logo
HARUN YAHYA

EKSODI NGA EGJIPTI dhe FUNDOSJA E FARAONIT NË DET

Ka një kufi për frymëzimet që një komb mund t’i pranoj. Zoti paralajmëron njerëzit përmes librave të Tij, të dërguarve të Tij apo shërbyesve të tij besnik. Të gjithë njerëzit janë të ftuar të besojnë në ekzistencën dhe njësinë e Zotit tonë dhe t’i binden Mbrojtësit dhe Krijuesit tonë të Vërtetë. Ky kumtim mund të zgjas me vite të tëra. Megjithatë, në sytë e Zotit, ekziston gjithmonë një kufi i paracaktuar për këtë process. Për ata që këmbëngulin në mohim, do të ketë vuajtje gjatë jetës në këtë botë, vuajtje që shtrihet në pafundësi në jetën e përjetshme.

Faraoni dhe paria e tij, një trup i pabindur, i kthyer nga vetvetja, që i bëri ballë porosisë për vite të tëra, meritoi ndëshkimin. Ata ngritën krye kundër Zotit, duke e akuzuar të dërguarin të jetë i çmendur dhe gënjeshtar. Për shkak të mohimit të tyre, Zoti përgatiti për ta një fund poshtërues.

Para se të sjellte këtë ndëshkim mbi ta, Zoti urdhëroi Musain që të largonte të bijtë e Izraelit nga Egjipti:

Dhe Ne e frymëzuam Musain duke i thënë: "Largohu me robët e Mi natën, vërtet që do të ndiqeni (prej Faraonit)." (Kur'an, 26:52)

Në pajtim me urdhërin e Zotit, Musai dhe populli i tij fshehurazi u larguan nga Egjipti.

Prophet MosesThe scene in which the Prophet Moses (pbuh) parts the sea with his staff portrayed in the movie Ten Commandments.

Ikja e të bijëve të Izraelit ishte krejtësisht e papranueshme për Faraonin, i cili konsideronte se ishte zoti i tyre. Ai e shihte veten si pronarin e vetëm të të gjithë të bijëve të Izraelit. Veç kësaj, kjo do të thoshte humbje e fuqisë punëtore që në fund të fundit do të ndihmonte në dobësimin e autoritetit të tij. Prandaj, ai vuri në lëvizje ushtarët e tij që të vihen në ndjekje të të bijëve të Izraelit:

Pastaj Faraoni dërgoi thirrës në (gjithë) qytetet (duke thënë): "Vërtetë që ata s'janë veçse një bandë e vogël dhe sigurisht që ata kanë bërë atë që na ka tërbuar ne. Por ne siç jemi të gjithë të grumbulluar, jemi shumë të paralajmëruar." Në këtë mënyrë Ne i përzumë ata nga kopshtet dhe nga burimet, nga thesaret dhe nga çdo vend tjetër i nderuar. Kësisoj (Ne e nxorrëm jashtë popullin e Faraonit) dhe bëmë që t'i trashëgojnë ato Beni Israilët. Kështu ata i ndoqën (Bijtë e Israilit) në mëngjes, me lindjen e diellit. (Kur'an, 26:53-60)

Kur të bijtë e Izraelit kishin arritur tek bregu i detit, Faraoni dhe ushtarët e tij i kishin arritur ata. Paniku dhe dëshprimi pushtoi popullin e Musait kur ata panë Faraonin dhe ushtarët e tij që iu afroheshin. Faraoni dhe ushtarët e tij ishin afër tyre. Nuk kishte mundësi për të ikur. Ata menduan se ishin zënë në kurth:

Dhe kur dy ushtritë panë njëra tjetrën, njerëzit e Musait thanë: "Padyshim që do të kapemi!" (Kur'an, 26:61)

Në atë moment, mënyra se si Musai u soll është një shembull për të gjithë besimtarët. Ai përkujtoi se kurrë s’duhet të humbiste besimin në ndihmën e Zotit:

Ai (Musai) tha: "Jo kurrë! Sigurisht që me mua është Zoti im, Ai do të më udhëzojë mua." (Kur'an, 26:62)

Atëherë, ai iu bind frymëzimit që muar nga Zoti: “Bjeri detit me shkopin tënd” (Kur’an, 26:63).

