Siç u tha në kapitullin e mëparshëm, Musai lindi në një kohë fatkeqe. Madje edhe në momentin e lindjes së tij, jeta e tij ishte në rrezik. Faraoni urdhëroi që të gjithë femijët e gjinisë mashkullore të vriten dhe femrat të kursehen për t’u robëruar. I zënë në grackë nën rrethana të tilla, Musai ishte i shtyer të jetonte një jetë të vështirë në mesin e robërve nën kërcënimin e vazhdueshëm me vdekje. Nëna e tij ishte shumë e brengosur për të deri në momentin kur u frymëzua nga Zoti:
Dhe Ne e frymëzuam nënën e Musait (duke i thënë): "Jepi gji atij por kur të kesh frikë për të, atëherë hidhe në lum (det) dhe mos ke frikë dhe as mos u pikëllo. Sigurisht që Ne do ta sjellim atë përsëri tek ti dhe do ta bëjmë atë prej të Dërguarve Tonë." (Kur'an, 28:7)
Zoti e udhëzoi nënën e Musait dhe i tha asaj që ta vendoste atë në një arkë dhe ta lëshonte të lundroj në lumin Nil, poqese ushtarët e Faraonit kurdoherë do të mësonin për lindjen e tij. Pasiqë frikësohej për jetën e djalit të saj, ajo veproi sipas asaj që iu frymëzua. Duke mos ditur se ku dhe si do ta kishin bartur ujërat djalin e saj, ajo e vendosi Musain në një arkë dhe e lëshoi në ujërat e Lumit Nil. Mirëpo, me frymëzimin nga Zoti, ajo e dinte se ai në fund do t’i kthehej asaj dhe do të bëhej i dërguar i Zotit. Zoti, Krijuesi dhe Gjithëpërfshirësi, krijoi Musain dhe nënën e tij dhe i lejoi të dinë për fatin e tyre. Më vonë, Zoti përkujtoi Musain për faktet e fëmijërisë së tij të hershme në këtë mënyrë:
Kur Ne e frymëzuam nënën tënde (duke i thënë): "Vendose në arkë dhe hidhe në lum (det), pastaj lumi (deti) do ta nxjerr në breg dhe atje, ai që është armik i Imi dhe i tij do ta marr… " (Kur'an, 20:38-39)
Në këtë pikë, do të duhej të shtjellonim në hollësi temën e fatit. Zoti, siç tregohet në vargun më lartë, i tha nënës së Musait ta lëshonte djalin në ujë dhe e bëri me dije atë se Faraoni më vonë do ta gjente dhe se Musai në fund do t’i kthehej asaj si një i dërguar i Zotit. Me fjalë të tjera, se Musai do të vendosej në arkë dhe do të lëshohej në lum, se atë do ta gjente dhe për të do të përkujdesej Faraoni dhe se ai përfundimisht do të bëhej njëri prej profetëve, të gjitha ishin të ditura që më parë. Kjo për arsye se të gjitha këto ngjarje ishin parapërcaktuar nga Zoti, në pajtueshmëri me vullnetin e Tij dhe që Ai i lejoi nënës së Musait të mësoj për këtë para se kjo të kishte ndodhur.
Këtu duhet të përmendim se të gjitha hollësitë që kanë të bëjnë me jetën e Musait ishin të paracaktuara në sytë e Zotit dhe se të gjitha ishin jetësuar sikurse ishte paracaktuar. Përmbushja e frymëzimit hyjnor që iu shfaq nënës së Musait ishte e mundur me anë të zhvillimit të kushteve të panumërta të paracaktuara nga fati.
Shmangja e ushtarëve të Faraonit dhe arritja e Musait në pallatin e Faraonit pa u fundosur mvareshin nga përmbushja e disa kushteve. Këto janë ato kushte:
1- Arka në të cilën ishte vendosur Musai foshnje duhej të ishte e papërshkueshme nga uji. Prandaj, ai që e konstruktoi arkën duhej ta punonte në atë mënyrë që ajo të mund të lundronte. Për më tepër, forma e arkës ishte një faktor i rëndësishëm sa i përket shpejtësisë së lundrimit në ujë, s’duhej as të lundronte shumë shpejt dhe ta kalonte pallatin e Faraonit, e as shumë ngadalë, duke u ndalur kështu para se të arrinte tek Pallati. Arka duhej të ishte punuar pikërisht në formën e duhur që të mund të lundronte me shpejtësinë e duhur. Gjithë këta faktorë përbënin hollësitë e shumta të paracaktuara si pjesë e fatit të zdrukthëtarit, i cili e punoi arkën tamam ashtu si duhej.
