logo
HARUN YAHYA

LUFTA E MUSAIT (AS) KUNDËR MAGJISTARËVE

Magjistarët erdhën tek Faraoni nga të gjitha anët e Egjiptit për të shfaqur magjinë e tyre kundër Musait. Faraoni ishte i sigurt për fitoren e tij përfundimtare. Me një ballafaqim të suksesshëm, do të sigurohej autoriteti i Faraonit dhe parisë së tij. Në anën tjetër, magjistarët ishin kurreshtarë të dinin shpërblimin që do të merrnin për disfatën që do t’i shkaktonin Musait:

anubis, ceremonial dressThe magicians of Pharaoh used to officiate at the religious ceremonies of Egyptians. Above is an illustration of the magicians during a mummification ritual.

(Ata thanë) "Të sjellin para teje të gjithë magjistarët më të ditur." Dhe kështu erdhën magjistarët te Faraoni dhe pyetën: "A do të ketë për ne një shpërblim të mirë nëse dalim fitimtarë?" Ai (Faraoni) ju tha: "Po, dhe për më tepër, ju do të jeni pas kësaj më të afërmit tek unë." (Kur'an, 7:112-114)

Faraoni po e shfrytëzonte rastin që të konsolidonte autoritetin e tij, gjersa magjistarët menduan se duke qenë të nderuar me të qenit “të afërt” me Faraonin, do të kishin përfitime të caktuara. Magjistarët më të ditur të Egjiptit u sollën kundër Musait dhe Harunit. Nga Musai u kërkua që të vendoste se kush do të fillonte i pari:

Ata thanë: "O Musa! A do të hedhësh ti i pari apo të jemi ne të parët që do të hedhim?" Ai (Musai) tha: "Jo, hidhni ju më parë!" Dhe befas, litarët dhe shkopinjtë e tyre, prej magjisë së tyre, iu dukën atij sikur rrëshqitnin me shpejtësi. (Kur'an, 20:65-66)

Një gjë meriton vëmendje këtu: në vargun e mësipërm, ndeshim shprehjen “iu dukën sikur rrëshqitnin me shpejtësi.” Ky formulim tregon se ato në të vërtetë nuk lëviznin, por kështu i parafytyrohej publikut. Në një varg tjetër, natyra iluzore e kësaj ngjarje shpjegohet në këtë mënyrë:

A certain point deserves attention here: in the above verse, we encounter the expression "appear to be slithering about." This wording indicates that there was not an actual movement, but only one perceived by the spectators. In another verse, Allah explains the illusory nature of this incident as follows:

Ai (Musai) ju tha: "Hidhni ju të parët." Kështu kur ata hodhën (magjinë e tyre), ata i magjepsën sytë e tyre duke u futur tmerrin atyre. Ata vërtetë paraqitën një magji marramendëse. (Kur'an, 7:116)

Me iluzionet e tyre, magjistarët e Faraonit përfituan publikun. Ata ngritën pushtetin e tij me magjitë që i shfaqën, gjë që ata e bën kinse “me fuqinë e Faraonit.” Faraoni, nga ana e tij, ju ofroj përfitime financiare. Shkurtimisht, marrëdhënia e tyre ishte e dobishme për të dyja anët.

Në përballjen e tyre me Musain, magjistarët ishin plotësisht të vetëdijshëm se Faraoni nuk posedonte kurrfarë fuqie hyjnore. Megjithatë, vetëm nga dëshira që të jenë “pranë” për t’i gëzuar përfitimet që do të delnin nga kjo, ata hudhën shkopinjtë e tyre. Kështu vepruan shumë të sigurt për epërsinë e tyre mbi Musain, gjë që edhe e shprehën:

Kështu ata hodhën litarët dhe shkopinjtë e tyre dhe thanë: "Me fuqinë e Faraonit, vërtetë që ne do të jemi fitimtarë." (Kur'an, 26:44)

Edhepse mashtruese, shfaqja e magjistarëve impresionoi masën. Siç shkruan në Kur’an, njerëzit u tmerruan. Musai u impresionua gjithashtu; iu fut tmerri në zemër pasiqë litarët dhe shkopinjtë e magjistarëve iu dukën edhe atij sikur rrëshqitnin me shpejtësi. Megjithatë, Zoti përkujtoi Musain që t’mos frikësohej:

astronomy The magicians of Pharaoh were authorities on subjects ranging from astronomy to medicine. They exploited their prestige to influence the public and only to reinforce the oppressive rule of Pharaoh. Above is an ancient Egyptian relief showing the magicians holding the world.