Për mrekulli, Zoti ndau ujërat e detit duke lënë një udhë të thatë në mes, që të bijtë e Izraelit menjëherë e ndjekën. Faraoni dhe ushtarët e tij u treguan aq kokëkrisur sa të ndjeknin të bijtë e Izraelit në det. Këtu ndodhi një mrekulli e qartë; padyshim se ndihma dhe përkrahja e Zotit ishte në anën e Musait dhe pasuesve të tij. Sidoqoftë, kjo mrekulli nuk mjaftoi që Faraoni të bindej. Së bashku me ushtarët e tij, ai verbërisht u fut në atë rrugë që ndau detin në gjysmë. Mirëpo, pasiqë të bijtë e Izraelit kishin kaluar të sigurt në anën tjetër, ujërat befas filluan të bashkohen duke përmbytur kështu Faraonin dhe ushtarët e tij. Edhepse në momentin e fundit, Faraoni u mundua të pendohej, pendimi i tij nuk u pranua:

Pharaoh's soldiersAn ancient Egyptian fresco depicting Pharaoh's soldiers in a parade.

Kështu Ne i morëm Bijtë e Israilit përmes detit, ndërsa Faraoni me ushtritë e tij i ndoqi me agresivitet e tirani derisa kur e mbuloi dallga mbytëse, ai tha: "Unë besoj se nuk ka Zot tjetër përveç Atij në të Cilin besojnë Bijtë e Israilit dhe unë jam prej atyre që janë muslimanë." Tani ti beson? Ndërsa nuk pranove të besoje më parë dhe ishe prej të korruptuarve. Kështu këtë ditë Ne do ta nxjerrim trupin tënd të vdekur nga deti që të jesh si shenjë treguese për ata që do të vijnë pas teje! Dhe vërtetë që shumë nga njerëzit janë të pavëmendshëm ndaj Shenjave Tona. (Kur'an, 10:90-92)

Mund të nxjerrim një mësim shumë të rëndësishëm nga pendimi i Faraonit në momentin e fundit të jetës së tij dhe mospranimin e pendimit të tij nga ana e Zotit. Zoti i jap kohë dhe mundësi të mjaftueshme çdonjërit për të menduar mbi arsyen e ekzistencës së tyre në tokë, për të kuptuar se këtu janë për të qenë shërbëtorë të Zotit dhe për mënyrën se si duhet t’i shërbejnë Atij. Të dërguarit e Zotit, frymëzimet hyjnore dhe besimtarët i përcjellin njerëzimit urdhërat e Zotit. Ka kohë të mjaftueshme për t’i vlerësuar këto porosi dhe përkujtime dhe në fund për të kërkuar strehim në mëshirën e Zotit. Nëse megjithatë, njeriu çon kohën e përcaktuar për këtë kot dhe përpiqet që të pendohet vetëm në momentin kur takon vdekjen e tij – veçse kur kjo është përcaktuar me vullnetin e Zotit – pendimi i tij është i pavlerë. Sepse, në momentin e vdekjes, njeriu mund të ndjejë vërtetësinë dhe afërsinë e jetës së përjetshme dhe dëshmon këtë të vërtetë kur të ballafaqohet me engjujt e vdekjes. Në atë çast, njeriu nuk mundet më të mos e pranoj të vërtetën. Ajo që megjithatë është e rëndësishme, është që njeriu të jetë i ndërgjegjshëm dhe i sinqertë gjersa është ende duke jetuar në këtë botë, domethënë, gjersa është ende duke u vënë në sprovë. Përgjatë gjithë kohës së vënies në sprovë, Faraoni bëri përpjekje që të sillej me mosrespekt dhe përbuzje ndaj Zotit. Prandaj, pendimi i tij, i bazuar në frikë, nuk i solli atij shpëtimin.

