Edhe një tregim për Musain rrëfehet në Suren Kahf. Duke e lexuar tregimin, është vështirë të përcaktohet saktësisht se gjatë cilës pjesë të jetës së Musait ndodhën këto ngjarje. Mund të supozojmë, megjithatë, të kenë ndodhur pas largimit të Musait nga Egjipti me të bijtë e Izraelit. Tipari dallues i këtij tregimi është shpjegimi i ngjarjeve të rrëfyera në mënyrë simbolike. Tregimi mbështetet në një dialog në mes të Musait dhe të një njeriu të urtë. Në fillim të tregimit, Musai bën një udhëtim me ndihmësin (shërbyesin) e tij të ri:
Kujto edhe kur Musai i tha shërbyesit të tij: "Nuk do të ndalem derisa të arrijë vendin ku takohen dy detet ose derisa të kaloj vite e vite në udhëtim." Por kur ata mbërritën në vendin e bashkimit të dy deteve, ata harruan peshkun e tyre i cili e hapi rrugën e tij për në det (si një tunel). Kështu kur ata shkuan më tej (përtej vendit të caktuar për takim), Musai i tha djaloshit: "Na e sjell ushqimin e mëngjesit, vërtetë që jemi lodhur shumë në këtë udhëtimin tonë." Ai (shërbyesi i Musait) tha: "A e sheh çfarë ndodhi? Kur ne shkuam të gjejmë strehim te shkëmbi, unë e harrova peshkun. Askush përveç Shejtanit nuk më bëri që të harroj ta kujtoj. Ai gjeti rrugën për në det në mënyrë të habitshme!" Ai (Musai) i tha: "Kjo është ajo që po kërkonim." Kështuqë ata u kthyen prapa duke ndjekur gjurmët e tyre të para. (Kur'an, 18:60-64)
Mësime të rëndësishme mund të merren nga këto vargje. Thënia “Na e sjell ushqimin e mëngjesit, vërtetë që jemi lodhur shumë në këtë udhëtimin tonë,” tregon se Musai ushqehet në të njëjtën kohë kur ndalet për të pushuar, gjersa të tjerët me gjasë do të pushonin dy herë për të përmbushur këto dy nevoja. Në thelb, ky vendim i tij tregon se një Musliman do të duhej të shfrytëzonte kohën e tij me mençuri.
Edhe një mësim tjetër hyjnor që këto vargje zbulojnë është të harruarit e ushqimit gjatë udhëtimit dhe roli i Shejtanit në të harruarit e tij. Ndikimi i padiskutueshëm që Shejtani ka në njerëz, domethënë, fakti që ai mund ta bëj njeriun të harroj, theksohet këtu. Për shembull, Shejtani bën që njeriu të harroj në mënyrë që ta pengoj atë që të kyçet në diç të mirë për religjionin dhe për hir të Muslimanëve. Qëllimi i tij kryesor është që t’i pengoj njerëzit në përkujtimin e Zotit dhe në të menduarit për Të. Gjëja më e mirë që një besimtar mund të bëj për t’iu kundërvënë përpjekjeve të Shejtanit është që të mbaj veten të zënë me përkujtimin e Zotit.
Mësimi i tretë hyjnor që nxjerrim nga dialogu në fjalë është vigjilenca e Musait ndaj shenjave të Zotit. Me të vërtetë, ai menjëherë e merr të harruarit e ushqimit nga ana e tij si një shenjë dhe prandaj ndërron drejtim. Kjo tregon se Musai është një njeri që vazhdimisht është i zënë me përkujtimin e Zotit, që e bën atë plotësisht të vetëdijshëm që Zoti paracakton (urdhëron) të gjitha rrethanat në jetë. Kjo e bën atë një njeri të ditur, të aftë që të arrijë deri te përfundime të shëndosha për ato që ndodhin rreth tij.
Musai dhe shoqëruesi i tij i ri e muarën harresën e tyre si shenjë dhe u kthyen duke ndjekur gjurmët e tyre prapa. Më vonë, Musai e takoi një person. Kur’ani nuk përmend emrin e këtij personi, të cilit Zoti i dhuroi mençuri të madhe, por tradita e quan atë Khidr. Edhepse Musai ishte i gatshëm që të mësonte nga mençuria e tij, ky njeri i mençur haptazi i tha se nuk do të mudn të ishte i durueshëm. Tregimi është si vijon:
Pastaj ata gjetën një nga robët Tonë, tek i cili Ne kishim dhuruar mëshirë prej Nesh dhe të cilit Ne i kishim mësuar dije nga e Jona. Musai i tha atij (Khidrit): "A mund të të vijë pas, që ti t'më mësosh mua diçka nga ajo dije që të është mësuar ty nga Allahu?" Ai (Khidri) i tha: "Sigurisht që ti nuk do të jesh në gjendje të kesh durim e përmbajtje me mua. Dhe si mund të kesh durim për një gjë që ti nuk e di?"
Musai i tha: "Në dashtë Allahu, do t'më gjesh mua të durueshëm dhe nuk do të të kundërshtoj në asgjë."