Musai përjetoi një ndjenjë frike në vetvete. Ne i thamë: "Mos u frikëso! Sigurisht që ti do të kesh epërsi. Hidhe atë që ke në dorën tënde të djathtë! Ai do të përpijë të bërat e tyre. Ajo që ata kanë bërë është veçse një mashtrim magjistari dhe magjistari s'do të jetë kurrë fitimtar, sado aftësi që mund të arrijë." (Surah Ta-Ha: 67-69)

I nxitur nga ku përkujtim i Zotit, Musai menjëherë iu drejtua magjistarëve duke ju thënë se shfaqja e tyre ishte një magji e kulluar që do të zhvlerësohej me vullnetin e Zotit:

Kur ata shfaqën magjinë e tyre, Musai u tha: "Ajo që ju keni sjellë është magji. Allahu padyshim do ta asgjësojë atë (do ta zhvlerësojë). Vërtetë që Allahu nuk e drejton punën e të korruptuarve (keqbërësve)." (Kur'an, 10:81)

Pastaj Musai hodhi shkopin e tij. Përfundimi i kësaj ishte i tmerrshëm për magjistarët. Shkopi I Musait përpiu magjinë e magjistarëve të Faraonit:

Dhe Ne e frymëzuam Musain (duke i thënë): "Hidhe ti shkopin tënd." Dhe ç'të shohësh! Ai i përpiu menjëherë gjithë magjitë mashtruese që ata trilluan. Kështu e vërteta doli në shesh dhe gjithçka që ata punuan u asgjësua plotësisht. Në këtë mënyrë ata u thyen atje dhe u kthyen të turpëruar (e tepër të poshtëruar). (Kur'an, 7:117-119)

Ndryshe nga mashtrimet iluzore të magjistarëve, Musai bëri një mrekulli të vërtetë me shkopin e tij. Magjistarët kishin thurur komplot kundër Musait. Megjithatë, Allahu, thurësi më i mirë i komploteve, ndihmoi Musain me një plan që plotësisht zhvlerësoj mashtrimet e tyre. Kështu, komplotet e magjistarëve veçse punuan në dëm të tyre. I pajisur me fuqi të mbinatyrshme nga Zoti, shkopi bëri një mrekulli të vërtetë.

Si rrjedhojë, ndryshe nga se është pritur, Musai mposhti magjistarët. Kështu, të gjithë ishin dëshmitarë se premtimi i Zotit ishte i vërtetë. Zoti nuk e la Musain vetëm dhe me anë të kësaj mrekullie, e bëri atë fitimtar mbi një prej sistemeve më të fuqishme të kohës së tij.

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Hyrje
  • Sovraniteti i Faraonit në Egjipt dhe gjendja e bijve të izraelit
  • Lindja e Musait (as)
  • Musai (as) ikë nga Egjipti
  • İkja për në medjen dhe vendosja e tij atje
  • Arritja e tij në luginën tuva dhe frymëzimi i parë
  • Bbiseda e zotit me Musain (as)
  • Musai (as) kërkon Harunin (as) si shoqërues të tij
  • Hhistoria e Musait (as) dhe fshehtësia e fatit
  • Përcjellja e porosisë Faraonit dhe mënyra e duhur në të cilën kjo duhet të bëhej
  • Gjykimi i shtrembëruar i Faraonit
  • Titujt e sunduesve egjiptianë në Kur'an
  • Lufta e Musait (as) kundër magjistarëve
  • Magjistarët përqafojnë besimin
  • Një njeri besimtar dhe pallati
  • Mosmirënjohja e të bijëve të izraelit
  • Periudha e katastrofave dhe marrëzia e Faraonit
  • Eksodi nga Egjipti dhe fundosja e Faraonit në det
  • Arroganca e Karunit dhe ndëshkimi i tij
  • Fisi i Musait (as) devijon dhe adhuron viçin e artë
  • Sjellja e çoroditur e fisit hebreit
  • Musai (as) dhe një njeri i ditur
  • Përfundim