logo
HARUN YAHYA

FISI I MUSAIT (AS) DEVIJON dhe ADHURON VIÇIN E ARTË

Pasiqë Faraoni dhe ushtarët e tij u fundosën në det, Musai shkoi me fisin e tij në një vend më të sigurt. Gjatë udhëtimit të tyre, megjithatë, u paraqitën dëshmi të mëtejshme të besimit të dobët të Izraelitëve dhe prirja e tyre nga mëkatshmëria.

Populli i Egjiptit praktikonte një religjion politeist. Ata adhuronin idhuj të shumtë. Gjatë qëndrimit të tyre në Egjipt, të bijtë e Izraelit u ndikuan gjithashtu nga ky religjion. Të bijtë e Izraelit dështuan në të përkujtuarit e Zotit dhe kështu, dështuan në ndjekjen e udhës bujare të religjioneve monoteiste që ata trashëguan nga Profetët Ibrahim (Abraham), Ishak (Isak) dhe Jakub (Jakob), paqja qoftë mbi të gjithë ata. Me kohë, ata ranë nën ndikimin e kulturës Egjiptiane, duke përqafur disa nga zakonet dhe idetë e tyre të çoroditura. Takimi i tyre me një fis idhujtar gjatë udhëtimit të tyre nxorri në shesh pikërisht këtë prirje të tyre drejt idhujtarisë. Disa nga Çifutët nxitën një prirje të dëmshme drejt praktikave idhujtare të këtyre njerëzve dhe kërkuan nga Musai që t’ju japte një idhull:

Dhe Ne i sollëm të sigurtë Bijtë e Israilit përmes detit derisa erdhën të një popull i dhënë në adhurimin e idhujve të tyre. Ata thanë: "O Musa, na bëj edhe ne një zot siç kanë edhe këta zotërat e tyre." Ai (Musai) u tha: "Vërtetë që ju jeni një popull që nuk dini". Padyshim që këta njerëz do të shkatërrohen për çfarë po veprojnë (adhurimin e idhujve) dhe e gjitha kjo që po veprojnë është krejt boshe dhe e kotë. (Kur'an, 7:138-139)

Kjo prirje drejt idhujtarisë do të dilte prap në shesh. Në mesin e popullit të Musait, kishte prej atyre që nuk ndjenin frikën e duhur ndaj Zotit dhe prandaj ishin të prirur nga mosbesimi.

Musai dhe fisi i tij u nisën në drejtim të Malit Sinaj. Siç na informon Kur’ani, aty, Zoti do të “bënte një marrëveshje” me Musain gjatë qëndrimit të tij në mal për një periudhë prej dyzet ditësh. Musai me padurim la fisin e tij dhe u nis heret. Ai la fisin e tij nën kujdesin e Harunit, gjithashtu i dërguar i Zotit, i cili duhej të printe fisin Izraelit gjatë mungesës së Musait. Para se të nisej, ai e këshilloi Harunin:

Dhe Ne i caktuam Musait tridhjetë netë duke i shtuar edhe dhjetë të tjera dhe ai e plotësoi kohën e përcaktuar nga Zoti i tij prej dyzet netësh. Dhe Musai i tha vëllait të tij, Harunit: "Zëre vendin tim te populli im, vepro në Rrugën e Drejtë dhe mos ndiq rrugën e keqbërësve." (Kur'an, 7:142)

Pasiqë kishte lënë popullin e tij pas vetes, Musai arriti malin e Horebit në kohën e përcaktuar. Zoti na bën me dije në Kur’an se, atje, Ai iu drejtua Musait edhe njëherë:

Dhe kur erdhi Musai në kohën dhe vendin e përcaktuar prej Nesh dhe atij i foli Zoti i tij, ai tha: "O Zoti im! M'u shhfaq që të shoh ty hapur." Allahu tha: "Ti nuk më sheh dot mua, por shiko malin, nëse ai do të mundet të qëndrojë në vendin e tij, atëherë ti do t'më shohësh Mua." Kështu kur Zoti iu shfaq malit, Ai e bëri atë hi e pluhur, ndërsa Musai ra pa ndjenja. Pastaj kur erdhi përsëri në vete tha: "Lavdi të qoftë Ty! Të kthehem Ty me pendim dhe unë jam i pari (dhe më i përkushtuari) i besimtarëve." All-llahu i tha: "O Musa, Unë të kam zgjedhur ty mbi gjithë njerëzit me Mesazhet e Mia dhe me të Folurit Tim. Kështu pra, mbaje fort atë që të kam dhënë dhe ji prej falënderuesve. Dhe Ne shkruam për të në Pllaka mësimet për çdo gjë dhe shpjegimet për gjithçka (dhe i thamë): Mbahu fort pas tyre dhe urdhëro popullin tënd të zbatojë e të kapë më të mirën prej tyre. Shpejtë do t'ua tregoj vendbanimin të pabindurve, të panënshtruarve ndaj Allahut. (Kur'an, 7:143-145)