2- Rryma e ujit që e kishte bartur arkën s'duhej të ishte as shumë e shpejtë e as shumë e ngadalshme, por të kishte shpejtësinë e duhur. Kjo do të ishte e mundshme vetëm me llogaritjen e saktë të sasisë së rreshjeve të shiut që formuan sasinë e ujërave të Nilit për minut. Kjo sasi e ujit bën gjithashtu pjesë në hollësitë e ndërlikuara të fatit të paracaktuar nga Zoti.
3- Erërat gjithashtu duhet të kenë ndikuar në mënyrë të përshtatshme në lëvizjen e arkës. Domethënë, erërat gjithashtu frynë në përputhje me një fat të paracaktuar. Ato duhet të kenë fryer as shumë shpejtë që ta largonin arkën, as në drejtim të kundërt që t'ia ndërronin drejtimin dhe as shumë ngadalë që t'ja ngadalsonin shpejtësinë.
4- Gjersa arka ishte në lum, askush s'do të mund ta gjente. Domethënë, askush përveç atij që duhej të haste në të apo ta vërente atë. Rrjedhimisht, në pajtim me një fat të përcaktuar, secili që jetonte përgjatë lumit Nil nuk kishte qenë afër apo s'e kishte vënë re arkën. Në fakt, këto rrethana ishin të gjitha pjesë e fatit të parapërcaktuar nga Zoti.
5- Sikurse jeta e Musait, jetërat e Faraonit dhe të familjes së tij gjithashtu u rregulluan në pajtim me një fat të paracaktuar. Ata duhej të ishin pikërisht në vendin e duhur dhe në kohën e duhur në mënyrë që të gjenin Musain. Familja e Faraonit do të mund të kishte planifikuar të vinte te bregu i lumit më heret. Ajo që i kishte shtyer ata të shkojnë atje pikërisht në atë kohë ishte fati i tyre.
Këto janë vetëm disa prej rrethanave që lejuan Faraonin të gjej Musain. Të gjitha kishin ndodhur pikërisht ashtu siç i ishte frymëzuar nënës së Musait. Në të vërtetë, premtimi që Zoti i dha nënës së Musait dhe të gjitha ngjarjet tjera që kishin ndodhur, kishin ndodhur të gjitha dhe ishin përmbushur pikërisht siç ishin paracaktuar tashmë nga Zoti.
Ngjarjet që kishin të bëjnë me fatin e Musait nuk ishin të kufizuara vetëm me ato ngjarje që i rrëfyem gjer më tani. Secili moment i jetës së tij ishte me kujdes i paracaktuar në pajtim me një fat të veçantë. As vendi as viti i lindjes së tij, as njerëzit me të cilët ishte i rrethuar ai, as nëna apo babai i tij nuk ishin përcaktuar sipas zgjidhjes së tij. Ishte Zoti që paracaktoi gjithçka dhe krijoi secilin prej tyre. Ky fakt u shpall gjithashtu nga Profeti Muhamed (saas) i cili tha: “Gjithçka bëhet me urdhër – madje edhe paaftësia dhe aftësia” (Muslim)
Një vlerësim më i thellë i këtyre ngjarjeve do t’na mundësoj që të kuptojmë më mirë se si secili moment i jetërave tona është i lidhur ngusht me fatin tonë. Përmes shembujve të shumtë, tregimi për Musain na mundëson të mendojmë për kuptimin dhe thurrjen e fatit të tij. Me hollësitë e llojllojshme të tregimit për Musain, Zoti na përkujton se jeta e një individi, sikurse edhe jetërat e gjithë njerëzimit dhe e tërë gjithësia, janë të lidhura ngusht me fatin që Ai ka paracaktuar.
