logo
HARUN YAHYA

HISTORIA E MUSAIT (AS) dhe FSHEHTËSIA E FATIT

Në Malin Sinai, Zoti i dha Musait lajmin e mirë se Ai do ta lejonte vëllaun e tij Harunin ta shoqëronte. Pastaj, Zoti ia përkujtoi Musait mirësitë që Ai më parë ia kishte dhuruar atij:

Dhe sigurisht që Ne të dhamë mirësi ty edhe një herë tjetër më parë, kur Ne frymëzuam nënën tënde, duke i thënë: "Vendose atë në arkë dhe hidhe në lum (det), pastaj lumi (deti) do ta nxjerrë në breg, ku një armik i Imi dhe i tij do ta marr atë." Dhe Unë të brumosa ty me dashuri prej meje me qëllim që ti të rritesh nën mbikqyrjen (syrin) Time. Kujto kur motra jote shkoi dhe tha: "A t'ju tregoj unë një grua që do të kujdeset për të?" Kështu Ne të rikthyem te nëna jote, që asaj t'i qetësoheshin sytë dhe t'mos pikëllohej. Pastaj ishe ti qe e mbyte një njeri dhe Ne të shpëtuam nga një fatkeqësi e madhe dhe të sprovuam me shumë sprova. Pastaj ti qëndrove disa vite në mesin e popullit të Medjenit. Pastaj ti erdhe në kohën e përcaktuar që Unë urdhërova për ty, o Musa! Dhe Unë të zgjodha ty për Veten Time. (Kur'an, 20:37- 41)

Këto vargje shfaqin fshehtësinë e fatit, për të cilin mjaft njerëz janë të pavetëdijshëm ose mezi e kuptojnë. Që nga koha kur ishte foshnje gjer në kohën kur ai ishte zgjedhur si i dërguar, Musai kaloi çdo moment të jetës së tij në pajtim me atë që Zoti paracaktoi për të në të kaluarën e përjetshme. Përbrenda këtij fati nuk ka asgjë tjetër përveç përmbushjes së vullnetit të Zotit. Për shembull, siç e thamë edhe më heret, me mijëra hollësi të çastit të paracaktuara nga Zoti për fatin e Musait bën të mundshme arritjen e arkës tek familja e Faraonit.

Është gjithashtu e mundshme për të parë shtrirjen në të cilën fazat e mëvonshme të jetës së Musait ishin përbrenda kufinjëve të fatit të tij. Musai përfshihet në një zënkë dhe ikë nga qyteti për në Medjen, ku ai takon dy gra. Këto gra s’mund t’u japnin deleve të pijnë ujë sepse iu shmangeshin barinjëve. Në këtë situatë, Musai iu ofroi ndihmë. Musai fitoi besimin e këtyre grave dhe si shpërblim për mirësinë e treguar, filloi një jetë të re në Medjen pas propozimit të babait të tyre plak. Kur erdh koha e përcaktuar, Musai lëshoi Medjenin me familjen e tij. Duke u kthyer, pa një zjarr ku atij iu drejtua Zoti dhe u zgjodh si i Dërguar i Zotit.

Arka që bartte Musain foshnje duke lundruar me hamendje nëpër lumin Nil, marrja e tij nga familja e Faraonit, rritja e tij në pallat, vrasja e paqëllimt që ai kryejti, ikja e tij nga Egjipti, takimi i tij me dy vajzat, shumë vite të kaluara me plakun, mënyra se si krijoi familje, kthimi në Egjipt, drejtimi i Zotit atij dhe hollësi tjera të panumërta të cilat nuk përmenden në Kur’an, të gjitha ndodhën në pajtueshmëri me fatin e Musait, që Zoti veçse kishte paracaktuar para lindjes së tij. As edhe një ngjarje e vetme nga këto ngjarje s’ka mundur të mos ndodhte apo të ndodhte ndryshe. Sepse jetërat tona janë të ngjashme me një film të xhiruar në një video kasetë; është e pamundshme të largohet edhe një tablo e vetme nga fati i një njeriu, sikur që s’mund të bëhet kjo me një tablo nga shiriti filmik. Fati i një njeriu, me secilin moment të veçantë në të, është një tërësi e pacenueshme.

Gjithashtu në vargjet e cituara më lartë, përmendet fakti se udhëtimi i Musait në luginën e shenjtë të Tuvas ishte në pajtueshmëri të plotë me fatin e tij:

…Pastaj ti erdhe këtu në kohën e përcaktuar që Unë urdhërova për ty, o Musa! (Kur'an, 20:40)

Kjo çështje kërkon t’i dhurohet vëmendje e posaçme. Fati për të cilin bëhet fjalë këtu nuk është një gjë e veçantë vetëm për Musain. Lindja e Musait ishte pjesë e fatit të nënës së Musait. Që ajo do të lindte Musain në një ditë të caktuar dhe bile edhe në një orë të caktuar, ishte gjithashtu pjesë e fatit të saj. Por nëna e Musait kishte prindër gjithashtu. Ishte fati i nënës së nënës së Musait ta lindte atë. Kjo mënyrë e të menduarit gjithashtu vlen edhe për babain e Musait dhe për anëtarët e tjerë të familjes së tij.

