Pas ballafaqimit të tij me magjistarët, Musai qëndroi në Egjipt për një kohë të gjatë që u dallua nga një shtypje më e ashpër e ushtruar nga Faraoni ndaj Musait dhe të bijëve të Izraelit. Në njërën anë, Musai u ballafaqua me Faraonin dhe shtypjen e tij, ndërsa në anën tjetër, ai i ftoi të bijtë e Izraelit që të jenë të palëkundur. Disa nga të bijtë e Izraelit e kritikuan Musain pa treguar kurrfarë respekti ndaj tij, duke thënë se prezenca e tij nuk e kishte zbutur shtypjen të cilës ata i ishin nënshtruar:
Musai i tha popullit të tij: "Kërkoni mbështetje tek Allahu dhe jeni të duruar. Vërtetë që toka është e Allahut. Ai ia lë në trashëgim atë kujtdo që Ai dëshiron prej robërve të Tij dhe fundi i shkëlqyer është për të përkushtuarit ndaj Allahut, për ata që i frikësohen Allahut." Ata i thanë: "Ne (Bijtë e Izraelit) kemi hequr shumë para se të vije ti edhe prej se ke ardhur ti në mesin tonë." Ai (Musai) u tha: "Mbase kjo është se Zoti juaj do ta shkatërrojë armikun tuaj (Faraonin), duke ju bërë ju trashëgues në tokë e t'ju shoh si do të veproni". (Kur'an, 7:128-129)
Mosrespekti i të bijëve të Izraelit ndaj Musait është tregues i dobësisë së tyre shpirtërore. Zoti kishte dërguar një profet i cili për t’i shpëtuar nga mizoria e Faraonit kërkoi nga ata që të jenë të palëkundur. Për shkak të dobësisë së besimit të tyre dhe të mungesës së plotë të urtësisë, ata nuk ishin në gjendje të tregohen të përmbajtur. Në vend të kësaj, me mosmirënjohje, ata filluan që të ankohen dhe t’i shryhen Musait. Megjithatë, pa marrë parasysh se çfarë i ndodhë, një besimtar i vërtetë i është falënderues Zotit dhe vetveten ia nënshtron çdo gjëje që Zoti të ketë paracaktuar për të. Në kohë të vështira, të vuajtjes, të urisë ose madje të shtypjes apo torturës, një Musliman duhet gjithmonë të jetë në një gjendje të tillë të nënshtrimit shpirtëror. Kjo gjendje shpirtërore ishte shpjeguar nga i Dërguari i Zotit, Profeti Muhamed (saas) me këto fjalë “Lavdia i qoftë Allahut i Cili krijoi gjithçka ashtu siç duhet, i Cili nuk nxiton asgjë që Ai përcakton dhe vendosë. Allahu është i mjaftueshëm për mua. ”(Ibn Majah) Vetëm një nënshtrim dhe përkushtim i tillë në Zotin mund t’i shndërroj vështirësitë në të mira të mëdha shpirtërore.
Me shembullin e Musait, Zoti na tregon se shumica e të bijëve të Izraelit nuk kishte një vetëdije të këtillë. Si do të bëhet e qartë në vazhdim, ankesat e të bijëve të Izraelit, siç u përshkrua më lartë, më vonë do të shndërroheshin në mosmirënjohje dhe përfundimisht në kryengritje kundër Zotit. Zoti na bën me dije për këto ngjarje nga të cilat mund të nxjerrim mësime. Po sikur në rastin e mohimit të Faraonit, ashtu edhe në besimin e dobët dhe zemrat e sëmura të bijëve të Izraelit ka mësim për ne.
Dhe Ai (Allahu) ju dha gjithçka që kërkuat prej Tij dhe po të përpiqeni t'i numëroni mirësitë e Allahut, ju kurrë nuk do të ishit në gjendje t'i numëroni ato. Me të vërtetë që njeriu është plotësisht i dhënë pas padrejtësisë dhe mosmirënjohjes. (Kur'an, 14:34)
The River Nile