logo
HARUN YAHYA

PËRFUNDIM

Siç tregojnë të gjitha vargjet e përmendura gjer më tani, përmendje të gjera për Musain gjenden në shumë pjesë të Kur’anit. Jeta e tij është një shembull që gufon me mësime dhe përkujtime të bollshme për besimtarët, duke filluar me periudhën e hershme të jetës së tij dhe me disa prej këtyre mësimeve dhe përkujtimeve ne jemi marrë në këtë libër.

Të menduarit për kuptimin e këtyre mësimeve na bën të njohim shkallën në të cilën fati në tërësi përmban jetën e një njeriu dhe të mirat që ai nënkupton për një besimtar.

Mësimet që mund të nxjerren nga jeta e Musait mund të përmbledhen si në vijim:

1 – Fati dhe qëllimet e tij hyjnore

Me lindjen e Musait, pejgamberia e tij dhe lufta që ai do të ndiqte në udhën e Zotit ishin të gjitha të paracaktuara. Në të vërtetë, gjithë kjo ishte paracaktuar madje edhe para lindjes së tij. Kur e shiqojmë vetveten, do të duhej gjithashtu të kuptojmë se ne jetojmë jetët tona përbrenda një fati të caktuar. Ky fat është gjëja më e mirë për ne. Është paracaktuar nga Zoti, i cili është Krijuesi jonë dhe Zoti jonë. Ai posedon dijeni dhe mëshirë të pafund. Kjo është arsyeja pse ne do të duhej t’ia nënshtrojmë vetveten fatit tonë dhe të përqafojmë çfarëdo që na ndodhë me gëzim, duke qenë të vetëdijshëm se është pjesë e fatit që Zoti ynë ka krijuar për ne.

2 – Animi nga të drejtët

Në pjesët e para të këtij libri ne përmendëm një tregim në të cilin Musai mori anën e një njeriu të kombit të tij dhe joqëllimisht e mbyti një person tjetër. Këtë e përmendëm për të theksuar gabimin e animit pa kushte nga bashkëkombasit tonë (familja, fisi, kombi, etj.). Ajo që e bën një njeri superior nuk është familja e tij, fisi apo kombi, por shkalla e drejtësisë që ai arrinë. Prandaj, do të duhej që gjithmonë të rregullojmë sjelljen tonë sipas drejtësisë, një vlerë që duhet ta mbajmë mbi gjithçka tjetër.

3 – Besimi në Zotin dhe mbështetja e besimit në Të

Tregimi për Musain thekson në masë të madhe pikëpamjen e mbështetjes së besimit në Zotin. Zoti paralajmëroi dhe mësoi Musain për nevojën që të mbështeste besimin e tij në Të, përkundër faktit se për nga natyra e tij ai shqetësohe (bëhej nevrik) kohë pas kohe. Në ato situata me të cilat u ballafaqua përgjatë jetës së tij, Musai gjithmonë ishte i vetëdijshëm se Zoti është Ai që ushtron kontroll absolut mbi gjithçka dhe se Atij duhet besuar pa kushte. Për më tepër, ai do të kërkonte falje për gabimet që bënte dhe bënte çmos që t’i ndreqte ato.

Për të mbështetur besimin në Zotin, njeriu duhet të njoh Zotin dhe të çmoj Atë sipas fuqisë së Tij të vërtetë. Një besimtar udhëzohet në një dijeni të tillë duke përsiatur për cilësitë e Zotit: Zoti është Krijuesi i gjithë jetës, Ai është Ai që merr prapa shpirtin e njeriut, Ai ka fuqi absolute mbi gjithçka, Ai përfshinë gjithçka, Ai vetëm urdhëron "Bëhu" dhe ajo bëhet, Ai është kontrolluesi absolut dhe i vetëm i çdo gjëje, Ai është Mëshirëploti, Ai është Ai që iu përgjigjet të gjitha lutjeve dhe Ai udhëzon kë dëshiron në udhën e drejtë. Të gjitha veprat/punët e bëra kthehen tek Zoti. Po të kishim mundësi të kuptojmë plotësisht fuqinë e Krijuesit tonë dhe të çmonim fuqinë e Tij, atëherë do të mund të kuptonim se Ai është i Vetmi të cilit duhet t'i drejtohemi dhe të mbështesim besimin tonë.