Ky do të duhej të ishte një paralajmërim posaçërisht i rëndësishëm për të gjithë ata që besuan në "një jetë të shfrenuar" dhe shtynë permbushjen e përgjegjësive të tyre fetare në vitet e vonshme të jetës së tyre. Mirëpo, përmbushja e detyrave fetare nuk do të duhej të shtyhej në asnjë mënyrë. Përveç për ata për të cilët Zoti ka paracaktuar një gjë të tillë, njerëzit të cilët shtyejnë formimin e një vetëdijeje fetare në moshën e re, në fund do të arrijnë fazën e vonshme të jetës së tyre kur besimi dhe pendimi më nuk kanë vlerën e njëjtë. Zoti na bën të ditur këtë fakt në vazhdim:

Allahu pranon vetëm pendimin e atyre që bëjnë gjynah nga padija dhe marrëzia dhe pendohen menjëherë pas kësaj dhe janë mu këta të cilët do t'i falë Allahu dhe Allahu është kurdoherë i Gjithëdituri, më i Urti Gjithëgjykues. Dhe pa asnjë përfitim është pendimi i atyre të cilët vazhdojnë të bëjnë vepra të këqia derisa t'u vijë përballë vdekja dhe pastaj thot: "Tani pendohem"; as edhe pendimi i atyre që vdesin duke qenë jobesimtarë. Për ta Ne kemi përgatitur dënim të dhimbshëm. (Kur'an, 4:17-18)

Sigurisht që përqafimi i besimit nga ana e Faraonit në çastin e fundit dhe kërkimi i faljes nga ana e tij, nuk u pranuan nga Zoti. Zoti na njofton ne për gjendjen e Faraonit dhe shoqëruesve të tij në ferr si vijon:

pharaoh, mummy
pharaoh, tomb

"Today We will preserve your body so you can be a Sign for people who come after you. Surely many people are heedless of Our Signs." (Surah Yunus: 92)

Përballë Zjarrit ata do të sillen mëngjes e mbrëmje dhe ditën e kur do të vendoset Ora (do t'u thuhet melekëve): "Futeni popullin e Faraonit në ndëshkimin më të rreptë!" Dhe kur të jenë duke u grinder në Zjarr, të dobëtit do t'u thonë atyre që ishin kryelartë: "Vërtetë që ne ju ndoqëm ju. A mundeni tani të merrni prej nesh ndopak nga Zjarri?" Ata që ishin kryelartë do të thonë: "Ne jemi të gjithë në këtë (Zjarr)! Vërtetë që Allahu ka gjykuar mes robërve të Tij!" (Kur'an, 40:46-48)

Në jetën e përjetshme, me Vullnetin e Zotit, të gjithë ne do të shohim vuajtjet që do t'i shkaktohen Faraonit dhe parisë së tij që ishin përpjekur të mundojnë Musain dhe besimtarët që ndoqën atë. Në ndërkohë, ne do të duhej t'i lutemi Zotit që të jemi prej atyre që do të shohin ndëshkimin e rëndë të Faraonit, jo sikurse ata me të ne Ferr, por sikurse ata që janë në mesin e shërbëtorëve të drejtë të Zotit në Parajsë.

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Hyrje
  • Sovraniteti i Faraonit në Egjipt dhe gjendja e bijve të izraelit
  • Lindja e Musait (as)
  • Musai (as) ikë nga Egjipti
  • İkja për në medjen dhe vendosja e tij atje
  • Arritja e tij në luginën tuva dhe frymëzimi i parë
  • Bbiseda e zotit me Musain (as)
  • Musai (as) kërkon Harunin (as) si shoqërues të tij
  • Hhistoria e Musait (as) dhe fshehtësia e fatit
  • Përcjellja e porosisë Faraonit dhe mënyra e duhur në të cilën kjo duhet të bëhej
  • Gjykimi i shtrembëruar i Faraonit
  • Titujt e sunduesve egjiptianë në Kur'an
  • Lufta e Musait (as) kundër magjistarëve
  • Magjistarët përqafojnë besimin
  • Një njeri besimtar dhe pallati
  • Mosmirënjohja e të bijëve të izraelit
  • Periudha e katastrofave dhe marrëzia e Faraonit
  • Eksodi nga Egjipti dhe fundosja e Faraonit në det
  • Arroganca e Karunit dhe ndëshkimi i tij
  • Fisi i Musait (as) devijon dhe adhuron viçin e artë
  • Sjellja e çoroditur e fisit hebreit
  • Musai (as) dhe një njeri i ditur
  • Përfundim