Zdrukthëtari i cili punoi arkën që barti Musain teposhtë lumit gjithashtu konstruktoi atë sepse në fatin e tij ishte paracaktuar që ai ta bënte këtë. Punimi i arkës nga ai ishte paracaktuar për të para se ai të lindte. Prindërit e këtij zdrukthëtari gjithashtu jetuan jetët e tyre në harmoni me një fat të caktuar.

Le të marrim parasysh zënkën në të cilën u përfshi Musai. Kjo zënkë ndodhi po në atë moment kur Musai ndodhi të ishte aty. Nga një pikëpamje më e thjeshtësuar, njeriu do të mund të thoshte, “po të kishte ndodhur kjo në një kohë tjetër, Musai s’do të kishte qenë atje dhe ngjarjet do të kishin marrë një rrjedhë krejt tjetër.” Megjithatë ky do të ishte një vlerësim i gabueshëm. Zënka ndodhi po në atë moment që duhej të ndodhte dhe u zhvillua në atë mënyrë si duhej të zhvillohej. Arsyeja për këtë është se edhe zënka ishte e paracaktuar nga Zoti. E njëjta rregull e fatit gjithashtu vlen edhe për pjesëmarrësit e tjerë në zënkë, arsyet që shkaktuan zënkën, si edhe njeriu që e këshilloi Musain të ikë nga qyteti, duke i treguar se po bëhej konspiracion kundër tij. Në fund të fundit, edhe barinjët afër lumit të Medjenit, si edhe dy femrat që Musai i takoi, të gjitha këto përbënin pjesët e domosdoshme të këtij fati.

Janë profetët e Zotit ata që më së miri kuptuan faktin se gjithçka ndodhë sipas urdhërave të paracaktuara nga Zoti. Profeti Muhamed (saas), i cili është një shembull i shkëlqyeshëm për të gjithë besimtarët ka thënë:

Nëse të ndodhë ndonjë fatkeqësi, mos thuaj: “Vetëm po të kisha vepruar në këtë apo në atë mënyrë, do të kishte qenë kështu apo ashtu;” por më mirë thuaj: “Zoti e ka urdhëruar (këtë) dhe ka bërë çfarë Ai ka dashur, sepse vërtetë, (fjala) (nëse) i hap udhën të bërave të Shejtanit.” (Muslim)

Kur të vlerësohen të gjitha këto së bashku, bëhet e qartë se jo vetëm Musai, por gjithashtu edhe gjithçka që kishte të bëj me jetën e tij e krijoi një pjesë të fatit të tij. Një vlerësim më i thellë dhe më i detajuar do t’na ndihmonte të kuptojmë se ne të gjithë jemi pjesë të të njëjtit fat. Në jetërat tona, ne gjithashtu i ekspozohemi ngjarjeve të paracaktuara në të kaluarën e përjetshme nga Zoti i gjithëfuqishëm. Ne të gjithë ishim të lidhur me fatin e paracaktuar për ne. Momenti i vdekjes sonë do të jetë gjithashtu pjesë e të njëjtit fat. Fati është në realitet një dituri hyjnore që rrethon gjithçka ekziston. Sikurse të gjitha hollësitë e jetës së Musait, duke përfshirë edhe bërjen e tij të dërguar, ishin të paracaktuara për të, të gjitha hollësitë që lidhen me jetërat e gjithë njerëzimit, sikur edhe vet jetërat tuaja, të gjitha janë të paracaktuara. Për më tepër, fakti që ju do ta lexonit këtë libër dhe të informoheshit për jetën e Musait ishin të gjitha të paracaktuara për ju shumë kohë para se të lindte Musai. Fati është një tërësi në vetvete dhe mbulon gjithçka. I lirë nga vullneti i çfarëdo qenieje tjetër përveç Allahut, fati përcaktohet vetëm nga Ai. (Për më shumë informacion ju lutemi t’i referoheni librit Përjetshmëria dhe Realiteti i Fatit dhe Përjetshmëria tashmë ka filluar të të njëjtit autor).

nafud desert

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Hyrje
  • Sovraniteti i Faraonit në Egjipt dhe gjendja e bijve të izraelit
  • Lindja e Musait (as)
  • Musai (as) ikë nga Egjipti
  • İkja për në medjen dhe vendosja e tij atje
  • Arritja e tij në luginën tuva dhe frymëzimi i parë
  • Bbiseda e zotit me Musain (as)
  • Musai (as) kërkon Harunin (as) si shoqërues të tij
  • Hhistoria e Musait (as) dhe fshehtësia e fatit
  • Përcjellja e porosisë Faraonit dhe mënyra e duhur në të cilën kjo duhet të bëhej
  • Gjykimi i shtrembëruar i Faraonit
  • Titujt e sunduesve egjiptianë në Kur'an
  • Lufta e Musait (as) kundër magjistarëve
  • Magjistarët përqafojnë besimin
  • Një njeri besimtar dhe pallati
  • Mosmirënjohja e të bijëve të izraelit
  • Periudha e katastrofave dhe marrëzia e Faraonit
  • Eksodi nga Egjipti dhe fundosja e Faraonit në det
  • Arroganca e Karunit dhe ndëshkimi i tij
  • Fisi i Musait (as) devijon dhe adhuron viçin e artë
  • Sjellja e çoroditur e fisit hebreit
  • Musai (as) dhe një njeri i ditur
  • Përfundim