logo
HARUN YAHYA

NJË NJERI BESIMTAR DHE PALLATI

Pavarësisht nga ngjarjet e mbinatyrshme dhe mrekullitë që përjetuan, Faraoni dhe paria e tij iu kundërvunë Musait. Ata insistuan në mohimin e së vërtetës, për shkak të arrogancës dhe kryeneçësisë së tyre dhe shkuan aq larg sa të pohonin se Musai ishte magjistar i cili shfaqi një magji. Për më tepër, ata sajuan plane të reja që Musai dhe pasuesit e tij t’iu nënshtroheshin torturave edhe më të vrazhda dhe shtypjes:

Dhe padyshim që Ne dërguam Musain me Shenjat Tona dhe me autoritet të qartë te Faraoni, Hamani dhe Karuni, por ata e quajtën dhe i thanë: "Magjistar gënjeshtar!" Pastaj, kur ai u solli atyre të vërtetën nga Ne, thanë: "Vrisni bijtë e atyre që besojnë me të dhe lini gjallë gratë e tyre," por përbetimet e mosbesimtarëve s'janë veçse të kota e në humbje! Faraoni tha: "Më lini mua ta vras Musain dhe le të thërras Zotin e tij (t'më ndalojë)! Kam frikë se ai do t'ju ndërrojë juve fenë tuaj ose se ai mund të bëj që të përhapet në tokë e keqja dhe ligësitë!" Musai tha: "Padyshim që unë jam mbështëtur tek Zoti im dhe tek Zoti juaj që të më mbrojë nga çdo kryeneç që nuk beson në Ditës e Llogarisë!" (Kur'an, 40:23-27)

Pharaoh

Faraoni kishte për qëllim të vriste Musain. Ai ishte i përkushtuar të parandalonte vendosjen e një rendi të ri në tokën e Egjiptit që do të pengonte pasurimin e tij të mëtejshëm. Poqese Musai do të arrinte më shumë pushtet, Faraoni s’do të ishte në gjendje të sundonte popullin e Egjiptit ashtu si dëshironte ai. Për këtë arsye ai u përpoq të arsyetonte vrasjen e Musait duke sugjeruar se qëllimet e Musait ishin jashtëzakonisht të liga. Megjithatë, aty u paraqit një njeri nga familja e Faraonit, i cili përkrahu Musain dhe kundërshtoi mizoritë e Faraonit:

Dhe një njeri besimtar nga familja e Faraonit, i cili e fshihte besimin e tij, tha: "A do të vrisni një njeri sepse thot: "Zoti im është Allahu" dhe tashmë ju ka ardhur me shenja e tregues të qartë nga Zoti juaj? Edhe nëse ai është gënjeshtar, mbi të do të jetë gjynahi i gënjeshtrës së tij; por nëse po e thot të vërtetën, atëherë mbi ju do të bjerë nga ai dënim të cilin ai ju premton. Vërtetë që Allahu nuk e udhëzon atë që është gënjeshtar i shfrenuar e i papërmirsueshëm! O njerëzit e mi! I juaji është mbretërimi këtë ditë, ju jeni më të lartët në tokë. Por kush do të na shpëtojë ne nga Ndëshkimi i Allahut nëse bie mbi ne? "

Faraoni u tha: "Unë ju tregoj juve vetëm atë që unë e shoh të drejtë dhe unë ju udhëzoj vetëm në rrugën e qeverisjes së drejtë!" Dhe ai që besoi tha: "O njerëzit e mi! Me të vërtetë që kam frikë për ju një përfundim si ajo dita e shkatërrimit të popujve të shumtë (në kohët e para)!" Si fati i popullit të Nuhut, dhe Aadit, dhe Themudit edhe i atyre që erdhën pas tyre. Dhe Allahu nuk dëshiron asnjë padrejtësi për robërit e Tij. O njerëzit e mi! Me të vërtetë që kam frikë për ju Ditën në të cilën do të jetë thirrja e përbashkët (midis banorëve të Xhehenemit dhe banorëve të Xhennetit)." Një Ditë kur do të ktheni shpinën dhe do t'ia mbathni duke mos pasur asnjë mbrojtës prej Allahut. Dhe cilindo që e humb Allahu, për të nuk ka udhëzues. Dhe me të vërtetë që juve ju erdhi Jusufi në kohën e shkuar me tregues të qartë por ju nuk pushuat së dyshuari në atë që ai ua solli, derisa kur ai vdiq, ju thatë: "Asnjë të dërguar nuk do të çojë Allahu pas tij." Kështu pra Allahu i humbet rrugën atij i cili është i shfrenuar dhe mosbesues (që dyshon në Njësinë e Allahut). Ata që kundërshtojnë Shenjat e Allahut pa u ardhur atyre asnjë dije e provë, kjo është mjaftë e urryer dhe e neveritur tek Allahu dhe për ata që besojnë. Kësisoj pra, Allahu vulos zemrën e çdo tirani kryelartë (kështuqë ata nuk mund ta drejtojnë veten në Udhën e Drejtë). (Kur'an, 40:28-35)

