëzakonshme në Egjipt. Uji ishte jashtëzakonisht qenësor për Egjiptianët dhe thatësia e kërcënonte në mënyrë të drejtpërdrejtë vet jetesën e tyre. Si rezultat i kësaj, të mirat bujqësore u pakësuan në masë të madhe dhe pasoi uria:
Dhe me të vërtetë Ne e shkatërruam popullin e Faraonit me vite thatësie dhe me mungesë drithërash e frutash, me qëllim që ata të mund të përkujtonin. (Kur'an, 7:130)
Siç mësojmë nga vargu i mësipërm, uria zgjati disa vjet rresht. Pas ballafaqimit të tij me magjistarët, Musai qëndroi në Egjipt për shumë vite për të përcjellur porosinë e Zotit. Brenda kësaj kohe, Zoti kërkoi nga Musai që të ndërtonte shtëpi për popullin e tij për t’i kryer lutjet (namazin) e tyre në siguri. Në këtë mënyrë, besimtarët gjithashtu u ndihmuan të qëndrojnë së bashku:
Dhe Ne e frymëzuam Musain dhe vëllaun e tij (duke ju thënë): " Zini vendbanime për popullin tuaj në Egjipt, i bëni edhe vende adhurimi vendbanimet tuaja dhe kryeni rregullisht faljet e përcaktuara (falni namazin rregullisht). Dhe përgëzo besimtarët." (Kur'an, 10:87)
Në këto shtëpi, Musai dhe pasuesit e tij i bënë lutjet e tyre dhe përkujtuan Zotin. Populli i Egjiptit, në anën tjetër, vazhduan që të inkurajojnë njëri tjetrin në padituri dhe fajësuan Musain dhe pasuesit e tij për fatkeqësitë që ju ndodhën atyre:
Por, kurdo që u vinte e mira (viti i begatshëm), ata thoshin: "Kjo është në sajën tonë." Ndërsa po t'i goditnin fatkeqësitë, këto ia mveshnin shenjave ogurzeza të lidhura me Musain dhe ata (besimtarët) që ishin me të. Me të vërtetë që shenjat e tyre ogurzeza janë vetëm tek Allahu (si të dojë Ai), por shumica prej tyre nuk e dinë. (Kur'an, 7:131)
Fatkeqësitë ndodhnin gjithkund në vend. Mirëpo përkundër kësaj, Faraoni dhe paria e tij nuk braktisën zakonet e tyre të çoroditura politeiste; ata ishin plotësisht të përkushtuar ndaj “religjionit të të parëve të tyre.” As edhe dy mrekullitë e Musait, domethënë, shfaqja e dorës së tij të zbardhur dhe shndërrimi i shkopit të tij në gjarpër, nuk ndihmuan që ata të braktisnin besimet e tyre të kota. Në të vërtetë, ata pohuan se nuk do t’i besonin atij, madje edhe nëse ai do të sjellte edhe një mrekulli tjetër:
Ata i thane (Musait): "Çfarëdo Shenjash që ti mund t'na sjellësh neve, që të punosh mbi ne magjinë tënde, ne nuk do të besojmë ty". (Kur'an, 7:132)
Për shkak të sjelljes së tyre, Zoti i ndëshkoi ata me një varg fatkeqësish si “shenja, të qarta dhe të dallueshme” (Kur’an, 7:133), në mënyrë që ata të shijonin vuajtjet edhe në këtë botë. E para prej këtyre fatkeqësive ishte thatësia që e përmendëm më heret që shkaktoi një rrënje të dëmshme të prodhimit të të mirave bujqësore.
