Zoti paralajmëroi Musain dhe Harunin para se të vizitonin Faraonin dhe ju tërhoqi vëmendjen që gjithnjë ta përkujtonin Atë dhe që t’mos prajnë së përkujtuari Atë:
"Shko, ti dhe vëllau yt, me Shenjat e Mia dhe mos u bëni të plogësht e të dobët në të përmendurit Mua." (Kur'an, 20:42)
Zoti urdhëroi Musain dhe Harunin që të shkonin te Faraoni, sunduesi i Egjiptit. Zoti ju shpjegoi atyre se Faraoni ishte i pacipë dhe grindavec, por megjithatë, Ai i urdhëroi ata të përdornin një mënyrë të butë të komunikimit të porosisë së Tij tek ai:
"Shkoni të dy te Faraoni, se vërtetë ai i ka tejkaluar gjithë kufijtë (në mosbesim). Dhe i flisni atij butë e shtruar, mbase mund të marr qortim ose të frikësohet (prej Meje)." (Kur'an, 20:43-44)
Siç u theksua në vargjet më lartë, përdorimi i një gjuhe të këndshme është një qasje tejet e dobishme që do të duhej gjithnjë të përdorej gjatë komunikimit të fesë. Në shumë vargje të Kur’anit, rëndësia e zgjidhjes së fjalëve të buta theksohet si një rregull i përgjithshëm. Në të vërtetë, Zoti e urdhëron njeriun të flas me butësi bile edhe kur ai me të cilin flet është mendjemadh, duke e bërë të qartë rëndësinë e përdorimit të sjelljes së tillë në komunikimin e porosisë së Zotit.
Në këtë urdhër të Zotit, Musai edhe njëherë hapur shprehi frikën që ndjente në zemër. Ai i tha Zotit për brengosjen e tij, domethënë, për frikën se mund të vritej nga Faraoni:
Ata i thanë: "Zoti ynë. Në të vërtetë ne kemi frikë mos ai shpejton t'na ndëshkojë ose se mos i tejkalon kufijtë (në mosbesim apo kundër nesh)." (Kur'an, 20:45)
Ai (Musai) tha: "Zoti im! Unë kam vrarë një njeri prej tyre dhe kam frikë se do t'më vrasin." (Kur'an, 28:33)
Këtu Zoti edhe njëherë e përkujtoi Musain se Ai ishte me të, duke shikuar dhe dëgjuar gjithçka që ai bënte. Për më tepër, Zoti i urdhëroi Musait dhe Harunit të shkojnë te Faraoni dhe të kërkojnë prej tij që t’i lejoj bijtë e Izraelit të largohen:
Shkoni pra te ai dhe thuani: "Me të vërtetë që ne jemi të Dërguarit e Zotit tënd, kështuqë lëre fisin e Izraelit të vij me ne dhe mos i ndëshko ata. Ne të kemi sjellur ty një Shenjë nga Zoti yt. Paqja qoftë mbi ata që ndjekin udhëzimin." (Kur'an, 20:47)
Vlen të përmendim se nuk sprovohej këtu vetëm Faraoni. Kjo gjithashtu ishte edhe sprovë për Profetin Musa. Musai i frikësohej mundësisë së vrasjes nga Faraoni. Megjithatë, çfarë kërkonte Zoti nga Musai ishte më shumë se thjeshtë një vizitë te Faraoni; Musai do të shkonte të kërkonte nga Faraoni që të gjithë Izraelitët të largoheshin me të. Të shkosh para sunduesit të padiskutueshëm të Egjiptit, të cilit i gjithë kombi i nënshtrohej si një hyjnie, ishte me të vërtetë një detyrë shumë e rrezikshme. Edhe më e rrezikshme ishte t’i thuhej Faraonit në mënyrë të qartë se ai ishte në rrugë të gabuar dhe pastaj t’i kërkohej t’i japte lirinë një kombi të robëruar, domethënë të bijve të Izraelit. Sidoqoftë, të vetëdijshëm se ishin nën mbrojtjen e plotë të Zotit, Musai dhe Haruni vazhduan detyrën e tyre me sigurinë dhe lehtësinë që Zoti ynë ua dhuroi atyre. Zoti i përkujtoi ata për këtë të vërtetë, duke i urdhëruar që t’mos frikësoheshin:
Ai (Allahu) u tha: "Mos u frikësoni. Padyshim që Unë jam me ju duke dëgjuar dhe shikuar çdo gjë." (Kur'an, 20:46)
Ftoji në Udhën e Zotit tënd me urtësi dhe me thirrje të ndershme dhe të bukur dhe bisedo me ta në mënyrën më të mirë. Nuk ka dyshim se Zoti yt e di më së miri se kush është larguar e ka humbur nga Rruga e Tij dhe Ai është me i Dituri për ata që janë udhëzuar. (Kur'an, 16:125)