Në ndërkohë, mosbesimtarët nga fisi i Musait shfrytëzuan largimin e tij. Duke u sjellë me përbuzje ndaj Harunit, ata mbaruan një idhull në formën e viçit, si në religjionin Egjiptian:

Ndërsa në mungesë të tij, populli i Musait bëri nga stolitë një figurë viçi (për ta adhuruar) që lëshonte një zë sikur (pallte)… (Kur'an, 7:148)

Në ndërkohë, Zoti pyeti Musain për fisin e tij dhe për arsyen që e shtyri atë të largohej më heret:

"E ç'të bëri ty të nxitohesh prej popullit tend, o Musa?" Ai tha: "Ata janë pranë gjurmëve të mia dhe nxitova drejt Teje, o Zoti im, që ti të mund të ishe i kënaqur." (Kur'an, 20:83-84)

Musai nuk ishte i vetëdijshëm për këtë shkarje (gabim) të bërë nga populli i tij. Zoti na bën me dije për këtë shkelje dhe për ekzistencën e një dyfytyrëshi në mesin e tyre me emrin Samiriji (Samaritani) dhe se si ai iu dha materialeve të caktuara formën e një idhulli, formën e një viçi:

Pastaj Musai u kthye te populli i tij i inatosur dhe i pikëlluar. Ai thirri: "O populli im! A nuk ju bëri Zoti juaj një premtim të drejtë e të vyer? A ju duk atëherë i largët ky premtim? Apo mos deshët që t'ju zbriste Zemërimi i Zotit tuaj mbi ju dhe kështuqë ju e thyet premtimin që ma dhatë mua?" Ata i thanë: "Ne nuk e thyem premtimin ndaj teje nga dëshira jonë, por u detyruam të mbajmë peshën e zbukurimeve të popullit të Faraonit, pastaj i hodhëm ato (në zjarr) dhe këtë na e shtiu në mendje Es-Samiriju." Pastaj ai nxorri (nga zjarri) për ta një statujë viçi që lëshonte një zë sikur pëlliste. Ata thanë: "Ky është zoti juaj dhe zoti i Musait, ndërsa Musai e ka harruar (Zotin e vet)." (Kur'an, 20:86-88)

corn, calf worship, the Israelites, Moses the prophet

The children of Israel were influenced by the superstitions of the Egyptians. Though the Prophet Moses (pbuh) had brought them the truth, they held on to their ancient ways of ignorance. The errant practice of "worshipping a calf," as portrayed in the engraving above, led the children of Israel to reject their faith.

Ky tregim na jap hollësi të qarta për mënyrën se si pjesëtarët e një komuniteti, që kanë sëmundje në zemrat e tyre, mund të joshen nga një dyfytyrësh të shmangen nga përkujtimi i Zotit. Për të krijuar kaos dhe çrregullim, njerëzit dyfytyrësh gjithmonë kërkojnë disa situata që iu shkojnë për shtati. Gjatë mungesës së Musait, rrethanat ishin të përshtatshme që hipokritët të largojnë nga udha e drejtë njerëzit që tashmë kishin treguar prirje ndaj mëkatshmërisë. Samiriji (Samaritani) u paraqit mu në një kohë të tillë; ai ishte i vetëdijshëm për dobësinë e këtyre njerëzve, për prirjen e tyre nga idhujtaria. Sidoqoftë, ai e dinte se ata kishin kërkuar më parë nga Musai që t’ju bënte një idhull. I vetëdijshëm për këtë prirje të tyre, ai përpunoi një metodë për t’u siguruar që t’i largonte ata nga udha e drejtë; ai punoi një shtatore të një viçi dhe për t’i arsyetuar veprimet e tij, ai pohoi se shtatorja ishte e zotit të përparshëm të Musait, por të cilin ai e harroi më vonë.

Sikur që Musai ishte i paepur në besimin e tij dhe udhëzoi popullin e tij nga drejtësia kur u konfrontua nga Faraoni dhe ushtarët e tij në breg të detit, Samiriji (Samaritani) udhëzoi po të njëjtit njerëz në mëkatshmëri. Kjo është dëshmi e ndikimit të dobishëm që një person besimtar mund të ketë mbi një shoqëri dhe të dëmit që një njeri dyfytyrësh mund t’i sjellë asaj.

