Përgjigjet e Musait ndaj frymëzimeve të Zotit janë përplot me shembuj të shumtë të sinqeritetit të tij. Musai i tha Zotit sinqerisht se kishte frikë, se ngurronte dhe ndjente pasiguri dhe kërkoi udhëzimin e Zotit. Për shembull, ai shprehi brengën e tij se do të mund të vritej nga ndonjë Egjiptian që kërkon hakmarrje, për shkak se kishte vrarë një Egjiptian tjetër. Ai gjithashtu tha se ishte i brengosur për paaftësinë e tij që të shprehej rrjedhshëm, duke u frikësuar se s’do të mund t’i drejtohej Faraonit ashtu si i takonte një të dërguari. Për këtë arsye kërkoi që vëllau i tij Haruni, që fliste më rrjedhshëm se ai, ta shoqëronte:
Ai tha: "Zoti im! Unë kam vrarë një njeri prej tyre dhe kam frikë se do t'më vrasin. Dhe vëllaun tim Harunin që është më i aftë në të shprehur se unë, dërgoje pra edhe atë me mua si ndihmues për t'më vërtetuar mua. Vërtetë se kam frikë se do t'më quajnë gënjeshtar." (Kur'an, 28:33-34)
"Harunin, vëllaun tim. Ma shto fuqinë me të dhe bëje të ketë pjesë në detyrën time, që ne të lavdërojmë Ty shumë dhe të përkujtojmë Ty shumë." (Kur'an, 20:30-34)
Prandaj, duhet të kuptojmë se arsyeja tjetër pse Musai kërkoi që Haruni të ishte shoqëruesi i tij ishte që t’i ndihmonte që më mirë të përkujtonte Zotin. Ai mendoi se shoqërimi nga një person tjetër do ta shtynte atë që ta lavdëronte dhe ta lartësonte Atë më shumë. Me të vërtetë, shoqërimi me besimtarë tjerë dhe inkurajimi shpirtëror reciprok i tyre janë thelbësore në shmangjen e pavëmendshmërisë, për të cilën arsye, në shumë vargje të Kur’anit, Zoti i këshillon besimtarët të jenë të bashkuar. Ky është një mësim tjetër që besimtarët duhet ta nxjerrin nga tregimi për Musain.
Kërkesat e Musait u pranuan nga Zoti. Zoti shpalli se Harunit i ishte lejuar ta shoqëronte Musain në mënyrë që ta mbështeste atë në misionin e tij te Faraoni si edhe për t’i dhënë forcë atij:
Ai (Zoti) tha: "Padyshim që Ne do ta forcojmë krahun me vëllaun tënd dhe me anë të Shenjave Tona do t'ju japim të dyve fuqi, që ata të mos jenë në gjendje t'ju dëmtojnë ju. Ju të dy dhe ata që do t'ju ndjekin pas, do të jeni fitimtarë." (Kur'an, 28:35)
Edhe një varg tjetër na rrëfen të njëjtën ngjarje si vijon:
Ai i tha: "O Zoti im! Ma hap mua gjoksin dhe lehtësoma detyrën time. Dhe zgjidhma nyjen nga gjuha (ma largo mangësinë e të shprehurit), që ata të kuptojnë fjalën time. Më cakto një ndihmës nga familja ime." (Kur'an, 20:25-29)
(Musai i tha): "Vërtetë që Ti je për ne gjithnjë Gjithëvëzhgues ." Ai (Zoti) i tha: "Të është pranuar tashmë kërkesa, o Musa!" (Kur'an, 20:35-36)
Me vlerësimin e kërkesave të Musait, shohim se ai i shfaqi të gjitha dobësitë e tij vetjake me çiltërsi para Zotit dhe se u lut dhe kërkoj udhëzim nga Zoti. Çiltërsia e lutjes së tij është shembull për gjithë njerëzit. Njeriu duhet t’i lutet Zotit me përulje dhe me sinqeritet duke qenë i vetëdijshëm se është i dobët dhe i kufizuar në praninë e Zotit, i Cili përmban gjithçka nën kontrollin e Tij të përgjithshëm. Zoti din gjithçka dhe dëshmon për secilën vepër në të cilën përfshihet njeriu. Për më tepër, Ai din edhe mendimet e njeriut. Duke qenë kështu, s’ka nevojë që të mbahet fshehur çkadoqoftë nga Zoti.
sinqeritetin
Those who perform bad actions will be flung head first into the Fire: 'Are you being repaid for anything other than what you did?'
(Surat an-Naml: 90)