…Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do të jenë në kopshtet e bukura të Xhennetit.
(Kur'an, 42:22)
Rezultati i ballafaqimit ishte krejtësisht i papritur për Faraonin, për magjistarët si edhe për shikuesit. Magjistarët që ishin aq të sigurt dhe kryelartë për superioritetin e tyre, ishin mundur. Për më tepër, kjo humbje e plotë ndodhi mu para syve të popullit të Egjiptit. Efekti i humbjes ishte madje edhe më i madh për magjistarët. Shfaqja e tyre, e cila ishte thjeshtë një iluzion, ata e dinin shumë mirë që s’ishte e vërtetë. Ata kishin sajuar mashtrime për të mashtruar njerëzit për të besuar se sistemi i tyre – dhe si rrjedhojë sistemi i Faraonit – kishte fuqi hyjnore. Megjithatë, mrekullitë e Musait paraqitnin diçka tjeter. Ata kuptuan se shkathtësia e tij nuk ishte as iluzion, e as një dredhi magjistari. Shkopi i Musait në fakt kishte gëlltitur dredhitë e tyre. Magjistarët, prandaj kuptuan se kjo ishte një mrekulli e vërtetë dhe shenjë e ekzistencës së Zotit, dhe një dëshmi e përkrahjes së Musait nga Zoti. Për këtë arsye ata përqafuan besimin:
Dhe magjistarët ranë në sexhde. Ata thanë: "Ne besojmë në Zotin e Gjithësisë (Aleminit), Zotin e Musait dhe të Harunit." (Kur'an, 7:120-122)
Në atë moment, i tërë sistemi u përmbys. Faraoni, i cili e sfidoi Musain botërisht, duke qenë tepër i sigurt se do të fitonte, në fakt pësoi disfatë dhe magjistarët e tij në fund besuan Musain. Faraoni nuk mund të pranonte vendimin e magjistarëve. Sipas arsyes së tij të çoroditur, ai ishte i vetmi pronar i tokës – madje edhe i njerëzve – dhe mendonte se kishte të drejtën që t’i lejonte apo ndalonte njerëzit që të ktheheshin në një besim tjetër:
Faraoni u tha: "Ju i keni besuar atij (Musait) para se t'ju jap unë leje? Vërtetë ky është një komplot të cilin ju e keni kurdisur në qytet që të nxirrni banorët e tij prej andej." (Kur'an, 7:123)
I mashtruar nga të menduarit e tij të shtrembëruar, Faraoni u përpoq që të gjente rrugëdalje nga kjo situatë.
Një mrekulli e qartë sapo kishte ndodhur dhe pasiqë u pasua nga një disfatë e turpshme, magjistarët filluan të besojnë në Zotin e Musait. Ajo që do të duhej të pritej nga Faraoni pastaj ishte që të pranonte botërisht ndodhinë e një mrekullie dhe të pranonte që të udhëzohej drejt. Megjithatë, ai bëri të kundërtën duke i ofruar vetes interpretime të rrejshme, duke fabrikuar skenare që edhe ai vet e dinte se ishin të imagjinuara. Kështu, ai e bindi vetveten se Musai dhe magjistarët kishin bërë konspiracion për të marrë pushtetin mbi Egjipt. Për më tepër, ai pandehu se ishte Musai ai që ua kishte mësuar magjinë atyre:
"…Ai (Musai) është prijës i juaj, i cili ua mësoi juve magjinë…" (Kur'an, 20:71)
Ja se si Faraoni dëshmoi për shenjat dhe mrekullitë e pakundërshtueshme të Zotit, por kundërshtoi dhe mohoi të vërtetën. Në të vërtetë, sjellja e tij ishte tipike për të gjithë ata që e mohojnë të vërtetën. Këta njerëz, të vendosur të mos besojnë, i përmbahen kësaj pa marrë parasysh sa të pakundërshtueshme janë shenjat që ju paraqiten atyre. Ata i japen çfarëdo forme të mashtrimit për të përligjur mohimin e tyre. Në secilën shoqëri dhe në secilën kohë, do të gjejmë mosbesimtarë të panumërt të infektuar me kryeneçësi të palëkundur si ajo e Faraonit, që kishin mohuar ekzistencën, njësinë dhe drejtësinë e religjionit të Zotit.
Sidoqoftë, Faraoni ishte i vetëdijshëm se kryeneçësia e tij nuk do ta shpëtonte atë. Humbja e magjistarëve të tij dhe pranimi i besimit në Zotin nga ana e tyre e lëkundi autoritetin e tij në një masë të madhe. Në një mënyrë apo tjetër, atij iu desht të gjente rrugëdalje nga kjo situatë dhe të rivendoste pushtetin e tij. Për këtë qëllim ai iu dha dhunës, duke iu kërcënuar magjistarëve besimtarë me torturë dhe vdekje. Megjithatë, tashmë të vetëdijshëm për të vërtetën e porosisë së Zotit, magjistarët iu nënshtruan Zotit me bindje. Në disa vargje të Kur’anit, mësojmë për shprehjen e vendosmërisë së magjistarëve në besimin e tyre:
"…I will cut off your hands and feet alternately and have you crucified on palm trunks. Then you will know for certain which of us has the harsher and longer lasting punishment."