Në të vërtetë, Haruni kishte paralajmëruar fisin e tij dhe iu kishte shpjeguar që po shmangeshin nga rruga e drejtë. Megjithatë, njerëzit nuk i vunë veshin paralajmërimit të tij:

Edhe Haruni padyshim që iu kishte thënë atyre më parë: "O populli im! Ju po sprovoheni me këtë gjë dhe nuk ka dyshim që Zoti juaj (Allahu) është i Gjithmëshirshmi, andaj më ndiqni mua dhe bindjuni urdhërit tim." Ata i thanë: "Ne nuk do të ndahemi së adhuruari atë (viçin), derisa të kthehet Musai tek ne." (Kur'an, 20:90-91)

Vargu paraprirës qartë dëshmon faktin se populli i Musait ndoqi atë vetëm për arsye se e pranuan si udhëheqës. Po t’kishte qenë bindja tyre e bazuar në besim të thellë, situata atëherë do të ishte ndryshe, ata gjithashtu do të ndiqnin menjëherë Harunin, duke parë se ai gjithashtu ishte një i dërguar i Zotit. Megjithatë, duke mos e pranuar atë si udhëheqës të tyre ata nuk iu përgjigjen thirrjeve të tij. Çka është edhe më e keqe, ata madje u përpoqën ta vrisnin atë kur ai u përpoq t’i parandaloj ata nga ndjekja e udhës së gabuar:

Ai (Musai) tha: "O Harun! Çfarë të ndali ty kur i pe ata që po gabonin, dhe nuk më ndoqe mua (siç të këshillova)? A e ke thyer urdhërin tim?" Ai (Haruni) tha: "O biri i nënës sime! Mos më kap për mjekre e as për koke. Në të vërtetë unë kisha frikë se mos thua: "Ti ke shkaktuar ndonjë mosmarrëveshje mes Bijëve të Israilit dhe nuk e ke respektuar fjalën time!" (Kur'an, 20:92-94)

Haruni tha: "O biri i nënës sime! Vërtetë që populli më quajti mua të dobët dhe gadi s'më vranë, kështuqë mos i bëj armiqtë e mi të qeshin me mua dhe mos më quaj mua se jam me popullin keqbërës." Musai tha: "O Zoti im! Më fal mua dhe vëllain tim dhe na shtjerë në Mëshirën Tënde, sepse Ti je më Mëshirëploti i mëshiruesve." (Kur'an, 7:150-151)

Në përgjigjen e Harunit, Musai liroi atë dhe iu drejtua Samirijit (Samaritanit), personit të vërtetë përgjegjës për këtë devijim nga ana e fisit. Ai i bëri atij pyetje për keqbërjen e tij. Në një përpjekje për të shfajësuar veten, Samiriji (Samaritani) shpjegoi se atë që kishte bërë ai, kishte bërë për një arsye; ai pohoi të kishte vërejtur gjëra që të tjerët s’kishin mundur t’i vërejnë. Ai gjithashtu shtoi se uni i tij e kishte shtyrë atë të bënte atë që kishte bërë:

I tha (Musai Samirijit): "Dhe si është puna me ty, o Samirij? (Pse veprove kështu?)" (Samiriju) i tha: "Unë pashë atë që ata nuk e pane; kështu unë mora një grusht (pluhur) nga gjurma e të dërguarit (gjurma e kalit të Xhibrilit) dhe e hodha atë (në zjarrin në të cilin ishin hedhur stolitë e popullit të Faraonit). Kështu më shtyri të bëj shpirti im." (Musai) i tha: "Ik që këtej atëherë! E padyshim se ndëshkimi yt në këtë jetë do të jetë që të thuash, "Mos më prekni! (Dhe do të jetosh i vetëm e i braktisur larg njerëzve)"; dhe sigurisht që (për ndëshkimin e ardhshëm) ti do të kesh një premtim që nuk do të harrojë. Shihe edhe të adhuruarin tënd (viçin) të cilit ti i qe përkushtuar. Sigurisht që ne do ta djegim e ta shkrijmë dhe hirin e tij do ta shpërndajmë nëpër det". (Kur'an, 20:95-97)

Këtu duhet të përmendim se Samiriji (Samaritani) i bëri këto vepra të këqija nën përshtypjen e rrejshme se ai ishte më i mençur dhe më largpamës se të tjerët. Kjo arrogancë e tij mund qartë të dallohet në fjalët e tij “Unë pashë atë që ata nuk kishin parë.” Këto ndjenja të madhështisë dhe krenarisë ndikuan që Samiriji (Samaritani) të devijoj me lehtësi nga prirjet negative të shpirtit të tij dhe nga Shejtani. Nën këto ndikime negative, ai nuk mundi t’i shpëtojë joshjes që të “bëj diç të ndryshme” dhe që të bëhej udhëheqës për të larguar fisin nga udha e drejtë.