historical_residue

That is of the news of the cities which We relate to you. Some of them are stili standing while others are now just stubble.
(Surah Hud: 100)

Paralajmërimi që iu bë nga ky njeri besimtar i pallatit nuk pat ndonjë ndikim tek Faraoni, zemra e të cilit ishte mbushur përplot arrogancë dhe ishte e verbëruar nga mohimi. Për t’i paraqitur fjalët e tij si të kota, ai u përpoq që të tallej me këtë Musliman i cili ia kishte tërhekur vërejtjen atij dhe gjithë popullit të Egjiptit. Faraoni iu drejtua ndihmësit të tij Hamanit me ironi, duke i kërkuar atij që të ndërtonte një kullë:

E Faraoni tha: "O Haman! Ndërto për mua një kullë që të mund të arrijë rrugët, rrugët e qiejve dhe të mund të shoh Zotin e Musait, por unë me të vërtetë e quaj atë gënjeshtar". Kështu pra, në sytë e Faraonit u bë joshëse dhe si e drejtë e liga e punëve të tij dhe ai qe i ndaluar nga Udha e Drejtë. Dhe qëllimi dhe betimi i Faraonit nuk çoi veçse në humbje e shkatërrim. (Kur'an, 40:36-37)

Faraonit kishte për qëllim që të rimerrte kontrollin thjeshtë duke u tallur. Ai nuk e kishte kuptuar rëndësinë e porosisë, domethënë, ekzistencën dhe njësinë e Zotit, që iu përcoll nga Musai. Faraoni mendonte se Musai po sugjeronte se Zoti ishte lart në qiell dhe mendonte se asgjë nuk mund të shihej prej atje me të hipur atje. Duke u bazuar në këtë kusht (premisë) ai mbështeti mohimin e asaj që Musai i përcolli.

Call to the way of your Lord with wisdom and fair admonition, and argue with them in the kindest way. Your Lord knows best who is misquided from His way. And He knows best who are guided.
(Surat an-Nahl: 125)

Duke e kuptuar mënyrën e të menduarit të gabueshëm të Faraonit, besimtari nga familja e Faraonit, i cili e kishte mbajtur të fshehtë besimin e tij, filloi që t’ia shpjegoj ekzistencën e Zotit dhe të jetës së përjetshme Faraonit dhe njerëzve të tij. Ai i paralajmëroi ata për mundimet/vuajtjet e pafund. Ai i thirri ata në rrugën e drejtë dhe iu lut atyre që ta ndjekin atë:

Njeriu që besoi tha: "O njerëzit e mi! Më ndiqni mua, unë do t'ju udhëzoj në rrugën e drejtimit të drejtë! O njerëzit e mi! Nuk ka dyshim se kjo jetë e kësaj bote nuk është veçse një kënaqësi e shpejtë dhe e përkohshme, dhe sigurisht se Jeta e Fundit, ajo është banesa që do të mbetet përgjithmonë. Kushdo që bën një vepër të keqe, nuk do të shpërblehet veçse me një të tillë si ajo dhe kushdo që bën vepër të mire e të drejtë, qoftë burrë apo grua duke qenë besimtar i vërtetë, të tillët do të hyjnë në Xhennet në të cilin do t'u shërbehet me të gjitha të mirat pa masë e pa kufi. O njerëzit e mi! Si është kjo? Unë ju ftoj në shpëtim, ndërsa ju më ftoni në Zjarr! Ju më ftoni të mohoj Allahun dhe të bashkoj me Të të tjerë në adhurim përkrah Tij, gjë për të cilën unë nuk kam asnjë dije. Dhe unë ju ftoj tek i Gjithëfuqishmi, gjithnjë Falës i Madh. Nuk ka dyshim se ju më ftoni mua të adhuroj një i cili s'mund t'i përgjigjet lutjes sime në këtë botë apo në Jetën e Fundit. Dhe kthimi ynë do të jetë tek Allahu dhe padyshim se të larguarit prej rrugës së drejtë, ata do të jenë banorë të Zjarrit. Dhe ju do ta kujtoni çfarë po ju them. Dhe çështjen time unë ia lë Allahut. Vërtetë që Allahu është gjithëvëzhgues i robërve të Tij!"