4 – Natyra e përkohshme e jetës së kësaj bote dhe gjërave që posedojmë

Siç kemi mësuar nga shembulli i Karunit, vdekja i zhvlerëson të gjitha dobitë e pasurisë së kësaj bote. Për më tepër, nëse nuk shpenzohen në udhën e Zotit, këto lehtë mund të jenë shkaktarë për të rënduar vuajtjet, si në këtë botë ashtu edhe në jetën e përtejme. Pasuria materiale kurrë nuk do të duhej të jenë objekt i lakmisë së njeriut. Zoti i dhuron një begati më të madhe të të mirave të Tij kujt don Ai. Përparimi është i pavlerë nëse nuk përdoret për hir të Zotit. Në anën tjetër, për dikend që i bindet vullnetit të Zotit, skamja në asnjë mënyrë nuk është burim i mjerimit. Prandaj, njeriu s’duhet as të pendohet e as të mburret me gjërat që posedon dhe pasurinë në këtë botë. Vetëm të jetuarit për hir të Zotit dhe frika nga Zoti duhet të jenë kriter mbi të cilin do të duhej të mbështetej jeta e njeriut.

5 – Padituria dhe pastrimi i vetvetes

Siç rrëfehet në tërë librin, të bijtë e Izraelit përqafuan fenë që Musai solli duke mos braktisur tërësisht mënyrën e vjetër të jetesës. Për më tepër, ata bënë përpjekje të shkrijnë mënyrën e jetesës së gabuar të tyre me fenë e zbuluar. Ky është një moment i rëndësishëm për të cilin të gjithë do të duhej të ishin të kujdesshëm. Mund të ndodhë që gjatë zhvillimit të personalitetit të tij, një individ mund të ketë rrënjosur në mendjen e tij një mënyrë të gabuar të të menduarit. Kështu, pas përqafimit të udhës së drejtë, mund ende të mbajë diç nga këto besime dhe mendime të vjetra.

Në tregimin për Musain gjithashtu mund të kuptohet se praktikat idhujtare të fisit të cilin takuan gjatë udhëtimit të tyre u bënë shkas i joshjes për pjesëtarët e popullit të Musait më besim të dobët dhe që kishin dështuar në pastrimin e vetvetes nga padituria. Kjo tregon se zbatimi i rregullave Kur’anore është rruga e vetme e eliminimit të besimeve dhe mendimeve që janë rrënjosura në padituri.

6 – Hipokritët dhe sjellja e tyre

Në tregimin e Musait, gjejmë shembuj të hipokritëve që fshihen përbrenda një bashkësie dhe të dëmit të madh që ata mund t’i sjellin një shoqërie. Për shembull, mund t’i dallojmë tiparet që janë të veçanta për hipokritët në Es-Samirijin (Samaritanin).

Hipokritët gjenden në mesin e besimtarëve. Në kohën e Musait për shembull, Es-Samiriji (Samaritani) ishte njëri prej të bijëve të Izraelit. Për të shkaktuar probleme, hipokritët kërkojnë momentin kur besimi i besimtarëve është në shkallën më të ulët. Vetëm atëherë kur ndjejnë se mund të kenë më së shumti sukses ata veprojnë. Ata fusin në përdorim të metat e njerëzve për t'i larguar nga udha e drejtë. Në kërkim të realizimit të qëllimit të tyre, ata joshin epshet e natyrës njerëzore. Ata ofrojnë premtime boshe. Ata kurrë nuk e shprehin haptazi mosbesimin në fe apo në Zot, por në vend të kësaj, përpiqen që të tërheqin vëmendjen drejt përkushtimit të tyre të paqenë. Ata shkojnë aq larg sa të pohojnë se kuptojnë fenë më mirë se çdokush tjetër dhe se për këtë arsye janë më të aftët që të udhëzojnë të tjerët në udhën e drejtë. Edhe një tipar tjetër i rëndësishëm i hipokritëve për të cilin duhet të jemi të vetëdijshëm është shkalla e ndikimit të tyre në njerëz. Një hipokrit i vetëm mund të ndikoj negativisht një komb të tërë. Es-Samiriji (Samaritani) ishte prej të tillëve.

7 – Të bijtë e Izraelit dhe sjellja e tyre e zakonshme

Një vlerësim i vargjeve që kanë të bëjnë me Profetin Musa zbulojnë faktin se ai madje u ballafaqua me një luftë kundër vet popullit të tij. Arroganca, prirja nga idhujtaria dhe pabindshmëria (mosnënshtrimi) ishin karakteristikat e tyre themelore. Kjo ishte arsyeja që ky komb, duke mos merituar përfundimisht profetët, frymëzimet hyjnore dhe të gjitha të mirat tjera që iu dhuruan nga Zoti, u zhvesh nga një nder i tillë. Ky është prap një mësim i rëndësishëm për besimtarët.