Përkundrazi, një besimtar i vërtetë kurrë nuk vepron duke pandehur se është më i mençur apo më superior se të tjerët. Ai është i vetëdijshëm për mospërkryerjen e tij dhe kërkon strehim/mbrojtje tek Zoti nga bërja e mëkateve. Edhe poqese vëren gjëra që të tjerët dështojnë t’i vërejnë, ai e merr këtë si një bekim dhe sprovë nga Zoti dhe sillet në pajtim me të. Po të ndodhte kështu, ai vetëm thot: “Zoti më bëri të shoh këtë; urtësia i takon vetëm Zotit.”

Mirëpo, në rastin e Samirijit (Samaritanit), ajo që ai vërejti ishte vetëm ajo që e drejtoi atë kah mëkatshmëria dhe e keqja. Në lidhje me këto zhvillime, Musai ndërmori dy masa të rëndësishme kundër të keqës që Samiriji (Samaritani) kishte bërë. Ai së pari dëboi Samirijin (Samaritanin), burimin e së keqes dhe mëkatit në fis. Masa e dytë ishte të shkatërrohej idhulli tërësisht. Idhulli që fisi adhuroi duhej të digjej tërësisht dhe hiri i tij të hudhej në det, në mënyrë që askush t’mos ishte në gjendje ta gjente prap.

Në mënyrë të qartë, Musai ishte shumë i sinqertë dhe shumë i përkushtuar ndaj fesë. I brengosur për atë që kishte çuar popullin në mosbesim, Musai ndërmori masa të vendosura dhe të duhura për ta çrrënjosur atë. Ky vetbesim është një cilësi e përbashkët për të gjithë profetët dhe udhëheqësit besnik që kanë ndjekur rrugën e tyre.

Pas shkatërrimit të të gjitha burimeve të ligësisë, Musai i predikoi fisit të tij, duke i thirrur ata që të pendohen dhe t'i binden Zotit:

Kujtoni edhe kohën kur Musai i tha popullit të vet: "O populli im! Me të vërtetë që ju i bëtë padrejtësi vetes suaj duke adhuruar viçin. Kthehuni pra me pendim te Krijuesi juaj dhe vrisni veten tuaj (të pafajshmit le të vrasin keqbërësit nga mesi juaj). Kjo do të jetë më mirë për ju para Krijuesit tuaj." Pastaj Ai e pranoi pendimin tuaj, Sigurisht që Ai është i Cili gjithnjë pranon pendimin (e robërve të Tij), Mëshirëploti. (Kur'an, 2:54)

Fjalët e Musait patën ndikim të vogël në popullin e tij. Fillimisht, të bijtë e Izraelit i kushtuan vëmendje paralajmërimeve të tij, u penduan dhe u kthyen nga Zotit i tyre. Mirëpo, ky ndryshim ishte i përkohshëm. Siç do të shihet në faqet vijuese, të bijtë e Izraelit shfrytëzuan secilin rast për t’mos iu bindur Musait, duke e munduar atë psiqikisht dhe emocionalisht në çdo kuptim.

landscape

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Hyrje
  • Sovraniteti i Faraonit në Egjipt dhe gjendja e bijve të izraelit
  • Lindja e Musait (as)
  • Musai (as) ikë nga Egjipti
  • İkja për në medjen dhe vendosja e tij atje
  • Arritja e tij në luginën tuva dhe frymëzimi i parë
  • Bbiseda e zotit me Musain (as)
  • Musai (as) kërkon Harunin (as) si shoqërues të tij
  • Hhistoria e Musait (as) dhe fshehtësia e fatit
  • Përcjellja e porosisë Faraonit dhe mënyra e duhur në të cilën kjo duhet të bëhej
  • Gjykimi i shtrembëruar i Faraonit
  • Titujt e sunduesve egjiptianë në Kur'an
  • Lufta e Musait (as) kundër magjistarëve
  • Magjistarët përqafojnë besimin
  • Një njeri besimtar dhe pallati
  • Mosmirënjohja e të bijëve të izraelit
  • Periudha e katastrofave dhe marrëzia e Faraonit
  • Eksodi nga Egjipti dhe fundosja e Faraonit në det
  • Arroganca e Karunit dhe ndëshkimi i tij
  • Fisi i Musait (as) devijon dhe adhuron viçin e artë
  • Sjellja e çoroditur e fisit hebreit
  • Musai (as) dhe një njeri i ditur
  • Përfundim