Bujqësia e Egjiptit mbështetej në lumin Nil dhe prandaj nuk ishte e ndikuar nga ndryshimet e kushteve natyrore. Madje edhe në stinët më të nxehta kur nuk binte shi në tokën e Egjiptit, lumi Nil bartte sasi të bollshme të ujërave nga brendia e Afrikës. Mirëpo, pasiqë Faraoni dhe paria e tij vazhduan të jenë arrogant dhe krenar ndaj Zotit, një katastrofë që në këtë vend ishte e papritur i goditi ata; një thatësi. Kjo thatësi në mënyrë të qartë përgënjeshtroi fjalët e Faraonit kur ai tha:
"O populli im! A nuk është i imi sundimi i Egjiptit dhe i këtyre lumenjëve që rrjedhin poshtë meje? A nuk shikoni pra?" (Kur'an, 43:51)
Megjithatë, në vend se të “tregoheshin të vëmendshëm,” populli jobesimtar i konsideronte këto katastrofa si një fatkeqësi që atyre iu kishte sjellë Musai dhe të bijtë e Izraelit. Ata ishin plotësisht të bindur në këtë iluzion për arsye të bindjeve të tyre në bestytni dhe në religjionin e të parëve të tyre. Ata përjetuan vuajtje të mëdha, por ajo që do t’iu ndodhte atyre nuk mbaronte me këto fatkeqësi fillestare. Ky ishte vetëm fillimi. Zoti iu dërgoi atyre një varg fatkeqësish. Ato janë të përshkruara në Kur’an si vijon:
Kështu Ne dërguam mbi ta përmbytjen, karkalecat, morrat, bretkocat dhe gjakun si vazhdimësi të Shenjave të qarta dhe të dallueshme, por prapseprap ata mbetën mospërfillës dhe të mbytur në mendjemadhësi dhe ishin popull keqbërës. (Kur'an, 7:133)
Përkundër gjithë këtyre fatkeqësive, ata vazhduan me mohimin e tyre. Madje edhe kur e kishin kuptuar se këto fatkeqësi ishin pasojë e mohimit të tyre, ata këmbëngulën në mohimin e tyre. Faraoni dhe shoqëruesit e tij u përpoqën që të mashtrojnë Musain dhe në këtë mënyrë edhe Zotin. Kur iu ndodhën këto fatkeqësi të tmerrshme, njëra pas tjetrës, ata e thirrën Musain dhe iu përgjëruan atij që t’i shpëtonte ata nga ato:
Ndërsa kur u ra ndëshkimi në kokë, thanë: "O Musa! Lutju Zotit tënd për ne, për Premtimin e tij që të ka dhënë ty. Nëqoftëse ti e largon ndëshkimin prej nesh, me të vërtetë që ne do të besojmë ty dhe do t'i lëmë edhe Beni Israilët të vijnë me ty." Por kur Ne e larguam ndëshkimin prej tyre për një afat të përcaktuar të cilin ata duhej ta mbërrinin, kur ç'të shohësh! Ata e thyen besën e dhënë. (Kur'an, 7:134-135)
So We sent down on them floods, locusts, lice, frogs and blood, Signs, clear and distinct... |
Duhet të përmendim se sjellja e mosbesimtarëve ishte shumë e ngjashme me atë të Shejtanit. Shejtani refuzoi t’i bindej Zotit përkundër pranimit të ekzistencës e Tij. Po në këtë mënyrë, populli i Faraonit refuzoi t’i nënshtrohej Zotit dhe të dërguarit të Tij, edhepse ishin të vetëdijshëm për faktin se Zoti, të cilin ata patën guxim ta quajnë “Zoti i Musait,” dërgoi këto fatkeqësi. Përfundimisht ata pranuan ekzistencën e Zotit, por megjithatë refuzuan t’i nënshtrohen Atij për shkak të arrogancës së tyre dhe besimit të verbër në religjionin e të parëve të tyre.
Për një kohë të gjatë, Musai paralajmëroi fisin e tij dhe iu përcolli atyre religjionin e Zotit. Për më tepër, ai bëri një varg mrekullish si shenja nga Zoti. Zoti dërgoi mbi këta njerëz shumë fatkeqësi, që ata t’i ktheheshin Atij, megjithatë, asnjëri nga idhujtarët nuk braktisi besimin e tij në shumë zotëra e as nuk iu kthye Zotit tonë të vërtetë, Krijuesit. Në Kur’an, Zoti na bën me dije se Faraoni i rezistoi Musait përkundër të gjitha përpjekjeve të tij:
Edhe te Musai gjithashtu ka tregues, kur Ne e dërguam atë te Faraoni me autoritet të qartë. Por (Faraoni) u largua (nga të besuarit) dhe u kthye nga vetja bashkë me krerët e tij… (Kur'an, 51:38-39)
I kundërshtuar nga ky refuzim i prerë, Musai iu lut Zotit të tij të sjellte vuajtje mbi këtë komb kryengritës:
Ndërsa Musai tha: "Zoti ynë! Ti vërtetë u ke derdhur Faraonit dhe prijësve të tij madhështi dhe pasuri në jetën e kësaj bote. Zoti ynë! Që të mund të t'i largojnë e t'i humbin njerëzit nga Udha Jote. Zoti ynë! Shkatërroje pasurinë e tyre dhe ngurtësoji zemrat e tyre që të mos besojnë derisa të shohin dënimin e dhimbshëm."
Ai (Allahu) tha: "Padyshim që duaja (lutja) e ju të dyve është e pranuar, kështuqë ju përmbajuni Udhës së Drejtë dhe mos ndiqni rrugën e atyre që nuk dinë! (Kur'an, 10:88-89)
Zoti iu përgjigj lutjes së Musait. Faraoni dhe njerëzit e tij që nuk pranuan udhën e drejtë përkundër të gjitha paralajmërimeve, u ndeshën me një “ndëshkim të dhimbshëm.” Fundi i tyre pasqyronte sjelljen e tyre, duke qenë se ata u varrosën me gjithë pronat e tyre.
A nuk e shohin ata se janë sprovuar një herë apo dy herë çdo vit. Prap ata nuk kthehen në pendim dhe as nuk marrin mësim. (Kur'an, 9:126)