Në Kur’an rrëfehet ngjarja në vazhdim nga jeta e Musait:
Dhe ai (Musa) hyri në qytet kur banorët e tij qenë të pavëmendshëm dhe gjeti atje dy burra që po ziheshin, njëri nga pala e tij, ndërsa tjetri nga armiqtë e tij. Njeriu i palës së tij i kërkoi atij ndihmë kundër armikut të tij, kështuqë Musai e qëlloi atë me grusht dhe e mbyti atë. Ai tha: "Kjo është punë prej punëve të Shejtanit. Ai me të vërtetë është armik çorientues dhe humbës i qartë." (Kur'an, 28:15)
Ngjarja e sipër përmendur na shfaqë një situatë në të cilën Musai ishte dëshmitar i një zënke në të cilën merrte pjesë një njeri nga fisi i tij, pas së cilës, pa vlerësuar se kush kishte të drejtë, ai muar anë duke goditur tjetrin. Edhepse qëllimi i tij s’ishte ta mbyste atë, ai vdiq nga goditja. Profeti Musa e pa se bëri mëkat. Parimi moral i kësaj ngjarjeje është se kur një person është në gabim, është e padrejtë të përkrahet vetëm pse i takon anës (palës) së njëjtë. Musai e quan veprimin e tij të gabuar, domethënë pandehjen e tij të epërsisë së njeriut nga vet fisi i tij si “punë prej punëve të Shejtanit.”
Map of ancient Egypt.
Me të vërtetë, çështja e përfolur këtu është një çështje që i ka sjellë urrejtje dhe luftëra njerëzimit gjatë historisë dhe kështu vazhdon të jetë gjer në ditët tona. Obsesioni patriotik i njeriut ndaj familjes së tij, fisit, shokëve apo racës dhe refuzimi i asaj që është e drejtë për këtë qëllim kanë qenë shkaktarët kryesor të shumicës së konflikteve dhe mizorive të kryera në histori.
I alarmuar nga ndërgjegja e tij, Musai përnjëherë kuptoj se kjo ndjenjë ishte një e keqe që vinte nga ndikimi i Shejtanit, dhe prandaj kërkoi strehim (mbrojtje) nga kjo tek Zoti dhe u pendua. Në vargjet vijuese, lexojmë për qasjen shembullore dhe të ndërgjegjshme të përvetësuar nga Musai:
Ai tha: "Zoti im! I bëra keq vetes sime. Më fal." Pastaj Zoti e fali atë. Vërtetë që Ai është gjithnjë Falës i Madh, i Gjithëmëshirshëm. Ai tha: "Zoti im! Për atë që ti më ke nderuar, unë kurrë më s'do të jem ndihmës i keqbërësve." (Kur'an, 28:16-17)
Musai pranoi gabimin e tij, atë të mbrojtjes së një njeriu, në kundërshtim me drejtësinë, vetëm pse ai ishte nga fisi i tij. Megjithatë, ky lloj qëndrimi paragjykues ishte i zakonshëm për njerëzit e Egjiptit. Me të dëgjuar për vrasjen e paqëllimtë të Musait, njerëzit e fisit tjetër të shtyrë nga ndenja raciste mund të ishin hakmarrë duke vrarë Musain. Ishte frika që kjo mund të ndodhte ajo që e shqetësoi Musain:
Mëngjezi e gjeti atë në qytet, të frikësuar dhe në pritje të asaj që do të ndodhte (i frikësuar për pasojat e vrasjes), kur ç'të shoh! Njeriu që i kish kërkuar atij ndihmë një ditë më parë, kërkoi përsëri ndihmë nga ai. Musai i tha atij: "Me të vërtetë që ti je humbës dhe ngatërrestar i qartë." (Kur'an, 28:18)
Pra, Musai s’mund të mbante më vendin e tij në shoqërinë e Faraonit. I brengosur për sigurinë e tij, Musai kaloi natën duke u ruajtur nga çfarëdo e keqe e mundshme nga Faraoni dhe njerëzit e tij. Të nesërmen, ngjarja e cila rrëfehet në vargun e mësipërm ndodhi; njeriu i cili kërkoi ndihmën e Musait një ditë më parë erdh tek ai me një kërkesë të ngjashme, këtë herë kundër një njeriu tjetër. Siç bëhet e ditur në këtë varg, ai shpresonte që Musai t’i ndihmonte edhe njëherë tjetër, duke u bazuar në faktin se ishte pjesëtar i fisit të tij. Megjithatë, Musai iu shmang përsëritjes së gabimit të njëjtë. I vetëdijshëm se shoqëruesi i tij nuk kishte të drejtë, ai refuzoi t’i ndihmonte. Atëherë shoqëruesi i Musait përnjëherë u kthye kundër tij dhe filloi ta kritikonte. Ai përmendi kundër Musait vrasjen e paqëllimtë që Musai kryejti një ditë më parë:
Por kur po mundohej ta kapte njeriun që ishte armiku i atyre të dyve, burri tha: "O Musa! A don t'më vrasësh edhe mua sikur e mbyte një njeri dje? Ti vetëm dëshiron të bëhesh tiran në tokë dhe nuk don të jesh prej atyre që bëjnë mirësi e drejtësi." (Kur'an, 28:19)
Sidoqoftë, edhepse vrasja u krye pa qëllim, Musai merrej si një njeri që kishte vrarë një Egjiptian. Ndërkohë, Faraoni dhe krerët e tij diskutuan dënimin e Musait, madje edhe mundësinë e ekzekutimit të tij. Dikush që dëgjoi bisedën erdh të paralajmëroj Musain. I brengosur për thurrje të komplotit ndaj tij, Musai u largua nga Egjipti:
Një njeri erdh duke vrapuar nga skaji më i largët i qytetit, duke thënë: "O Musa! E vërtetë se krerët janë mbledhur të këshillohen së bashku për ty, për të vrarë ty, prandaj largohu! Vërtetë që jam prej atyre që të këshillojnë për të mirë." Kështu ai u largua prej aty i frikësuar dhe duke u ruajtur, duke thënë: "Zoti im! Më shpëto prej popullit keqbërës!" (Kur'an, 28:20-21)
Këto fakte për jetën e Musait na japin njohuri për personalitetin e Musait gjithashtu. Duket që ai të ketë qenë një njeri mjaft gjaknxehtë. Gjatë përleshjes ai menjëherë muar anën e njeriut nga fisi i tij dhe pastaj goditi dhe paqëllim mbyti kundërshtarin. Në fund, duke u frikësuar për jetën e tij, ai iku nga Egjipti. Mund të fitohet përshtypja se Musai duhet të ketë qenë gjithnjë gjaknxehtë gjatë gjithë kohës në të cilën ndodhën këto ngjarje. Sidoqoftë, pas bisedës me Zotin, Musai mësoi të ketë frikë vetëm nga Zoti dhe të kërkojë mbrojtje (strehim) vetëm tek Ai. Ky është një shembull shumë i mirë për mënyrën se si Zoti forcon karakterin e njeriut.