"…Unë do t'ua pres duart dhe këmbët tuaja të këmbyera (dorën e djathtë dhe këmbën e majtë ose e kundërta) dhe do t'ju kryqëzoj në trungjet e hurmave dhe vërtetë që do ta kuptoni se cili prej nesh (unë apo Allahu) mund të jap ndëshkim më të ashpër e më të gjatë." Ata i thanë: "Ne nuk të përfillim e nuk të vlerësojmë ty përmbi Shenjat e Qarta që na kanë ardhur dhe përmbi Atë (Allahun) i Cili na krijoi ne. Kështu pra, vendos e urdhëro çfarë të duash, pasi ti mund të vendosësh vetëm përsa i takon jetës së kësaj bote!" (Kur'an, 20:71-72)
Ata i thanë: "Me të vërtetë që ne po kthehemi te Zoti ynë." Ndërsa ti hakmerresh mbi ne vetëm pse ne besuam në Shenjat e Zotit tonë, kur këto mbërritën tek ne. Zoti ynë! Na dhuro durim dhe na bën të vdesim si Muslimanë!" (Kur'an, 7:125-126)
Ata (magjistarët) thanë: "Asnjë dëm! Sigurisht që te Zoti ynë do të kthehemi. Shpresojmë se Zoti ynë do të na i falë mëkatet tona, pasi ne jemi të parët e besimtarëve." (Kur'an, 26:50-51)
Si shpjegohet në vargjet e mësipërme, këta njerëz besimtarë nuk u dorëzuan para kërcënimeve të Faraonit, as nuk iu nënshtruan, sepse ata e kuptuan se nëse do të vriteshin, ata do t’i ktheheshin Zotit, i cili është Krijuesi i çdo gjëje. Gjatë gjithë kohës, ata shpresonin shumë se Zoti do t’i falte ata për lëshimin e tyre në mohim para se të pranonin besimin dhe qëndrimin e tyre armiqësor që kishin pasur ndaj fesë. Sepse Zoti është Gjithnjë Falës i Madh dhe i Gjithëmëshirshëm.
Që nga ai moment, sundimi i Faraonit mbi njerëzit u bë gjithnjë e më i dhunshëm. Ai kërkonte të drejtonte njerëzit me anë të fuqisë që posedonte. Për shkak të shtypjes që ai bëri, askush përveç një grupi të vogël të të rinjëve nga populli i Musait, nuk ndoqi Musain. Vetëm ky numër i vogël i të rinjëve tregoi guxim dhe sinqeritet për të ndjekur shembullin e magjistarëve. Shumica, në anën tjetër, nuk e vlerësoi fuqinë e Zotit të Plotfuqishëm dhe duke mos iu frikësuar Atij, nuk pranuan besimin. Kjo rrëfehet në Kur’an si vijon:
Por askush nuk e besoi Musain përveç pasardhësve të popullit të vet duke pasur frikë se Faraoni dhe paria e tij do t'i persekutonin dhe vërtetë Faraoni ishte tiran arrogant në tokë, ai me të vërtetë ishte prej atyre që tejkalojnë çdo kufi. (Kur'an, 10:83)
Njëra prej atyre që i besuan Musait ishte gruaja e Faraonit. Kjo grua bujare, që para kësaj kishte ndarë aq shumë të mira të kësaj bote me Faraonin, jo vetëm që muar guximin të braktis gjithë këtë pasuri, por gjithashtu ta bënte veten objekt të dhunës së Faraonit. Zgjedhja e saj ështe shenjë e qartë e një besimi të thellë dhe të sinqertë. Me të vërtetë, së bashku me Merjemen (Marien) (as), Kur’ani përmend gruan e Faraonit si një grua besimtare sjellja e së cilës ishte shembullore:
Dhe Allahu sjellë një shembull për ata që besojnë: bashkëshorten e Faraonit kur ajo tha: "Zoti im, më ndërto mua tek Ti një shtëpi në Parajsë (Xhennet) dhe më shpëto mua nga Faraoni dhe puna e tij dhe më shpëto mua nga njerëzit keqbërës." (Kur'an, 66:11)
Përkushtimi i sinqertë i gruas së Faraonit ndaj Zotit ështe një shembull i shkëlqyer për të gjithë Muslimanët. Kjo besimtare e vërtetë braktisi pasurinë e kësaj bote duke pranuar se jeta e vërtetë ishte ajo e përjetshmja. Ajo parapëlqeu të mirat e jetës së përjetshme mbi të mirat e kësaj jete të shkurtër edhepse jetë verbërisht mashtruese. Ajo iu lut Zotit vetëm për një shtëpi në Parajsë (Xhennet). Padyshim se një lutje e tillë e sinqertë, e përmbushur me një përkushtim shpirtëror ndaj jetës së përjetshme, është një shembull i mirë për ata që besojnë.