8 – Tregimi për lopën dhe preokupimi i tepruar me hollësira

Ky tregim zbulon një mentalitet specifik që pllakos të bijtë e Izraelit, prirjen njerëzore që të merret jashtë mase me hollësira…Përkundër natyrës së lehtë, të pandërlikuar dhe të pastër të fesë, disa njerëz përpiqen ta bëjnë fenë të vështirë, duke futur hollësira të panevojshme në të, dhe duke zhvendosur përqëndrimin nga thelbi i saj i vërtetë në çështje të parëndësishme. Megjithatë, Zoti shpjegon se feja e vërtetë është poaq e thjeshtë sa feja e Ibrahimit. Tregimi për lopën sjell në dritë gabimin e hyrjes së panevojshme në hollësira. Gjithashtu tregon se kërkimi i hollësirave të parëndësishme vetëm shkakton vështirësi për njerëzit dhe përfundimisht mund t’i largoi ata nga urdhërat e Zotit.

9 – Tregimi për njeriun e ditur dhe urtësinë nga Zoti

Ky tregim na rrëfen se mund të ndodhë që urtësia të fshihet pas ngjarjeve të caktuara dhe t’mos jetë e dukshme menjëherë. Kjo dituri është një lloj i posaçëm i urtësisë i dhuruar nga Zoti. Kjo shpjegohet me shembuj që edhepse duken të jenë ngjarje shkatërrimtare mund në të vërtetë t’mos jenë aq fatkeqe dhe se përkundrazi mund të ketë ndonjë arsye pas tyre që ne jemi të paaftë ta kuptojmë.

Për të përfunduar, mësimi më i rëndësishëm për besimtarët ishin parimet morale që shërbyen si shembull të Musait dhe Harunit. Të dy ata ishin profetë të Islamit, të cilëve iu dhanë shkrimet e shenjta.

Edhepse Musai luftoi në udhën e Zotit mijëra vjet më parë, sjellja e tij dhe mënyra e të folurit mbesin shembull për ne. Zoti e zgjodhi atë për Vete, foli me të dhe e emëroi si të dërguar për të përcjellur porosinë e Tij te njerëzit. Zoti flet për këta njerëz bujar në Kur'an si në vazhdim:

Dhe Ne lamë për ata (të dy përkujtim përgëzues) ndër brezat e mëpastajmë. "Selam (Paqja jonë qoftë) mbi Musain dhe Harunin!" Sigurisht që kësisoj i shpërblejmë Ne mirëpunuesit në Rugën e Allahut. Vërtetë që ata të dy ishin nga robërit Tonë besimtarë. (Kur'an, 37:119_122)

Zoti ishte i kënaqur me ta, siç është Ai me të gjithë të dërguarit e Tij. Na bekoftë Zoti jonë me urtësi për të kuptuar më mirë jetërat e këtyre të dërguarve dhe për të qenë prej atyre me të cilët Ai është i kënaqur.

horse

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Hyrje
  • Sovraniteti i Faraonit në Egjipt dhe gjendja e bijve të izraelit
  • Lindja e Musait (as)
  • Musai (as) ikë nga Egjipti
  • İkja për në medjen dhe vendosja e tij atje
  • Arritja e tij në luginën tuva dhe frymëzimi i parë
  • Bbiseda e zotit me Musain (as)
  • Musai (as) kërkon Harunin (as) si shoqërues të tij
  • Hhistoria e Musait (as) dhe fshehtësia e fatit
  • Përcjellja e porosisë Faraonit dhe mënyra e duhur në të cilën kjo duhet të bëhej
  • Gjykimi i shtrembëruar i Faraonit
  • Titujt e sunduesve egjiptianë në Kur'an
  • Lufta e Musait (as) kundër magjistarëve
  • Magjistarët përqafojnë besimin
  • Një njeri besimtar dhe pallati
  • Mosmirënjohja e të bijëve të izraelit
  • Periudha e katastrofave dhe marrëzia e Faraonit
  • Eksodi nga Egjipti dhe fundosja e Faraonit në det
  • Arroganca e Karunit dhe ndëshkimi i tij
  • Fisi i Musait (as) devijon dhe adhuron viçin e artë
  • Sjellja e çoroditur e fisit hebreit
  • Musai (as) dhe një njeri i ditur
  • Përfundim