Ai (Khidri) i tha: "Atëherë, nëse ti më ndjekë mua, mos më pyet për asgjë, derisa unë vet të ta zë në gojë."
Kështu vazhduan ata të dy bashkë derisa, kur hipën në një anije, ai (Khidri) e shpoi atë. Musai i tha: "A e shpove që t'i fundosësh njerëzit në të? Vërtetë që ke bërë një gjë (punë) të keqe e të urryer."
Ai (Khidri) i tha: "A nuk të thashë se ti nuk do të jesh në gjendje të kesh durim me mua?" Musai i tha: "Mos më qorto për çfarë harrova dhe mos ji i ashpër me mua duke më sjellë vështirësi në çështjen time me ty." Pastaj ata vazhduan të dy derisa takuan një djalë të cilin ai e mbyti. Musai i tha: "Ke mbytur një njeri të pafajshëm i cili s'ka vrarë kënd! Vërtetë që ke bërë një punë të shëmtuar e të tmerrshme!"
Ai (Khidri) i tha: "A nuk të thashë se ti nuk do të jesh në gjendje të kesh durim me mua?" Musai i tha: "Nëqoftëse të pyes më ndonjë gjë pas kësaj, atëherë mos më mba më në shoqëri me ty. Tashmë e tutje ke marrë arsye të plotë prej meje."
Pastaj të dy vazhduan derisa takuan njerëzit e një qyteti. U kërkuan atyre për të ngrënë, por ata nuk pranuan që t'i mirëpresin. Pastaj ata të dy gjetën atje një mur gati të rrëzuar, ndërsa ai (Khidri) e rindërtoi atë. Musai tha: "Po të kishe dashur, sigurisht që do të kishe marrë pagesë për të!" Ai (Khidri) i tha: "Kjo është ndarja mes meje e teje. Unë do të tregoj shpjegimin e urtësinë për ato gjëra që ti nuk qe në gjendje të tregoje durim. Sa për anijen, ajo u takonte njerëzve të varfër që punonin në det, kështuqë unë desha ta bëjë me difekt për punë, sepse pas tyre vinte një mbret i cili merrte çdo anije me forcë. Sa për djalin, prindërit e tij ishin besimtarë dhe ne patëm frikë se mos ai do t'u shkaktonte atyre dhimbje duke ngritur krye dhe duke mos besuar. Kështuqë ne dëshiruam që Zoti i tyre t'ua ndërronte atyre atë me një më të mire, më të drejtë, më të pastër dhe më të dhembshëm se ai. Ndërsa për murin, ai u takonte dy jetimëve të atij qyteti dhe nën të ishte një thesar që u takonte atyre. Babai i tyre ishte njeri i drejtë dhe Zoti yt dëshironte që ata të arrinin moshën e pjekurisë se plotë dhe ta merrnin thesarin e tyre si mëshrë nga Zoti yt. Dhe unë nuk e bëra këtë sipas vullnetit tim (por sipas udhëzimit të Zotit). Ky ishte shpjegimi e urtësia për ato gjëra që ti nuk ishe në gjendje të tregoje durim." (Kur'an, 18:65-82) )
Mësimi i paraqitur këtu meriton vëmendje të veçantë. Lehtë mund të ndodhë se pas ngjarjeve që duket të jenë ngjarje të këqija, Zoti mund të dhurojë të mira përmes tyre. Fundosja e barkës pa ndonjë arsye të dukshme ose mbytja e një fëmije që nuk ka bërë asnjë të keqe, mund të duken vepra të këqija nëse vlerësohen pa u kuptuar në masën e duhur. Megjithatë, sikurse rrëfehet në tregimin e mësipërm, ka të mira dhe urtësi prapa këtyre ngjarjeve të paracaktuara nga Zoti, që as nuk janë të dukshme dhe as të kuptueshme menjëherë. Është e qartë se ndodhitë e rrëfyera në tregim kishin të gjitha rëndësinë e fshehur të tyre. Ato nuk ishin të zakonshme, ndodhi të përditshme. Ato ishin të rezervuara për një person të caktuar bujar të caktuar (emëruar) posaqërisht nga Zoti.
Njerëzit, megjithatë, do të duhej të mendonin për të mirën e pandarë në çdo gjë që bie mbi ta në jetërat e tyre të përditshme. Sot, me siguri se ka një qëllim hyjnor prapa gjërave në dukje të këqija që po ndodhin dhe për të cilat shumica thonë: "Pse gjithë këto fatkeqësi bien mbi njerëzimin?" Nëse njeriu është i durueshëm dhe përpiqet në mënyrë të sinqertë të kuptoj qëllimet hyjnore të tyre, Zoti lehtë mund ta bëj atë që të kuptoj kuptimin e tyre të fshehtë.
THE RİVER NİLE
Then when he reached it, a voice called out, "Moses! I am your Lord. Take off your sandals. You are in the holy valley of Tuwa. I have chosen you, so listen well to what is revealed. I am Allah. There is no god but Me, so workship Me and establish prayer to remember Me."
(Surat Ta-Ha: 11-14)