Kështu Allahu e shpëtoi atë (besimtarin) nga poshtërsitë që ata i kurdisën (kundër tij), ndërsa njerëzit e Faraonit i rrethoi ndëshkimi më i keq. (40:38-45)

Faraoni dhe shoqëruesit e tij nuk ua vunë veshin këtyre paralajmërimeve të këtij besimtari të përkushtuar i cili ishte nga mesi i tyre. Sidoqoftë, një dënim i madh i priste ata si shpagim për mohimin dhe arrogancën e tyre.

EMRI "HAMAN" NË KUR'AN PËRMENDET GJITHASHTU NË MBISHKRIMET E LASHTA EGJIPTIANE/p>

Një pjesë e të dhënave që jap Kur’ani për Egjiptin e lashtë zbulon shumë fakte historike që nuk u zbuluan deri vonë. Këto të dhëna gjithashtu tregojnë se çdo fjalë në Kur’an është përdorur në pajtueshmëri me arsyen hyjnore.

“Hamani” është një person tjetër, emri i të cilit përmendet në Kur’an përkrah Faraonit. Në gjashtë vargje të veçanta, Hamani përmendet si njëri nga njerëzit më të afërt të Faraonit.

Mirëpo çuditërisht, ne kurrë nuk takojmë emrin e Hamanit në pjesën e Tevratit në të cilën bëhet fjalë për jetën e Musait. Megjithatë, Hamani përmendet në kapitujt e fundit të Biblës, si këshilltari i një mbreti Babilonas, i cili kishte jetuar përafërsisht 1100 vjet pas Faraonit dhe i cili njihej si një njeri që kishte qenë shumë mizor ndaj Çifutëve.

Disa jo-Musliman, të cilët pohojnë se Kur’ani është njëfarë ripërpilimi i Biblës nga ana e Profetit Muhamed (saas) dhe pretendojnë që Profeti të ketë kopjuar gabimisht një pjesë të materialit nga Bibla në Kur’an.

However, this claim has been proven to be groundless, thanks to the decipherment of the Egyptian hieroglyphic alphabet approximately 200 years ago.

Megjithatë, ky pohim është vërtetuar të jetë i pabazë duke iu falënderuar deshifrimit të alfabetit të hieroglifeve Egjiptiane përafërsisht 200 vjet më parë. Përmes kësaj të arriture, emri i "Hamanit" është gjetur në mbishkrimet e lashta Egjiptiane. Deri në atë kohë, shkrimet dhe dorëshkrimet në hieroglifet e lashta Egjiptiane kishin mbetur të palexuara. Gjuha e hieroglifeve të lashta Egjiptiane kishte mbetur në përdorim për shumë shekuj, por me përhapjen e Krishtërimit dhe me ndikimin e tij përfundimtar në shekullin e 2-të dhe të 3-të të erës së re, solli fundin e njohjes së saj. Shembulli i fundit i shkrimit hieroglifik i njohur për ne është një dorëshkrim i vitit 394 të erës së re. Pas kësaj date, gjuha e hieroglifeve u bë një gjuhë e vdekur, duke mos lënë pas askend që mund ta fliste atë deri në shekullin e 19-të. 2

Fshehtësia e hieroglifeve të lashta Egjiptiane u zgjodh vetëm në vitin 1799, me zbulimin e Gurit të Rosetës (Rosetta Stone) që datonte nga viti 196 para erës së re. Përdorimi i tri gjuhëve të ndryshme e bëri këtë gur të deshifrueshëm: gjuha e hieroglifeve, gjuha popullore (një formë e thjeshtësuar e gjuhës së hieroglifeve që përdorej nga shtresa e njerëzve të rëndomtë të shkolluar) dhe greqishtja. Shkrimet e lashta Egjiptiane u zbërthyen kryesisht me ndihmën e shkrimit Grek. Përkthimi (transkriptimi) u kompletua nga një Francez, Jean-François Champollion, dhe një gjuhë e vdekur si edhe historia e bartur prej saj, përfundimisht u ndriçua. Pra, qytetërimi i lashtë Egjiptian, që përfaqësonte një religjion dhe jetë shoqërore krejtësisht tjetër, u ringjall. 3