Poashtu sikur që Musai lundroi në Nil në pajtim me fatin e tij, ashtu edhe Faraoni dhe familja e tij u shtynë të arrijnë tek vendi ku do të takonin Musain. Nga vargjet që kanë të bëjnë me këtë temë, mësojmë se familja e Faraonit ishte sjellur pikërisht sikurse i ishte frymëzuar më parë nënës së Musait, domethënë, ata e kishin marrë Musain nën përkujdesjen e tyre pa qenë të vetëdijshëm se çfarë bartte e ardhmja për ta:
Pastaj atë e mori familja e Faraonit, që ai të mund të bëhej për ta një armik dhe burim I pikëllimit të tyre. Me të vërtetë që Faraoni dhe Hamani dhe pasuesit (trupat) e tyre ishin mëkatarë. Dhe gruaja e Faraonit tha: "Një burim kënaqësie për mua dhe për ty. Mos e vrisni atë, mbase mund të jetë i dobishëm për në ose mund ta birësojmë atë si djalin tonë." Dhe ata nuk e kuptonin dot (përfundimin e kësaj pune). (Kur'an, 28:8-9)
Dhe kështu Faraoni dhe familja e tij, plotësisht të pavetëdijshëm se çfarë do t’ju sjellte fati, gjetën Musain dhe e birësuan si djalin e tyre. Në të vërtetë, ata kishin vendosur ta mbajnë atë me shpresë se fëmija një ditë do t’ju sjellte përfitim.
Në ndërkohë, nëna e Musait ishte e brengosur për djalin e saj sepse nuk e dinte se çfarë i kishte ndodhur atij. Për ta përballuar këtë situatë, Zoti ia forcoj zemrën asaj:
Dhe zemra e nënës së Musait mbeti e zbrazët. Ajo qe gati ta zbulonte (të vërtetën) po t'mos e kishim forcuar Ne zemrën e saj që ajo t'mund të mbetej prej besimtareve. Dhe ajo i tha motrës së tij (Musait): "Ndiqe atë." Kështu ajo e përcjellte atë nga larg fshehtas, ndërsa ata nuk e shihnin dot. Dhe Ne së pari e bëmë atë (Musain) t'i refuzoj të gjitha mëndeshat, derisa erdhi ajo (motra e Musait) dhe tha: "A t'ju tregoj unë për një familje që do ta ushqej atë dhe do ta rritë atë për ju dhe që do të kujdeset mirë për të?"
Kësisoj Ne e kthyem atë te nëna e tij që asaj të mund t'i qetësoheshin sytë e t'mos pikëllohej dhe që të mund të kuptonte se premtimi i Zotit është i vërtetë. Por shumica e tyre nuk e dinë këtë. (Kur'an, 28:10-13)
Musai foshnje refuzoi të gjitha mëndeshat, domethënë, nuk piu qumështin e tyre, sepse sipas fatit të përcaktuar për të, Zoti kishte urdhëruar që ai të pinte vetëm qumështin e nënës së tij. Kjo ndriçon faktin se gjithcka njerëzit dëshirojnë është gjithashtu në pajtim me fatin e paracaktuar nga Zoti. Siç i ishte frymëzuar nënës së tij, Profeti Musa më në fund u kthye tek familja e tij.
Në tregimin për Musain, Zoti sqaron se Ai shpesh krijon situata që duken të jenë të vëshira dhe pa rrugëdalje të dukshme dhe se ngjarjet që perceptohen si fatkeqësi shumë lehtë mund të ndodhë të jenë bekime të mrekullueshme. Një nënë e frikësuar nga kërcënimi që foshnja e saj mund të vritet nga ushtarët mizorë, për ta shpëtuar atë, e lëshon foshnjën të lundroj në ujërat e një lumi. E njëjta foshnje mandej birësohet nga familja më e fuqishme e vendit, e cila në fund e kthen foshnjën tek familja e saj, sepse foshnja refuzon të gjitha mëndeshat tjera…Secila nga këto ngjarje është një mrekulli në vetvete që demonstron përsosmërinë e skajshme të fatit të urdhëruar nga Zoti. Për besimtarët, secili detal i fatit të njeriut në fund rezulton të jetë një bekim. Siç mund të shihet në shembullin më lartë, nganjëherë Zoti përgatitë aso të mira për ne përmes rrethanave më të papritura.