Duke iu falënderuar zbërthimit të shkrimit të hieroglifeve, ne gjithashtu arritëm deri te një e dhënë thelbësore që ka të bëjë me temën tonë: emri i "Hamanit" me të vërtetë ishte përmendur në tekstet Egjiptiane. Ky emër ishte skalitur në një monument që sot është i eksponuar në Hof Muzeun e Vienës. Mbishkrimi gjithashtu thekson afërsinë e Hamanit me Faraonin. 4Në "Fjalorin e Emrave Personal të Mbretërisë së Re," një fjalor i mbështetur në të dhënat e grumbulluara nga përmbledhja e plotë e dorëshkrimeve, Hamani përmendet si "udhëheqësi I punëtorëve në minierat e gurit." 5

Ndryshe nga pohimet e kundërshtarëve të tij, Hamani ishte një person që kishte jetuar në Egjipt në kohën e Musait, sikurse shkruan në Kur’an. Prap, sikurse përmendet në Kur’an, ai ishte një njeri i afërt me Faraonin që ishte përgjegjës për projektet ndërtimore. Në mënyrë të ngjashme, vargu që rrëfen se si Faraoni kishte kërkuar nga Hamani që t’i ndërtonte një kullë është gjithashtu në pajtueshmëri me dëshminë e këtij zbulimi arkeologjik:

Similarly, the verse conveying how Pharaoh asked Haman to build a tower is also in compliance with evidence in this archaeological finding:

Faraoni tha: "O pari! Unë nuk di se ju keni ndonjë ilah (zot) tjetër veç meje. Ndiz pra një zjarr, o Haman, të pjekim tulla dhe më ngri (ndërto) mua një kullë të lartë (pallat madhështor) që ta shoh (apo të kërkoj për) Zotin e Musait, dhe në të vërtetë mendoj se ai është prej gënjeshtarëve." (Kur'an 28:38)

Në përfundim, ekzistenca e emrit të Hamanit në dorëshkrimet e lashta Egjiptiane jo vetëm që i bëri këto pohime të sajuara krejtësisht të pabaza, por gjithashtu përforcoi faktin se Kur’ani është fjala e pagabueshme e Zotit. Kur’ani na zbulon në mënyrë të mrekullueshme një të dhënë historike që përndryshe do të ishte e pamundur të arrihet apo të zgjidhet në kohën e Profetit.

mud feverUntil the 19th century, when hieroglyphic was finally decoded, the name of "Haman" was unknown. With the decoding of hieroglyphic, it became clear that Haman was an important assistant of Pharaoh and "the chief of stone quarry workers." (Above are the construction workers of Egypt). What deserves mention here is that, according to the Qur'anic account, Haman is the person who was in charge of construction projects under the command of Pharaoh. That is, in the Qur’an Allah presented an item of information which was otherwise impossible to know at that time.

NOTES

2. "Hieroglyph," Britannica Online.

3. "Hieroglyph," Britannica Online.

4. Maurice Bucaille, Musa and Pharaoh: The Hebrews in Egypt, pp. 192-19

5. Hermann Ranke, Die Ägyptischen Personennamen, Verzeichnis der Namen, Verlag Von J J Augustin in Glückstadt, Band I (1935).

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Hyrje
  • Sovraniteti i Faraonit në Egjipt dhe gjendja e bijve të izraelit
  • Lindja e Musait (as)
  • Musai (as) ikë nga Egjipti
  • İkja për në medjen dhe vendosja e tij atje
  • Arritja e tij në luginën tuva dhe frymëzimi i parë
  • Bbiseda e zotit me Musain (as)
  • Musai (as) kërkon Harunin (as) si shoqërues të tij
  • Hhistoria e Musait (as) dhe fshehtësia e fatit
  • Përcjellja e porosisë Faraonit dhe mënyra e duhur në të cilën kjo duhet të bëhej
  • Gjykimi i shtrembëruar i Faraonit
  • Titujt e sunduesve egjiptianë në Kur'an
  • Lufta e Musait (as) kundër magjistarëve
  • Magjistarët përqafojnë besimin
  • Një njeri besimtar dhe pallati
  • Mosmirënjohja e të bijëve të izraelit
  • Periudha e katastrofave dhe marrëzia e Faraonit
  • Eksodi nga Egjipti dhe fundosja e Faraonit në det
  • Arroganca e Karunit dhe ndëshkimi i tij
  • Fisi i Musait (as) devijon dhe adhuron viçin e artë
  • Sjellja e çoroditur e fisit hebreit
  • Musai (as) dhe një njeri i ditur
  • Përfundim